SUDETËT, ISTRIANËT, IZRAELITËT, ÇAMËT DHE MODELI PËR ZGJIDHJEN E “ÇËSHTJES ÇAME” (*)
SUDETËT, ISTRIANËT, IZRAELITËT, ÇAMËT
DHE MODELI PËR ZGJIDHJEN E “ÇËSHTJES ÇAME” (*)
“
Luftërat Botërore të shekullit të kaluar, megjithëse
kanë kaluar mbi 70 dhe 100 vjet, kanë lënë pasoja të rënda tek disa popuj mbi
të cilët shkeli dhe kaloi thundra pushtuese. Në këtë trajtesë do njihemi
shkurtimisht me këta popuj, dy prej të cilëve (istrianët dhe sudetët) ishin
pjesë e popujve që shkaktuan luftërat dhe dy të tjerë (Izraelitët dhe çamët)
nuk ishin pjesë e atyre popullsive, por ngjarjet historike i kanë bërë pothuaj
të ngjajshëm.
Nisur nga fakti se këto vitet e fundit, sipas shtypit
shqiptar, janë hedhur mendime nga personalitete të ndryshme shqiptare lidhur me
zgjidhjen e problemit të komunitetit çam, ish banorë autotktonë në rajonin e
Çamërisë, duke ofruar modelet e përdorura nga shtetet përkatëse për istrianët
dhe sudetët, lindi nevoja për ti njohur konkretisht ata popuj dhe modelet e
zgjidhjeve. Nga hulumtimet rezulton:
1.- Sudetët.
Pas Luftës së Parë Botërore, emri Sudetenland erdhi
nga Republika e parë Çekosllovake me popullsi të madhe etnike gjermane. Në
vitin 1918 u shpall shteti jetëshkurtër Sudetenland, në krahinën
gjermano-austriake, në pjesën veriore të Moravias dhe Silesias austriake rreth
qytetit Opava. Termi është përdorur në një kuptim më të gjerë, kur më 1
tetor 1933 Konrad Henlein themeloi Partinë gjermane të Sudeteve. Parti që u
referohej të gjithë gjermanëve indigjenë (etnikë) në Çekosllovaki. Ata ishin të
grumbulluar në të gjithë periferinë malore të Çekisë, jo vetëm në ish Moravian,
Provincë e Sudetenland, por edhe përgjatë vijës kufitare veri-perëndimore
të zonës që më parë quhej Bohemia gjermane.
Në total kjo pakicë gjermane, para Luftës së Dytë
Botërore, numëronte rreth 20% të popullsisë së përgjithshme kombëtare. Duke
shkaktuar "Krizën Sudete", Hitleri i dha Sudetenland-it, sipas
marrëveshjes së Munihut të vitit 1938, shumicën e fortifikimeve kufitare të
Çekosllovakisë, duke e lënë pjesën e mbetur të zhveshur nga kufijtë e saj
natyrorë dhe në fund e pushtuar nga Gjermania në mars 1939. Me aneksimin nga
Gjermania naziste, pjesa më e madhe e rajonit ishte ripërcaktuar si Reichsgau
Sudetenland. Sudetenland Reichsgau (qark çek i perandorisë sudete) u
formua nga pjesa më e madhe e zonave të Çekosllovakisë të përfshira më 1938 dhe
që ekzistonte në Perandorinë Gjermane nga viti 1939 deri më 1945.
Në krye të administrimit të territorit ishte
guvernatori i Rajhut Konrad Henlein. Sudetenland Reichsgau u nda në rrethet
administrative Eger, Aussig dhe Troppau, në tetor 1938 kishte një sipërfaqe
prej 22.608 km ², në dhjetor të të njëjtit vit, si rezultat i korrigjimeve të
mëtejshme territoriale, ajo mbuloi 29.140 km2. Me rivendosjen e territorit të
Çekosllovakisë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, historia e
Sudetenland Reichsgau përfundoi.
Pas Luftës së Dytë Botërore, shumica e popullsisë
gjermane brenda Sudetes çekosllovake dhe polake, u dëbuan me dhunë në bazë të
Marrëveshjes Potsdam dhe dekreteve Benes. Një pjesë e konsiderueshme e
popullsisë çekosllovake më pas kundërshtoi fuqishëm përdorimin e periudhës së
Sudetëve.
Sudetët ishin me origjinë gjermane në trojet e Çekisë
dhe të Polonisë dhe u aktivizuan në Luftën e Dytë Botërore përkrah me
gjermanët.
2.- Istrianët.
Struktura e popujve indigjenë(vendas) të Istrias ishte: italianët (45%),
kroatët (33%), sllovenët (19%), Istrorumeni (3%). Siç ndodh në rajone të shumta
kufitare, konceptet e etnisë dhe kombësisë tregojnë limitet e tyre edhe kur ato
janë aplikuar në rajonin Julian (i përbërë nga Trieste, Gorizia, Istria dhe Fiume),
shpesh përdorin termat italiane, kroate, sllovene dhe Istrorumene për
etnicitetin e istrianëve.
Në të vërtetë, këto mbiemra janë shumë të nuancuara
(ngjyrosura) dhe shpesh janë vetëm ndjenja të përkatësisë, që mund të
ekzistojnë edhe në mungesë të karakteristikave gjuhësore, kulturore dhe
historike. Nga ndonjëherë ato janë rezultat i një zgjedhje personale, për
shembull, irredentistët e Triestes, të njohur si Guglielmo Oberdan, ishin
përzierje familjesh slloveno-italiane dhe u quajtën Oberdank; ndërsa shkrimtari
Slataper Scipio, patriot i njohur, vullnetar në ushtrinë italiane gjatë Luftës
së Parë Botërore, ishte, pjesërisht me prejardhje boheme. Ka shumë raste të
familjeve që janë shartuar në degët sllave dhe italiane (madje edhe në nivelin
e vëllezërve dhe kushërinjve) në varësi të ngjarjeve personale.
