GJINKALLA DHE BLETA

GJINKALLA DHE BLETA

Fabula nga MEVLUD BUCI
TRADHTI
Kur fitoi votëbesimin
Menjëherë mori frenat,
Dhe me fjalë e përbetime
Në shesh bënte rrenat.

Hiqej e ashpër dhe e larë
Merrej fshehtas me zagarë.
Me të mëdhenj hamshorë,
Jo me burrin me dashnorë.

E tha bilbili me të kënduar:
Buçat dinë veç me tradhtuar…

URATË
Zihen sita me shoshën
Kush ka meritën e kush lëmoshën,
Jam e hollë,përgjigjet sita,
I thotë shosha:unë kam merita.

Urata ngroh si rrezet e diellit:
Lum kush kalon sitën e miellit..

BOSI DHE HALLEXHIU
Hiqej kryeneç e kolos
Në një firmë një kryebos,
S`dinte si ushqehet miu,
S`dëgjonte qarje hallexhiu,
I dukej vetja zoti vetë,
Në harrim, si bien rrufetë,
Sapo qielli lart vetëtiu,
Hallexhiut vuajtja i sosi;
Nga rrufeja e pësoi bosi…
ZOTËSI
Në livadhe tek një shesh
Na u grindën dy desh,
Folën delet me të mirë:
Ne s`ju ndajmë ,s`kemi brirë,
Pra tufës deshët thanë:
Këto brirë në krye na mbajnë,
Delet kullosin qetë kurorën
Deshtë prijnë,tundin këmborën…
DY LEJLEKËT DHE SORRA
Qeshin fort dy lejlekët
sesi sorra heq brekët,
Ajo ish ngjitur në pozitë,
Ligjëronte natë e ditë.
Bëjmë çudi,thanë lejlekët
Mburret sorra se heq brekët,
Vërtet kemi të gjata shalët
Por kudo i peshojmë fjalët.
Sorra e zezë,zikatrane,
Ngjitet lart si politikane,
I thanë kafshët e pylltarisë:
Të rrofshin mesazhet e dashurisë…
ÇMIMI
Doli në skenë shalështruar
Dhe e zhveshur gjysmë e lart,
Hidhej,përdridhej e hutuar,
Mburrej se bënte sfilatë.

E shikonin me nënqeshje
Po habitej një kërriç,
Ç`ne moderne, kaq e zhveshur,
By…shtruar e lakuriq.

S`e ka keq krriç i gomarit
E tha cjapi pa ngurrim
Botë e hurit dhe litarit
Të përdalës i jep çmim…
VLERË
Në kodër të mbushur me tërfil
Nisi këngën një bilbil,
Poshtë vjeshtonte ky veshgjati
Duke pallur sa u tund fshat.
Me jehona u mbush zalli
Ulërin ujku e çakalli,
Blegërinë kecat e dhitë
Nisën shpezët meloditë.
Ky ,tha delja, është evenimenti,
Të zotit i flet talenti,
O bilbil të ka hije kënga
Të gjithëve u këndoftë zemra…
MERITË
Thoshte një peshk liqeni
Jam i lirë,notoj i qetë,
Mengadalë,i foli qeni,
Han karrem e bie në grep.
Foli tutje peshkatari,
Ka mirësi e dhimbje në jetë,
Kush ka shpirtin si behari
gëzon lumturinë e vërtetë.

S`harrohet urtësi e të vjetrit:
Lum kush i jep meritën tjetrit…
SHPIKJE
Ç`ndodh kështu,pyeti një dhi
Bëhen gënjeshtra e hajdutëri
Është e qartë, thotë një gomar
Të gjithë vjedhin, dalin të larë.
Ndaj moj dhi t`mos kesh siklete
Qeveria vjedh për vete,
Kur vjedh dashi me këmborë
Të tjerë bëjnë kërdinë
Mbushet thesi pasuror
Për të fshehur mjeshtërinë.
Vërtet mua më thonë gomar
Mbaj n`kurriz,ju mirë e dini
Vodhën të mëdhenjtë pushtetarë,
Mua më mbet “hajdut florini”…
BESNIKËRI
E vërtetë,e saktë e plot
Kam një qen që derdh lot.
Lëshon zërin me jehonë
Sa herë shikon të zonë..

E tund bishtin sikur qesh
ngrihet hopa mu në shesh
Leh e ngrihet në këmbë
Kë nuk njeh shqyen me dhëmbë.

