GJONPEPAJ - SHKOLLA E PARË SHQIPE NË TROPOJË

FRROK VUKAJ - Studiues


GJONPEPAJ - SHKOLLA E PARË SHQIPE NË TROPOJË

NË KUADËR TË 100-VJETORIT


Më hollësi do të gjeni në librin tim
"Rrugëtim arsimdashës i Tropojës", Tiranë 2015

Frymëzuar edhe nga  ngjarjet  e kohës,    Nikaj-Mërtur,  me  kërkesën    e    atdhetarëve    vendas,    Sokol    Basha, Tunxh Miftari, Bek Selimi, Syl Martini, Murrec Sadria, Ukë Çuni, Fetë Sadiku, Myftar Alia, Çun Kola, Met Sokoli, Mark Alia,  Marash Uka etj.. qysh nëvitet1915e1916 (madje edhe shumë kohë më parë) organizohej mësim në mjediset e kishave ku direkt  apo  indirekt  mësonin  edhe  disa  prej frymëzuesve  e nismëtarëve.
Largësia e madhe nga qendrat administrative dhe mungesa
e mjeteve të komunikimit, ka sjellë mungesë dokumentacioni e kjo nuk na lejon t’i quajmë shkolla në kuptimin klasik, megjithëse ishin të tilla.
Në zonat e pushtuara nga austro-hungarezët që shtriheshin nga Veriu deri në lumin Vjosë e pjesën e sipërme të Shkumbinit, iu lejua shqiptarëve një autonomi kulturore e arsimore. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit ndodhej në Shkodër. E gjithë zona kishte 3 drejtori arsimore: Shkodër, Tiranë, Berat dhe 6 bezirke (qarqe) administrative. Tropoja në fillim të vitit 1917 nuk e kishte më qendrën në Shkodër, por në Zhuri, i cili ndodhet në mes të Prizrenit e Kukësit.
Siç thamë edhe më lart, kërkesat e nikaj-mërturasve për shkollë, të përkrahur e nxitur edhe nga priftërinjtë përparimtarë, u shtuan shumë. Kërkesat adresoheshin edhe në Drejtorinë e Përgjithshme në Shkodër, por edhe në bezirkun e dytë në Zhuri nga varej administrativisht.
Emri i Luigj Gurakuqit në krye të asaj Drejtorie ishte një vlerë e madhe për kombin. Ky patriot i madh e gjenerator i fuqishëm, ishte pasionant e i palodhur për ngritjen e përhapjen e arsimit shqip. Kjo duket qysh në marrjen e detyrës se re. Që në vitin 1916 ai ka bërë një studim paraprak për hapje shkollash në Veri të cilin ia ka paraqitur Kryekomandës M.e.R te XIX Trup Ushtrie në Shkodër. Përsëri, më 5.2.1917, i dërgon një raport tjetër konkret kësaj Komande ku shprehte argumentet e mundësitë për hapje shkollash. Komanda austriake i kërkon të dërgojë një inspektor për të njohur
gjendjen, por ai i sqaron se ka marrë lajme edhe prej priftërinjve të disa katundeve (gatishmërinë për mësim) dhe prej Zotit Hpt. Wimner.
Gurakuqi u shprehej organeve eprore se nuk ishte nevoja të prisnin më. Ai konkretizonte katundet e Bezirkut të II ku mund të hapeshin shkolla duke i lënë në dorë të famullitarëve, të cilët do t’i mblidhnin  nxënësit  nëpër qelat e tyre  duke saktësuar:
1- Mgulla (edhe per Gjoan, Plan e Kir, Pog, Shosh e Prekal).
2- Palcë e Mërturit (edhe për Salcë, Brisë e Kotec).
3- Gjonpepaj (edhe për Peraj, Nik-Prendaj, Kapit).
Ai vazhdon të përcaktojë edhe masat organizative: “Në këto katunde shkolla do të rrijë hapet prej marsi deri në marim të oktobrit, pasi në muajtë e tjerë nuk mund të ndjekin shkollën nga shkaku i dimrit e rrugëve të këqia”.1)
Mendon të bisedojë e t’i marrë leje peshkopit të Pultit, Bernardin Shllakut, për formalitetin e emërimit të famullitarëve si mësues. “Kur të marr të gjitha hollësirat prej tij do t’ju baj propozimet për emërimet. Për katundet e tjerë të këtij Bezirku ku duhen mësues laik do t’ju baj propozime të tjera në qoftë se gjaj për së shpejti mësuesit e nevojshëm”2)
Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua pasi ai ndodhej për inspektim në Bezirkun e VI. Me
5.5.1917 u dërgua z. Ndue Paluca, inspektor i kësaj Drejtorie.