Në kontekstin (vështrimin) Istrias, termi italianë, mund të lidhet me një
pasardhës të atyre italianëve që lëviznin gjatë sovranitetit italian, është i
lindur në gjuhën Venetiane ose gjuhën Istriane. Grupi i Istrianëve mund të
përfshihen edhe tek pasardhësit e popullsisë së skllevërve që banonin në zonat
rurale të cilët adoptuan gjuhën dhe kulturën e borgjezisë italiane, në kohën
kur janë zhvendosur nga fshati, në qytetet me shumicë italiane. Duke shkuar
drejt natyrës së vërtetë të Istrias, shumë istrianë sot priren ta quajnë veten
thjesht të Istrias, pa asnjë ndjenjë të mëtejshme kombëtare. Në të gjithë
territorin e Istrias tani është e pranishëme një kërkesë e rëndësishëm drejt
lëvizjes për autonomi që është shprehur në mënyra të ndryshme, por kishte vetëm
një konfigurim (model) politik kroato- Istrian, ku regjionaliste
(lokalistët), kuvendi (Diet) i Partisë Demokratike të Istrias ka fituar
hegjemoninë (dominimin) në politikën lokale .
Sipas Raoul Pupo (²) (Giornale di Brescia më 9 shkurt,
2006), Milovan Djilas që ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të
Titos bashkë me Edvard Kardelin, u dërguan në Istria në vitin 1991 për të
pranuar publikisht largimin e tyre nga vendi, por rezulton se në vitin 1946,
italianët ishin detyruar "me çdo mënyrë të largoheshin? ". Pupo
ka deklaruar se: "Ju do të habiteni, por kohët e fundit ajo u hodh poshtë,
ato ishin të infektuara, rezultoi se ishte një "mashtrim” i
madh, gjuajtur (ndezur) nga Gjilas, i cili si disident nuk i kishte humbur
prirjet e tij të njohura për të treguar gënjeshtra. Një studiues i Lubjanës
është i kënaqur, përtej një hije e dyshimi, se në atë vit Gilasi kurrë nuk
kishte shkuar në Istria”(4). Ndërsa për Kardelin, Pupo është shprehur “Ai në
fakt shkoi atje, por për t'i bindur njerëzit për të qëndruar me Titon, me këtë
donte t’u provonte aleatëve, të cilët ishin angazhuar në përcaktimin e kufijve
të rinj post-luftës, që aneksimi të bëhej me "vullnetin e italianëve, më
pas dha udhëzime që ata mund të jenë të detyruar për tu lidhur me regjimin dhe
jo si emigrantë". Me eksodin, i cili duhej të ishte sa më masiv, lokalët
(vendorët) ishin vendosur për çështjen e kufijve për të mbetur të hapur edhe në
vitet në vijim. Prania në Itali e një komuniteti masiv dhe kompakt i
refugjatëve siguroi një bazë masive për të vazhduar shqetësimin për rishikimin
e kufijve. Nga këta 70% ishin banorë indigjenë (vendas, autoktonë), ndërsa
pjesa e mbetur 30% ishin emigrantë italianë nga rajone të tjera të Italisë pas
Luftës së Dytë Botërore, si rezultat u bë kalimi i këtyre tokave në Mbretërinë
e Italisë që më parë i përkisnin Perandorisë Austro-Hungareze. Sipas të dhënave
të një komisioni të kryesuar nga Amedeo Colella, të botuar në vitin 1958,
vlerësohej se numri i të internuarve ishte midis 250,000 dhe 270,000
vetave.
Istrianët rezultojnë me identitete të diskutueshme,
por pjesa më e madhe e tyre ishin të etnisë italianë, të shtetit që
shkaktoi Luftën e Dytë Botërore.
3.- Izraelitët.
Në vitet 1020-930 para Krishtit, në Izrael sundonte
monarkia. Mbreti i parë ishte Sauli i cili ligjëroi kalimin nga sistemi fisnor
në monarki. Pas tij erdhi Davidi i cili e bëri Izraelin një fuqi të madhe në
rajon duke mposhtur filistinët(¹). Davidi caktoi Jeruzalemin si kryeqytet dhe
bashkoi të 12 fiset hebraike nën një mbretëri.
Solomoni (Sulejmani), djali i Davidit (Dautit), sipas
Biblës ka qënë mbreti i tretë dhe më i rëndësishëm i Izraelit dhe Judesë i cili
mbretëroi nga viti 970 deri në vitin 930 p.e.s. Ai është njohur si një nga
njerëzit më të mençur të njerëzimit; me emrin e tij janë lidhur “Libri i
këngëve”» si dhe “Libri i proverbave”. Ndaj thonë “dije solomonike”. Vdekja e
Solomonit krijoi turbullira në vend, të cilat e ndanë Izraelin në dy pjesë:
Izraeli u përfshi në Mbretërinë e veriut; Jude u përfshi në Mbretërinë e Jugut.
Mbretëria e Izraelit zgjati 200 vjet dhe Mbretëria Jude zgjati 400 vjet.
Asirët (fis arab) e shkatërruan mbretërinë e Izraelit.
Babilonasit rrafshuan Tempullin dhe pjesën më të madhe të banorëve e përzunë.
