Në gjurmët e një romani të pabotuar


Në gjurmët e një romani të pabotuar
Përjetësisht… 
Pjesa e katërt
Një  vend    veçantë    jetën  e  Arbërit    atyre  viteve burgu  zuri figura e Xhavitit, mitralierit  trim të forcave nacionaliste në krahinën e tij. Ai u bë si një vëlla i dytë për të.  E  donte  aq  shumë  sa  ishte  i  gatshëm    sakrifikonte  çdo  gjë  për  ta ndihmuar. Hanin bukë bashkë dhe  kishin shtretërit  ngjitur
Kishte  shpirt  dhe  zemër    madhe.  Tregonin  se  në betejën që zhvillonte çeta nacionaliste me fashistët,  ai   qëllonte   flamurin   italian      valvitej  përballë  tij.  Kur  shokët  e  pyesnin   përse   nuk  qëllonte  mbi  ushtarët  por  mbi  flamurin,  ai  përgjigjej
Dua të thyej krenarinë e tyre.
Vazhdonte të qëllonte deri sa flamuri u rrëzua dhe bashkë me të u thyen edhe italianët.
Pas lufte nuk u dorëzua, por  qëndroi  për    shumë  se një vit në male duke luftuar për lirinë e dhunuar. E tradhtoi një njeri i fisit të tij ku kishte shkuar për një kafshatë bukë. Në kohën që po lante kokën dhe e kishte atë të mbuluar nga shkuma ia behën forcat e mbrojtjes që e arrestuan. Një vit qëndroi në qelitë e sigurimit. Por kokën nuk e uli.
            -     Mbani kokat lart! - u thërriste shokëve nga qelia.
            Gjykata e  dënoi  me  vdekje      vonë  iu kthye në burgim të përjetshëm.
Fundi i dhjetorit.  Ishte cingërimë, binte një borë e  ftohtë dhe e shkrirë. Po ktheheshin të rraskapitur nga puna e lodhshme. Ishin lagur deri në palcë.  Arbërin e kishin filluar disa    dridhura. Sa hyri në kamp u shtri në shtrat.
Çohu të shkojmë te doktori.  -  i tha Xhaviti  
I mbajtur në supet e Xhavitit mbërritën në infermieri. Sa e pa doktor Istrefi  e  shtroi. I
\vendosi termometrin. Tregonte 40 gradë  celsius. Arbërit nuk do t’i hiqej kurrë nga mendja ajo natë kur jeta e tij luftonte dhëmbë për dhëmbë me vdekjen. Në atë luftë protagonisti kryesor ishte doktori. Gjithë natën i qëndroi mbi kokë duke i ndërruar pecet me ujë të ftohtë që ia vendoste mbi  ballë, të vetmet mjete që kishte në dispozicion, përveç ndonjë aspirine apo bari tjetër të këtij lloji. Në kllapin e tij ai dëgjonte fjalët e doktorit që i pëshpëriste. I fliste për familjen dhe shokët e tij dhe Arbërit i dukej sikur ata i kishte pranë. Më në fund këmbëngulja e mjekut triumfoi mbi vdekjen. Afër mëngjesit temperatura filloi të zbresë.
Nuk ishte përmirësuar ende, kur e  njoftuan se  do    transferohej    një  kamp  tjeter.  Doktori kërkoi me forcë ta mbante, por daullja binte në vesh të shurdhër. Ndarja me doktorin e bënte Arbërin ta ndjente veten të braktisur në mëshirë të fatit. I dukej sikur kishte humbur mbështetjen. Ia shprehu këtë ndjenjë. Ai  filloi  t’i  fliste  se  edhe    kampin  tjetër  do    gjente   plot  burra    tjerë  ku   mund  të mbështetej.
Jam i ri    i tha doktorit
Nuk e la të  vazhdonte. U  ngrit    këmbë  dhe  me  një frëngjishte të pastër i deklamoi vargjet e Sidit nga tragjedia e Kornejit:

                        Je suis jeune, il est vraie,
                        Mais aux åmes bien nais,
                        La valeur n’attend point,
                        Le nombres des annèes”.

(Unë jam i ri, por në shpirtrat e mëdhenj, vlefta nuk pret vitet).

