Posts

Showing posts from December, 2017

NGA NJË LETËR

NGA    NJË     LETËR          Vasil   Vasili   im ,  kam   qënë   i sëmurë ,  gati   pesë   ditë ,  i pangritur   nga   shtrati , nga   një   temperaturë   e lartë   që   është   atribut   i nëmur   i lueçemisë ,  por Librin   e Lasgushit   e mbarova .  Nesër   bëj   faqosjen .          Vasil   Vasili   im   i shtrenjtë ,  po   të   dërgoj   menjëherë   me   PDF   librin Stina   e Pestë   ku   është   parafjala   tënde   poetike   dhe   estetike .         Në   fund   e mbylli   poezia   jote   që   më   çon   në   Djall   si   të   isha   kryepersonazhi    i    Xhon   Miltonit ,  domethënë   Luçiferi .  E pranoj .             Shumë   faleminderit,   o Mjeshtër!           Të përqafoj.          Moikom        Tiranë   8  nëntor  2017     MENDIME     (  RRETH    POEZISË    SË    MOIKOM    ZEQOS  )   Sprovë   Unë jam i varfër dhe s’mund të bëj dhurata, por Moikomit do ti fal Vjosën.   Le ti japim Medaljen e Natyrës Moikomit për ato p