Luigj Gurakuqi me shumë preokupim e ndjenjë përgjegjësie për punën, i dërgon Ndue Paluces më datë
4.4.1917 një letër jo fort të gjatë, por të ngjeshur me detyra e porosi:
Për një udhëtim në Zonat e Bezirkut I e VI duke i specifikuar edhe vendet: Koplik, Gjoan, Shosh (Bezirku i parë).
Në Bezirkun e VI: Palcë e Mërturit e Gjonpepaj, (por ai, siç duket, me iniciativën e tij, inspektoi gjithë Malësinë e Gjakovës, shën. im).
Të mblidhen lajmet e nevojshme për themelimin e shkollave në ato vise.
A mund të bëjnë 3 orë mësim në ditë famullitarët, domethënë 15 orë në javë e me marrë një dëftese të shkrueme prej tyne mbi këto çashtje.
Mësimi a do të jepet ne qelë të z. Famullitarit a në ndonjë shtëpi tjetër, sa do të paguhet qiraja?
Në qoftë se merret shtëpi me qira, sa kohë dhe sa të holla do të lypen me u ndrequn dhe a mund të gjenden usta?
A mund të bahen në vend orenditë shkollore? 3)
Ai kërkoi një studim të detajuar me fakte konkrete e gjëra të mundshme e të domosdoshme për hapjen e shkollave.
Duket qartë se me sa humanizëm, seriozitet, realizëm dhe
profesionalizëm flitet në këtë letër. Por edhe kuptimi i saj ka po kaq seriozitet dhe devotshmëri për detyrën, pa shprehur asnjë ngurrim me gjithë kushtet shumë të rënda për udhëtim, ushqim e fjetje në këto malësi. Në një shënim nga Gurakuqi po të kësaj letre shohim se Ndue Paluca ishte nisur qysh të nesërmen dt. 5.04.1917, bile më datë 6 dërgon nga Prekali një telegram me një shkrim special për t’u admiruar nga çdo lexues apo letërshkrues.

Unë dua të theksoj dhe të vlerësoj udhëtimin afro 1 mujor të z. Paluca në këto krahina të largëta, me rrugë të prishura keq, me përrenj e lumenj të rrëmbyeshëm e të rrezikshëm për jetën, me lugina e hone të frikshme, me male të larta e pyje shekullore, me lagështirën e të ftohtin e fillim prillit qe akoma nuk është larguar, me kushtet e këqija të fjetjes e ushqimit (me gjithë mikpritjen e pakursyer të malësorëve) e sa e sa vështirësi të tjera.
Me ndjenjë përgjegjësie, devotshmëri e profesionalizëm e kryen këtë inspektim duke sjellë argumente bindëse për hapjen e shkollave. Mbi këtë bazë të shëndoshë, pa vonuar, Luigj Gurakuqi i dërgon Kryekomandës në Shkodër një kopje tjetër të këtij raporti.
“Kam nderin të ju paraqes një kopje të raportës që më ka dhanë z. Ndue Paluca përmbi udhëtimin nën pikëpamje Arsimi, që ka bamun në disa vende të Bezirkut I e VI mbas urdhnit tuej E.V.Nr.467/VII me 31.3 1917. Bashkë me të po ju dërgoj edhe dëftesat e shkrueme që ka marrun prej famullitarve të Prekalit, Gjoanit, Pogut e Mgullës, Shoshit, Palcës së Mërturit, Gjonpepaj, Planit e Rajës së Mërturit, me të cilat diftojnë se janë gati të marrin barrën e mësimit për nga tri orë në ditë” 4)
Më poshtë në raport tregon edhe zgjidhjet konkrete. “Tue qënë se nevojën e shkollavet e mungesën e mësuesve, besoj se për disa kohë mund t’u vihet për barrë detyra e
mësimit famullitarvet të përmendun, me shpresë se, nën vështrimin e kundrimin e autoriteteve ushtrare, do t’a bajnë me kujdes shërbimin e vet” 5)
Pasi është parë realisht vendi e mundësitë, propozimi është konkret e i bazuar;
“Gjonpepaj ku një herë për një herë shkolla mund të fillohet në kishë, e mandej mund të goditet ndërtesa për të cilën flet Z. Paluca e që duket e nevojshme kur të mirret përpara sysh, numri i math i nxanësvet që mund të ndjekin shkollën/famullitarë At Nikollë Kolaj.” 6)
Ai përmend vendet se ku mund të hapeshin shkollat, në Bezirkun e parë, por ne po përmendim ato të Bezirkut të 6-të ku bënte pjesë Tropoja. Për mundësi hapje shkollash përmenden Gjonpepaj e Raja e Mërturit.
“Raja e Mërturit ku numri i nxënsavet që munden me ndjekun shkollën këshillon që të prishen 100 Korona për meremet e ndërtesës”.7)
   atë   raport   shprehet   si   shumë   e   nevojshme hapja    e s h k o l l a v e     n ë     T r o p o j ë ,     B u j a n     e G e g h y s e n ,   p o r   e d h e pamundësitë    e  pengojnë. Moshapjen   e   argumenton   me mungesën e mësuesve myslimanë që dinin të shkruanin shqip. Edhe për Palçin shprehet mendimi për mos hapjen e shkollës duke u argumentuar... Në po këtë shkresë të datës 05.05.1917, Luigj
Gurakuqi,  Drejtor  i  Përgjithshëm  i  Arsimit,  i  lutet
Kryekomandës M.e.R të XIX, Trup Ushtrie, Shkodër:
“Tue Ju parashtruem vërejtjet e sipërshkrueme, ju lutem që t’u nxirrni dekretet e emnimit atyne famullitarëve të cilët të ju duken të zotët e mësimit, e t’u shënoni atë rrogë që të shihni me udhë”. 8)
Përsëri të bën përshtypje korrektësia e saktësia e ndjekjes së problemeve me gjithë ngjarjet e trazuara të kohës. Mendoj se duhet përmendur edhe fryma pozitive e austro- hungarezëve për hapjen e shkollave. Mendimet janë të ndryshme, por mund të ndodhte edhe e kundërta. Luigj Gurakuqi, është i vendosur dhe këmbëngulës për hapjen e shkollave shqipe, i mbështetur nga Mati Logoreci, Gasper Beltoja, Ndue Paluca e inspektorë të tjerë. Tashmë propozimet janë bërë realitet, janë jetësuar e kthyer në realitet.
Ai, pasi ka ndjekur nga afër këtë problem, ka kryer sistematikisht e me korrektesë korrespondencat me Kryekomandën që merrte vendimet, ka marrë edhe përgjigjen e dëshiruar prej kohësh.
Mbi atë bazë i dërgon një letër të nderuemit z. At Nikollë Kolaj, famullitar në Gjonpepaj ,e cila ngjan si një sihariq i madh, jo vetëm për krahinën, por për të gjithë Tropojën.
“E nalta Komandë m.e.r të xlx, Trupushtrie me urdhnin e saj EVNr.1849 Ju ka emnue për mësues në Gjonpepaj me 80 kr shpërblim në muaj tue nis prej ditës 1 qershor 1917” 9)
Duke u mbështetur nga burime arkivore, por edhe gojore që e kanë jetuar atë kohë, mësimet në atë kishë kanë filluar
shumë kohë më parë, por data e mësipërme ligjëron zyrtarisht hapjen e kësaj shkolle.
Raportet e shkresat zyrtare kanë ndjekur njëra-tjetrën me korrektësi e logjikë të pakundërshtueshme. Shkresa për emërimin e famullitarit mban dt. 16.06.1917. Ndërsa, po këtu, thuhet se shpërblimi fillon më 1 qershor 1917. Duke njohur karakterin e fortë e të prerë të Luigj Gurakuqit, nuk i shkonte në mendje të paguajë punë të pabërë, por ai ka informacione se në Gjonpepaj mësimi e shkolla kanë funksionuar edhe më herët.Korrektësia e tij duket edhe  në shënimin që ka bërë në fund të shkresës, siç duket për Ministrinë e Financave: 1 shtesë. (është fjala për organikë).
Një sy i hollë vëren se shkresa vazhdon me një nëntekst kuptimplotë që  At  Nikollë  Kolaj      ardhmen
duhej t’i  nënshtrohej  Parashkresës për nëpunësit e vendit, pra
jo një punë spontane por një punë e organizuar dhe e paguar.

