Posts

Showing posts from July, 2018

BUZËQESHJA E FATIT

BUZËQESHJA E FATIT Nga Memisha Gjonzenelaj Ishte ditë e shtunë. Kishte ca kohë që kisha filluar të punoja edhe të shtunave. Por këtë të shtunë kishim vendosur të shkonim për piknik nga liqeni me familjen.  Nga ora 6 e mëngjesit, bie zilja e celularit, në ekran doli emri i bosit, e hapa telefonin. Ai pasi më kërkoi të falur për shqetësimin me tha: -Të lutem shumë, po munde, eja në punë. Kemi një punë urgjente, të lutem edhe një herë eja, për të tjerat mos u shqetëso, të tjerat i rregulloj unë.  Si do t’ia bëja? Ne kishim bërë edhe përgatitjet. Fola me gruan. -Nuk e di - më thotë e revoltuar. - Ne jemi bërë gati për piknik.  Pa mbaruar ajo fjalën telefoni ra përsëri. Ishte prapë bosi. E hapa telefonin bashkë me altoparlantin që të dëgjonte edhe gruaja. -Të lutem, Memo, po të presim. Kanë ardhur edhe nga qyteti, vetëm ty po të presim.  Shko – më tha gruaja shumë e mërzitur. Okey, - i them  bosit - po bëhem gati dhe po vijë. U vesha, piva një gotë me qumësht m

LINDJA E POETIT

LINDJA E POETIT (Tregim: Frymëzuar nga jeta dhe vepra e Prof. Dr. Isuf Luzaj) Ishte kohë lufte, atëherë, kur dy forcat e mëdha politike shqiptare, të Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste, njëra e lidhur me pushtuesit aktualë, gjermanët, tjetra në krahun e serbëve, kur njëri pushtues “garantonte” bashkimin e Shqipërisë Etnike dhe tjetri premtonte një të ardhme “parajse”, ishte ajo kohë, kur shumica e njerzve suleshin andej nga i ndillte mendja sipës mendjes së tyre “curre”, ku vetëm ata që kishin mbaruar universitetet europiane, e kuptonin se kombin s’mund ta bashkojë, apo t’i sjellë begati e zhvillim pushtuesi, apo armiku e tij shekullorë, siç ishin serbët. Lufta s’të lë kohë të mendohesh, gjithsesi u bë e mundur një takim në Mukje me përfaqësues nga të gjitha forcat politike, për çudi, pa pjesmarrjen e të huajve dhe u vendos për të luftuar bashkërisht e pas çlirimit të bëheshin zgjedhje të lira dhe demokratike… Kishin kaluar tri ditë nga përfundimi i punimeve të Kongr