Posts

Showing posts from April, 2018

EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E FATOS LUBONJËS NË PLANETIN MARS

REXHEP SHAHU EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E FATOS LUBONJËS NË PLANETIN MARS Me 15 prill 2018, Fatos Lubonja, çeli një ekspozitë të vjetër fotografike në mjediset e lokalit modern, Artkafe, në qytetin e Kukësit, me foto të shkrepura nga koha e krizës së Kosovës të vitit 1999. Isha i ftuar por nuk munda të mbërrij pasi u vonova duke parë në Mitrovicë e Prekaz njerëz, fate e varre të asaj kohe të cilët edhe mund të jenë në fotografitë e Lubonjës. Kam arritë në përfundimin se njeriu ka të drejtë të ndryshojë se nuk është i ndaluar ndryshimi për askënd, ose nuk i është ndaluar ndryshimi askujt. Dikur Lubonja e quante Kukësin planeti Mars dhe Udhën e Kombit që po ndërtohej për bashkimin kombëtar, për ta siguruar më shumë pavarësinë e Kosovës, e quante udhë drejt planetit Mars. Ato kohë ishte në tango me Edi Ramën i cili e quante Udhën e Kombit, udhë drejt asgjëkundit. Ëndërroj që Lubonja të ketë reflektuar me vete kur ka parë galerinë në fjalë në lokalin Valdrin në qytetin e planeti

KUKËSI, QYTETI I MIKPRITJEVE TË PAHARRUARA !.. – Fotoreportazh nga TAHIR BEZHANI

Image
Reportazh  nga Kukësi; Panairi i librit e do kujtime tjera…. Sheshi Kukesit,Panairi i librit. Ditë më parë,mora njoftimin nga disa miq e shokë,nga qyteti mikpritës,Kukës, por edhe nga  Gjakova,se do hapet Panairi i librit nën kujdesin e kryetarit te Bashkisë,z. Bashkim Shehu. Dorën në zemër,asnjëherë nuk kisha marrë pjesë në panaire librash. Më ngacmoj dëshira që të marr pjesë këtë herë,të shikoj se si “duket” brenda tendave ajo bukuri ku libri rri i hapur para shikuesve te panairit e atyre që dëshirojnë ta kenë pronë,me çmime të zbritura,por edhe çmime të pranuara kur mendon se çfarë do një botim libri.. Me këto mendime,paraqita pjesëmarrjen time,përmes poetes gjakovare, Mevlyde Mejzini-Saraqi, një grua e angazhuar në shumë lloje aktivitetesh në Gjakovë,Tirane e kudo. Mikja gjakovare më komunikoi se “tavolina është e siguruar për ty dhe pjesëmarrës tjerë nga Gjakova,kush të dojë pjesëmarrjen….” Pamje nga Panairi i Librit,Kukës,15.prill,2018 Një vizite miqëso

NDIQMANI HAPIN, ÇUNA!

NDIQMANI HAPIN, ÇUNA! Faslli Canaj Kur je fëmijë, kujtesa, letër e bardhë, shkruan, mban shënime gjithçka mbresëlënëse, qofshin të mira a të këqia të jetës, dhe, i rafton e ruan në sirtarët u kujtesës, tepër kujdesshëm, për t’iu kthyer e freskuar hera herës, veçanërisht kur nis e thyhat mosha. Sa më shmë të moshohesh aq më shumë rritet etja, aq më shumë ngulesh e nuk shkulesh, mbërthehesh si të jesh qepur me gozhdë trari mbi një trung lisi, e përpihesh, shkrihesh, tretesh, përthithesh,   zhytesh, mbytesh në valët e kujtimeve. Kjo ndodh dhe me mua, përditë e më së shumti, si me çdo njeri në botë, veçanërisht, a mbase kështu kam qejf ta them, me krijuesit.   Në kujtesë rrinë mbushur plot e përplot raftet dhe unë i shkund herë pas here që të mos i varros pluhuri i harresës. Harresa është varrosje për së gjalli e njeriut. Dhe, nëse ne, do pranojmë varrosjen për së gjalli të një njeriu, i mërmëroj vetvetes mëngjeseve dhe mbrëmjeve, pranojmë jo vetëm varrosjen tonë, por të pjesta