Për atë që e ushqen
S`ka më të dashur  ky qen,
E ka bekuar i madhi zot,
Sa më sheh, ai derdh lot.

Si ky qen t`i kesh vërtetë
Të shiturit depulantetë,
Do të kishim lumturi
 Si ky të kishin besnikëri…
PËSIM
I tha bilbili shqiponjës
Si të ruhemi prej Kalit të Trojës
Këshilloi zebra tek tenda
Ruaju të keqes përbrenda.
E di tash çdo kafshë e malit
Si është histori e Kalit,
Përsërit zog i shqiponjës
Ruajuni prej Kalit të Trojës,
Prej të ligut prit belanë
Kali i Trojës të merr kalanë…
GJINKALLA DHE BLETA
Një gjinkallë diku në shesh
Bletën fillon e përqesh
Ç`ne ,i tha, që bredh në pyje
Unë bëj qejf ,këndoj në hije.

Mirë,tha bleta,ti je e rralla
Ndaj ta thonë emrin gjinkalla,
Pa dëgjo një herë bletën
Unë në punë e kaloj jetën…
Në acar u gajas mëhalla,
Kur në strofka qante gjinkalla,
E mësuam të gjithë në troje
Bleta mjaltë hante në hoje..

Pra,e dëshmoi e vërteta
Lum kush punon si bleta,
S`kalohet jeta me andralla
Boshët janë si gjinkalla…
DREDHI
Cjap i tufës e tha hapur
Përse vallë s`na pyet dhia,
Don postet me i kapur
Të kryesojë tek partia.
Me të qeshur e tha dhia
Jam e zoja ,këtë e di,
Na i doli sheshit dredhia
U kap mat në dashuri.
Cjap syleshi-zog gomari,
E ka fajin-tha- celulari…
EDUKIM
Tek një pyll nën gëmushë
Mblodhi klyshët një arushë,
Tek bari ,pyet miu,
Ç`u mëson bijve ariu.

Përmatanë ndër livadhe
E tha fjalën një kunadhe
Huqet ua mëson nëna
Të hanë mjaltë edhe thana.

Kot s`i thonë,tha kocomiu
Të fortë si këlysh ariu…
KUVEND
Ngrihet dhelpra bën lëvdatë
Sulmon ujkun e ngratë
Pas gërthet korbziu
Hungërin me forcë ariu.
Dhe një lopë fort pëllet
Flet për ligjet një lanet
Një çakeshë hiqet manare
Si e urtë kjo tinzare
Vetlëvdata bën ky derri
I fryn zjarrit e plas sherri,
Bilbilat bëjnë sehir
Për kuvendin me vampirë
Qeshën me të madhe gomarët
Bëjnë kuvend parlamentarët
Qielli prêt dritë e shpresë
Bëjnë kuvend si arrat në thes…
POZITË
Çakalli në krye të qeverisë
Na i mburrej dhisë,
Unë kam shumë vlerë
Në krye do të rri përherë.
I thanë kafshët, do larguar
Kur lëviz del ujë i kulluar.
E tha delja,dhija kali,
Nga ujë i ndenjur bëhet moçali..
DËSHTIM
Gurrës një herë i tha stina
Edhe vapa s`të shëroi,
I tha gurra  vadis lëndina
Pa mua s`është as përroi.

Dëgjoi përroi e u harbua
E përmbys,tha, dhe shkurren
I bëj dallgët sa të dua,
Nuk kam nevojë për gurrën..
I tha i mençuri, ta njoh lëkurën
Than ,përrua, kur harron gurrën..
DEBAT
Një herë topi rrumbullak
Iu mburr shkopit të gjatë
Unë meritoj tortën
Kur hyj trondis portën…
Shkop i gjatë tha t ë drejtën
Unë o top e çaj rrjetën,
Ty kot s`të thonë top,
Mendjelehtët duan shkop.
Unë tha topi kam vizion
Gjuajtësi i mirë me mua shënon..
DIFERENCË
Futet mëllmnja në dëllinjë
Me romuze si ia do huqi
Shpejt ia prishi vetminë
Mbi çati një zog gushkuqi…
Tha mëllenja:Jam e artë
Paçka se rri në ferra,
Përshtat më vijnë lisat e gjatë
Aty më shijon pranvera…
Tha gushkuqi:S`mund të jemi shokë,
Unë në lartësi e ti përtokë…
MENDJELEHTËSI
Kaloi lepuri ndër ograjë
Hënëza doli në thepajë
Dhe me vrap në një shkrep
U tremb lepuri nga hija e vet.
Seç i tha një zog i mbetur
Vrapon kot se të thonë lepur..
GRINDJE
Njëri hidh e tjetri prit
Llomotisin në tribunë
Edhe macet janë habit
Nga të sharat det e lumë.
Hidhet flet luanziu
Do të hamë peshq të mëdhenj
Nëpër vrima seç qesh miu
Mos na bëni budallenj.
Kau i urtë e tha me bindje
Shtëpia e varfër ka veç grindje…

