Ramë Bllaca , Dielli që vulosi vijimësinë shqiptare në Kosovë!
Ramë Bllaca , Dielli që vulosi vijimësinë shqiptare në
Kosovë!
Hero kombëtar me të cilin,sot e atëherë,nuk
mund të identifikohet asnjë deputet tjetër në trojet tona etnike.
(1879 – 1937)
Shembull atdhetarie, që
na mësoi se jeta pa liri, nuk ka kuptim as vlerë! Shtatlartë e shpatullgjerë dhe me pamje impozante pellazge-ilirike, vepra
e paharruar e të cilit, u kthye në mit dhe mbeti përjetësisht legjendë e
denjë për mbamëndje të gjithmonshme historike.
Burrë trim i cili, kur
dielli i kombit po mbytej në pellgun e trishtë të zvetënimit nga
vërshimi i dritëhijeve të pushtuesit serb që rrezikonte ekzistencën
e popullit të tij dhe kërcënonte me shuarje vazhdimësinë shqiptare në
këto troje, u ngrit i vetëm, si feniksi nga hiri, për mbrojtjen e autoktonisë
së etërve dhe gjyshërve të rënë edhe ata për këtë vend.
U doli pa frikë përpara,
u dëshmoi se këto troje kanë zot dhe tha me vendosmëri-Jo! U tha jo
armiqve të cilët edhe pse ishin të fundit të ardhur këtu, kishin dënuar me
zhbërje popullin shqiptar në Kosovë dhe planifikuar shfarosjen e
tij, si komb në dheun e vet autokton dhe tokat e të parëve të tyre, të rënë nën
pushtimin sllav.
Sipas shënimeve
ekzistuese Ramë Bllaca u vra me tradhti, më 27 korrik të vitit
1937, nga dy shqiptar të shitur, në hyrje të fshatit të tij.
Ai vërtetë flijoi jetën,
për trojet tona etnike, por edhe ato ju përmbajtën me besnikëri të plotë
porosisë së tij të shenjtë, të lënë amanet nga pozita e heroit
duke mbetur vërtetë përjetësisht shqiptare, ndërsa Kosova pikërisht 60
vite pas rënies së Ramë Bllacës, filloi një histori të re me luftën
përfundimtare për çlirim nga pushtuesi shekullor sllav, e cila me përpjekjet e
bijve të vet më të mirë si dhe ndihmën e miqve amerikan e ndërkombëtar,
fitoi edhe betejën e fundit dhe arriti që përjetësisht, të jetë shtet i lirë e
i pavarur dhe aty ku ra gjaku i heroit dikur, sot e përgjithmonë, çdo gjë
frymon shqiptarisht.
Emri pikant i këtij burri
të kombit u shndërrua në legjendë të mbijetesës, flijimi heroik i të cilit
vulosi përjetësisht vijimësinë e lashtësisë tradicionale
të shqiptarëve në këto troje.
Në epitafin e amshimit,
ku heroi, që nga vrasja me tradhti pushon, shkruan se Ramë Bllaca u lindë më
1879 dhe vdiq më 1937
Por as vrasja e hershme
dhe shuarja me tradhti,nuk e mundi kurrë këtë burrë të dheut. Emri i tij u
kthye në Diell që gjatë gjithë kohës nën pushtim, kombit i dha orientimin e
duhur e sublim dhe rrezatoi parehtur rrugën e trojeve tona drejt lirisë.
Për figurën dhe veprën e
tij historike, ende, edhe në këto kohë, kudo flitet me krenari të pa
zakontë dhe përsëritet gjithandej me nostalgji të veçantë se përveç
pamjes vigane të një burri shtatlartë e shpatullgjerë dhe me një
trup gjigant e mbi dy metra të gjatë, i cili për çështjen e
kombit kurrë nuk lëshonte pe, ai kishte edhe një guxim të rrallë
dhe nuk i trembej syri për asgjë dhe nga askush.
Patriot i
madh i shndërruar në shembullin më të ndritshëm e vezullues të
atdhetarisë, akti heroik i të cilit u bë gurë-themel i pa-lëkundshëm i
shqiptarizmës në këto troje, si dhe lis i fortë e i
pashkelshëm, i ekzistencës shekullore, mbijetesës dhe gjallimit deri
në përjetësi të shqiptarëve në Kosovë e më gjerë.
Pas përplasjes me deputet
dhe vet kryeministrin serb, fund-korrikun e vitit 1937,kur heroi në kuvendin e
mbretërisë jugosllave, bëri copë-copë vendimin zyrtar
të Serbisë për dëbimin e shqiptarëve autokton në Turqi, ministri
i brendshëm kishte urdhëruar komandantin e xhandarmërisë për Therandë
(Suharekë) dhe Duhël me rrethinë Kosta Peçancin, që Ramë Bllacën, me të arritur
në Kosovë të mos e lëshonin të mbërrinte i gjallë në vendlindje.
Dhe vërtetë nga
Beogradi, ai mundi të vinte pa therë në këmbë deri në lagjet e para të fshatit
të vet, por jo të hynte shëndosh e mirë dhe i padëmtuar edhe në
Bllacën e tij.
Sipas këngës së popullit,
heroi kaloi shtatë pritë të zëna, njërën pas tjetrës nga xhandarët e
Serbisë dhe asnjëri nga ta, nuk patën guximin të shkrepnin armët mbi
të, por nuk e kaloi dot edhe pusinë e tetë, që atij i kishin vënë
shqiptarët, siç e dëshmojnë edhe vargjet e dhembshme të rapsodisë në
vijim:
Prej Xhandarëve Rama po
pshton
Në prit të shqiptarëve
kur po shkon
Zoti i vraftë ata çka po
bajnë
Nga një pushkë Ramës ja
kanë dhanë
Salihi e Ferizi, Ramë
Bllaca, nga min. 14.15...
Pra, heroin siç
dihet tanimë, e vranë tradhtisht bashkëkombësit e vet, të njohurit, apo
ndoshta edhe ish shokët e tij të “ngushtë”, fakt që aty nga fundi i
këngës kushtuar këtij trimi, theksohet qartë dhe shprehet edhe me pezëm e në
formë mallkimi nga rapsodët Tahir Drenica e Hashim Shala; Në qafë e paçin
shokët e vet!
Aty Rama po
ndërron jetë
Në qafë e paçin shokët e
vet
Tahir Drenica Hashim
Shala, Ramë Bllaca nga minuta 9.16....
Natën kur ai po kthehej
nga Beogradi, pasi që para syve të kryeministrit të mbretërisë jugosllave,
kishte grisur e bërë copë-copë vendimin e qeverisë serbe, me të cilin
parashihej shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova dhe dëbimi i tyre në Turqi, dy
shqipfolës, të shitur e tradhtar, të paguar nga Serbia, i kishin zënë
pritën Ramë Bllacës në njërën nga para-lagjet e fshatit të vet, në vendin
e quajtur "Mëhalla e cubave", ku do ta vrisnin
heroin tonë tradhtisht, për të mos lejuar këtë kreshnik të
kombit assesi, që me vulën e heroizmit të dëshmuar në mes të Beograd
dhe parlamentit të mbretërisë jugosllave , të arrinte triumfalisht në
atdheun e vet dhe hynte ballëlartë edhe në vendlindje, në Bllacën e
tij të shtrenjtë.
Vrasja e këtij burri,
ishte një humbje e madhe për të gjithë kombin e veçanërisht për trojet
shqiptare nën pushtimin sllav, por përkundër faktit që armiqtë me qëllim i
prenë jetën në mes dhe para kohe heroit tonë, për të mos e lejuar atë ta
vazhdonte veprimtarinë e tij patriotike më gjatë, ai me gjithë kohën e
kufizuar, bëri shumë për kombin dhe vendin e vet, emri dhe vepra e të cilit ,
jo vetëm se nuk u shuan kurrë, por u rritën e zgjeruan nëpër mote
gjithandej, edhe pas vrasjes së tij, me tradhti.
Rama ishte
edhe i ati i patriotit të mirënjohur Qazim Bllaca(1915-2005 ,po ashtu
intelektual dhe atdhetar i shquar, i cili eci hapave të të atit dhe gjithë
jetën ia kushtoi çështjes së shenjtë kombëtare, për të cilat, kaloi mëse 30
vite burg e internime të gjata nën sistemet komuniste në
Kosovë dhe Shqipëri.
Heroi Ramë Bllaca,
ishte një kolos i vërtetë, atdhetar i mirënjohur e trim besnik dhe
deputet i vendosur kombëtar i cili gjithë veprimtarinë e
vet patriotike ia kushtoi mbrojtjes së vendit dhe asgjësimit të planeve
serbe për spastrimin etnik të Kosovës, nga shqiptarët autokton, akti burrëror i
të cilit ende kujtohet me nostalgji dhe jehonë shumë fuqishëm, kudo në trojet
tona.
Erdhi në jetë
më 1879 në fshatin Bllacë të Therandës, fshat ky i njohur e historik,
i cili prej se mbahet mend, me përjashtim të ndonjë prej viteve
të pushtimit sllav, kur Serbia vendosi me forcë aty, ndonjë kolon serbo-malazez,
vendlindja e tij- Bllaca gjithmonë ishte dhe mbeti, vetëm shqiptare.
