Posts

Showing posts from March, 2019

Shkrimtari Viron Kona rrëfen fëmijërinë e tij

Image
Viron Kona dhe Bashkim Saliasi              Shkrimtari Viron Kona rrëfen fëmijërinë e tij                                        “Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zemër,                                        ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr”.                                                                                     Ali Asllani                                                                                           (Poezia “Vlora”) Intervistoi:Bashkim Saliasi -Z. Viron. Ke shkruar dhe shkruan shumë për fëmijët. Mund të na tregosh diçka nga fëmijëria jote? -Kam jetuar së bashku me familjen në Vlorë, në lagjen “Kume”, rruga “Mis Durham”, pranë Plazhit të vjetër, ku atëherë kishte hapësira të lira dhe shtëpitë ishin private. Po flas për vitet 1950 deri në vitet 1965. Shtëpinë tonë të thjeshtë, mes një bahçeje të madhe, babai e kishte ndërtuar në vitin 1936. Ajo ishte  e rrethuar me gardh me kallama, por dhe me trëndafila. Kishte disa lloj