Posts

Showing posts from September, 2019

Dy herë jetën do jetosh...

       Viron Kona Dy herë jetën do jetosh... Kur nis e shkruan për jetën, ajo të shfaqet si në film, mos u ikë gjërave po shkruaji, do t`ndihesh vërtet më mirë. Shkruaj për vitet e fëmijërisë, çapkënllëqet të vinë pranë, aventurat e  rinisë, lumturia e vërtetë janë. Shkruaj ndjenjat e dashurisë, kur vajzës (djalit) i the: të dua,  shkruaj çdo grimcë të asaj kohe,  si vendose, nuk më thua? Shkruaj për vitet e burrërrisë, për jetën e qetë a të vështirë, Hidhi në letër, më beso,   do t`shohësh veten n`pasqyrë.  Shkruaj dhe për pleqërinë , ka dhe ajo emocion e gaz,   kur mbesa t`përqafon fort, kur nipi t`hidhet n`qafë.

Trinomi i ullinjve në Piqeras.(Ulliri i Lotëve , Ulliri i Qishës , Ulliri i Cilos.)

T rinomi i ullinjve në Piqeras.(Ulliri i Lotëve , Ulliri i Qishës , Ulliri i Cilos.) Gjatë viteve të shkollës fillore , ku e kam pasqyruar edhe në biografinë time , pas mbarimit të mësimit kishim edhe studimin e detyruar , te cilin e bënim në shtëpi , por nën kontrollin e vëzhgimin e mësuesve , që bëhej edhe nga ata, edhe nga vetë nxënësit. Njëherë , në klasën e katërt , nuk dija tabelën e shumëzimit me 9-të . Kjo do të më kushtonte me një dënim << brënda >> , nga mësuese Nedo Kondi , deri në orën katër të pasdites.Torturë më të madhe nuk do të kishte ! Që të kesh shtepinë dhjete metra larg nga shkolla dhe të jesh i dënuar të rrish brënda ?! Mirëpo kjo më vlejti shumë . Nga ana tjetër mamaja i thoshte mësueses të më linte në klasë ,se isha i dobët e nuk shkoja dot në Piqeras. Por për fatin tim të mirë dhe rezultatet e larta , mësuesja nuk e dëgjoi mamanë.Kështu , tani disi më i rritur , në një cikël , më të lartë , ndjenim një krenari autoritare dhe të lavdërueshme

AJO QE DONTE DIELLIN

AJO QE DONTE DIELLIN Tregim nga R. Gjini Kim Gega, kishte zënë vend në qoshen më të skajshme të kafenesë. Priste të vinte Ana Mikeli, vajzë e mirë si ajo, - pikë në vetull; aq e bukur, sa i thoshte diellit: o dil, o të dal. E kishin lënë të takoheshin aty, që të flisnin shtruar; dhe ajo të merrte pastaj një vendim të fundit, nëse do martohej me të, apo jo. E di shumë mirë, që më do, - i kishte thënë Ana. - Por dua të më duash edhe kur të plakem; kur sytë të më jenë bërë agull dhe buzëve tu jetë shterë lëngu i jetës. Të më ndihmosh të tërheq zhakthi rrugëve trupin tim; trupin me lëkurën, që atëbotë, do më jetë bërë si një thes i vjetër lini i mbushur me kocka. Edhe nëse Zoti të merr para meje, të kthehesh tek unë me erën e trëndafilëve, që do kemi mbjellë bashkë në kopështin tonë. Kur të hap dritaren, t’ia behësh me flladin e mëngjesit, të më freskosh trupin dhe shpirtin; të vish tek unë me frymën që do thith çdo sekontë, gjerë në vdekje. Ja, këto fjalë të thëna një di

Shkrimtari që zgjon ëndrra dhe pasione te lexuesit e vegjël

Image
Shkruan Fran GJOKA RECENSE Shkrimtari që zgjon ëndrra dhe pasione te lexuesit e vegjël (Duke lexuar librin “Në telashe të mëdha je futur, o Bubulino!” të shkrimtarit të njohur Viron Kona)  Kohët e fundit Viron Kona ka dalë me librin e  tij më të ri për fëmijë të titulluar  “Në telashe të mëdha je futur, o Bubulino!” Që në titull lexuesi kupton se libri ka në qendër të tij vogëlushin Bubulino, i cili është i njohur për dëshirën e tij që të jetë i pari njeri që do të shkelë në planetin Mars. Me këtë libër, shkon në 14 cikli me personazhin Bubulino dhe aventurat e tij, ndërkohë që shkrimtari ka në planin e tij krijues edhe shumë e shumë libra për këtë personazh origjinal, tërheqës për fëmijët, por dhe të vlerësuar nga kritika dhe lexuesit, ndërkohë që i kujtojmë lexuesit se ai është fitues i çmimit UNICEF, në konkursin e shpallur nga kjo organizatë botërore e fëmijëve me rastin e 60-vjetorit të krijimit të saj.  Thuajse të gjitha këta libra, rrokin gjerësisht ëndrrat e fëm

“Stand by”