Sipas shënimeve
ekzistuese dhe datës së shënuar në epitaf, Rama u lind rreth një vit pas
themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kurse nga shkrimet me
tematik historike të dr. Muhamet Pirraku, mësojmë se edhe i
ati i Ram Bllacës- Fejzullahu, ishte luftëtar i njohur i
kësaj Lidhje të paharrueshme gjithëkombëtare.
Siç është thënë e
dëshmuar, veçanërisht prej atyre që e kanë njohur nga afër heroin, Ramë
Bllaca ishte adhurues i madh i këngëve patriotike dhe interpretonte edhe
vet me çifteli, madje këndonte në të dy dialektet e kombit, dhe fliste gjatë
gjithë kohës për historinë e lavdishme të shqiptarëve, në të gjitha trojet
tona, duke bërë kështu që jo vetëm i biri i tij Qazimi por edhe rapsodi
Riza Bllaca si dhe shumë të rinj tjerë të gjeneratave të asaj kohe, të
frymëzoheshin kombëtarisht dhe donin me shpirt e zemër,
gjithë Shqipërinë etnike!
Burrat me nam si ai, vend
të përmendur dhe historik, e bënë edhe vendlindjen e
vet-Bllacën, megjithëse ne njohim dhe dimë disa nga ta, apo thënë më
drejtë, vetëm ndonjërin prej tyre,për të cilin është shkruar dhe janë mbajtur
shënime nëpër kohë, por jo edhe të tjerët.
Sidoqoftë, dashuria e
madhe për atdheun dhe lidhjet e forta me vendin e lindjes, bënë që
të mos jetë koincidence fakti, se djemtë më të denjë të këtij vendbanimi,
edhe për mbiemër të vetin personal, zgjodhën kurdoherë me dëshirë dhe
mbajtën me krenari, pikërisht emrin e fshatit të tyre, atë të Bllacës
heroike.
Ky fenomen bie në
sy, që nga vitet e lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me
pjesëmarrësit aktiv të kësaj organizate famëmadhe, si i ati i
Ramës Fejzullahu, Fetah Bllaca etj, për tu kurorëzuar legjenda e
këtij fshati më vonë, me ushtarin besnik dhe njëri nga
prijësit më të devotshëm të shqiptarizmës që pati asokohe vendi, i
cili i doli vdekjes përpara dhe flijoi edhe jetën, për ndalimin e
shpërnguljes, mbijetesën dhe vazhdimësinë e shqiptarëve në trojet e veta,
heroin e përmasave kombëtare dhe mbrojtësin historik të Kosovës
trimin Ramë Bllaca.
Rama ishte burrëruar para
kohe dhe sprovuar me luftëra e beteja të pareshtura për çlirimin e
vendit të vet edhe para se Kosovën e tij të dashur, ta pushtonte
Serbia. Madje ai u përpoq pareshtur me mish e me shpirt që ti bashkonte
në kryengritje të gjithë bashkëkombësit e pambrojtur të cilët hiqnin
të zitë e ullirit nën pushtim, nga terrori dhe keqtrajtimet serbe, gjendje që
më së miri e dëshmon fragmenti i mëposhtëm, veçuar nga një shkrim më
i gjatë historik, mbi "Reformën Agrare në Kosovë" të futur
me dhunë nga Serbia, në trojet tona të pushtuara:
"Përveç
vrasjeve, dëbimit dhe dhunës nga Kosova, ata ndërmorën aksionin e përgjakshëm
për t’ua ndërruar fenë shqiptarëve, për t’i kryquar dhe për t’i serbizuar, si
shqiptarët myslimanë, ashtu edhe ata katolikë. Këtë masë të konvertimit e
ndërmorri pushteti malazez në Rafshin e Dukagjinit, në pjesën që e kishte
aneksuar. Përmes diktaturës ushtarake e policore “i tubonin shqiptarët me dhunë,
i vinin në rresht me flamur përpara dhe i çonin në kishë” U vranë e u
pushkatuan me mijëra vetë. Kjo kryqëzatë e ushqyer me helmin e urrejtjes fetare
e kombëtare, shekuj me radhë nga kisha e qeveritë e tyre, korri shumë viktima
të pafajshme. Fshatrat shqiptare rrethohen, plaçkiten dhe u vihet flaka.
Fshatra të panumërta u rrënuan për tokë, u shndërruan në grumbuj gërmadhash.
Oficerët serbë shpallnin se “paqja efektive në Shqipëri mund të arrihet vetëm
duke i shfarosur krejtësisht shqiptarët”. Urdhëri suprem i Beogradit ishte i
prerë: “Duhet mësuar ai popull i egër për të jetuar në një shtet modern”.
Pastaj, në gazetat serbe shkruante: “Duhet të vdesin disa gjenerata të
shqiptarëve që të harrohet çfarë bënë serbët ndaj tyre”.[32] Ata
kanë thyer dyert e shtëpive dhe kanë masakruar këdo që gjenin brenda, pa pyetur
në ishte i ri apo plak, burrë a grua. Një dëshmi tjetër që dëshmon edhe këte.
Se në tregun e Prishtinës, më 18 tetor 1912 më një lirë ari të Turqisë mund të
bliheshin 82 fesa turq. Më 10 nëntor 1912, po në këtë treg, një fes mund të
blihej me 82 lira ari. Ngritja kaq e lartë e çmimit ishte bërë për shkak se
ushtria serbe likuidonte të gjithë njerëzit me plisa të bardhë, ndërsa i
kursente ata që mbanin fesin turk në krye".(https://outlook.live.com/owa/?path=/mail/inbox)
Ramë Bllaca qe
detyruar që të kapte pushkën e bëhej pjesë e aksioneve luftarake që
nga viti 1910 e këtej, në fillim ai luftoi kundër turqve, ndërsa nga
tetori i vitit 1912-1915, kundër serbëve, për të vazhduar më vonë, nga
1915-deri më 1918, edhe kundër bullgarëve të cilët aso kohe, edhe ata
kishin pushtuar një pjesë të atdheut të tij.
Gjendja, nga fundi i
vitit 1912 deri në tetor të vitit 1915, ishte përkeqësuar aq shumë sa që
shfarosjen e shqiptarëve në ato mote të rënda, do ta ndalonte vetëm ardhja e
trupave Austro-Hungareze dhe dëbimi e ndjekja e ushtrisë serbe, e
cila megjithëse vetëm deri para pak kohësh kishte bërë luftëra e masakra
nga më të tmerrshmet për pushtimin e Shqipërisë, tani do të kalonte mes për mes
saj dhe vendosej në Korfuz, në ikje nga forcat austriake.
Por, pas përfundimit të
Luftës së Parë Botërore, fatkeqësisht Kosova dhe trojet tjera shqiptare,
sërish do të ripushtoheshin nga e njëjta ushtri e të ashtuquajturës
tanimë Jugosllavi e Versajës e pak më vonë edhe mbretëria e SKS, kohë
kur gjendja e shqiptarëve u përkeqësua së tepërmi dhe dramatizua
edhe më shumë.
Në vitin 1919 Beogradi
zyrtar solli Ligjin për Reformën Agrare, kurse nga fundi i shtatorit të vitit
1920 edhe Rregulloren për popullimin me serb e malazez të rajoneve
jugore, me pikësynimin kryesor Kosovën dhe trojet tona tjera nën okupimin
sllav.
Por dëbimi
i shqiptarëve nuk mund të bëhej me lehtësi të njëjtë në të gjitha
territoret e pushtuara shqiptare, madje në ato rajone ku rezistenca ishte ende
e gjallë dhe zhvillohej luftë e armatosur për mbrojtjen e tyre, forcat
serbe nuk mund të kalonin as me këmbë.
Ndaj më 15 korrik, të vitit
1924, në luftimet për shkatërrimin e Piemontit të fundit të rezistencës
kombëtare, si „shteti" i lirë, i Azem Bejtës, të cilin ai me
bashkëluftëtar e kishte ngritur mu në zemër të Drenicës dhe emërtuar
"Arbëria e Vogël", vritet edhe krye-prijësi i rezistencës
anti-serbe dhe heroi i kombit Azem Galica.
Me shuarjen e tij,
pothuajse do të shuhej edhe qëndresa aktive e shqiptarëve e cila
identifikohej me këtë trim dhe kishte filluar në krye me të, mese 12-13
vite më parë, që kur edhe u bë pushtimi me dhunë i tokave shqiptare nga
Serbia.
E për tu realizuar sa më
lehtë plani famëkeq i kolonizimit me serb e malazez dhe dëbimi i shqiptarëve në
Turqi, më 1929, trojet tona etnike nën pushtim, nga Serbia u ndanë në
tri të ashtuquajtura banovina: në banovinën e Zetës,
të Moravës dhe atë të Vardarit.
Hyrja në fuqi
e ligjit të trishtë serb dhe sistemi i ri agrar,
parashihte marrjen me forcë të tokave dhe konfiskimin e pasurive
të banorëve autokton dardan, shpërnguljen me dhunë nga
trojet e veta dhe dëbimin masiv të shqiptarëve në Turqi, për vendosjen e
kolonëve serbo-malazez në tokat dhe shtëpitë e tyre.
Vitet më të vështira për
shqiptarët, ishin sidomos ato ndërmjet të dy luftërave botërore, periudhë kur
shteti pushtues serb, kishte filluar dëbimet e dhunshme masive të tyre
dhe kolonizimin e gjerë të trojeve tona me ardhacak serb e malazezë, të sjellë
në mënyrë të organizuar nga brendia e Serbisë dhe Malit të Zi.