Këtu filloi edhe emigrimi masiv i hebrenjve. Ata ikën nga të mundnin, por
lidhjet me tokën nuk i shkëputën asnjëherë. Së shumti qëndruan pranë lumenjve
të Babilonisë dhe në mënyrë solemne shpreheshin: “Në rasat se të harroj ty, o
Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi; m’u lidhtë gjuha me
qiellzën “. Izraeli është atdheu i vjetër dhe i ri i popullit hebraik. Një
popull i veçantë në histori, në gjuhë, në kultet e veta, në kulturë, në
shkencë. Në këta kufij është zhvilluar një pjesë e madhe e historisë botërore
ku 2.000 vjetët e parë janë pjesë e ndërtimit të librit më të madh të botës
“Bibla”. Lëvizën masivisht në të gjithë botën por ruajtën qenien e tyre fizike
aty. Të shpërndarë si asnjë komb tjetër, ata mundën të ruajnë identitetin kulturor
e fetar.
Pavarësia e tyre kishte humbur plot 2.000 vjet dhe ajo
u ripërtëri vetëm në vitin 1948, me të ashtuquajturën “Deklarata e Balfourit”
(³). Kufijtë ndërshtetërorë të Izraelit, pas luftërave të shumta, janë vendosur
sipas marrëveshjeve në vitet 1949, 1973, 1976 dhe me Egjiptin sipas
marrëveshjes së vitit 1979. Sipërfaqja e Izraelit është 27, 817 km². Veri-Jug
ka një gjatësi 450 km dhe lindje-perëndim 135 km.
4.- Çamët.
Për fisin e vjetër të thesprotëve, me fillimin e
shekullit të XX-të, nisën shqetësimet tronditëse me prirje uzurpuese nga një
shtet i formuar më së shumti prej luftëtarëve të etnisë shqiptare. Në
tremujorin e parë (27 mars) të vitit 1913, ndaj atij fisi, filluan të shfaqen
lakmitë territoriale dhe zelli i madh i zgjerimit për helenizmin e shuar.
Kështu filloi lëkundja e fqinjësisë normale ndërshekullore me fiset e lashta
greke, të cilët u shndërruan në agresorë nga mëkimi “ortodoks” i “Magollidesë”, të nxitur dhe të përkrahur
fuqimisht nga ortodoksia ruse. Ishin këto politika që hap pas hapi shkaktuan
urrejtje, vrasje, rrëmbim pasurish dhe dy emigrime masive të çamëve myslimanë.
Çamët u dëbuan dhunshëm. Emigrimi i parë ishte i
detyruar për të shkuar në Turqi (vitet 1922-23), ndërsa emigrimi i dytë, u
shoqërua me masakra çnjerëzore (1944-1945), nuk mori dhénë, por u strehua
brënda territorit etnik, kufi me tokën e tyre, ngjitur me tokën e të parëve.
Tek këta banorë, janë të gjalla lidhjet me atë vend dhe nuk do të shkëputen
asnjëherë.
Prindërit tanë, të cilët i përfshiu e “keqja e zezë”,
sot nuk janë, por amaneti, dhimshuria, respekti dhe ndjenjat e brezave pas
tyre, nuk do të shuhen kurrë, në mënyrë solemne, të padiskutueshme dhe tepër
serioze, shprehemi në betim: “Çamëri! Ne, kurrë nuk do të harrojmë. Ti je e
jona”. Thesprotia apo Çamëria është atdheu i vjetër dhe i ri i popullit
shqiptar të Çamërisë.
Rajoni i Çamërisë, deri në prag të Luftës së Dytë
Botërore, kishte përbërje etnike homogjene me mbi 82 përqind të popullsisë me
etni shqiptare. Për të mos qenë të pabesueshëm, po marrim për bazë statistikat
e shtetit Grek të vitit 1937, të cilat raportojnë se në rajonin tonë (Çamëri)
kishte 279 fshatra me një popullsi prej 112.619 banorë, nga të cilët 92.415
ishin shqiptarë, ndërsa 20.204 banorë ishin grekofonë (vllehë, çifutë, kolonë
grekë) (92.415x100:112.619= 82%). Në atë periudhë kishte ndryshuar struktura e
popullsisë, mbasi në vitet 1922-1925 ishin dëbuar 35.200 çamë myslimanë dhe
kishin ardhur në atë rajon 16.000 ortodoksë aziatikë. Sipas këtyre lëvizjeve
popullsia e Çamërisë në vitin 1937 do ishte 131,819 banorë; nga këta 4.204
banorë do ishin jo shqiptarë, ose 3,20 %; ndërsa çamë të etnisë shqiptare (të
krishterë e myslimanë) do të ishin 127,615 banorë ose 96,80 %.
Mbas tre muajsh, mbushen 74 vjet, që banorët autoktonë
të Rajonit të Çamërisë u ndodhën përpara masakrimeve dhe dëbimeve masive. Në
mënyra të ndryshme, gjatë gjithë kësaj periudhe, çamët e kanë ngritur zërin
në mbrojtje të të drejtave të njeriut, në përputhje të Konventave dhe
Ligjeve Ndërkombëtare.
Ndërsa
shteti ortodoks Grek, po gjatë këtyre 74 viteve, ka mbajtur të pandryshuar
kursin e tij politik dhe diplomatik me këmbëngulje të ashpër në mohim të
ekzistencës së komunitetit etnik shqiptar në rajonin e Çamërisë. Nuk njeh
gjenocidin e kryer ndaj çamëve myslimanë dhe as të drejtat e pakicës etnike të
shqiptarëve çamë ortodoksë. Nuk pranon asnjë bashkëbisedim për problemin
“Çështja Çame”. Përpara një qendrimi të tillë nga pala greke, si shkaktarja e
lindjes së problemit “Çam”, janë bërë herë pas here përpjekje dhe kërkesa nga
institucionet shtetërore shqiptare, por pa efekte. Deri para vitit 2013
trajtimi i të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë nga pala shtetërore ka qenë e
vakët, gati e harruar.