“Stand by” Tregim nga Fatmir Terziu  Askush deri në atë ditë nuk e kishte besuar se do të ndodhte ndryshimi në jetën e tyre. Në Ushkur jeta kishte kohë që kishte mbetur si bastuni i njeriut të ditur që kishin sjellë qeveritarisht aty për të shpjeguar vetëm dy fjalë, që në fakt ishin vetëm një fjalë në gjuhën e Ushkurit: “stand by”. Pra, të gjithë tashmë e dinin, por praktikisht do ta mësonin pikërisht në një ditë me diell. Ishin të gjithë aty. Pikërisht aty ku shkopi i të huajit ngrihej lart dhe qëndronte pingul mbi dorën e tij të madhe e të mbushur. Ai e mbante shkopin si një lloj magjistari. Nuk habiste për qëndrimin e tij pa shkop, pasi tashmë të gjithë e dinin se ekuilibri i tij prishej mjaft radhë. Edhe pse ishte një burrë i bëshëm me tërë muskujt e një dyzetëvjeçari, qëndrimi i tij me shkop i kishte shuar kureshtjet, kur aty pikërisht aty në atë shesh kishte lënë hijen e tij nga lart një Kaçator.  -        Ja prej atij e kam këtë dhuratë.  Dhe ata që e kishin dëgjuar

SHPAGA E PËRDHUNIMIT

Vullnet Mato SHPAGA E PËRDHUNIMIT (Tregim) Isha dymbëdhjetë vjeç atëherë. Kisha shkuar për pak ditë në fshat, te shtëpia e gjyshes nga nëna dhe sapo zgjohesha nga gjumi i mesditës. Muret e shtëpisë së vjetër kishin të çara aq të mëdha, sa mund të dëgjohej fare mirë çdo fjalë në dialektin çam, që flitej në dhomën tjetër. Gratë matanë bisedonin me zëra tronditës, për një ngjarje që më bëri të rrëqethem: -Derveni e zuri kunatën e vogël me pahir, kur e motra kish marrë kalistirin e kish dalë pa gdhirë të potiste bahçet e kjo qe akoma në jatak… -tha gjyshe Taibeja me një zë krejt të prishur. -Sa vjeç ishte, korba ? - pyeti njëra nga gratë. -Sapo kish shkelur në të katërmbëdhjetat. -u gjegj zëri i gjyshes Taibe. Gratë shpërthyen njëra pas tjetrës: -Ua, ua, ua, ç'bëri gomari, gomari !... -Fëmijës së tij ia bëri atë punë, sojsëzi!... -Motrën e gruas e kish si motrën e tij, si s'pati një çikë turp, maskarai !... Pastaj gjyshja u tha grave, se vajza i kishte treguar vetëm asaj dhe as

...mëkat..

...mëkat.. Astrit Lulushi Gjithë njerëzimi i ngjan një institucioni, ku njeriu jeton me frikë. Megjithëse e di me siguri se është pa faj, nuk ka bëra asgjë, askush nuk ndjehet i lirë nga mëkati që në thelb ushqen frikën e gabimit që e mban njeriun poshtë. Parë thjesht, mëkati është si një veprim, që për çfarëdo arsye, përfundon në dështim ose dënim me vdekje. Fjala ‘mëkat’ nga greqishtja ‘hamartia’ - humbje, përdoret jo rrallë edhe në fushën e krikikës letrare. Atë e gjejmë, në fillim, tek Aristoteli në Poetica, ku fati tragjik i protagonistit çon në një zinxhir veprimesh që kulminojnë me përmbysje nga shkëlqimi në rënie. Ndërsa, sipas Dantes, mëkati është lëvizje e shpirtit brenda protagonistit, që krijon në audiencë ndjenjën e frikës e cila çon në zhveshjen e emocioneve ose katarsis, nëse publiku nuk është injorant. Kështu, njeriut qëllimisht i mohohet të bëjë gabim, pikërisht nga ata që nuk dinë asgjë, por që i sundojnë. Kanë thënë se gjeniun dhe të çmendurin një hap i

NJË VEPËR-HOMAZH PËR NJË KOMANDANT DHE UDHËHEQËS TË SHQUAR TË LUFTËS ANTIFASHISTE

NJË VEPËR-HOMAZH PËR NJË KOMANDANT DHE UDHËHEQËS TË SHQUAR TË LUFTËS ANTIFASHISTE Rreth veprave tw Enver Memishaj - Lepenica “Hysni Lepenica, vendi qw zw nw historinw e popullit shqiptar”Vwll i II  dhe “Hysni Lepenica, dokumente dhe bibliografi”Vwll. i III , Tiranw 2019 Lexuesi do t’i  gjejë librat në libraritë e Tiranës dhe të Vlorës dhe në bibliotekat e këtyre qyteteve. Shqiptarët jashtë kufijëve të atdheut mund t’i porositin librat në këtë adresë: ofrimi i shërbimeve nëpërmjet faqes online: Shtepia e Librit.com.   Email: admin@shtepiaelibrit.com   Cel:  Gjergji 0662050438 / Elvisi – 0686052510 Prof.dr. Eshref Ymeri Anëtar i Akademisë Shqiptaro - Amerikane Për përgatitjen e kësaj vepre, autorit të palodhur, hulumtuesit këmbëngulës dhe intelektualit me vetëdije të lartë kombëtare Enver Memishaj-Lepenica, i është dashur të përballojë një punë kolosale për plazmimin me objektivitet shkencor të veprimtarisë atdhetare të Hysni Lepenicës me daltën e skulptorit, me penelin e p