Për fat të keq, nuk ishte
hera e parë që Serbia vepronte në këtë mënyrë dhe përdorte metoda kaq radikale
kundër popullit dhe trojeve shqiptare nën pushtim.
Në vitin
1931 mbretëria e SKS, miratoi ligjin për kolonizimin e viseve
"jugore" me serb e malazez.
Kështu që
kolonizimi sidomos i Kosovës, jo vetëm e do të përshpejtohej
por përveç nxjerrjes dhe fuqizimit të ligjeve jugosllave për
dëbim, edhe "vëllezërit turq", do ti vinin në ndihmë mbretërisë
jugosllave me hartimin e planeve për shpërnguljen e shqiptarëve.
Në prill të
vitit 1934, në bisedimet turko-jugosllave, të mbajtura
në Ankara ndërmjet ministrit turk të Punëve të Jashtme
Ruzhdi Aras dhe atij jugosllav Bogolub Jevtiq, u
arrit marrëveshja për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, me kusht
që ata "ti përshtateshin" mentalitetit turk...
Menjëherë në një seancë
plenare më 1934, këto plane do ti kundërshtonte fort e me
vendosmëri deputeti dhe intelektuali i mirënjohur shqiptar Sheqir
Visoka,ai megjithëse kishte mbaruar mejtepin dhe studiuar në Stamboll dhe
Kajro, kurrë nuk ishte bërë hoxhë por iu kishte përkushtuar me tërë qenien e
tij, çështjes së shenjtë kombëtare, i cili në seancën e
cekur parlamentare do të deklaronte: "Shqiptarët nuk janë turq dhe
popullin tim nuk ka mundur ta qesë në pazar as Evropa se lere më Bogolub
Jeftiqi”, ndaj pushtuesi serb, nuk do ta lejonte më kandidimin e tij për
deputet dhe nga viti 1935 deri më 1941,kur do të fillonte edhe Lufta e
Dytë Botërore, do ta burgoste disa herë.
Më gjerësisht mbi
biografinë e Sheqir Visokës në https://sq.wikipedia.org/wiki/Shaqir_Visoka
Më 1935,u
bë miratimi i një konvente bilaterale me Turqinë për dëbimin e shqiptarëve
dhe elementit jo-sllav, nga "Serbia Jugore", që nënkuptonte Kosovën
dhe viset tjera shqiptare nën pushtimin sllav.
Më
1936, Turqia e Ataturkut miratoi marrëveshjen formale me qeverinë
jugosllave për transferimin e 200 mijë shqiptarëve në
Anadoll, me kushtin që mbretëria jugosllave, në emër të "përshtatjes
së tyre me mentalitetin turk”, dorëzimin e shqiptarëve ta bënte, të
regjistruar si "turq"në dokumentet përcjellëse, në mënyrë që në
Turqi, ata të mos guxonin të shprehnin aspirata etnike
dhe asimiloheshin më lehtë, ku qysh atëherë, ende nuk kanë asnjë të drejtë
kombëtare, nuk u lejohet të shkollohen në gjuhën shqipe, as ta quajnë
veten shqiptar, ngase Turqia edhe sot e kësaj dite nuk pranon se ka shqiptar në
territorin e saj.
..." Në
krah atyre iu doli Turqia e Ataturkut, e cila më 1936 shprehu gatishmërinë për
arritjen e një marrëveshjeje formale me Jugosllavinë për transferimin e 200
mijë shqiptarëve “që janë të ngjashëm me mentalitetin turk”, që në Turqi ata ”
të asimiloheshin lehtë”. Edhe sot e kësaj dite, ndonëse të shumtë në numër,
Turqia nuk njeh se në territorin e saj ka shqiptarë".
Më 3 mars të vitit 1937,
në Beograd u promovua memorandumin famëkeq i Vasa Cubriloviqit, për jetësimin e
të cilit Serbia shfrytëzoi të gjitha mjetet dhe mundësitë e aparatit
shtetëror gjithë-jugosllav që posedonte, përfshi edhe gjenocidin
me dhunë sistematike për dëbimin masiv deri në asgjësim dhe
spastrimin e tërësishëm e përfundimtar të shqiptarëve nga trojet e
veta etnike.
Fatkeqësisht, përveç etjes
së pashuar të serbëve dhe grekëve për shuarjen e popullit tonë nga faqja e
dheut edhe shteti aziatik turk, tregoi vullnet të pafund për
shpërnguljen, asimilimin dhe tjetërsimin e tërësishëm
të shqiptarëve, sa që përveç marrëveshjes së Lozanës me grekët në vitin
1923, më 1938 Turqia do të nënshkruante një traktat të ngjashëm edhe me
mbretërinë Jugosllave, sërish për shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve,
tanimë edhe nga trojet tona etnike nën pushtimin sllav.
Por përkundër të gjithave
sa ndodhnin me ta, shqiptarët edhe në ato periudha aq të vështira, mbetën
përherë të ndarë dhe nuk patën një trupë të njëmendët organizativo-politik
as nuk posedonin një plan apo program të përbashkët kombëtar, për
kundërvënie në mënyrë efektive, masave aq drastike të armiqve dhe
mbrojtjen e tyre kolektive nga shfarosja, që u kanosej çdo ditë prej Serbisë
dhe Turqisë.
Projekti i tillë famëkeq,
për fat të mirë, nuk arriti të realizohej tërësisht, vetëm fal faktit
se në vitin 1939, do të fillonte Lufta e Dytë Botërore.
Ndaj, bashkëkombës të
nderuar, paramendojeni vetëm një herë, sikur të mos shpërthente më
1939,Lufta e Dytë Botërore, se çka në të vërtetë do të ndodhte me
shqiptarët dhe çfarë tragjedish do të përjetonin trojet tona etnike edhe
nën pushtimin sllav nga "dashuritë" alla-turke, në të cilat ndoshta
njëjtë si në trojet tona nën shtetin grek, sot do të numëroheshin në gishta apo
edhe nuk do të ekzistonin më fare shqiptarët as aty.
Grupimi i vetëm politik
që rreth një vit pas ripushtimit të tokave shqiptare u lejua të krijohej nga mbretëria
e SKS, ishte partia "Xhemiet" apo „Bashkimi“ e cila fillimisht u
udhëhoq nga Nexhip Draga e më vonë nga i vëllai Ferati, por ajo
vepronte si përfaqësuese e interesave të myslimanëve e „turqve“ dhe jo në
emër të shqiptarëve, kështu që nuk mundi asnjëherë ti artikulonte interesat
kombëtare si duhet, ndaj vërtetë asokohe ndjehej mungesë tepër e
madhe, e një udhëheqje adekuate kombëtare për mbrojtjen e njëmendtë dhe të
drejtë, ekskluzivisht të çështjes shqiptare.
Nga shtatori i vitit 1920
deri në janar të vitit 1928, pushtuesit serb, vetëm mbi tokat e
uzurpuara të shqiptarëve në Kosovë, kishin ngritur mese 173 koloni
serbe dhe 419 fshatra me serb e malazezë të sjellë aty nga Serbia dhe
Mali i Zi.
E se deri në
çmasë u përkeqësua gjendja e shqiptarëve asokohe, më së miri e
shpjegojnë vargjet vijuese të këngës së njohur e cila nga atëherë
mbetet tejet aktuale dhe interpretohet me shumë dëshirë edhe sot:
"Re të zeza kanë ra në Kosovë"!
Re të zeza kanë ra në
Kosovë
Haj medet për popullin
tonë
Haj medet po banë
shqiptaria
Ligje të
rënda ka pru Serbia
Visa Bytyqi dhe
Halit zuzaku https://www.youtube.com/watch?v=5dG0CBxCfz8
Administrata pushtuese
serbe, në mënyrë që të arrinte realizimin e kushtit të vënë nga Turqia, për
përshtatjen e shqiptarëve me mentalitetin turk dhe plotësimin e kuotave
për dëbimin e tyre masiv, sipas memorandumit të Çubrilloviqit, kishte
filluar të përdorte metodën greke, të cilët pasi që shqiptarët e Çamërisë
me konventën e 30 janarit të vitit 1923, nënshkruar në Lozanë të
Zvicrës, mbi këmbimin e popullsisë greke në Turqi me atë turke
në territoret greke, kishin statusin e popullsisë së mbrojtur, qeveritarët
grek paguanin imamët turkofil për të regjistruar shqiptarët si “turq”, në
mënyrë që grekët të siguronin kushtin për dëbimin e tyre, jo si shqiptar, por
si turq në Turqi.
Kështu që me qëllim të
shpërnguljes së shqiptarëve sa më lehtë (edhe) Serbia kishte
"shpikur" metodën e deklarimit të tyre si turq,( Hajredin
Hoxha, Afirmimi i kombësisë shqiptare në Jugosllavi,Prishtinë 1983),e për
tjetërsimin nga ai kombëtar në atë fetar, Serbisë që nga fillimi, në ndihmë, si
rëndom, do ti vinin hoxhallarët.
Ndaj administratorët
serb, kudo që shkonin nëpër fshatra dhe qytete të Kosovës, merrnin nga një
imam shqipfolës me vete, në mënyrë që të bënin më lehtë, jo siç kamuflohej
zyrtarisht-"përshtatjen" me mentalitetin turk, por definitivisht
shndërrimin e shqiptarëve në "turq", për plotësimi e
kontingjenteve që i nevojiteshin Serbisë, për dëbim në Turqi.