“Çështja Çama” hyri në programet zyrtare nga viti 2013
me qeverisjen e majtë. Nga ky vit e në vazhdim, me kurbë në rritje, janë bërë
përpjekje që në takimet me partnerët ndërkombëtarë, problemin kombëtar të
shqiptarëve të Çamërisë, ta trajtojnë me seriozitet dhe është siguruar një
arritje pozitive për informimin dhe tërheqjen e vëmendjes të BE-së, siç ishte
Deklarata e komisionerit Hahn dhe e Senatit të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës (SHBA-së).
Problem i marrëdhënieve shqiptaro-greke nuk
kushtëzohet vetëm me problemin e banorëve të rajonit të Çamërisë, por është
problem në tërësi për të drejtat e njeriut edhe për banorët në rajonet e tjera
me popullsi autoktone etnike shqiptare në anën tjetër të kufirit me Shqipërinë.
Mendime lidhur me mundësitë
për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Çamërisë.
Historiani dhe diplomati i njohur Pëllumb Xhufi e
shikon zgjidhjen e “Çështjes Çame” sipas modelit që aplikuan dy vendet Kroacia
dhe Italia. Kroacia nuk lejonte shtetasit italianë të Istrias të shkonin në
tokat e të parëve të tyre në Kroaci, siç ka vepruar dhe vepron edhe shteti Grek
për çamët myslimanë, por me ndërhyrjen e BE-së u arrit që istrianët e fituan të
drejtën e lëvizjes së lirë, gjithashtu të dy vendet (Italia dhe Kroacia)
nënshkruan marrëveshje edhe për dëmshpërblimin financiar të të prekurve.
Profesor Xhufi sugjeron: “Unë mendoj se kjo çështje
mund të zgjidhet si konflikti i disa viteve më parë mes Kroacisë dhe Italisë.
Edhe në këtë rast shtetas italianë kryesisht banorë të Istrias nuk lejoheshin
nga autoritetet kroate të shkonin në pronat dhe tokat e paraardhësve të tyre në
Kroaci. Në atë kohë Kroacia ishte kandidat për në BE dhe Italia një nga
anëtarët e BE dhe për Bruskelin ishte e papranueshme që shtetasit europianë të
pengoheshin të lëviznin lirshëm në hapësirën e saj. Pavarësisht kundërshtimeve
të Zagrebit, BE detyroi Kroacinë që të lejonte shtetasit italianë jo vetëm të
shkonin në tokat e të parëve të tyre por çështja u zgjidh me marrëveshje mes dy
shteteve përfshirë këtu dhe dëmshpërblim të madh financiar”.
Ndërsa studjuesja Blerina Sadiku, zgjidhjen e
“Çështjes Çame”e shikon të mundshme sipas modelit të Sudetenlandit, e cila
banohej në pjesën më të madhe nga popullsi gjermane. Mendim për zgjidhjen e
“Çështjes Çame” sipas modelit me Sudetelandët ka shfaqur edhe Ministri për
Europën dhe Punët e Jashtëme i Shqipërisë.
Krahina e Sudetenlandit, ishte e përfshirë
drejtpërdrejt në politikat e Gjermanisë naziste, sipas marrëveshjes së Munihut
1938, pasi etnikisht ajo popullsi ishte gjermane.
Znj. Sadiku vazhdon argumentin se: “Si çamët ashtu
sikurse edhe sudetët u dënuan kolektivisht, të parët nga Greqia dhe të dytët
nga Çekosllovakia. Pengesat ligjore, të debatueshme ende në ditët e sotme, për
çështjen çame e përben Ligji i Luftës, i vitit 1940, ndërsa për çështjen e
sudetëve janë dekretet e Presidentit Benes. Gjithashtu, dhe dënimet respektive
kolektive dhe në mungesë nga gjykatat e vendeve përkatëse”. “Në vitin 1990 u
deklarua ndjesa e parë zyrtare nga Presidenti i Çekosllovakisë Vaslav Havel, në
një takim me homologun e tij gjerman, i cili gjithashtu shprehu ndjesën e tij
publike për krimet e kryera nga nazistët”.
Trajtimi i çështjes çame dhe çështjes së sudetëve vjen
në dy rrethana të ndryshme. Çështja çame është problem midis Greqisë anëtare e
Bashkimit Europian dhe Shqipërisë kandidate. Kurse çështja e sudetëve ishte
problem midis shtetit të tyre “Amë” Gjermanisë, vend anëtar i BE-së dhe Çekisë,
vend jo anëtar, por që u anëtarësua në vitin 2004.
Në marrëdhëniet shqiptaro-greke, kundrejt një
gjendjeje të ngjashme, ndodhemi përpara një ngecje absurde, ku pala greke, siç
ka deklaruar edhe kryeministri grek Mitsotaqis në janar të vitit 1991: “Problemi
çam nuk ekziston dhe për qeverinë greke konsiderohet i mbyllur”. Qendrim i cili
vazhdon edhe sot i pandryshuar. Ndërsa pala çeke ka deklaruar zyrtarisht falje
për akuzat kolektive ndaj sudetëve; po ashtu pala gjermane i pranoi gabimet e
kohës naziste. Krejt ndryshe reflekton pala greke lidhur me të drejtat e
komunitetit çam. Mitsotaqis, kryeministër i Greqisë paraqiti justifikimin se
edhe lëvizjet e popullsisë gjermane, që ishte miliona banorë, pas Luftës së
Dytë Botërore, sipas tij nuk kërkuan rikthim në vendin e tyre (një dredhi
e momentit për të justifikuar qendrimet greke). Dihet se deklarata e tij nuk
ishte korrekte, pasi në të vërtetë si popullsia e Sudetëve dhe ata të Istrias e
kërkonin njohjen e problemit, bile donin edhe ndryshimin e kufijve.
