Posts

Showing posts from February, 2019

TABAKAJA

VAZHDIMI I TREGIMIT  - Jam mirë në këmbë hirësi... - Nuk e besoja se do dilje kundër meje, hoxhë efendi, - foli Syrja beu duke ngritur kokën. - Unë s'jam kundër asnjërit, Syrja bej, po jam me bashkimin e kombit, nëse ju jeni kundër këtij bashkimi, s'jam unë fajtor për këtë, fajtor jeni ju! - Ty do të shpallim tradhëtar! - Ndërhyri konsulli. - Unë ndruhem mos më shpallë populli im taradhëtar, për të huajt jam thjesht një kundërshtar, s'kam pse lidh besë me ata që s’kanë besë... - Më vjen keq, por derisa të shpallet pavarësia, ju do të mbaheni të izoluar, por meqë jeni hoxhë dhe bën figurë të keqe burgosja juaj, do të liroj me kusht që kurrë të mos zbresësh në Vlorë dhe mos të dëgjoj më fjalë lart e poshtë. Ti shiko punët e perëndisë, punët e shtetit i shikojnë të pasurit. - Mendoj se këtu po gaboni, hirësi, punët e shtetit i shikojnë të mençurit, të pasurit shkojnë nga fitohet paraja... - Merreni! - Urdhëroi ai xhandarët, - dhe ndiqeni nga pas derisa

SAMI REPISHTI – NJË INSTITUCION I MËVETËSISHËM

Thanas L. Gjika SAMI REPISHTI – NJ Ë INSTITUCION I MËVETËSISHËM (Portret-biografi kushtuar veprimtarit t ë shquar Profesor Sami Repishtit)             Sami Repishti është një nga ata të përvojtur të cilët pasi duruan torturat ne hetuesi, vuajtjet e burgut, rrezikun e arratisjes dhe punën këmbëngulëse për t'u kualifikuar e shërbyer ardheut si kundërkomunistë, meritojnë të quhen që më të gjallë heronj të botës shqiptare. Ai bashkë me Arshi Pipën e Martin Camajn p ërbëjnë një treshe elitare shkodranësh, të cilët me jetën dhe veprën e tyre e shpunë më tej misionin atdhetar dhe intelektual të Rilindjes dhe të atdhetarëve të Luftës së Dytë Botërore dhe të pas saj .             Profesor Repishti ka më shumë se gjysëm shekulli që me punën e tij të shumanshme në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve kudo ku jetojnë, me memorandumet, artikujt politikë, analizat, esetë, krijimet letrare, fjalimet nëpër konferenca, intervistat në Radio Zëri i Amerikës (VOA), me punën si bas