Vargjet vepruan si magji në zemrën e  tij. Një  ndjenjë  besimi    vetvete  ia  mbushi zemrën.  Ndjenja e  mëparshme e thyerjes shpirtërore ishte zhdukur.                              
              nesërmen  u    nisja  për     një  kamp    jug  të Shqipërisë. Atë ditë moti bëri shumë i keq. Që me mëngjes filloi një shi i rrëmbyer. Gjëmonte dhe vetëtinte sikur do të përmbysej gjithçka. Si u qetësua pak,  i hipën nëpër makina dhe u nisën. Dengjet i ngarkuan në një makinë tjetër. Kaluan qytete dhe ura. Së fundi  u ndalën. I zbritën dhe i urdhëruan që sejcili të merrte dengun e  tij    krah.  Më tutje nuk kishte rrugë për  makinat, kështu që duhej ta bënin në këmbë. .
 Kampi, drejt të cilit   po  shkonin,  ndodhej    majë    një  kodre    lartë. Shiu  vazhdonte  të binte, ndonëse jo me intesitetin e mëparshëm. Policët që i shoqëronin kishin  veshur  pelerina    mëdha dhe çizme, kështu që nuk lageshin. Të burgosurit ishin bërë ujë. Megjithatë, ishin të detyruar  të ecnin nëpër një rrugë gjithë baltë me dengun në krah, ku shpesh herë rrëshkisnin dhe duhej të ngriheshin menjëherë, sepse përndryshe të vinte roja me një kamzhik në dorë dhe    qëllonte  ku    mundte  duke thënë::
 Çohu se pengove shokët!
Autokollona  e  skllevërve  vazhdonte rrugën. Pas  gati  dy  orësh,   mbërritën  në kamp. U futën si mundën nëpër kapanone. Arbëri hapi dengun  e plaçkave. Kishin shpëtuar pa u lagur një palë ndërresa që ishin në mes të tij  si  dhe një batanie. U gëzua pa masë.  U ndërrua shpejt e shpejt dhe u mbështoll me batanien. Atë natë e kaluan ashtu të mbështjellë  mbi dërrasat e shtretërve të kapanonit duke u dridhur nga të ftohtit.
            Në kamp kryheshin  punime  për  tharjen  e një kënete. Për këtë duhej hapur një kanal i gjatë rreth gjashtë kilometra. Kilometri i parë i tij, për shkak të relievit malor, duhej të gërmohej deri në tridhjetë metra thellësi, ku vendoseshin tuba të mëdhenj betoni për të kaluar uji.  Deri në dhjetë metrat e para të thellësisë gërmimi bëhej me krah dhe trasportohej dheu me karro dore nëpër një rrugë në formë zigzake. Pastaj  nxjerrja e tij bëhej me vinxha dhe trasportohej me karro dore.                                  
Puna ishte e vështirë dhe me pasoja të rënda. Aksidentet ishin të shumta.  Porsa kishte mbaruar platforma e vinxhit prej traresh dhe dërrasash. Vinxhier ishte një djalë i ri  E quanin Qemal. Arbëri rrinte shpesh me të dhe bisedonin.  Ishte një djalë i qeshur dhe me humor. Pas katër muajsh do të lirohej. Montoi vinxhin, i vuri kondrapeshat dhe filloi ta rrotullojë për ta provuar. Kur ato arritën nga ana e jashtme e platformës, dy dërrasa, që ishin harruar pa mbërthyer u ngritën nga pesha e vinxhit. Qemali fluturoi dhe ra në kanal nga një lartësi më shumë se dhjetë metra. Menjëherë pas tij ra edhe vinxhi, i cili e fundosi rreth një metër në tokë.  Vdekja ishte e llahtarëshme. Ajo kishte ngrirë buzëqeshjen e tij. Shokët, midis tyre edhe Arbëri, zbritën poshtë, çmontuan vinxhin dhe nxorrën trupin e sakatosur. Në pasdite e varrosën në vëndin e caktuar për të vdekurit, disa hapa jashtë rrethimit, në anën e sipërme të kampit. Askush nuk dha llogari për këtë aksident. 
            Punonin në  gërmim    fund    kanalit. Thellësia  kishte  arritur  mbi  njëzet  metra.
Zakonisht në mes të tij linin një bllok dheu me dimensione 80 X 40 pa gërmuar për të llogaritur volumin e dheut. Llogaritjet bëheshin  çdo mbrëmje. Ishe i detyruar të realizoje normën, përndryshe mbeteshe pa racionin e bukës dhe çajit të darkës.  Këto blloqe  dheu të burgosurit i quanin piramida. Lartësia e saj kishte arritur gati dy metra.
            Skënderi, biri  i  një personaliteti të njohur në Shqipërinë e veriut,  punonte në fund të kanalit. U ul pranë një piramide të tillë dhe ndezi një cigare. Por lodhja dhe dobësia, bënë që t’i shpëtonte cigarja  nga duart dhe ta zinte gjumi. U mbështet pas piramidës. Roja që kontrollonte të burgosurit po afrohej. Arbëri, që punonte me të, e pa dhe thirri:
 Skënder, çohu se po vjen roja.
            Në tentativë për  t’u ngritur, i përgjumshëm siç ishte, nga nxitimi u mbështet më me forcë. Piramida u rrëzua. Një klithmë e tmerrshme u dëgjua.  Dheu kishte rënë mbi të. Arbëri me shokët e tjerë u munduan ta ngrinin, por ai nuk lëvizte dot. Kishte dhimbje të mëdha në shpinë Kishte mbetur i krrusur. Shokët e morën me vështirësi dhe e  vendosën    një  tezgë  qësajuan aty për aty.  E transportuan në infermierinë e kampit.
            Doktor  Istrefi, që kishte vetëm disa ditë që kishte ardhur edhe ai në kamp, e vizitoi dhe konstatoi se mund të kishte thyer  shtyllën kurrizore. I gjori Skënder nga mesi e poshtë ishte i  paralizuar. Në mes të dhimbjeve pyeste doktorin:
            - Doktor, a do të mund të shpëtoj  për me pa edhe nji herë nanën?
           Të ëmën bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes i kishte të internuar në një fshat të Shqipërisë së jugut . Doktori e dinte se për të nuk kishte më shpresë. Megjithatë i jepte vazhdimisht kurajo:
- Sa të kalojnë disa ditë dhe do të bëhesh më mirë. Do    shkosh    spital  dhe  do të
shërohesh.
Por komanda e kampit as që kishte menduar ta çonte në spital.  Rrojti  edhe  disa  ditë  dhe mbylli sytë. Edhe ai u varros në vendin e caktuar.
            Ndërkohë vitet kalonin. Kishte më shumë se dymbëdhjetë vjet që Arbëri kalonte sa në njerin kamp në tjetrin. Kudo e njejta gjendje. Kudo i njejti trajtim ndaj të burgosurve. Por edhe jashtë gjendja nuk ishte më e mirë. Një krizë e thellë ekonomike kishte pushtuar vendin. Ishte rikthyer sistemi i triskëtimit që tani quhesh sistemi i tollonave. Megjithatë propaganda shtetërore mundohej të mbante gjallë entusiazmin e popullit. Gazetat dhe televizioni për çdo ditë flisnin për sukseset e pakrahasueshme që kishte arritur vendi. Një indokriminim i paparë sundonte pothuajse në pjesën më të madhe të popullsisë. Trumbetohej me të madhe “Njeriu i ri socialist” që kishte ndërtuar sistemi. Si rrjedhojë kjo kishte sjellë që një pjesë e tyre të kthehej në manekinë që vepronin vetëm sipas shkopit të dirigjentit që ndodhej në krye të vendit.

