Posts

Showing posts from May, 2019

Në gjurmët e një romani të pabotuar

Në gjurmët e një romani të pabotuar Përjetësisht…   Pjesa e katërt Një   vend   të   veçantë   në   jetën   e   Arbërit   të   atyre   viteve burgu   zuri figura e Xhavitit, mitralierit   trim të forcave nacionaliste në krahinën e tij. Ai u bë si një vëlla i dytë për të.   E   donte   aq   shumë   sa   ishte   i   gatshëm   të   sakrifikonte   çdo   gjë   për   ta ndihmuar. Hanin bukë bashkë dhe   kishin shtretërit   ngjitur Kishte   shpirt   dhe   zemër   të   madhe.   Tregonin   se   në betejën që zhvillonte çeta nacionaliste me fashistët,   ai    qëllonte    flamurin    italian    që    valvitej   përballë   tij.   Kur   shokët   e   pyesnin    përse    nuk   qëllonte   mbi   ushtarët   por   mbi   flamurin,   ai   përgjigjej Dua të thyej krenarinë e tyre. Vazhdonte të qëllonte deri sa flamuri u rrëzua dhe bashkë me të u thyen edhe italianët. Pas lufte nuk u dorëzua, por   qëndroi   për   më   shumë   se një vit në male duke luftuar për lirinë e dhunuar. E tradhtoi