E po
qese bashkëkombësit tanë, megjithatë merrnin guximin që të deklaroheshin
shqiptar, ata kundërshtoheshin fort dhe shumë ashpër, nga imamët shqipfolës, të
cilët në emër të “Allahut", keqpërdornin përkatësinë fetare
dhe detyronin shqiptarët që në defterët e Serbisë të regjistroheshin
“turq" pa pasur nevojë të ndërhynin administratorët serb.
Ndaj, pas gjithë këtyre
fatkeqësive që kishin goditur aq rëndë shqiptarët dhe vënë
ata ndërmjet teheve tmerrësisht të mprehta të gërshërëve të
pamëshirshme turko-jugosllave, me gjithë vonesën dhe nevojën e
jashtëzakonshme për daljen sa më parë të një segmenti të ri në skenën politike
dhe një përfaqësim të njëmendtë e adekuat të tyre në baza të pastra
kombëtare, vetëm në mars të vitit 1935,me ndihmën e Legatës Shqiptare në
Beograd, mundi të krijohej një organizatë studentore me emrin „Besa“,
e cila pikësëpari u detyrua të merrte përsipër kundërvënien e propagandës
antikombëtare të imamëve që bashkëpunonin me organet pushtuese serbe dhe
keqpërdornin fenë për tua imponuar shqiptarëve të besimit mysliman ta quanin
veten turq, ngritjen e vetëdijes etnike të bashkëkombësve nën pushtim dhe
pengimin e shpërnguljes së tyre në Turqi.
Ishte koha kur përveç
elaborati famëkeq të Vasa Çubriloviqit, i cili parashihte zhbërjen e plotë të
shqiptarëve në Kosovë dhe viset tjera shqiptare nën pushtim, me masat më
radikale të dhunës dhe represionit shtetëror, që nga kërcënimi për jetë,
arrestimet, dënimi pa arsye, dhunë nga xhandarmëria dhe sulme nga forcat
çetnike, e deri te vrasjet dhe zhdukjet pa gjurmë të tyre, njëjtë siç ishte
vepruar edhe më 1877-1878,me shqiptarët e Nishit, Kurshumlisë, Toplicës etj,
vende ku fatkeqësisht, tash e atëherë nuk jeton më asnjë shqiptar.
Organizata studentore
“Besa” sa kishte vështirësi me administratën pushtuese serbe, kokëçarje
pothuajse edhe më të mëdha i shkaktonin vazhdimisht imamët turkofil, të
cilët për asimilimin, tjetërsimin dhe shndërrimin e shqiptarëve në turq, qysh
në atë kohë përveç vënies në shërbim të interesave turke, për shërbimet e
tyre,merrnin edhe nga Serbia subvencione të mëdha financiare, ndaj
dhe ishin kthyer plotësisht në dorë të zgjatur të saj dhe nuk reshtnin
me propagandën e tyre se kinse shqiptarët "mysliman" ishin turq
dhe duhej të shpërnguleshin në Turqi.
Rasti më flagrant i
tjetërsimit praktik të shqiptarëve, është asimilimi komplet i banorëve të një
fshati të tërë si Mamusha, ku imamët shqipfolës të lindur e rritur në
Kosovë dhe bij të prindërve shqiptarë, por të influencuar nga Turqia
dhe për ti plotësuar dëshirën e fundit Nikolla Pashiqit,
kryeministrit të atëhershëm të SKS, si dhe themeluesit e
udhëheqësit të partisë radikale serbe,para se ai të pushohej nga puna si
kryeministër, pensionohej dhe vdiste nga dëshpërimi,
detyruan bashkëkombësit e vet në këtë fshat, që në defterët e Serbisë
të gjithë të shkruheshin turq" dhe kështu turqizuan gjithë
fshatin nga fiset autoktone krejtësisht shqiptare si Berisha, Bytyqi,
Kryeziu, Morina, Mazreku, Thaqi, Krasniqi etj.
Ngjashëm me
ta, veproi edhe qeveria e kryesuar nga Hashim Thaqi,i cili së fundmi
për ti bërë qejfin tanimë edhe Erdoganit, apo "sulltanit"
të ri, në emër të decentralizimit më 2008, nga një fshat të thjeshtë me
vetëm 5000 njerëz, ku të gjithë banorët flisnin shqip, e shpalli
Mamushën komunë "turke", njëra ndër komunat më të vogla në
Kosovë, gjë që për fshatra më të mëdha shqiptare, megjithëse u kishte
premtuar, ai nuk mbajti fjalën e dhënë për ngritjen e tyre në
komuna.
Në ato
mote aq të rënda për popullin tonë, pas prodhimit të bollshëm të turqve me
ndihmën e imamëve të shitur, Serbia ndërmori hapin e radhës, dhe angazhoi formacionet më të
ashpra çetnike me në krye kriminelët më antishqiptar të kohës
si Miliq Krstiq,Kosta Peçancin, Vasilije Trbiq ,Jovan
Babunski etj,për jetësimin e elaboratit të trishtë
të Çubriloviqit, me ligje dhe veprime
skajshmërisht represive e diskriminuese për dëbimin masiv të popullit
tonë, si dhe asgjësimin e tërësishëm të shqiptarëve edhe në Kosovë, ligje
të cilat më së miri i përshkruajnë vargjet vijuese të këngës; "Re të
zeza kanë ra në Kosovë".
Ligje të rënda zi e më zi
Me i shpërngul shqiptarët
në Turqi
Në Anadoll shqiptarët me
i que
Tokat serbëve me ua
lëshue
"Re të zeza ran
n`Kosovë" min.033. https://www.youtube.com/watch?v=5dG0CBxCfz8
Ndaj,
Ramë Bllaca si njëri nga heronjtë më të spikatur të kohës dhe i deleguari
më besnik i shqiptarëve në parlamentin e atëhershëm të mbretërisë së
SKS-s, burrë i zoti dhe personalitet shumë i respektuar, si në vendlindjen
e vet e Therandë, ashtu edhe në Kosovë e më gjerë dhe gjithë trojet
shqiptare nën pushtimin sllav, ishte vënë në pozitë aq të vështirë, sa që
megjithëse nuk pushonte përpjekjet e tij pothuajse mbinjerëzore kombëtare, ato
nuk tregonin efektin e duhur për ndalimin e shpërnguljes së bashkëkombësve të
vet dhe pengimin e planeve serbe, për të spastruar Kosovën nga
shqiptarët.
Brenga e
heroit për shpërnguljet aq të mëdha të cilat arrinin shifra alarmante, sa vinte
e rritej edhe për faktin se as partia “xhemiet” megjithëse përbëhej dhe udhëhiqej
nga shqiptarët e Kosovës, nuk reagonte sa duhej kundër propagandës
antikombëtare të imamëve dhe veprimeve represive serbe , si
dhe asnjëherë nuk arriti ti artikulonte problemet e njëmendta
të shqiptarëve, të pengonte shpërnguljet e tyre, as të ndihmonte
bashkëkombësit, qe të qëndronin në trojet e veta kombëtare.
Ndaj, të gjitha shpresat ishin hedhur tek Organizata
Studentore „Besa“ (1935-1944) e formuar pas aq vuajtjesh e peripecish,
që me gjithë mundësitë e
kufizuara, vepronte pareshtur me mish e me shpirt për sensibilizimin
e bashkëkombësve të vet,që të mos lëshonin trojet shqiptare nën pushtimin
serb, anëtarë eminent i të cilës ishte edhe Qazim Bllaca, i biri i
Ramë Bllacës, asokohe student i fakultetit juridik në Beograd, fakt të
cilin e vërteton edhe nipi i nderuar i heroit Ramë Bllaca z. Zani Ibrahim
Bllaca, në përgjigjen e dërguar, ditën e premte të dy marsit të viti
2018, në internet
FR 09:22
“N' organizaten e
studentve "Besa" ishte Qazim Bllaca me student tjere nga Kosova dhe
kete organizate e ka ndihmue shume,si kam ndegjue Ramë Bllaca”.
Për aq
më keq, sikur të mos mjaftonin masat e pareshtura terrorizuese
shtetërore serbe, asimilimi i përditshëm e regjistrimet si turq, si dhe
shpërnguljet masive të shqiptarëve në Turqi, siç u cekë edhe më parë, përkundër
thirrjeve nga patriotët e kombit, një numër i konsideruar
i hoxhallarëve vazhdonin me propagandën e tyre antikombëtare dhe nuk
pushonin duke trumbetuar kudo nëpër shtëpi, familje dhe xhami, se kinse
shqiptarët musliman ishin turq dhe duhej të shpërnguleshin nga Kosova,
sepse e ardhmja e tyre ishte në Turqi.
Madje,kur
propaganda e shfrenuar e imamëve turkofil, pothuajse kishte shterrur të gjitha
prapësitë tjera në dëm të popullit shqiptar, për të arritur kulmin e efektit
antikombëtar të pasigurisë së popullit shqiptar nën pushtimin sllav, së fundi
ata kishte përhapur lajmin e rremë se kinse edhe vet Ramë
Bllaca, së shpejti do të ikte në Anadoll, ndaj procesit të shpërnguljes
nuk i shihej fundi.