Kroacia, Italia, Gjermania dhe Çekia arritën të gjenin
gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të dëbimeve masive të popullsive
të tyre (viktima të Luftës së Dytë Botërore), deklaruan dhe pranuan vuajtjet e
shkaktuara ndaj pakicave kombëtare. Politika greke ndaj çështjes çame ka mbetur
e pandryshuar, ajo i mbetet një logoje të paharrueshme, sloganit “Çështja Çame
është inekzistente”, e shoqëruar edhe me absurdin e këmbënguljes për mos
pranimin e uljes në tavolinat e bisedimeve. Shmangje të pa kuptimta, allogjike,
por shprehin qartë frikën e humbjes nga ballafaqimet.
Zëri i Shoqërisë Politike Atdhetare “Çamëria” (SHPAÇ),
e cila u krijua në 10 Janar të vitit 1991, si dhe protestat paqësore të
organizuara prej saj mbas vitit 1990, kanë ndikuar në sensibilizimin e
problemit, kryesisht brenda vendit.
Krijimi i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet
(PDIU), fillimisht dha disa sinjale të pëlqyera në elektoratin shqiptar, lidhur
me misionin historik të përcaktuar në programin e saj për çështjet kombëtare.
Më pas euforia, fryt i demagogjisë elektorale, në ballafaqim me veprimet reale
në zbatimin e programit të saj, krijoi disa devijime me ndikim të ndjeshëm për
elektoratin, të cilat u shfaqën tepër të qarta në rezultatet e 25 qershorit të
vitit 2017.
● Kjo parti nuk krijoi raport të drejtë ndërmjet
programit të saj për përfaqësimin politik të komunitetit çam, dhe interesave të
ngushta partiake, përkundrazi u vërtetuan interesa në favor të grupeve të
caktuara dhe personale.
● PDIU pranoi të bëhej pjesë e qeverisjes
në situata të pa përshtatshme. Bashkëqeverisja e tyre, miratoi
marrëveshjen e detit me Greqinë, realizoi censusin e popullsisë sipas kërkesave
të qeverisë greke. Kur kjo parti duhej ti përmbahej rigorozisht paanshmërisë në
qendrimet ndaj problemeve të lidhura me çështjet kombëtare.
● Koha e kërkuar për shtrimin në parlament, në prag të
zgjedhjeve elektorale, të miratimit të Rezolutës së “Çështjes Çame”, ishte jo
korrekte. Ai veprim e lëkundi “çështjen çame” nga problem me rëndësi kombëtare,
e ktheu në një çështje thjesht elektorale.
● Përfshirja e “Çështjes Çame” në programin e
Partisë Socialiste, ishte një hap i madh cilësor në lartësimin e
ndërgjegjësimit kombëtar, veprim që e detyronte moralisht PDIU-në të ishte ndër
të parat për ta përshëndetur atë program, por nuk e bëri, pavarësisht se ishte
program kombëtar dhe kushtetues.
● Nuk duhej kaluar me aq papërgjegjshmëri deklarimi i
dyshimtë që Rezoluta për “Çështjen Çame” e vitit 2004, “pa prit e pa kujtuar”
na paska qenë e miratuar, por vendimi i miratimit ishte “harruar” në sirtaret e
shtëpisë të ish kryetarit të komisionit të jashtëm të Kuvendit. Në atë sesion
kuvendor pritej miratmi i Rezolutës, mbasi ishte premtuar. Një ngjarje e madhe
pas miratimit të përmendores së gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë
(27 qershor 1944), por u deklarua mos marrja në shqyrtim dhe shkopinjtë e
gomave të policisë gjakosën qytetarët paqësorë të mbledhur për të festuar
ngjarjen. Zhgënjim, tallje, qendrime inferiore ndaj problemeve kombëtare.Tek të
gjithë të zgjedhurit-heshtje varri!
● Dita përkujtimore e 27 qershorit 2017, një
ritual i përvitshëm në Kllogjer të Konispolit, nuk u organizua. Drejtuesit
përkatës të SHPAÇ dhe të PDIU-së, u angazhuan tërësisht me fushatën zgjedhore
të 25 qershorit, veprim i diferencuar me prioritet zgjedhjet elektorale dhe
“harresë” për përkujtimin e atyre që këto dy subjekte pretendojnë për
përfaqësim politik. Si rrjedhojë, krahas “trysnive” dhe “bërrylave” politike të
brendshme dhe të jashtëme në zgjedhjet qendrore, ndikoi edhe qendrimi i
komunitetit çam, i cili me intelektin e tij natyror, ndoqi rrugën që ai gjykoi
të drejtë. Ky ishte dhe mbetet një mësim i madh për besnikëri ndaj kauzës së
tij, sigurisht për ata që duhet ta kuptojë.
● Drejtuesit e kësaj partie, nuk arritën të veçoheshin
nga atmosferat korruptive të përdorura në fushatat elektorale, por pranuan
teorinë e “atyre që kanë shumë para” dhe jo afrimin e meritokracisë.
Të gjitha qendrimet e mësipërme dhe ato në drejtim të
seriozitetit, etikës, respektit real ndaj kërkesave të zgjedhësve dhe cilësisë
së kandidatëve të caktuar për tu votuar, në një masë të caktuar prishën dhe
shëmtuan imazhin e seriozitetit ndaj përkushtimit të “Çështjes Çame”.
