VARGJE PËR NJË ZONJË LETËRSIE

VARGJE  PËR  NJË  ZONJË LETËRSIE

Do këndoj se ma ka ënda, 
s’e kam vargun më në dorë,
më dehet buza nga kënga, 
siç dehet dielli në Vlorë.
Këngë me krahë dashurie,
dhe prej valësh nga ky det, 
asaj jeta i ka “shije”,
Veç mbi gërma dhe mbi fletë.

Thonë që flet çdo ditë me valët,
me një zog vetveten shkrin,
sa herë muzgu mbi to ndalet,
dhe zefiri psherëtin. 

Tek sirenë e një anije,
tek një varg a një traget,
sheh një nimfë poezie
e tillë shndërrohet edhe vet.

Dhëmbë për dhëmbë me diktaturën,
e paepur si shqiponjë,
ligësisë kurrë s’iu bë urë,
ishte grua, mbeti zonjë.

Nga Kanina vijnë pasosur,
fllade me aromë prej mali,
“Për unazën e plagosur,
Mitin Ismail Qemali.

Sa mbaron një trung poeme,
vrik krcen mbi në roman,
me durim e forcë Vilherlme,
dhe vullneti sizifian.

Ditë e natë mbi male librash,
duke mbjellë frymën e saj,
le t’i shtohen mbi ballë thinjat,
një Vranar s’plaket kollaj.

Do këndoj si ma ka ënda,
(s’e kam këngën më në dorë) ,
më del vargu vetë nga zemra,
siç del dielli përmbi Vlorë.

Comments

Popular posts from this blog

KANGJELA E MALLIT TË PARË

Topografia e fshatit Pozheran

SAMI REPISHTI – NJË INSTITUCION I MËVETËSISHËM