Në anën tjetër, për të gjithë shqiptarët
e konvertuar me ndihmën e imamëve në turq, Serbia kishte urdhëruar
nëpunësit e saj, që atyre tu krijoheshin të gjitha lehtësitë e
mundshme, për shpërnguljen sa më të shpejtë, në Turqi.
Ky trend
kaq fatkeq, rritej e përshpejtohej deri në përmasa të rrezikimit të
përgjithshëm të elementit shqiptar në Kosovë, kurse njëkohësisht
dhe paralel me shpërnguljet e shqiptarëve, kolonizimi i
Kosovës me ardhacakë serbë e malazezë sa vinte e shtohej dhe ishte
shndërruar në shqetësim të frikshëm për Ramë Bllacën dhe Organizatën
studentore "Besa", si dhe vinte në pyetje ekzistencën e
përgjithshme të shqiptarëve në trojet e veta.
Ndaj gjendja
e krijuar për shqiptarët, kishte detyruar Ramë Bllacën që në mënyrë
ultimative të ndërpriste të gjitha kontaktet me imamët antikombëtar dhe
hynte punës në mënyrë intensive, bashkë me organizatën "Besa" pë
gjetjen e një plani urgjent dhe ndalimin sa më parë të atij trendi kobzi
që vazhdonte ta godiste aq rëndë Kosovën.
Në
këto rrethana edhe Organizata Studentore “Besa”, intensifikoi aktivitetin
e saj dhe arriti që në mënyrë të shpejtë të shtrihet e zgjerohet,
pothuajse në të gjitha qendrat kryesore shqiptare në Kosovë dhe viset
tjera nën pushtim, ndërsa programi parësor politik, që asaj iu
imponua në ato momente, ishte, pikë së pari, luftimi i propagandës antikombëtare të imamëve vendorë, vetëdijesimi
kombëtar i shqiptarëve, pengimi i dëbimit të tyre prej
trojeve të veta nga regjimi pushtues i Serbisë, angazhimi konsekuent
për mësimin e gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës shqiptare, si dhe
forcimin e idesë për Shqipërinë Etnike dhe luftën e paepur për bashkim
kombëtar.
Organizatës
"Besa" si grupim i fshehtë politik që veprimtarinë kombëtare
detyrohej ta zhvillonte në ilegalitet,për gjetjen e vendeve të sigurta të
veprimit, ku aktivistët e saj mund të tuboheshin dhe shqyrtonin
ndërmarrjen e masave adekuate kundër shpërnguljes së bashkëkombësve nga Kosova,
do ti vinte në ndihmë heroi Ramë Bllaca, duke shfrytëzuar miqësinë që kishte me dy prej
figurave më të mirënjohura kombëtare, të asaj kohe, si Musa sheh Zade
i lindur në Gjakovë dhe rritur e burrëruar në Prizren si dhe sheh Hasani
nga qyteti i Lidhjes, të cilët objektet e veta të kultit( teqetë),kishte kohë
që i kishin vënë në shërbim të kombit, kurse nën petkun fetar, punonin edhe vet
pareshtur për çështjen shqiptare.
Lidhjet dhe bashkpunimin
e Ramë Bllacës me figurat e lartcekura kombëtare, i vërteton edhe
z. Demir Zekolli, nga fshati Bllacë, historian dhe menaxher i trashëgimisë
kulturore në Therandë ish Suharekë, në një bashkëbisedim që patëm në orët e
vona më 21 shkurt të vitit 2018, i cili u shpreh se me sheh Hasanin e me
sheh Hysenin, kanë bashkpunu Ramë Bllaca e më vonë edhe Jup
Demiri e Brahim Rama.
21. FEBRUAR 02:46
“Gani....Me Sheh Hasanin e me Sheh Hysenin kan
bashkepunue R. Bllaca e me von edhe Jup Demiri e Brahim Rama”.
Këtë fakt e dëshmoi edhe
Zani Bllaca, nipi i Ramë Bllacës, në komunikimin e datës 2 Mars të
vitit 2018, që patëm me të:
FR 09:22
"I nderuar z.
Gani,gjyshi im kishte n' at kohë kontakte me personalitete e figura të shquara
kombëtare e natyrisht edhe me patriotët e koloset
e shqiptarise si jane Musa Sheh Zade,sheh Hasani....etj.te cilet tere jeten ia
kushtuan çeshtjes Kombetare ".
Organizata studentore
“Besa” aktivist i denjë i të cilës ishte edhe Qazim Bllaca, djali i heroit të
kombit Ramë Bllaca, në mungesë të vendeve adekuate dhe të sigurta për
veprim, tubimet e veta do ti mbante në "teqenë" e sheh
Hysenit në Prizren, e cila njihej për rolin konstruktiv ndaj çështjes
kombëtare që nga formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,ku qysh atëherë ishin
mbajtur takime, zhvilluar seanca plenare dhe pritë e përcjellë me zemër të
hapur, krerët kryesor të Lidhjes Kombëtare Shqiptare si dhe delegat të
shquar të kësaj Lidhjeje prej Shkodrës dhe Malësisë nga vet udhëheqësi (i
teqes) sheh Hyseni, si dhe teqenë e sheh Hasanit, po në qytetin e
Lidhjes, vend ku tuboheshin besimtarët me prirje kombëtare dhe ku
edhe organizata "Besa" që nga fillimi kishte gjetur
strehën më të ngrohtë dhe të sigurt të veprimit.
Organizatës “Besa” si
shpresa e vetme e kohës për shpëtimin dhe mbijetesën e qenies shqiptare në
trojet e pushtuara nga mbretëria jugosllve, jo vetëm se iu ofruan objekte e
lartcekura të kultit për veprim, por u përkrah e ndihmua gjithanshëm dhe
pareshtur edhe veprimtaria e saj, nga dy prijësit kryesor të tyre, si
nga i biri i sheh Hysenit, Musa sheh Zade i cili më 1943 do të
zgjidhej edhe kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe sheh
Hasani antarë i kryesisë saj,krahas të cilëve, pa dyshim se do të gjente vendin
e merituar edhe i biri i heroit Ramë Bllaca- Qazimi, Lidhje kjo-formula e vetme e të
cilës, ishte Bashkimi Kombëtar.
Sipas Tahir Zajmit, në
Kuvendin themelues të Lidhjes së dytë të Prizrenit,morën pjesë
42 delegatë[28]. Me vota të fshehta Kuvendi për Kryetar zgjodhi
dijetarin Sheh Musa Shehzade me 38 vota, kurse për nënkryetarë: Aqif
Blutën dhe dr. Rexhep Mitrovicën, me nga 17 vota.... anëtarë të kryesisë ishin
edhe Asllan Buletini, sheh Hasani, Qazim Bllaca etj. http://www.forumishqiptar.com/threads/18192-Lidhja-e-dyt%C3%AB-e-Prizrenit
Kontributin për çështjen
kombëtare, (siç shprehet edhe i nipi i Ramë
Bllacës-Zani Bllaca), nuk do ta ndalonin për gjallje të vet, asnjëri nga kolosët e përmendur të
shqiptarisë, deri në pushkatimin pa gjyq të Musa sheh Zades më 1946, nga
komunistët jugosllav të cilët qysh atëherë, zhdukën pa gjurmë edhe
trupin e tij duke mos i lënë kund shenj as varrë, si dhe mbytjen
në burg të sheh Hasanit më 1955 nga agjentët e Rankoviqit, pa harruar me këtë
rast të përmendim edhe burgosjen pothuajse gati të përjetshme të Qazim
Bllacës, fillimisht nga regjimi jugosllav në Kosovë e më vonë edhe nga
ai shqiptaro-komunist i Enver Hoxhës, në Shqipëri, për mese 30 vite
me radhë.
........"në
fillim të vitit 1946, komunistët do t’i binin në gjurmë vendqëndrimit të Musa
Shehzades, dhe ai do të arrestohej e do të likuidohej. Ai u ekzekutua në moshën
76-vjeçare, pa vendim të gjyqit, në grykën e Lumbardhit të Prizrenit. As sot e
kësaj dite, me gjithë përpjekjet e shumanshme të pasardhësve të tij, varri i
këtij patrioti nuk dihet".
ardhmeriaonline.com/artikull/article/ulemate-dhe-kryengritjet
Veprimtarinë e filluar për
çështjen kombëtare, njëjtë si Ramë Bllaca e Musa sheh Dade, do ta vazhdonte
edhe sheh Hasani i cili që nga viti 1912, vet ishte vënë në krye të qindra luftëtarëve të Prizrenit, Hasit e
Anadrinisë në luftën e Lumës, i priu personalisht aksionit
për heqjen e mbulesave turko-arabe në Dukagjin e më gjerë, si dhe u
angazhua me mish e me shpirt për hapjen dhe vazhdimësinë e shkollave
në gjuhën shqipe edhe pas Luftës së Dytë Botërore në qytete dhe fshatra të
Kosovës.
Madje, ai vijoi
pareshtur dhe me shumë vendosmëri përpjekjet për pengimin e riaktivizimit
të shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, pas nënshkrimit të Traktatit
turko-jugosllav më 1953 në Split, ndërmjet Titos dhe ministrit të jashtët
turk Kyperli.