●●●
Dëbimet e dhunshme të mbas Luftës së Dytë Botërore të
ndodhura me popullsitë sudete në Çeki, istriane në Kroaci dhe të popullsisë
çame nga Greqia, kanë të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre. Ndërsa modelet e
aplikuara për sudetët dhe isrianët, nuk janë plotësisht të përshtatshme për tu
përdorur në zgjidhjen e problemit të komunitetit çam. Arësyet qendrojnë tek të
veçantat që kanë mes tyre dhe konkretisht përmendim disa prej tyre:
a) Popullsia shqiptare e Çamërisë, u ballafaqua me egërsinë shteterore dhe kishtare greke, menjëherë me kalimin e rajonit etnikisht shqiptar, në favor të shtetit Grek në vitin 1913. Këtu filloi agresiviteti ndaj çamëve myslimanë. Ishte thjeshtë problem etnik dhe fetar. Banorët e Çamërisë ishin etni shqiptare dhe në vendin e tyre autokton. Rajoni pasdrejtësisht u shkëput nga gjeografia etnike dhe i kaloi shtetit grek me një popullsi historikisht ndryshe nga etniteti i çamëve.
b) Në rajonin e Çamërisë banorët etnikë shqiptarë përfaqësoheshin nga dy besime fetare, të krishterë dhe myslimanë. Dallimi tepër i qartë që mbajtën shteti dhe kisha greke, që në fillim të aneksimit të rajonit të Çamerisë, ishte qendrimi selektiv. Ndryshe u trajtuan çamët ortodoksë dhe ndryshe ishte qendrimi ndaj çamëve myslimanë (sqarojmë se çamët si të krishterët dhe myslimanët janë të të njëjtit fis). Ky qendrim nuk ishte i pranishëm dhe as i ngjajshmëm me popullsinë sudete dhe istriane. Në rastin e banorëve të rajonit të Çamërisë kemi qendrim racist etno-fetar, i vërtetuar me kundërvënie vetëm ndaj çamëve myslimanë. Dëbimet e banorëve shqiptarë autoktonë në Çamëri kanë qenë të vazhdueshme që nga koha e aneksimit të rajonit në vitin 1913. Kurse largimet e para masive u bënë në vitet 1922 -1925, para Luftës së Dytë Botërore (çamët në atë kohë nuk akuzoheshin për bashkëpunëtorë, por u dëbuan dhunshëm nën sloganin se ishin “turq”!. Largimet e dyta masive dhe të fundit ishin në vitet 1944 -1945, ku ndaj çamëve u realizua një gjenocid i vërtetë, me pretendimin bajat, tepër qesharak si bashkëpunëtor me okupatorin. Kur dihet fare mirë se mbi 700 djem dhe vajza çame u bashkuan me partizanët e ELLAS-it, në luftë kundër nazi-fashizmin për të Çliruar Greqinë.
c) Agresiviteti, urrejtja e shtetit dhe e Kishës Greke ndaj çamëve, nuk e ka fillimin, siç thuhet andej-këndej, në Luftën e Dytë Botërore, por siç u tha, ajo ka nisur nga viti 1913, kur Fuqitë e Mëdha të Europës padrejtësisht copëtuan trojet shqiptare.
a) Popullsia shqiptare e Çamërisë, u ballafaqua me egërsinë shteterore dhe kishtare greke, menjëherë me kalimin e rajonit etnikisht shqiptar, në favor të shtetit Grek në vitin 1913. Këtu filloi agresiviteti ndaj çamëve myslimanë. Ishte thjeshtë problem etnik dhe fetar. Banorët e Çamërisë ishin etni shqiptare dhe në vendin e tyre autokton. Rajoni pasdrejtësisht u shkëput nga gjeografia etnike dhe i kaloi shtetit grek me një popullsi historikisht ndryshe nga etniteti i çamëve.
b) Në rajonin e Çamërisë banorët etnikë shqiptarë përfaqësoheshin nga dy besime fetare, të krishterë dhe myslimanë. Dallimi tepër i qartë që mbajtën shteti dhe kisha greke, që në fillim të aneksimit të rajonit të Çamerisë, ishte qendrimi selektiv. Ndryshe u trajtuan çamët ortodoksë dhe ndryshe ishte qendrimi ndaj çamëve myslimanë (sqarojmë se çamët si të krishterët dhe myslimanët janë të të njëjtit fis). Ky qendrim nuk ishte i pranishëm dhe as i ngjajshmëm me popullsinë sudete dhe istriane. Në rastin e banorëve të rajonit të Çamërisë kemi qendrim racist etno-fetar, i vërtetuar me kundërvënie vetëm ndaj çamëve myslimanë. Dëbimet e banorëve shqiptarë autoktonë në Çamëri kanë qenë të vazhdueshme që nga koha e aneksimit të rajonit në vitin 1913. Kurse largimet e para masive u bënë në vitet 1922 -1925, para Luftës së Dytë Botërore (çamët në atë kohë nuk akuzoheshin për bashkëpunëtorë, por u dëbuan dhunshëm nën sloganin se ishin “turq”!. Largimet e dyta masive dhe të fundit ishin në vitet 1944 -1945, ku ndaj çamëve u realizua një gjenocid i vërtetë, me pretendimin bajat, tepër qesharak si bashkëpunëtor me okupatorin. Kur dihet fare mirë se mbi 700 djem dhe vajza çame u bashkuan me partizanët e ELLAS-it, në luftë kundër nazi-fashizmin për të Çliruar Greqinë.
c) Agresiviteti, urrejtja e shtetit dhe e Kishës Greke ndaj çamëve, nuk e ka fillimin, siç thuhet andej-këndej, në Luftën e Dytë Botërore, por siç u tha, ajo ka nisur nga viti 1913, kur Fuqitë e Mëdha të Europës padrejtësisht copëtuan trojet shqiptare.
