Posts

Showing posts from January, 2018

Letërsi e munguar

Image
Letërsi e munguar                  MARGUERITE  DURAS       HIROSHIMA MON AMOUR                (Hiroshima dashuria ime)                         Skenar letrar për film artistik     Realizuar në film nga regjizori: ALEN RENE Fitues i Çmimit të Madh "Palma e artë" në Festivalin IX të Filmit Ndërkombëtar në Kanë 1959 Në rolet kryesore: Emmanuele Riva (Ajo), Eiji Okada (Ai), Stela Dasas, Bernad Freson, Pjer Barband.             K ëpurdha e bombës atomike pasi shfaqet për pak çaste në ekran shndërrohet më pas në dy shpatulla të zhveshura. Njëra lëkurë verdhë dhe tjetra lëkurë bardhë. Pas kësaj dëgjohet zëri i një burri:           Ai: - Ti nuk ke parë asgjë në Hiroshima.           Një zë gruaje përgjigjet:           Ajo: - Unë i kam parë të gjitha. Të gjitha.           (Në ekran duket figura e shpatullave që përkëdhelen)           Ai: - Ti nuk ke parë asgjë në Hiroshima.           Ajo: - Edhe spitalet e mbushura plot i pashë.   Jam shumë e sigu

Një libër historiko-shkencor me fakte tronditëse

Prof.Dr.Eshref Ymeri Një libër historiko-shkencor me fakte tronditëse                   Libri i fundit i shkrimtares dhe i publicistes së shquar Vilhelme Vrana Haxhiraj, me titull “Tradhtia e Madhe ndaj Kombit”, është një vepër historiko-shkencore me përmbajtje rrëqethëse që botohet në kuadrin e zbulimit të të vërtetave tragjike nga periudha e sundimit të kriminelit gjakatar Enver Hoxha. Ky libër, krahas librave të tjerë që kanë botuar intelektualë të njohur me prejardhje nga shtresa e nderuar e të përndjekurve politikë, është një tjetër dëshmi e terrorit komunist që Enver Hoxha, si argat me damkë i shovinizmit serbosllav, vendosi në vendin tonë që gjatë viteve të luftës dhe që erdhi dhe e bëri edhe më barbar, edhe më të egër gjatë viteve të pasluftës, deri në ndërrimin e sistemit në dhjetor të viteve ’90. Autorja, si pjesë e shtresës së të përndjekurve politikë, i ka hequr mbi kurriz pasojat e rënda të terrorit komunist, të ushtruar me aq egërsi përmes luftës së klasave.