                                *     *     *

            Zakonisht njeriut, sidomos kur është në kondita të vështira, i shfaqen parandjenja të cilat mbajnë gjallë shpresën për ditë më të mira. Një gjë e tillë i ngjau edhe Xhavitit, shokut të Arbërit. Po afronte mesi i prillit. Atë  ditë  ai u afrohet shokëve dhe u  thotë:
            -    Dëgjoni, këto ditë do të ndodhë një ngjarje e madhe. Kam një parandjenjë për këtë.
            -    Goja të  buroftë  mjaltë! -  i  tha  Arbëri.
            -    Një i madh do të thyejë qafën.
            U ishte bërë zakon që çdo ditë të prisnim ngjarje të tilla.  Mirë   thonë   se shpresa vdes e fundit. Ajo i mbante gjallë.
            Pikërisht në ato ditë, në orën 20.00, u  përhapën  tingujt  e  siglës    emisionit  qëndror    lajmeve.  Pas saj në ekran u shfaq fytyra e spikeres që me një ton serioz  njoftoi:
Komiteti  Qëndror  i  Partisë    Punës    Shqipërisë  njofton  se  sot,    orën   -  
tha  orën,  -    pas  një  sëmundjeje    pashërueshme,  ndërroi  jetë  udhëheqësi  ynë  i  madh,
themeluesi i Partisë Komuniste të Shqipërisë, strategu i reformave të mëdha që e çuan vendin
tonë në majat më të larta, shoku. -   tha  edhe emrin e tij
            Një portret u shfaq në ekranin e televizorit.. Spikerja vazhdonte të fliste dhe të fliste për figurën e tij të pa arritshme.
  ditët    vazhdim  turma  njerëzish  drejtoheshin    selinë  e  Komitetit Qëndror
duke i rënë  kokës me grushte. Shumë njerëzve u binte të fikët. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur për asnjë rast tjetër, madje edhe kur prindërve u  kishin vdekur fëmijët.
            Dita e varrimit. Kortezhi nga godina e Komitetit Qëndror drejtohet për në sheshin e kryeqytetit. Në të dy anët e rrugës turma të mëdha, me lotë ndër sy dhe duke nderuar me grusht, përcillnin prijësin e madh që nuk e kishte parë kurrë vendi. Në krye të kortezhit, pretendenti i fronit i shoqëruar nga shokët e tij. Natyrisht fjalën e rastit e mbajti ai. Foli për humbjen e madhe që kishte pësuar vendi. Foli për kontributin e këtij njeriu të pa zëvendësueshëm. E për çfarë nuk foli. Së fundi u gjunjëzua para  arkivolit  dhe  duke  nderuar me grusht thirri:
Betohemi!
Turma e tërë, e gjunjëzuar edhe ajo, iu përgjigj:
Betohemi
Kortezhi mori rrugën e Varrezave të Dëshmorëve    Kombit. E njejta pamje. Fjalime
  tjera edhe atje. Arkivoli me trupin u vendos në varrin e përgatitur. Në pllakën përkujtimore të varrit u shënua vetëm një datë, ajo e lindjes. Ai nuk kishte vdekur!
            Për disa muaj në vend nuk kishte më këngë e valle, nuk kishte më fejesa dhe martesa. Një parullë e re filloi të shfaqet : “Ta kthejmë dhimbjen në forcë!”
Lajmin e vdekjes së ”Prijësit të Madh” e morën vesh edhe të burgosurit e  kampit    Arbërit.  Gëzimi në rradhët e tyre ishte i jashtëzakonshëm.
             -  A nuk ju thashë unë që e parandjeva? -  tha Xhaviti gjithë gëzim.
            Mersini, një nga ata që të burgosurit i quanin ‘minjtë e birucave”, pasi tërë periudhën e burgut e kaluan  nga biruca në birucë për të nxjerrë ndonjë fjalë nga të burgosurit dhe për t’ia shpënë eprorëve të tyre dhe që u ndodh rastësisht aty pranë, e dëgjoi dhe ia raportoi toger Abazit. Togeri i tha Xhavitit:
            -    Mos u gëzoni, edhe në rast se imperialistët amerikanë do të guxojnë    shkelin    tokën tonë, juve do  jeni të parët që  do të zhdukeni.
            -    gjithëve  nuk  na  zhdukni  dot,  -  u  dëgjua  zëri  i Xhavitit.
            -     Ashtu? - pyeti togeri i tërbuar.
E mori dhe, pasi e lidhi, e dënoi një javë në birucë. Ai muaj ishte një skenë terrori për kampin. Megjithatë shumë shpresonin se pasardhësi do të ndryshonte diçka.. Por kjo nuk ndodhi.       
            Atë mëngjes Arbëri u gdhi përsëri me temperaturë. U  vizitua  te  doktor Istrefi. Temperaturën e kishte tridhjetetetë gradë Celsius. Doktori vendosi ta shtronte në infermieri. Aty pranë ndodhej toger Abazi. Kur mori vesh përse bëhej fjalë, tha:
Tashti  nuk  mund  ta  shtroni.  Eshtë    forcën  e  atyre  që duhet  të shkojnë  
punë.
Doktori këmbënguli, por ai nuk  pranoi. Arbëri  u  detyrua    nisej  në punë. Ecte duke iu marrë këmbët. Kur mbërritën te kanali, nuk  kishte    fuqi.  Si  duket temperatura duhej t’i ishte ngritur më tepër. Xhaviti propozoi që ta linim të pushonte buzë kanalit deri në mbrëmje. Biseduan edhe me rojen që i shoqëronte. Do të punonin shokët  që të realizonin
normën e tij. Ai pranoi.
Afroi dreka. Ishte verë. Dielli të digjte. Mbërriti toger Abazi. Pa që Arbëri po rrinte shtrirë dhe urdhëroi që të ngrihej. Ai u ngrit, mori karron e dorës dhe e shtyu me mundim. Kur mbërriti te vëndi  ku shkarkoheshin, fuqitë iu prenë dhe ra në pirgun me dhe. Karrot e tjera që
vinin nga prapa, ndaluan.
Çfarë prisni, shkarkojini! - urdhëroi togeri
              Asnjë nuk lëvizi. Xhaviti doli para dhe tha:
Ai është vëllai ynë. Ne nuk mbulojmë vëllanë tonë.
Togeri u xhindos. Dha urdhër të lidhin Xhavitin. Pastaj u foli të tjerëve:
Vazhdoni!
              Asnjë nuk lëvizi. Si e pa që çdo urdhër ishte i kotë, iu drejtua Mersinit dhe një  grupi servilësh që ishin midis të burgosurve..
Mbulojeni me dhe! - u dha urdhër.
Ata   filluan     hidhnin   karrot   e  dheut  mbi  trupin  e drobitur të Arbërit. Dëgjoheshin rënkimet e tij të mbytura. Kjo punë vazhdoi deri në mbrëmje. Zbuluar i mbeti vetëm koka. Kur përfundoi puna, shokët e nxorrën trupin e tij nga dheu dhe e çuan në krah. Ishte mrekullia e doktor Istrefit dhe fati i tij, që e solli përsëri në jetë. Doktori, i revoltuar, i tha  togerit:
As nazistat nuk kanë bërë vepra të tilla.
              Togeri desh ta ndëshkonte, por e shpëtoi ndërhyrja e komandantit të kampi, ndërsa Xhaviti u gdhi disa netë në qeli, i lidhur me hekura në duar.  Kur doli nga qelia, i kushtoi një  poezi mikut të tij. Poezia kaloi dorë më dorë në pjesën më të madhe të kampit. Poezia ra edhe në dorë të  Mersinit. Ai i tha toger Abazit, i cili priste rastin për ta ndëshkuar Xhavitin.
Paske  shkruar  poezi  zotrote,  -  i tha   -   Qenke dhe poet pale! Ta tregoj unë  tani
poezinë.
            Urdhëroi që ta lidhnin në një shtyllë elektriku që ndodhej në mes të kampit. Kështu e la për tri ditë pa bukë dhe pa ujë. Xhaviti i ngratë po shkrihej dalëngadalë. Arbëri dhe shokët e tij e shikonin, por nuk kishin asnjë mundësi ta ndihmonin. Xhaviti rënkonte e rënkonte me një zë të  mekur. Dikur  ato  pushuan.  Kishte  fluturuar    botën  e  përjetshme. Nga  sytë  e Arbërit filluan të rrjedhin lotë të nxehtë.
Pështyjeni! -  thërriste togeri
Askush  nuk lëvizi. Madje as Mersini dhe disa të tjerë  si ai nuk guxuan. E lanë  gjithë
ditën në atë vend që ta shikonin të gjithë
Kështu do ta pësojë kushdo që do të shkelë rregulloren e kampit, -  thirri togeri.
Një   hije   e   zezë   mbuloi     gjithë   kampin. Më   i   prekuri   ishte  Arbëri.  Kishte 
 humbur  një  mik  të shtrenjtë. Kishte humbur një njeri.

                               *     *     *

Më në fund mbërriti edhe dita e lirimit nga  burgu. I kishte plotësuar të gjitha vitet e dënimit.  Ishte  10  shtatori  i   vitit  1990.  Natën e fundit u  mblodhën  shokët  tek shtrati i tij.  Toger  Abazi  ishte  transferuar    një  tjetër  kamp.  Kërkuan leje nga roja e brendshme që të këndonin  në atë mbrëmje. Ai i lejoi.  Shokët  këndonin    shoqëruar  nga  një kitarë që e kishte një i burgosur. Pas mbarimit të çdo kënge, ngrihej një mirësi. Zakoni e donte që mirësitë të ngriheshin me raki, por atje ajo mungonte. Atë  e zëvendësonin cigaret. Për çdo mirësie i hidhej një, dy apo tre cigare kitaristit.
Nuk mungonte as kënga labe. I pari ia  mori një kënge të vjetër patriotike, që dikur e  këndonin  nacionalistët në  kohën  e uftës, Hysniu, një djalë nga fshatrat e krahinës së Arbërit që ishte dënuar për krijimin e një organizate që shpërndante trakte në qytet.:

             Hapni dritë o male, mos rrini në re
 Ti Baba Tomori, lësho një rrufe.
 Mblidhuni vëllezër, ejani me ne,
             Ti Baba Tomori, lësho një rrufe.
             Le të nxjerrim armët që kemi në dhe,
 Ti Baba Tomori, lësho një rrufe!.

              Kur ishte i ri ëndërronte të bëhej poet, shkrimtar apo aktor teatri. Por në vend të shkollës së lartë ndoqi atë të burgut, një shkollë ferri të vërtetë që të mbyste me rrathët e saj. Ishte i rrethuar nga një uri e përjetëshme, nga një vdekje që të rrinte e gatshme në çdo çast për ta rrëmbyer. Shtojini këtyre edhe torturat, për të cilat mund të flasin vetëm ata që i kanë provuar dhe do të keni tabllon e plotë të këtij teatri tragjik.  Por burgu pati  edhe meritat e tij. Ai ishte një shkollë e vërtetë, një shkollë e një lloji të veçantë. Ai i  mësoi  disa     vërteta,     cilat  do  të kishin mbetur të panjohura, nëse nuk do të kishte qenë atje. Arbëri u njoh me shumë burra të rrallë që nuk kishte pasur fatin t’i njihte më parë.  Ata  i  mësuan  se  si  duhej të vepronte që të ishte njeri. Tashti do të dilte në një botë tjetër. Si do të ishte ajo? Mos do të ndërronte burgun e vogël me atë të madhin që quhet Shqipëri? Kishte hyrë me mendime të tjera dhe tani logjika i kishte ndërruar. Ato vite burgu dhe personalitetet që kishte njohur  atje, kishin formuar karakterin e tij. Që nga ajo ditë nuk mendonte tjetër veçse kur do të vinte  dita që të ishin të lirë. Por a do të vinte vallë?
            Megjithatë era e lirisë kishte filluar të frynte. Në vendet e tjera të lindjes komuniste liria kishte lulëzuar. Nuk mund të qëndronte larg vendi ynë. Në qytetin verior kishin tentuar të rrëzojnë monumentin e diktatorit rus. Dy muaj më parë një mori njerëzish kishin hyrë në ambasadat e huaja duke e detyruar qeverinë shqiptare të pranonte largimin e tyre në perëndim. Udhëheqësi i vendit organizoi një takim me intelektualë të njohur për të patur mbështetjen e tyre. Por gjatë saj u ndien shumë zëra që kërkonin një ndryshim të sitemit. Por diktatori nuk dorëzohej. Ai hodhi idenë e pluralizmit të mendimit që nuk u përkrah nga shumë pjesëmarrës. Në një miting të madh të zhvilluar në kryeqytet, dy ditë më vonë, ai do të deklaronte:

            “Edhe bar do të hamë, edhe gjak do të derdhim!“   

            U dëgjuan edhe thirrje të tjera:

            “Ata që u futën në ambasadat kapitaliste janë jashtëqitja e kombit“.

Por ujkut tashmë i kishin rënë dhëmbët. Ai nuk mund të kafshonte më.
            Arbëri, tashmë i lirë, u drejtua tek stacioni i trenit të qytetit. Preu biletën.  Treni nisej pas dy orësh. Doli në qytet dhe u drejtua në postë. Nisi telegramin për nënën:

            “Mbërrij me trenin e orës 18.30.“

            Në orën e caktuar ishte në  qytetin  e  tij.  Kur zbriti  nga treni, u ndesh me dy njerëzit më të  dashur, Blerinën dhe Petritin. U përqafuan dhe qëndruan ashtu për minuta të tëra pa u ndarë. Si kaluan çastet e para Arbëri foli:
Ejani të shkojmë në shtëpi. Tani nuk do    ndahemimë kurrë.
U    nisën.     shtëpi   i   prisnin    nënë  Afërdita  dhe   Hektori   me  Irmën.   Përsëri 
përqafime  dhe urime. Mbi të gjitha nëna ngazëllehej. I kish premtuar se do ta priste dhe e kishte
mbajtur premtimin. Arbëri, djali i vetëm i saj, drita e syve të saj tashmë ishte në shtëpi. Porsa kishte marrë telegramin kishte shkuar në tregun privat, që atë kohë  kishte  filluar  sërishmi  nga  aktiviteti  dhe  kishte blerë mish, vezë, perime, fruta, verë e të tjera. Kishte përgatitur një darkë që nuk kishte mundur ta përgatiste kurrë më parë. Midis të tjerave edhe një kek të mrekullueshëm.
            I shtroi në tavolinë dhe i ftoi të ulen. Bisedat nuk kishin të sosur. Askush nuk e përmendi të kaluarën, sikur ajo të mos kishte ekzistuar. Pinin verë dhe uronin njeri-tjetrin. Në fytyrat e tyre dallohej vetëm gëzimi. Në mënyrë të veçantë në atë të nënës. Vendosën që sa më parë të kryenin celebrimin dhe ceremoninë e martesës.
            Befas,  në mes të kësaj hareje,  nëna  u  mbështet    kolltukun  ku  ishte  ulur. Sytë  i
kishte të mbyllur.
Nënë,  -  i foli Arbëri.
Ajo nuk u përgjigj. Arbëri u ngrit dhe  duke  e  kapur për shpatullash thirri:
Nënë, çfarë ke?
Përsëri  asnjë  përgjigje. Të  gjithë u  ngritën në  këmbë. Hektori u afrua  dhe  filloi  t’i 
kontrolloi pulsin.
Duhet  dërguar  urgjent    spital,  -   tha  -   Petriti   dil  shpejt  dhe   gjej   ndonjë
makinë.
Petriti  doli  me vrap. Në  rrugë,  për  fat,  po  kalonte  njëfurgon pasagjerësh. E ndaloi 
dhe i kërkoi  ta ndihmonte për të çuar nënën në spital. Shoferi furgonit pranoi menjëherë. Pas pesëmbëdhjetë minutash ishin në spital. Personeli mjeksor e mori nënën në barelë dhe e çoi në sallën e diagnostifikimit. Arbëri dhe të tjerët prisnin përjashta. Pas ndonjë  ore  një  mjek  i vjetër doli nga salla.
Doktor si është nëna? -  pyeti Arbëri.
Nuk   mund     japim  një përgjigje  të saktë,  -   u  përgjigj  mjeku. -   Ka  pësuar 
atak  kardiak. Po përdorim të gjitha mjetet për ta rikthyer në jetë. Duhet të ruani qetësinë.
            Mjeku hyri përsëri brenda. Kaluan edhe dy orë të tjera. Mjeku doli përsëri nga salla.
Ti je Arbëri/? -  Pyeti të birin.
Po.
Eja brenda. Nëna ka filluar të pëshpërisë emrin tënd.
Hynë në sallë. Nëna me sytë mbyllur pëshpëriste me  një zë që mezi dëgjohej:
Arbër...Arbër...Arbër...
Erdha nënë, erdha. Hapi sytë.
Çuditërisht  këto  fjalë  sikur  e  zgjuan  nënën. Vështroi    birin. Me  zërin   e   saj   
ëmbël, zë  nëne,  i tha:
   pata...   premtuar...  se    do    të...  prisja...  E  mbajta...  premtimin.. .Qofsh. ..i
lumtur...bir...
Sytë iu mbyllën dhe koka iu var. Arbëri klithi.  Mjeku  e kapi për dore dhe i tha:
Kurajo djalë, të rroni vetë!
  nesërmen  u  zhvillua   ceremonia   e   përcjelljes   për      varreza.     kry e   
kortezhit  ecnin  Arbëri dhe Blerina. Pas tyre Hektori me Irmën si edhe Andrea me Elvirën e Petriti me Vojsavën të ndjekur nga një turmë e madhe qytetarësh që rrallë herë ishte parë në të tilla raste. E vendosën pranë varrit të s’ëmës. Vdekja kishte shokuar një qytet të tërë.
                                                           