ç) Banorët çamë, ndryshe nga dy popujt e mësipërm nuk
kishin lidhje etnie dhe territoriale me kroatët, italianët, çekët apo me
gjermanët dhe as me grekët. Çamët ishin autoktonë në vendin e të parëve të tyre
dhe asnjëherë të përfshirë gjeografikisht në territoret greke; ndryshe nga
sudetët dhe Istrianët.
d) Gjeografikisht Çamëria (Thesprotia) lidhej nga
veriu me fisin ilir të kaonëve, nga lindja me fisin ilir të mollosëve (sëbashku
të tre ato fiset ilire nga shekulli V-IV para Krishtit formuan shtetin e
Epirit), nga jugu sot kufizohet me Greqinë dhe në perëndim me detin Jon. Fisi
thesprot, sot fisi çam, kanë qenë dhe janë një degë e veçantë e fiseve
pellazgjike, kanë veçori në histori, në gjuhë, në kulte dhe në kulturë. Kanë
ruajtur të folurit e vjetër të shqipes, si pasardhëse e iliro-pellazgjishtes.
dh) Konkluzion i qartë dhe i pa kondestuar del se qëndrimi i shtetit dhe i Kishës Greke ndaj banorëve çamë myslimanë nuk është se paskan bashkëpunuar me nazi-fashizmin që nuk i lidhte asgjë, as gjenetikisht, as gjeografikisht, as ideologjikisht me italo-gjermanët, siç vazhdon të mashtrojë pala greke me lapsaxhinjtë e saj. Përkundrazi mbreti dhe qeveria greke e kohës, bashkë me kryekasapin Zerva, ishin nazi-fashistë dhe bashkëpunuan duke luftuar partizanët grekë. Këta të fundit (ELLAS) luftonin okupatorin për çlirimin e Greqisë.
dh) Konkluzion i qartë dhe i pa kondestuar del se qëndrimi i shtetit dhe i Kishës Greke ndaj banorëve çamë myslimanë nuk është se paskan bashkëpunuar me nazi-fashizmin që nuk i lidhte asgjë, as gjenetikisht, as gjeografikisht, as ideologjikisht me italo-gjermanët, siç vazhdon të mashtrojë pala greke me lapsaxhinjtë e saj. Përkundrazi mbreti dhe qeveria greke e kohës, bashkë me kryekasapin Zerva, ishin nazi-fashistë dhe bashkëpunuan duke luftuar partizanët grekë. Këta të fundit (ELLAS) luftonin okupatorin për çlirimin e Greqisë.
Çamët myslimanë u masakruan dhe u dëbuan pasi nuk
ishin të besimit ortodoks dhe si të tillë nuk ishin të kombësisë greke. Dihet
që shteti grek nuk ka pranuar dhe nuk njeh minoritet apo pakica të etnive të
tjera, por pranon dhe njeh të gjithë ata që janë ortodoksë, me të cilët ka
krijuar kombin Grek.
Ndërsa çamët ishin me etni shqiptare dhe territori i
tyre është vazhdim natyror i kufirit me shtetin “Amë”. Sipas palës greke, këto
dy fakte nuk siguronin garanci për tjetërsimin e atij territori, në territor të
ligjshëm dhe natyror të shtetit Grek.
e) Këmbëngulja e pandërprerë dhe me kokëfortësi e palës greke se: “Çështja Çame” nuk ekziston, lidhet vetëm me strategjinë e “Megalloidhese” e cila kërkon helenizimin e Shqipërisë së jugut, që ata e quajnë “Vorio Epir”.
e) Këmbëngulja e pandërprerë dhe me kokëfortësi e palës greke se: “Çështja Çame” nuk ekziston, lidhet vetëm me strategjinë e “Megalloidhese” e cila kërkon helenizimin e Shqipërisë së jugut, që ata e quajnë “Vorio Epir”.
ë) Çamët nuk janë dënuar me asnjë ligj për tu dëbuar, siç ishte rasti i
marrëveshjes së Potsdamit dhe dekretetve Bernes për sudetët. Nuk ka as vendime
gjykatash greke ku të jenë dënuar masivisht ish banorët myslimanë të Çamërisë.
Alibitë e mëpasme për dëbimin e
çamëve, duke i përfshirë në Ligjin e luftës Nr.2636/1940 (në mënyrë absurde,
shteti grek mban “de jure” në fuqi Ligjin e Luftës Nr. 2636/1940 dhe ligjet,
pjella të tij, 4506/1966 e 1664/1998), kur ata ishin nënshtetas grek, janë
përpjekje agonije për ti shpëtuar ndëshkimit për masakrat që kanë kryer.
Megjithatë pala greke kohët e fundit është tërhequr nga mendimi se çamët i
përfshinte Ligji i Luftës (në këtë kurth, fatkeqësisht ka rënë edhe ndonjë
personalitet shqiptar). Ky manovrim bëhet pasi Ligji i Luftës po diskutohet për
tu çfuqizuar. Me heqjen e këtij ligji, pala greke ndryshon qendrimin e deri
djeshëm që çamët i përfshinte ligji, ndërsa sot po pala greke deklaron se nga
kjo heqje ligji nuk përfshihen çamët. Çështja nëse përfshihen ose jo çamët,
kuptohet lidhet me mos përfitim të të drejtave tyre për pronat. Edhe në këtë
rast përballemi me alibitë greke për të mos pranuar dhënien e të drejtave
çamëve.
f) Ndryshe nga istrianët, çamët ishin banorë
autoktonë, nuk kishin dilema etnike, ishte popullsi kompakte e një fisi etnik
shqiptar, me vendbanim të mirë përcaktuar gjeografikisht, historikisht dhe pa
përzierje. Nëse banorëve çamë myslimanë, nuk do t’u mohohej artificialisht
autoktonia në trojet e rajonit të Çamërisë nga ana e shtetit Grek, do dilte e
qartë “shuarja” e pretendimeve për shtrirjen e helenizmit në Epirin shqiptar.