Për dëbimin me dhunë të
shqiptarëve në Anadoll, mijëra shqiptarë
terrorizohen pa asnjë arsye, rrihen, burgosen e vriten pa shkas dhe tmerrohen
edhe në shtëpi, përfshi edhe familje të tëra, për të ikur në Turqi, e keqe të
cilës në ditët më të vështira për kombin, mori guximin ti dilte përpara me
mundësitë që kishte, pothuajse i vetëm sheh Hasani i Prizrenit, duke
kundërshtuar me forcë keqtrajtimin dhe shpërnguljen e serishme
të shqiptarëve në Turqi.
Ndaj, përveç se do të
survejohej dhe do të përndiqej e shantazhohej në vijimësi për disa vjet me
radhë nga sigurimi famëkeq serb, në korrik të vitit 1955, në emër
të fushatës së trisht të mbledhjes së armëve dhe akuzën se mbante
lidhje me Komitetin Shqiptar si dhe sigurimin e Shqipërisë, sheh Hasani do
të burgosej bashkë me 13 bashkëmendimtar e bashkë-idealist dhe pas
torturave të ushtruara mbi të, ku thuhet se më në fund edhe u helmua
nga agjentët e antishqiptarit Aleksandër
Rankoviqi, vdiq në "rrethana enigmatike" në burgun e
Prizrenit.
.....”Në fakt Procesit të Prizrenit i parapriu një proces tjetër politik(korrik 1955) i ashtuquajtur "grupi i
shehëlerëve" prej 14 vetësh, të cilët qenë akuzuar për lidhje me Komitetin
Shqiptar në Romë dhe për bashkëpunim me Sigurimin shqiptarë. Në këtë proces
qenë përfshirë: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (i cili në rrethana
enigmatike vdes)”... www.pashtriku.com "Ndjekjet,burgosjet
dhe persekutimi i shqiptarëve nga regjimi i Titos gjatë viteve 1948-1968*.
Shqiptarëve asokohe,
përmes një aksioni shtetëror, të ashtuquajtur "Grumbullimi i
tepricave" për "nevojat e shtetit-jugosllav", jo vetëm se
do tu merrej edhe buka e gojës nga magjet familjare në shtëpi, por në
dimrin e ashpër të viteve 1955-56,do të zhvillohej edhe aksioni famëkeq i
mbledhjes së armëve, kur qindra bashkëkombës tanë do të gjenin vdekjen, kurse
mijëra të tjerë do të sakatoheshin përgjithmonë nga torturat policore
nëpër burgjet serbo-sllave.
Vetëm
gjatë viteve sa Aleksandër Rankoviqi qëndroi në
pushtet, në Turqi u dëbuan pothuajse një e treta
e popullsisë së atëhershme të Kosovës, apo 283 mijë shqiptarë të
shpërngulur me dhunë.
Pikërisht
këtë kriminel dhe kryevrasës të shqiptarëve, më 1946 gjatë vizitës së tij
zyrtare në Beograd, për çudi, udhëheqësi i atëhershëm i Shqipërisë Enver Hoxha,
do ta dekoronte me Urdhërin Ylli Partizan i Klasit të
Parë, e përkundër të gjithave sa ai bëri mbi shqiptarët, edhe
pas shkarkimit të tij nga posti në sistemin shtetëror jugosllav, dhe
vdekjes së diktatorit komunist shqiptar, Shqipëria kurrë nuk e tërhoqi
dekoratën dhënë Rankoviqit.
Por le të kthehemi edhe
një herë, tek veprimtaria historike e Ramë
Bllacës, miqve më të mirë të të cilit në Prizren dhe Dukagjin, Musa
sheh Zadehe dhe sheh Hasani, në kohët më të vështira rekrutonin edhe
anëtarë të ri për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe lidhnin ata me heroin Ramë
Bllaca, ndihmonin në mënyrë aktive edhe personalisht mbrojtjen dhe
avancimin e çështjes kombëtare si dhe bashkë me aktivistët e organizatës
studentore "Besa",studionin të gjitha variantet e mundshme
mbi gjetjen e një ideje efektive për pengimin e shpërnguljes së
mëtejme masive të bashkëkombësve shqiptar që përditë e më tepër dhe
në numër gjithnjë e më të madh, detyroheshin të iknin nga Kosova në Anadoll.
E në mënyrë që edhe Ramë Bllaca pa nxitur dyshime
në sy të xhandarmërisë dhe pa u hetuar nga spiunët dhe bashkëpunëtorët
e pushtuesit serb, të mund të merrte pjesë në tubimet e fshehta të aktivistëve
të “Besës” të cilët tuboheshin dhe mbanin takimet ilegalisht, sa herë
kishin nevojë, të kamufluar si “myhyb”,në teqetë e sheh Hysenit dhe sheh
Hasanit në Prizren, sipas asaj që më ka rënë të dëgjojë shpesh nga
më të vjetrit në ndeja të ndryshme burrash, nëpër oda të Hasit dhe
Dukagjinit, anëtar i teqesë ishte bërë edhe ai, ndërsa dëshmitë më
bindëse për këtë, vijnë veçanërisht, nga tregimet e plakut tanimë
rreth të nëntëdhjetave, Rrahman Baldedaj nga qyteti i Prizrenit, i ati i të
cilit-Ademi, ishte po ashtu “myhyb” dhe përveç miqësisë personale me Ramë
Bllacën, ata të dy, kishin edhe një mik të përbashkët familjar, në
Astrazub, ku Ademi kishte motrën të martuar ndërsa Ramë Bllaca të bijën.
Madje, pikërisht me
qëllim të mbrojtjes së heroit Ramë Bllaca dhe aktivistëve të
Organizatës “Besa”, sipas porosisë së udhëheqësve të teqeve, ku mbaheshin
takimet, Ademi ishte punësuar xhandar, në mënyrë që, veprimtarët e
çështjes kombëtare në Prizren e rrethinë ti mbante të informuar dhe
ruante ata nga intervenimet e mundshme të organeve pushtuese
serbe, sidomos gjatë tubimeve që mbante Organizata "Besa" sipas
të cilit Ramë Bllaca pasi ishte bërë anëtarë i teqesë, kishte marrë si dhuratë
nga Sheh Hasani edhe një "taxhë" (kësul apo qeleshe e dervishësh
e mbështjellë anash me mushama të zezë dhe lartësi të bardhë) si dhe një shkop
të veçantë për ecje, që shihen edhe në foton fillestare,vendosur në krye
të shkrimit, me të cilat heroi do të hynte e dilte i veshur si besimtar në
tubimet që mbaheshin për çështjen kombëtare aty, dhe mbante ato, deri në
vrasjen e tij.
Ademi si njeri i mirë-informuar
për kohën, për gjallje të vet, jo vetëm se e kishte diskutuar shumë herë
vrasjen tragjike të heroit Ramë Bllaca me Musa sheh Zaden dhe sheh
Hasanin, por i kishte folur shpesh edhe të birit me dhembje, se
fatkeqësisht vrasësit e heroit, ishte vërtetuar që ishin shqiptar,
e për aq më keq, ata nuk ishin as të largët dhe as të pa njohur edhe
për vet Ramë Bllacën.
Ndërsa, projektet kobzeza
të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, nuk ishin të parat as të fundit, ato
datonin qysh me "Naçertanjen ” e Garashaninit dhe bazoheshin në
luftën speciale kundër shqiptarëve për dëbimin masiv të tyre nga trojet e
veta ,projekte gjenocidiale me të cilat u shërbyen që nga
Nikolla Pashiqi e krajl Nikolla i Malit të Zi, deri te Çubrilloviqi,
Andriqi, Rankoviqi dhe vet Millosheviqi, si krimineli i fundit që
edhe në kohën moderne dhe fund të shekullit XX, provoi edhe një
herë shfarosjen e shqiptarëve dhe aneksimin e tokave të tyre nga
Serbia.
Por Greqia
as Serbia, përkundër përpjekjeve të pareshtura antishqiptare, pa ndihmën e
Turqisë, kurrë nuk do të arrinin, që për kohë aq të shkurtër të kryenin
deportime aq të mëdha dhe zbrazje kaq masive, të trojeve tona
etnike, sikur shteti turk me keqpërdorimin e imamëve për veprime antikombëtare të
mos u vinte në ndihmë shtetit grek dhe atij serb si dhe të mos shndërrohej
në Lokomotivë të tyre, për shpërnguljen e miliona shqiptarëve në Anadoll.
Përveç takimeve në
Prizren, në kërkim të opsioneve për ta thyer trendin e rrezikshëm të
shpërnguljes së bashkëkombësve nga Kosova, që kishte marrë përmasa shqetësuese
dhe kërcënonte me zhbërjen e elementit shqiptar në këto troje, me
arsyetimin se ai vizitonte të birin Qazimin si student, Ramë Bllaca
takonte, konsultohej dhe zhvillonte diskutime të
vazhdueshme me anëtarët e "Besës" edhe në banesat e
tyre në Beograd, sa herë që shkonte të merrte pjesë në tubimet
parlamentare si deputet i parlamentit të SKS.
