Posts

Showing posts from June, 2018

RE NË PANTALLONA

Image
RE NË PANTALLONA nga libri pesë poema   PROLOG Mendimin tuaj, ëndërrues  në trurin e zbutur, si një lake i dhjamur mbi një kanape pis  do ta vë në lojë pas straçios së përgjakur të zemrës: thumbues, i pacipë do ta tall pangopësisht.  S’ka në shpirtin tim asnjë fije floku, të bardhë  as edhe butësi pleqërie ! Duke mrekulluar universin me zërin tim të fortë, unë eci – i bukur, njëzet e dy vjeç plot. Ju delikatë ! dashurinë e shtrini mbi violina. I trashi  e shtrin mbi timbale. Por, vetëm ju, s’dini të shpalosni si unë, që të ketë buzë dhe vetëm buzë! Ejani, të mësosoni-                                    nga  sallonin veshur me batistë, nëpunëse  e denjë  e ligës engjëllore ju që shfletoni buzët si kuzhinierja faqet e librit të kuzhinës qetësisht.  Nëse dëshironi,  do të jem i tërbuar me një furi mishi,  dhe, si qielli duke ndryshuar tonet,  nëse doni,  do të jem i butë përsosmërisht, jo njeri, por re në pantallona!