                                 *     *     *

Ditët  e  para    dhjetorit.  Atë  ditë  çifti  sapo  kishte zbritur nga treni në   kryeqytet.
Blerina  kishte  një   seminar mbi problemet e shkollës. Natyrisht edhe Arbëri nuk mund ta linte vetëm. Po ecnin  drejt qendrës ku ndodhej salla në të cilën do të zhvillohej seminari. Një lëvizje e pazakontë filloi në rrugë. Shiheshin të rinj dhe të reja, burra dhe gra që vraponin për diku. Arbëri dhe Blerina u shtangën. Për ku vraponin vallë? Ndaluan një djalosh që po ecte pranë tyre dhe e pyetën.
Tek qyteti studenti, u përgjigj ai. -  Filloi!
Çfarë filloi?
Djaloshi   nuk  u  përgjigj.  Kishte  fluturuar. Instiktivisht edhe ata u nisën drejt vendit
  treguar  nga  djaloshi. E  harruan  fare seminarin. Sa më tepër i afroheshin aq më tepër shtohej turma që nxitonte për të mbërritur. Dëgjoheshin thirrjet entuziaste që gjëmonin:
E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
A thua erdhi me të vërtetë dita  jonë?     Pyeti  veten Arbëri.
Blerina e dëgjoi dhe pyeti:
Çfarë thatë?
I dëgjon? Janë ditët e përmbysjes së madhe.
Së fundi arritën.  Sheshi ishte  mbushur  plot e  përplotë  me  njerëz     therrisnin 
dhe brohorisnin. Së  fundi  në tribunën e ngritur me këtë rast hipi një nga studentët e universitetit të kryeqytetit. Ai filloi të fliste. Thelbi i fjalimit të tij ishte një ultimatum drejtuar qeverisë për pluralizëm politik, për ta bërë edhe Shqipërinë si gjithë Europa. Fjalët e tij mezi dëgjoheshin nga brohoritjet e shumta që nuk kishin të sosur. Në përfundim të fjalës së tij ai theksoi:
Ne jemi për sistemin shumë partiak dhe do  të qëndrojmë deri  në fitoren  tonë  për
këtë  sistem. Liri, demokraci!
            Dhe turma oshëtiu:
Liri, demokraci! Liri, demokraci!
Oratorët  nuk  kishin    sosur. Midis  tyre  kishte  edhe  disa    Arbëri i  kishte  parë 
duke dhënë kohët e fundit intervista në median  televizive  “Zëri i Amerikës“ të cilën ai e  dëgjonte për çdo ditë. Një pjesë prej tyre kishin qemë funksionarë të lartë.  Kjo gjë  sikur  i  shkaktonte një ngërç. Këtë ia shprehu Blerinës.  Ajo e vështroi drejt e në sy dhe i tha:
Kushdo ka të drejtë të hedhë poshtë    keqen    ka   patur  brenda  vetes  dhe   
fillojë  një  jetë  të re.
Më fal, - iu përgjigj ai, -  ke të drejtë.
  podium  u  ngjit  një  burrë  me  një  mjekër     vogël  dhe  musteqe.   Çuditërisht 
Arbërit  iu  duk  si një fytyrë e njohur.
A e njeh? -  E pyeti Blerina.
Më duket fytyrë e njohur por nuk arrij ta identifikoj.
Është djali i Resulit.
Djali i Resulit? Paska lënë musteqe dhe mjekër?
Po.
Ka   mbaruar  shkencat politike.  Ka  zëvendësuar  të atin që ka dalë në pension.
Kur qenka bërë demokrat?
Oratorët vazhdonin    ndërroheshin. Një burrë  e  mori fjalën.  Filloi të fliste  me  një 
gjuhë    e rrëmbeu të gjithë turmën. Sa më tepër ligjëronte, aq më tepër turma ekzaltohej.
O Zot -  Thirri Arbëri.
Çfarë patët? – Pyeti Blerina.
Mersini, - belbëzoi Arbëri.
Ndërkaq oratori kishte filluar të fliste:
  nderuar  studentë  dhe  qytetarë      kryeqytetit! Më l ejoni t’iu përshëndes në
emër të të gjithë të përndjekurve politikë të Shqipërisë, të atyre që sakrifikuan edhe jetën e tyre për këtë ditë të shenjtë. Ne jemi në krahun tuaj, ne jemi me ju!
            Dhe vijoi të ligjëronte e të ligjëronte.
O Zot, –  thirri përsëri Arbëri  -  çfarë po    shohin sytë?
Çfarë? -  Pyeti Blerina pa kuptuar gjë.
Ai është miu i birucave që ka marrë    qafë  shumë njerëz.
Para  syve  i  dilte  figura  e  Xhavitit  i  l idhur     shtyllën  e elektrikut ku dha  edhe 
frymën e fundit.
Eja të ikim, -  tha.
U nisën. Kur mbërritën tek sheshi  kryesor  i  kryeqytetit ndjeu  një zë:
Arbë
Ktheu kryet. Para tij  qëndronte  doktor  Istrefi.  U  përqafuan. Arbëri  e  prezantoi  me
Blerinën.
Bashkëshortja ime, -   dhe  duke  u drejtuar  nga  ai vazhdoi: -  Doktor  Istrefi,  një

nga shpëtimtarët e shumë jetëve në burg.
Arbëri nuk iu lëshonte nga goja, - tha Blerina duke  i dhënë dorën
Mos harroni edhe qëndrimin tuaj dinjitoz, e  nderuar!  -   Iu  përgjigj  ai. –  Ku  po
shkoni?
   stacionin   e   trenit.  Sonde  do    kthehemi    qytetin tonë.
Sonde  nuk keni ku shkoni,  jeni të ftuar tek  unë  për darkë.
Ndërkaq  po  afronte  mbrëmja.  Arbëri  u mundua të  justifikohej  gjoja  me një  punë 
  e  priste  në qytetin e tij dhe duhej të ikte patjetër, ndaj duhej të nxitonin të kapnin trenin e fundit. Por këmbëngulja e doktorit e detyroi të pranonte.
            Familja e doktorit përbëhej nga e shoqja dhe djali me bashkëshorten dhe një vajzë tre vjeçare. Kur e kishin arrestuar doktorin, kishte dy vjet që ishte martuar dhe e shoqja  sapo kishte lindur. Kështu që djali, sikurse dhe Arbëri, u rrit vetëm nën kujdesin e nënës dhe pa prezencën e të atit. Megjithatë edukata dhe morali nuk i munguan. Ato i ishin ngulitur në shpirt nga e ëma që sakrifikoi gjithshka për të. Mbaroi gjimnazin, por rruga për më lart ishte e mbyllur. Pasi u lirua i ati, u martua me një vajzë që punonte në ndërrmarjen e tij, me    cilën u dashuruan. Si rezultat i martesës u lindi vajza që u bë gëzimi i shtëpisë,
Grua,  -   foli  doktori sapo hynë në  shtëpi,  -    na përgatit një darkë    mirë  por, 
  parë, sillna shishen e rakisë dhe gotat pasi ne meshkujt do e kthejmë nga një gotë.
            Bisedat nuk kishin të mbaruar. Kujtonin   kohën  e  tmerrshme    kishin  kaluar    errësirën  e burgjeve apo tmerret e kampeve. Kujtonin shumë nga miqtë e përbashkët që i kishin mbyllur sytë larg të afërmve të tyre dhe që nuk kishin një varr ku të derdheshin dy pika lot. Por biseduan edhe për ditët e sotme dhe për  lëvizjen  e  madhe    kishte  shpërthyer. Flisnin për lëvizjen por edhe për protagonistët e saj. Kishte midis tyre shumë personalitete të shquara të vendit  që ia vlente t’i ndiqje, por kishte edhe sharlatanë të politikës që nuk kishin lënë të zezë pa bërë dhe tani dilnin si ithtarë të lirisë dhe demokracisë.
A  e   dëgjove  djalin  e  Resulit,  -    filloi  Arbëri , -    paska  zëvendësuar    atin, 
drejtor   drejtorie  në Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe sot ligjëron për liri  dhe  demokraci. Nga  kush  e kërkon? Mos vallë nga vetja e tij? A thua ka harruar se ati i tij ka torturuar qindra njerëz, një prej të cilëve kam qenë edhe unë?
Qetësohu  Arbër,   -    foli   doktori.     Koha  do  t’i eliminojë  ferrat      mbijnë
rrugës.
Po   Mersinin  e  dëgjove, -  vazhdoi  Arbëri. -  pa  le, na  fliste edhe në emër të   
përndjekurve Politikë. Kujt të përndjekur? Mos vallë të Xhavitit?
Dale të hapim televizorin se  erdhi  ora e  revistës  televizive, -   tha  doktori  duke 
dashur  të ndërrojë bisedën.
            Spikerja  e   televizionit   po   fliste   për   një   takim  që udhëheqësi i partisë dhe i shtetit kishte organizuar me drejtuesit e protestës.  Në atë çast fjalën e kishte studenti që hapi manifestimin. Ishte një djalë trim. Pa ia bërë syri tërr po ia përplaste në fytyrë udheheqësit. Ai mundohej me një dhelpëri të ulte tonet e bisedës, por ishte e kotë. Midis të pranishmëve dalluan edhe figurat e Mersinit dhe djalit të Resulit.
            Atë mbrëmje ndenjën duke biseduar deri në mesnatë.