KORRUPSION
Seç u grindën dy gjitona
Bre,janë avionë a mushkonja
Prova ndau iluzionin
Kur të rrëzuar,panë avionin.
Supermanjati i partive
U hidhte njerëzve hi syve
Hipokriti,sinonim i drogës
Mushkonja quante avionët e drogës.

FUND
Në monopat foli një gogël
Pilaf i madh do lulën e vogël
Mos i quani të tjerët budallenj
Kur thoni se hamë veç peshq të mëdhenj.
Matni llafet,hani të mëdha llokmat
Na bëfshin mirë veç cironkat…

Comments

  1. jam argjend nga Garman, isha martuar para 8 vitesh pa nje femije, isha duke kerkuar shume per nje zgjidhje sepse doktori tha qe nuk mund te mbetem shtatzene, por nje shoku im me drejtoi tek nje magji e quajtur Dr white, dhe une i shpjegoi problemet e mia dhe ai premtoi se gjithçka do të jetë në rregull me mua në 12 ditë, ai më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë të përsosur, unë shkova në spital për provë dhe ata konfirmuan se isha 1 javë shtatzënë, dhe tani kam djali im i bukur dhe jam gjithashtu një shtatzëni tjetër tani, të gjitha falë jush Dr e bardhë, kontaktoni atë për të gjitha llojet e zgjidhjeve,

    1) nëse doni të ktheni ish-in tuaj.
    2) nëse doni që magji të mbetet shtatzënë.
    3) nëse doni të ndaloni abortin.
    4) nëse doni të jeni të dashur nga dikush.
    5) magji për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve ose sëmundjeve.
    Dhe të tjerët.
    ai është më i miri dhe shumë i vërtetë ,. wightmagicmaster@gmail.com. WhatsApp: +17168691327

    ReplyDelete
  2. Përshëndetje shikuesit e mi të respektuar, emrat e mi janë JESSICA JENKINS dhe jam nga (FLORIDA, SHTETE E BASHKUARA) Jam shumë i lumtur të ndaj këtë dëshmi të mahnitshme, u lëndova dhe u thye në zemër kur burri im më la me fëmijën tonë, u hutova dhe nuk dija çfarë të bëja, e doja aq shumë, u përpoqa me të gjitha mundësitë për ta rikthyer, por e gjithë përpjekja ime ishte e kotë, në një ditë besnike ia shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më tha për një gjë të madhe magjistari i dashurisë i quajtur "LORD ALAGHODARO" i cili gjithashtu e bën atë shtatzënë kur ajo ishte në kërkim të një fëmije, nuk kam besuar kurrë në magji, por jam përpjekur të shoh nëse gjërat do të përmirësohen, kontaktova me Zotin ALAGHODARO përmes kontaktit shoqja ime më dha, pas disa orësh magjistari m'u përgjigj, ai më tha të qëndroja dhe më dha disa udhëzime se çfarë të bëja dhe bëra saktësisht siç më thanë, për habinë time më të madhe, burri im që nuk më ka thirrur për një shume 3 vjec, me telefonoi dhe filloj te kerkoje falje per te gjitha gabimet qe me beri dhe m'u lut m se ai dëshiron të kthehet në shtëpi me mua dhe fëmijët,  tani ai më donte më shumë se kurrë më parë, shikuesit e mi të respektuar vëllezër dhe motra nëse po kaloni ndonjë lloj problemi kontaktoni me të dhe ju jap 100% garanci se do ta zgjidhë problemet tuaja. këto janë kontaktet e tij: Whatsapp : +1 424-571-9773 ose email :alaghodaroh@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

KANGJELA E MALLIT TË PARË

Topografia e fshatit Pozheran

Ramë Bllaca , Dielli që vulosi vijimësinë shqiptare në Kosovë!