Ndaj, pas takimeve të
mbajtura dhe shqyrtimit të kujdesshëm të gjendjes së krijuar në vend, për
ndalimin e shpërnguljes së mëtejme të shqiptarëve, aktivistët
e Organizatës Besa dolën me idenë që Ramë Bllaca si përfaqësues i
denjë i popullit, të niste një shtëpi të re në fshatin e tij në Bllacë,kurse
përveç ndikimit që duhej të bënin në popull Musa sheh Zade dhe Sheh Hasani edhe
këshilltarët personal të Ramë Bllacës, morën për obligim që kudo mundnin e
arrinin, tek të njohur, shokë e miqësi, të përçonin porosinë dhe
bindnin shqiptarë, që të mos e lëshonin atdheun e tyre, sepse Ramë Bllaca
,jo vetëm se nuk do të shpërngulej në Turqi, por ai as nuk do ta
linte tokën e të parëve për asnjë çmim, do të qëndronte përgjithmonë në vend të
vet dhe kishte filluar të ndërtonte edhe shtëpi të re në Kosovë.
Posa
Ramë Bllaca filloi ndërtimin e shtëpisë së re, dhe anëtarët e organizatës
"Besa“, shpërndanë porositë gjithandej, me thirrjet drejtuar shqiptarëve
kudo, për të mos e lëshuar vendin e vet, përhapja e këtyre lajmeve
dhe thirrjet e vazhdueshme të heroit për qëndrimin e bashkëkombësve në
atdhe, jo vetëm se bënë bujë të madhe, por ndikuan aq shumë për të mirë tek
shqiptarët, sa që ata, pothuajse ndaluan shpërnguljet dhe filluan të
zmbrapseshin gjithnjë e më tepër nga planet për të lënë Kosovën dhe ikur në
Turqi.
Por një
efekt kaq i fuqishëm dhe tejet pozitiv i veprimtarisë së Ram Bllacës, sado
që ishte i mirëseardhur për Kosovën dhe shqiptarët, nuk do
tu pëlqente edhe autoriteteve pushtuese serbe, ndaj pasi që me ndihmën e hoxhallarëve
dhe bashkëpunëtorëve të tyre nën petk fetar, për kohë të shkurtër, kishin
arritur ti regjistronin një numër të konsideruar shqiptarësh si turq
dhe kishte promovuar edhe elaboratin e Çubrilloviqit , aty nga fundi
i muajit korrik të vitit 1937,pra rreth pesë muaj pas hyrjes në fuqi të
Memorandumit të Çubrilloviqit, Serbia tanimë kishte përgatit edhe një
vendim në formë të ligjit zyrtar, enkas për dëbimin masiv dhe
të organizuar të shqiptarëve në Turqi.
Ndaj kur po
afrohej data e paraparë që mbretëria jugosllave, ta nënshkruante edhe një
traktat të ri ndërshtetëror me Turqinë, për dëbimin masiv të shqiptarëve
në Anadoll, në mënyrë që vendimi zyrtar për dëbim të bëhej i plotfuqishëm dhe i
zbatueshëm në terren, qeveria e sks, kishte ftuar përfaqësuesit
e shqiptarëve në kuvendin e mbretërisë së asokohshme të serbëve,
kroatëve dhe sllovenëve në Beograd, që ta nënshkruanin këtë akt famëkeq, i
cili duhej të paraqitej si dëshmi para botës dhe shitej para syve
të opinionit ndërkombëtar, si vullnet i vet shqiptarëve për
zhvendosjen e tyre me "vetdëshirë" në Turqi.
Dhe në momentin
që kishte mbetur më pak se një vit, për nënshkrimin e Konventës
famëkeqe jugosllavo-turke të 11 qershorit të vitit 1938, e
cila për Serbinë paraqiste një shansë të papërsëritshme për
spastrimin përfundimtar dhe të tërësishëm etnik të shqiptarëve nga
këto troje, në fund të korrikut të vitit 1937,qeveria serbe ftoi në
Beograd edhe Ramë Bllacën, që ta nënshkruante vendimin e saj zyrtar, për
dëbimin e bashkëkombësve të tij nga Kosova.
Marrëveshja parashikonte shpërnguljen më masive të
deriatëhershme, e cila për fillim do të niste me 40.000 familje shqiptare
dhe 300.000 anëtarë të tyre, ndërsa grumbullimi për deportimin e
planifikuar në Turqi, sipas idesë së Tito-s, me arsyetimin se edhe adoptimi
për shpërngulje do bëhej më lehtë, në një vend të banuar me shumicë
shqiptare si Shkupi, pikërisht aty, u vendos të bëhej grumbullimi i tyre,
prej nga transferoheshin me tren në Selanik, ku ngarkoheshin në vaporët turq
dhe dërgoheshin për në Turqi.
Vendimin e tillë, sado
i rëndë e i papranueshëm që ishte, sipas këngës së rapsodëve
popullor, asokohe e kishin nënshkruar të gjithë deputetët tjerë, me
përjashtim të Ramë Bllacës, i cili ditën e nënshkrimit, nuk kishte qenë i
pranishëm në punimet e parlamentit të mbretërisë së SKS,
Ndaj Ramën, do ta
ftonin me xhandar që edhe ai të shkonte urgjentisht në Beograd, pa i
shpjeguar arsyen se për çfarë kërkohej atje.
E pasi që përfaqësuesit
tjerë, pa bërë shumë zhurmë, kishin vënë nënshkrimet e veta mbi atë
vendim shfarosës për shqiptarët, pushtetarët serb shpresonin se të njëjtin,
tanimë do të detyrohej ta nënshkruante, pa ndonjë kundërshtim të fortë edhe
Ramë Bllaca vet.
Madje të trimëruar
nga moskundërshtimi i kolegëve të tij deputet, për miratimin e ati akti të
turpshëm, sapo Rama futet në parlament, ata
fillimisht bëjnë sikur po e prisnin me dashamirësi, i urojnë
“mirëseardhje” dhe ofrojnë edhe kafe, e tek pastaj i vendosin me
delikatesë mbi tavolinë, të njëjtin vendim, që edhe ai ta
nënshkruante, pa kundërshtim e zhurmë të madhe, por Rama i shqetësuar për fatin
që Serbia po i përgatiste popullit të tij, nuk e pi kafenë e tyre, as nuk
e nënshkruan vendimin e qeverisë serbe, për shpërnguljen e shqiptarëve nga
trojet e veta.
Përgjigja e Ramë Bllacës
ishte një-Jo e madhe! Një kundërshtim i palëkundur dhe i vendosur deri në
fund, akt që hidhte poshtë me përbuzje vendimet gjenocidiale të
Serbisë kundër qenies shqiptare.
Hero i kombit që nuk u
thye kurrë, atë ditë as më vonë dhe mbeti i palëkundur deri në fund para
pozicionit të tij të njohur historik, me gjithë çmimin e lartë të
cilin ai u dashtë ta paguante, duke flijuar edhe jetën për vendin dhe popullin
e vet.
Ndaj veprën e heroit
në origjinal, që nga ajo kohë, e ruan të
paprekur përgjithmonë historia, kurse përgjigjen e vulosur të
Ramë Bllacës me aktin heroik të trimërisë, fjalë për fjalë e rikujton
përjetësisht kënga e popullit të tij:
Jo në Turki na nuk
mujmë me shkue
Pesëqind vjet me ta kem
luftue
Serbët
fillimisht bëjnë sikur po ndjeheshin të "fyer" me kundërshtimin
e tij, pastaj përpiqen ta bindin Ramën, duke ia kujtuar me
"dëshpërim", se si kinse ai, bukën e tyre, ishte duke ngrënë.
Mos
kështu or axha Ramë
Se Bukën
tonë je duke ngranë
Por
heroi Ramë Bllaca,ishte aq i paluhatshëm në qëndrimet e veta, sa që jo vetëm se
nuk pranoi ta nënshkruante, një vendim të tillë, por në një çast zemërimi kur
kryeministri serb Milan Stojadinoviq,do ta kërcënonte me fjalët se; o do ta
nënshkruante edhe ai si gjithë të tjerët,o do të vdiste, Ramë Bllaca si burrë
që nuk i trembej syri as në rastet si këto, edhe pse, siç thotë fjala
popullore, gjendej mu para “gojës së ujkut”, ai pa menduar dy herë,
do ta griste e bënte copë-copë dhe hidhte pjesët e grisura të vendimit
para këmbëve të kryeministrit Stojadinoviq duke i thënë:
-Ja ku e
ke.. vendimin!
-Merre-
ky është nënshkrimi im!
-Unë e
bëra timen, tani ti bëre tënden!
Ishte
fundi i korrikut të vitit 1937, kur ndodhi ky akt i bujshëm
i heroizmit të kreshnikut Ramë Bllaca. Akt që shkroi histori, dëshmoi
përkushtimin e pafund kombëtar dhe të njëmendët të tij, ndaj
atdhetarizmit, bashkëkombësve dhe mbrojtjes së trojeve amtare nën pushtim.
Madje,
këtë veprim burrëror ai nuk e bëri fshehtas, larg nga rreziku për të
personalisht, as prapa shpinës së pushtuesit, por hapur dhe para syve të
armiqve, të gjithë ministrave dhe deputetëve, midis parlamentit të
SKS,në Beograd dhe Serbi.
Ngjarja që
më tepër tingëllon si legjendë se sa si realitet i njëmendtë, në fakt
ishte një e vërtetë e madhe dhe e pamohueshme që u shfaq, si dramë e
papritur dhe ëndërr e keqe,mu para hundëve të vet kryeministrit të
atëhershëm të mbretërisë jugosllave, serbit Milan Stojadinoviq i cili
ishte edhe zyrtar i lartë i partisë radikale të Serbisë.