                                *     *     *

            Më së fundi u krijua edhe partia e parë opozitare. U zhvilluan edhe zgjedhjet e para pluraliste. Por hienat e së kaluarës kërkonin gjak. Ky gjak u derdh në qytetin verior të vendit porsa ishin zhvilluar zgjedhjet e para pluraliste Ranë katër martirë. Përse? Vetëm e vetëm pse protestonin për vjedhjen e votave. Vetëm e vetëm pse guxuan të sfidonin diktaturën. Një shtet i tërë u ngrit në këmbë. Një grevë e përgjithëshme përfshiu të gjithë vendin U ngritën shoqatat e të drejtave të njeriut dhe midis tyre dhe ajo e të përndjekurve politikë nga regjimi komunist. U rrëzua edhe monumenti i diktatorit që ndodhej në qendër të kryeqytetit.
            Në këtë kuadër Arbëri vazhdonte në qytetin e tij. Kishte një brengë që kërkonte ta zgjidhte sa më parë. Donte të gjente vendin ku ishin hedhur eshtrat e të atit. Donte një varr ku të vendoste një tufë me lule. E ngriti çështjen në shoqatë. Shoqata iu drejtua degës së punëve të brendëshme duke i kërkuar vendodhjen e pushkatimeve. Dega heshti. Nuk guxoi të kthente përgjigje.
            Arbëri vendosi të takonte Resulin. Me siguri, ai e dinte se ku ndodheshin eshtrat e të atit dhe  tani që ishte pozicionuar në krahun e opozitarëve, ndërgjegja e tij duhej të kishte reflektuar. U nis së bashku me Blerinën në drejtim të kryeqytetit. Ajo takoi dajon e saj dhe i kërkoi një takim të Arbërit me të. Resuli pranoi. Arbëri i paraqiti kërkesën. I kërkoi t’i tregonte se ku ishin eshtrat e të atit. Resuli ndenji disa minuta pa folur duke u  menduar. Siç  dukej  mendonte  nëse  duhej  t’ia  thoshte  apo  jo.    fundi, triumfoi ligësia që kishte në ndërgjegjen e tij.
Unë nuk di gjë, -  tha.
Si nuk e dini? A nuk keni  qenë  ju  hetuesi  i  tij  kur  ai  ndërroi  jetë?     e   pyeti
Arbëri.
Nuk di gjë, -  përsëriti Resuli.
Ngjarjet rridhnin njera pas tjetrës.   Një vit  pas  zgjedhjeve    para  filloi fushata  për 
zgjedhjet  e dyta pluraliste. Shoqata i propozoi partisë së parë opozitare kandidaturën e  Arbërit. Në konferencën e kësaj partie për zgjedhjen e kandidatëve për në kuvendin e Shqipërisë foli edhe Arbëri. Foli qetë  e  qetë  për një shtet me të vërtetë demokratik, për një shtet perëndimor ashtu siç kishin ëndërruar ata që iu kundërvunë sistemit totalitar duke dhënë edhe jetën e tyre  për  këtë ditë. Foli edhe kandidati  tjetër, një ish-funksionar i sistemit  të përmbysur. Nuk la më be e rrufe pa hedhur mbikomunizmin.      fundi   u   kryen   votimet. Fitimtar   doli \ish -funksionari.
            Erdhi edhe dita e votimeve. Partia opozitare u kthye në  parti  qeverisëse. Një  administratë  e  re filloi nga puna. Arbëri u emërua drejtor në një institucion që kishte në vartësi të përndjekurit politikë. Një anëtar tjetër i kryesisë së shoqatës së të përndjekurve politikë u emërua drejtor i degës së punëve të brendëshme. Ai kërkoi në arkivat e degës por nuk gjeti asnjë dokument për rastin e Sokolit. Blerina i sugjeroi të shkonin në arkivën e Ministrisë së Punëve të Brendëshme.
            Shkuan.  Drejtor ishte nje djalë i ri që ishte emëruar ato ditë. Ai i priti me një mirësjellje të madhe Së fundi e gjetën skicën e vendvarrimit. Qyteti kishte tre vende varrimi për të ekzekutuarit dhe ata që vdisnin në burg. Një në hyrje të tij, një në periferi dhe një në rrugën që dilte nga qyteti. Eshtrat e Sokolit ndodheshin në rrugën në daljen e qytetit.
            Shoqata vendosi  fillimin  e  gërmimeve. Në  atë  vend  ishte  ekzekutuar  edhe  një  grup  prej njëmbëdhjetë personash. Sipas skicës eshtrat e Sokolit ndodheshin rreth dhjetë metra larg gropës ku ishin të tjerët. Ndodheshin pikërisht poshtë një ure që ishte ndërtuar nga pushtuesit italianë që mendonin të ndërtonin një rrugë. Nisi gërmimi. Punohej me shumë kujdes. Iu dukej sikur do i lëndonin ato eshtra. Së fundi i zbuluan. Pranë tyre një medalion. Arbëri e mori. Ishte medalioni që kishte fituar në përfundim të studimeve në Francë dhe që bashkëvuajtësi i tij ia kishte vendosur në xhaketë.
            Eshtrat e martirëve u vendosën në xhaminë  e qytetit. Të gjithë ishin të besimit  mysliman. Pas dy ditësh, u zhvillua ceremonia e varrimit. Pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme. Në krye printe makina me arkivolet e të rënëve. Pas tyre, familjarët dhe pjesa tjetër e qytetarëve. Merrnin pjesë Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Perndjekurve Politikë si dhe përfaqësues  nga partia qeverisëse. Kishte ardhur edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman si dhe doktor Istrefi që tani ishte emëruar drejtor drejtorie ne Ministrinë e Shëndetësisë. U mbajtën fjalime të shumta. Foli Kryetari i Komunitetit Mysliman, Kryetari i Shoqatës Kombëtare, përfaqësuesi i partisë qeveritare, doktor Istrefi, si edhe djaloshi që kishte sjellë letrën e Sokolit në familje dhe që kishte ardhur posaçërisht për këtë rast.. Ceremoninë e mbylli kryetari i shoqatës së degës së qytetit. Arkivoli i Sokolit u vendos pranë varrit të Afërditës  ndërsa arkivolet e njëmbëdhjetë të ekzekutuarve në një varrezë të përbashkët. Kurora të shumta zbukuruan varret e tyre.