Fakt ky që tmerron shtetin dhe segmentet e tjera të shoqërisë greke.
Përpara këtyre veçorive të theksuara të shkaqeve që
kanë sjellë pasojat e dëbimeve masive, tek këta tre komunitete, ndreqja dhe
korigjimi i veprimeve të palogjikshme, sigurisht duhet të ishin të njëjta,
vetëm në atë që: “Secili popull të lejohet të jetojë në vendbanimin e tij
autokton”.
Në këtë trajtesë u përqendruam edhe tek izraelitët,
sepse ai popull për mbi dymijë vjet që ishte i dëbuar nga vendi, me anën e
një deklarate (Deklarata e Balfourit(³)), arriti të realizojë amanetin e të
parëve. Ata u kthyen nga ku ishin shpërndarë nëpër botë, u mblodhën në vendin e
të parëve të tyre. Emigrimi i tyre ishte fat i hidhur dhe i njëjtë me banorët e
Çamërisë, ndërsa rikthimin i çamëve, dëshiroj të mos jetë me afat aq të gjatë.
Nuk do komentoj modelet e përdorura në këtë proces nga
shtetet e tjera, sepse ka diferenca të mëdha.
● Për rastin e “Çështjes Çame”, kërkohet që BE-ja të
ndërhyjë tek të dy shtetet (Greqi-Shqipëri) që në mënyrë të ndërsjelltë dhe
në barazi të plotë, edhe kjo çështje të
përfshihet në marrëveshjen që pritet të realizohet dhe që do finalizohet me nënëshkrimin e “partneritetit strategjik”mes dy shteteve.
Një veprim i tillë lejon dhe tregon në fakt mbrojtjen e të drejtave të njeriut,
bazuar në Konventat dhe Ligjet Ndërkombëtare.
Nëse edhe pas kësaj përpjekje shteti Grek do vazhdojë
me kryeneçësi tek slogani i “mos ekzistencës”, atëhere modeli i zgjidhjes së
“Çështjes Çame” mbetet:
- Të realizohet ngritja e një komisioni me ekspertë të
paanshëm nga Bashkimi Europian”. Është e drejtë dhe detyrim kushtetues për
Qeverinë shqiptare të kërkojë sesion të veçantë në Kuvendin Shqiptar për të
dëgjuar realitetet e hidhura që shteti Grek ka përdorur ndaj banorëve të etnisë
shqiptare në trojet autoktone në rajonin e Çamërisë, nga viti 1913 deri në
vitin 1945. Mbi bazën e dëgjesës, Kuvendi i Shqipërisë sipas rregullave, të
kërkojë bashkëpunim me BE-në për ngritjen e një komisioni ekspertësh për të
studjuar dhe hetuar problemin e “Çështjes Çame”.
- Në përfundim, arritjet dhe konkluzionet përkatëse të
dërgohen së bashku me Akt-akuzën në Gjykatën Europiane të Hagës.
Nëse do hulumtohet dhe studjohet me paanësi, sigurisht
do të kemi konkluzione të drejta, do gjendet e vërteta po ashtu dhe koha për
të dhënë drejtësinë e mohuar komunitetit çam. Vetëm kështu mund të arrihet
në zgjidhen e “Çështjes Çame”, nëse vërtet kërkohet të vendoset drejtësi, siç
deklarohet nga institucionet e larta të Bashkimit Europian.
Banorët e rajonit të Çamërisë, si de juro dhe de fakto
kanë të drejtë, ndërsa gabim e ka shteti Grek. Prandaj ka patur të drejtë
filozofi Volter, kur thotë: Është e rrezikshme të kesh të drejtë, atëherë kur qeveria e
ka gabim”.
03/prill/2018.- Fahri Dahri
Shënim(1): Sipas Dhiatës së Vjetër rezulton se
Filistejtë kishin qenë në tokën e tyre të premtuar para se izraelitët të vinin
tek ata.
Shënim(²): Raoul Pupo (Trieste, 1952) historian
italian, profesor i historisë bashkëkohore në Universitetin e Triestes, një nga
njohësit më të mëdhenj të fenomenit të zhavorrave dhe eksodit Giuliano Dalmata.
Shënim(³): Letra të cilën ministri i atëhershëm i
Jashtëm i Britanisë, Arthur James Balfour, më 2 nëntor të vitit 1917 i a shkroi
Baronit Walter Rothschild, njërit prej emrave të shquar të lëvizjes cioniste, e
cila u bë e njohur si “Deklarata e Balfourit”, inicoi një migrim hebre të
përmasave të mëdha në trojet historike palestineze.
Shënim (4): Citohet ky rast kamuflimi për të kuptuar
mashtrimet që bëjnë politikanët.
Shënim(*): Pë realizimin e kësaj trajtese janë
përdorur materiale të ndryshme të publikuara në Wikipedia po ashtu dhe
materiale të botuara në gazetat shqiptare. Me këtë rast falenderoj të gjithë
autorët të cilëve u jam referuar.
03/prill/2018.- Fahri Dahri
Comments
Post a Comment