Kjo
ndodhi, ditën që ai arriti në parlamentin jugosllav, i ftuar si
deputet, e ndoshta edhe si udhëheqës i grupit të asokohshëm parlamentar nga
Kosova, që të nënshkruante vendimin e qeverisë së Serbisë, për shpërnguljen e
shqiptarëve në Turqi, vendim të cilin heroi Ramë Bllaca jo vetëm se nuk e
nënshkroi, por e bëri copë-copë, e hudhi në tokë dhe shkeli me këmbë, gjë që e
tërboi edhe më tepër kryeministrin dhe nxori tërësisht nga kontrolli ministrin
e brendshëm, i cili, sipas vargjeve vijuese të këngës rapsodike edhe iu
kërcënua hapur Ram Bllacës.
Fort
ministri ish kanë idhnue
Hajt ore
Ramë se ki mem pa mue
Ky akt i
trimërisë dhe atdhetarisë së çiltër e burrërore të tij, do të bëhej shkas, që
trimi Ramë Bllaca, ta paguante shtrenjtë, duke flijuar edhe jetën e
vet.
Heroi
ynë, kishte kohë që ishte bërë therrë në sy të pushtetarëve serb dhe këtë qysh
kur ai ishte zgjedhur deputet në viti 1921 e këtej, në parlamentin e SKS,
sepse përderisa "Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës” me
seli në Shkodër,bënte sensibilizimin e opinionit botëror, për mbrojtjen
e shtetit të pavarur shqiptar dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve
nën pushtimin serb, Ramë Bllaca në parlamentin jugosllav, kërkonte autonomi për
Kosovën si dhe hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, kërkesa të cilat Serbia i
refuzonte me këmbëngulje, me arsyetimin se shqiptarëve ,as Turqia nuk u
kishte dhënë kurrë autonomi, nuk u kishte lejuar shkollat as
kultivimin e gjuhës dhe kulturës së tyre kombëtare asnjëherë, deri në
përfundim të pushtimit më 1912.
Pushtetarëve
serb tani u kishte ardhë momenti i hakmarrjes dhe ata kishin vendosur që këtë
ta bënin në mënyrën më perfide dhe më të rafinuar të mundshme,
veprimet e të cilëve më së miri i shpjegojnë, rreshtat vijues të këngës
popullore.
Ai ministri
në këmbë na u que
Kostë
Peçancit ju ka ngërmue
Ramë
shqiptari krye ka que
Kurrqysh
gjallë Ramën mos me lëshue
Ndaj, me
urdhër të vet ministrit të brendshëm të mbretërisë jugosllave, sipas
vargjeve të këngës, Ramë Bllacës iu përgatitën mëse shtatë prita me xhandarë
serb, por megjithëse Rama i kaloi të gjitha pritat e tyre, asnjëri nga
xhandarët nuk pati guximin të shkrepte armët mbi të, nga frike se po nuk e
mori pushka heroin, Ramë Bllaca nuk do tu linte vend askund xhandarëve.
Shumë
xhandarët Kosta i ka tubue
Në disa
prita Ramës ja ka que
Kosta
Peçanci, pasi që nuk ishte i sigurt se xhandarët e tij do të jenë në
gjendje, që ta zbatonin urdhrin e dhënë, në mënyrë që të mos
dështonte ekzekutimi i Ramë Bllacës, kishte gjetur edhe dy
tradhtar shqiptar, të cilët sipas rapsodit Ali Krasniqi, i
kishte "bërë" budall, u jep pare, pushkët jua ka dhënë dhe në mëhallë
të cubave, pritën Ramës ia kanë zënë!....
Po mi
gjen nja dy shqiptar
Haj
medet po i banë budall
U jep
pare, pushkët jua ka dhanë
*************************************
Në mëhallë
të cubave
Pritën
ramës ja kanë zanë.
Ali
Krasniqi minuta 15.50;https://www.youtube.com/watch?v=spFBq77zWz0
Por përkundër të gjithave
sa shprehin vargjet e cituara, besojë se nuk ishte tërësisht vetëm frika, ajo
që ndaloi xhandarët serb, ta vrisnin Ramë Bllacën, për aq më tepër
ishte gjendja e përkeqësuar në skenën e trazuar politike evropiane,
para së cilës serbët nuk dëshironin të nxisnin trazira e protesta të
shqiptarëve, që mund të bëheshin shkas për ndërhyrjen e shteteve të treta, kur
dihet se përgatitjet e Gjermanisë për luftë ndodheshin në vlug, ndërsa Italia
fashiste kishte vite që dërgonte pareshtur porosi kërcënuese për pushtimin
e Shqipërisë, kështu që Kosta Peçanci, do ti paguante dy shqiptarë të
shitur që Heroin e tyre ta vrisnin ata vet, në mënyrë që shqiptarët të përçaheshin
ndërmjet veti dhe të mos revoltoheshin kundër pushtuesit serb.
Ndaj, siç
sqarohet edhe në vargjet (më lartë),të interpretuara nga rapsodi Ali
Krasniqi, tradhtarët shqiptarë, në Mëhallë të Cubave, pritën Ramës ia kishin
zënë.
Ndërsa sipas
rapsodisë vijuese të interpretuar nga Sali dhe Feriz Krasniqi, derisa heroi bënte hapat
e fundit për të hy triumfalisht në vendlindjen e tij, kohë kur
megjithëse terri i mbrëmjes kishte rënë, prej xhandarëve Rama shpëton ,
por n ‘prit t ‘shqiptarëve kur po shkon, nga një pushkë Ramës ja kanë dhanë,
pra mjerisht Ramë Bllaca njëmendë do të vritej nga dy tradhtarë
shqiptar.
Prej
xhandarëve Rama po pshton
N ‘prit
të shqiptarëve kur po shkon.
Zoti i
vraftë ata çka po bajnë
Nga një
pushkë Ramës ja kanë dhanë
Salihi e
Ferizi minuta 14.05;https://www.youtube.com/watch?v=tv7cwrO12fw
Kurse vargjet e këngës së
rapsodëve Hashim Shala e Tahir Drenica, kushtuar heroit, sikur janë edhe me
domethënse e sqaruese dhe zbulojnë se dorasit nuk ishin thjeshtë vetëm
autor rasti të kësaj vrasje, por ndoshta të njohur e për aq më keq edhe ish
shokë të heroit, ndaj këngën e tyre kushtuar Ramë Bllacës, ata
e përfundojnë me shprehje mallkimi; N ‘qafë e paçin shokët e vet!
Aty Rama
po ndërrojka jetë
N ‘qafë
e paçin shokët e vet
Hashim
Shala Tahir Drenica minuta 9.15; https://www.youtube.com/watch?v=BWLZDqxR4sA
Megjithatë ,sot
e atëherë, dorasit ende mbahen sekret nga të gjitha anët dhe emrat e tyre
nuk u përmenden kurrë publikisht, ani pse ata mund të kenë qenë të njohur,
a të afërm apo edhe ish shokë të heroit, siç shprehen decidivisht edhe rapsodët
në mënyrën domethënëse; "N ‘qafë e paçin shokët e vet", gjë
që për mendimin tim, është gabim i madh dhe mbetet ushqim i
përhershëm edhe për tradhtarët e tjerë të kombit, të cilët mund
të marrin guximin e bëjnë të njëjtën gjë, vejnë dorë
mbi personalitetet më të shquara historike dhe pas të gjithave,
mbeten me shpresë se, përkundër bëmave tragjike dhe ligësive aq të
rënda mbi kurriz të shqiptarëve atdhetar, edhe emrat e tyre do të mbahen
përjetësisht të fshehtë dhe nuk do të përmenden kurrë nga askush.
Akti i
vrasjes së Ramë Bllacës, asokohe ishte porosi e rëndë për të
gjithë shqiptarët autokton, për vendin e të parëve dhe tokën e shenjtë të
etërve të tyre, të cilat nga
ai rast, më tepër se kurrë, edhe për hir të gjakut të derdhur të trimit
Ramë Bllaca, duheshin mbrojtur edhe në të ardhmen me çdo kusht dhe mundësi,
qoftë edhe duke u flijuar në kryengritje, luftëra e përpjekje të
pareshtura për dëbimin e pushtuesve serb dhe çlirimin përfundimtar
të atdheut, të lënë amanet nga një hero aq i guximshëm që nxori
përjetësisht faqebardhë shqiptarët kudo, duke njomë vendin me gjakun
e vet burrëror.
Siç thuhet
e tregohet nga të gjithë sa e njohën kreshnikun Ramë Bllaca, pa dyshim
ai ishte vërtetë një Lis legjendar me rrënjë të forta e të ngulitura
thellë në tokën e atdheut të vet, ndaj me të drejtë pritej e shpresohej që edhe
degët-pasardhëse, ti kishte aq të fisme e të gjera, sa ta nderonin e
lartësonin veprën e tij përjetësisht edhe pas vdekjes së mistershme të heroit,
emri i të cilit u përmend rrallë drejtpërdrejtë nga historia, kurse varri i
Ramë Bllacës u meremetua vetëm në vitin 1999,nga Shoqata për
« Kthimin e Shqiptarëve » të shpërngulur me dhunë prej trojeve të
veta, përderisa fatkeqësisht ende mungon nderimi meritor ndaj tij, nga
qeveria dhe instancat tjera shtetërore edhe pas çlirimit të Kosovës.
Gani Qarri
Comments
Post a Comment