                              *     *     *

            Qeveria demokratike miratoi një ligj që u jepte të drejtën ish-të përndjekrve politikë të vazhdonin studimet e larta pa zhvilluar konkurs paraprak, siç zhvillohej zakonisht. Zbatimin e këtij ligji  e kishte zyra ku ishte drejtor Arbëri, por me kusht që te merrte edhe miratimin e shoqatës së të përndjekurve politikë. Arbëri qëndronte në zyrën e tij duke lexuar një shkresë. Trokiti porta:
Urdhëroni! – Foli Arbëri.
Në zyrë hyri Ibrahimi dhe po qëndronte si i ngrirë.
Po ku je  more  Ibrahim që  na  u  shfaqe  kështu papritur? –  I  tha  Arbëri  me  një 
ton ironik.
Ibrahimi nuk fliste.
Fol,  pse  hesht?     Vazhdoi  Arbëri.  -    Ku  vajti  ajo  ligjërata jote kur bilbilosje 
para organeve të sigurimit.
Sipas    thënave      disa  prej  bashkëvuajtësve    tjerë, Ibrahimi u kish  dalë  edhe 
atyre dëshmitar në gjyq. Nuk kishte mjaftuar vetëm me rastin e tij. Dalja dëshmitar i ishte bërë një profesion i dytë.
Më fal, - foli së fundi ai. -  Isha i detyruar ta bëja.
Po për të tjerët i detyruar ishe? – E ndërpreu  Arbëri.  -   Mjaft    me  dokra, 
thuaj përse ke ardhur?
Dua të vazhdoj studimet e larta.
Shko      parè   merr  miratimin  e   shoqatës    të përndjekurve politikë.
Shkova dhe nuk më pranuan.
Atëherë çfarë kërkon? Mos unë duhet t’iu fal?
Pikërisht.
Nuk  mundem. Vazhdoni jetën. Pyeteni  ndërgjegjen  tuaj dhe     rast  se  ajo  do 
t’iu pëgjigjet do të thotë se jeni penduar me të vërtetë. Por kjo do kohë dhe varet nga veprimi juaj. Vetëm atëherë keni të drejtë të kërkoni diçka.
Ibrahimi u largua me kokën ulur.
            Ndërkohë Arbëri vazhdonte vitin e dytë të fakultetit juridik me korespondencë. Ishte, si gjithmonë, në krye të renditjes së studentëve të shkëlqyer. Blerina ishte emëruar drejtoreshë e shkollës ku kishte marrë maturën. Ishin një familje model. Zoti u kishte falur edhe një vogëlush me emrin Sokol, emrin e gjyshit të tij. Sapo i kishte mbushur tre vjeçët        
Një mbrëmje po bisedonin për çështjet e ditës.  Arbëri kishte ditë që ishte pak i shqetësuar.  Kishte kërkuar nëpër dokumentet e shumta që i kishte lënë e ëma mos gjente ndonjë numër telefoni të gjyshit që ishte në Amerikë, por ishte e kotë. E ëma kishte mbi tridhjet vjetë që nuk kishte patur korespondencë me të. Me përjashtim të rreth dhjetë viteve të para që shkëmbenin herë pas here ndonjë bisedë telefonike, ato ishin ndërprerë. Një urdhër i fshehtë i qeverisë komuniste i kishte prerë marrëdhëniet me të afërmit që banonin jashtë vendit. Kështu që, normalisht, e ëma nuk mund të kishte ndonjë numër.
            Papritmas tringëlliu zilja e telefonit. Arbëri ngriti receptorin.
Alo!
Një zë i dridhur foli:
Jam gjyshi, ju flas nga Shtetet e Bashkuara.
Arbëri u trondit.
Gjyshi? 
Ndenji disa minuta i heshtur.
Ju thashë jam gjyshi juaj, Shkëlzeni, -   përsëriti  zëri nga receptori.
   falni  gjysh,     falni! -  filloi    fliste  Arbëri. -  Nuk  e  prisja. Kam  kohë 
  mundohem  të lidhem me  ju  por nuk mundem. Jam nipi juaj, Arbëri. Si jeni gjysh?
Mirë,  biri  im, mirë. Biseda    po bëjë me ty, zëri yt, po    japin  një  kënaqësi 
  pa përfytyruar. Kam vite që e pres këtë ditë dhe së fundi ajo erdhi. Qofsh i lumtur, biri im!
            Biseda vazhdoi gjatë. Gjyshi i tregoi Arbërit se si  kishte
mundur të lidhej me të. Me anën e të arratisurve që kishin shkuar në Amerikë kishte mësuar për fatin e dhëndërit, Sokolit, për qëndrimin e Afërditës me djalin e saj, fejesën e tij me Blerinën.. Pas ndryshimeve kishte takuar edhe shqiptarë të tjerë që kishin shkuar atje dhe i kishte pyetur. Së fundi ishte interesuar në Ambasadën Shqiptare në Washington dhe nuk u ishte ndarë atyre deri sa i kishin gjetur numrin e telefonit të Arbërit. Në fund i kishte thënë se me gjithë moshën e madhe që kishte, gati te nëntëdhjetët, do të vinte në Shqipëri. Donte të shikonte edhe njëherë atdheun e tij të dashur dhe njerëzit e tij të shtrenjtë. Ishte malli që e shtynte.
            Dita e mbërritjes arriti. Në aerodromin e kryeqytetit kishte shkuar Arbëri me Blerinën dhe Sokolin e vogël.. Së bashku me ta ishte edhe një bashkëvuajtësi i Arbërit që kishte qenë mik dhe shok klase me Shkëlzenin. E quanin Dritan. Arbëri mendohej se a do të ishte në gjendje ta njihte gjyshin e tij. Në fotografitë që i kishte lënë e ëma ai ishte një djalë i ri, kurse tani do të shihte një plak të moshuar. Kishte përgatirur një tabelë ku ishte vizatuar një tufë me lule dhe ku ishte
shkruar:

            “Mirë se vini gjysh Shkëlzeni, mirë se vini!“

            Avioni mbërriti. Padurimi ishte i madh. Minutat kalonin dhe gjyshi nuk po dukej. Së fundi filloi dalja e pasagjerëve. Midis tyre dalloi një burrë veshur me një kostum shik të zi dhe me një kollaro dhe republikë në kokë.
Ai duhet të jetë, - mendoi Arbëri.
I doli përpara dhe duke ngritur tabelën thirri:
Gjysh!
Gjyshi qëndroi, vështroi nga Arbëri, hapi krahët dhe tha:
Eja bir, eja përqafoje gjyshin tënd!
U hodhën në krahët e njeri-tjetrit. Nuk shkëputeshin dot. Përqafoi  edhe  Blerinën  dhe 
mori  në krah Sokolin e vogël dhe duke e ngritur lart foli:
Ti je e ardhmja e atdheut!
Po me mua a nuk do të takohesh? -  Pyeti Dritani  që qëndronte aty pranë
Shkëlzeni e vështroi  nga  koka  te  këmbët.  Ishin    dy bashkëmoshatarë.
Nuk  po më njeh? -  foli përsëri Dritani.
Nëse  memoria ime  nuk është shuar,  ti je  miku  im, 
Dritani,  je  shoku  im   i  klasës, -   tha Shkëlzeni me një zë që i dridhej nga emocioni.
            U përqafuan. Nuk e besonte kurrë se do të takonte mikun e tij të dikurshëm në ditën e mbërritjes në Shqipëri.
U nisën. Gjatë të gjithë rrugës biseda nuk pushoi. Pas dy ditësh Arbëri shtroi një drekë për nder të gjyshit të tij. Në të morën pjesë personalitete të njohura të qytetit. Shkëlzeni kishte mbaruar studimet e larta dhe kishte mundur të arrinte të bëhej president i një shoqërie elektronike. Kështu që biseda ishte e një niveli të lartë.
            Arbëri mori lejen e zakonshme dhe e shëtiti gjyshin në pothajse të gjithë Shqipërinë. Vizituan edhe varrezat  ku  ai vendosi  tufa me lule. Gjyshi  ishte  i  ngazëlluar. I  propozoi  nipit    bënin bashkim familjar në mënyrë që të përfitonte shtetësinë  amerikane. Arbëri  pranoi. Gjyshi  shkoi  në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe bisedoi për këtë çështje. Ata i treguan dokumentat që duhej të plotësonin. Formalitetet u kryen. Ambasada njoftoi se Arbëri duhej të shkonte familjarisht në Shtetet e Bashkuara për t’u paisur me “green card“.
Një muaj më prapa gjyshi me nipin dhe familjen u nisën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arbëri qëndroi një muaj, aq sa ishte e nevojshme për të marrë “green card‘ – ën. Nuk mund të qëndronte më tepër.  Atdheu e thërriste. Atje kishte varret e  prindërve, kishte  punën  dhe  miqtë  e  tij, kishte
jetën e tij.

                              *     *     *

            Kaluan edhe tre vite të tjera. Vendi ishte zhytur në një kaos prej nga ishte vështirë të largoheshe. Shiheshin turma të tëra njerëzish që dilinin rrugëve të qyteteve duke thirrur dhe ulëritur. Në fytyrat e tyre nuk shihje gjë tjetër veçse një egërsi shtazarake. Dëgjoheshin thirrje për përmbysje. Kudo shiheshin djegie dhe shkatërrime. Turma njerëzish detyroheshin të braktisnin atdheun, kush me anije, kush me makina dhe kush në këmbë. Nuk ishin të pakta vrasjet e personave që shërbenin në organet shtetërore dhe, çuditërisht, pas tyre dëgjoheshin
thirrjet:
I vrau qeveria! I vrau qeveria!
Arbëri i shikonte dhe meditonte. Përse? Përse t’i  vriste  qeveria  njerëzit  e  saj? Përse kjo  egërsi    fytyrat  e  turmës? Kush  e  kishte  shkaktuar? I  kujtoheshin  mijra     vrarët, dhjetramijra të burgosurit dhe të internuarit dhe në ta nuk kishte  parë  kurrë  një  urrejtje,  një egërsi të tillë. Si kishte mundësi që vetëm pesë vjet nga vendosja e pushtetit demokratik populli të ngrihej kundër tij? Njerëzit përshpërisnin se ishte humbja e parave që kishin depozituar në disa firma fantazma që e kishte shkaktuar këtë revoltë. Po atëherë përse nuk ngriheshin kundër këtyre firmave por  sulmonin qeverinë?
            Një lajm qarkullonte në qytet. Një manifestim madhështor do të zhvillohej në  sheshin kryesor të tij. Turma të ekzaltuara rendnin drejt sheshit. Ai u mbush plot e përplot si asnjëherë tjetër.  Në një cep të tij qëndronte Arbëri. Kishte shkuar të shikonte se çfarë do të ndodhte. Mitingu filloi. Në tribunë doli Resuli dhe filloi të fliste. Foli e foli sa nuk la më bateri pa derdhur kundër qeverisë. Papritmas demokrati na ishte kthyer përsëri në origjinën e tij. Arbëri nuk mundte ta dëgjonte më. Mbylli veshët me duar.
Resuli fliste ndërsa atij i dilnin para sysh ditët  e qëndrimit në qelitë e sigurimit. I dilnin ngjarjet e kaluara në kampet e punës së detyruar dhe mbi të gjitha fundi i mikut te tij Xhavitit. I dilnin ditët e para të përmbysjes së madhe. Nuk kishte parë atëherë në fytyrat e pjesëmarrësve të saj egërsinë që shihej tani në fytyrat e te rebeluarve.
Duke kujtuar këtë skenë Arbëri  pyeste:
- A ka vrasës midis nesh? Cilët janë ata?
Pergjigja ishte e prerë. Po. Ishin hetuesit dhe ish-punonjësit  e sigurimit të shtetit. Ishin prokurorët dhe gjykatësit e pashpirt, që mbartnin në ndërgjegjen e tyre qindra dhe mijra të vrarë apo të vdekur nëpër burgje , të cilëve nuk u diheshin as varret. Ishin spiunët e tipit të Mersinit që prisnin rastin për të groposur përsëri njerës të tjerë. Kjo sepse nuk kishte vepruar drejtësia? Me rrëzimin e monumentit të diktatorit, që kishte ndodhur gjashtë vite më parë,  kishin menduar se kishin rrëzuar edhe sistemin që ai përfaqësonte por, në të vërtetë, kishin rrëzuar vetëm bronxin e atij monumenti dhe shpirtin e tij e kishin   lënë      lirë     endej   nëpër   vend  dhe    përgatiste katastrofa të tjera si kjo që po ndodhte në ato ditë.
Por ishin edhe një lloj tjetër vrasësish, më të rrezikshëm dhe më kriminelë se të parët. Ishin ata, dyfytyrëshit, që ndonse të veshur me petkun e demokratit, prisnin ditën e nesërme për t’i ngulur thikën pas shpine demokracisë së brishtë që po ndërtohej. Ata mund t’i gjeje kudo. Mund ti gjeje në  qeveri, në  parlament,  në sistemin e drejtësisë, në partitë politike, në shoqatat. Në vend të ndëshkimit të merituar ata sot bridhnin lirisht duke derdhur helm në ndërgjegjen e njerëzve. Një nga këta ishte edhe Resuli.
Ata ngjireshin duke thërritur:
- Jemi te pafajshëm! Fajin e kishte sistemi i përmbysur!
Sikur  të mos ishin këta njerëz pa princip që e kishin mbajtur gjallë atë sistem për gati një gjysmë shekulli. Dhe Arbëri pyeste veten:
Kush pra paska qenë fajtori për gjithë këtë  katrahurë    kishte  mbuluar  vendin? 
Kush  kishte qenë  fajtori? Mos vallë paskërkemi qenë ne që e paguam me jetët tona?
            Atij i  kujtohej  një  sentencë  e  Giovani  Sartorit    në librin e tij “Edhe njëherë për teorinë e demokracis” shkruante:
           
“Njerëzit    kurrë nuk e  kanë njohur diktaturën dhe  tiraninë  e  kanë    lehtë    jepen pas retorikës  për lirinë,  duke   harruar   fare   realietin   e   thjeshtë  e     tmerrshëm 
shtypjes së njëmendtë atje ku ekziston përnjimend.

Në këtë kohë u  publikua  njoftimi  i  Ambasadës Amerikane i  cili kërkonte  largimin e    gjithë qytetarëve të saj nga Shqipëria. Ajo njoftonte të gjithë qytetarët amerikanë që ndodheshin në Shqipëri të grumbulloheshin në kryeqytet pasi ajo do të vinte në dispozicion të tyre aeroplanë për t’u larguar.
Një telefonatë tringëlliu në shtëpinë e Arbërit. Ishte gjyshi që kishte marrë vesh lajmin e ambasadës dhe e njoftonte atë të nisej së bashku me ta. Për këtë kishte biseduar edhe me konsullin amerikan në Shqipëri. Arbëri vendosi. Do të nisej.
Një ditë më parë shkoi në varreza dhe u përul para varreve.
Babë,   nënë  , më   falni! Po   ju   braktis1 Po  braktis   edhe  atdheun! Por   jam   i 
detyruar. Ju  premtoj se do të kthehem përsëri.
Takoi Petritim dhe i la amanet  varret. Ai premtoi se do ta mbante amanetin e   tij. U  nis  për  në aerodrom.
Zëri i altoparlantit foli në gjuhët shqipe dhe angleze:
Të gjithë pasagjerët e linjës Tiranë     New York  të hipin në avion.
Arbëri hezitoi.
Arbër përse mendohe? – e pyeti e Blerina.
   këto   çaste    del  para syve e gjithë jeta  ime,  jotja dhe  e djalit dhe nuk  e 
di  nëse  kemi zgjedhur rrugën e drejtë për t’u larguar.
Përse ky hezitim?
Për  gjendjen  në të cilën po e  braktisim  atdheun, kur frenat e tij  po  i   marrin 
dorë po  ata  që ishin varrmihësit e tij, ndërsa ata që luftuan dhe u sakrifikuan për këtë ditë kanë mbetur në mëshirën e atyre që deri dje u çorrën për diktatorin dhe iu zunë kallo duart nga brohorotjet për të. Dikush mund të më thotë se duhej të qëndroja për t’u bërë ballë atyre por e shoh se është e kotë. Ujqërit nuk i lenë dhentë të kullosin të lira dhe mua me dhembin sytë kur shoh ujqërit të drejtojnë shtetin.
            Të tre  zunë vendet e caktuara. Nuk vonoi dhe avioni u nis.
Lamtumirë  apo     mirë   mirupafshim  i  shtrenjti atdhe! -  tha Arbëri.
Mirupafshim! Një  ditë  do    kthehemi  përsëri.     u përgjigj e Blerina.
Por, a do të kthehen vallë?


                                                      FUND

Comments

Popular posts from this blog

KANGJELA E MALLIT TË PARË

Topografia e fshatit Pozheran

TË PAPRITURAT E NJË UDHËTIMI, ISTOG - PEJË