Fotokopje e dokumentit orgjinal per hapjen e shkolles


“Komanda e syperlavdrueme pret prej jush që, nën pikpamjen e shërbimit si mësues, t’i nënshtroheni Parashkresës për nëpunësit e vendit e të gjendeni në marrëveshje me Drejtorinë e Arsimit të Bezirkut e me Drejtorinë e Arsimit e Përgj. t’Arsimit, që të jepni pak së paku, nga tri orë mësim në ditë e që të mos largoheni nga vendi pa ndonjë nevojë të madhe”. 35
Për nevojat e funksionim e kësaj shkolle flet edhe një letër me shkrim dore e A.Vjerdhës e datës 29.11.1917, “... për të dërguam për mësonjëtoren e Nikajt 30 copë abetare për shkollë fillore e 60 copë defterë”. 10) ( fotokopjen faqe 57)
Ky argument shtesë e shumë bindës nuk na lejon mëdyshje për hapjen e kësaj shkolle. A.Vjerdha nuk ka se si të kërkonte libra e defterë për një shkollë të pahapur, por është e sigurt se ajo funksiononte normalisht me një numër të konsiderueshëm nxënësish, gjë që duket edhe nga numri i abetareve e defterëve të përmendur më sipër.
Për ekzistencën e funksionim e shkollës së Gjonpepajt flasin edhe dokumente edhe ngjarje të tjera të vitit 1918. Në një shkresa të datës 05.08.1918 që mban emërtimin e Drejtorisë së Arsimit Shkodër shkruhet: “Komanda... na kumton lajmin e Bezikomandës së Zhurit mbi hapjen e shkollës në Gjonpepaj (Nikaj-Mërtur) në të cilën mësimi jepet prej famullitarit At A. Vjerdha” 37

Themelore dhe e rëndësishme   ishte   se   interesi për shkollën qe rritur nga autoritetet e vendit, prindërit   e fëmijët.  Në maj    vitit 1918 është përuruar godina 
e re  e cila është  bekuar  nga  kleri  i  zonës  dhe Paria  e vendit.    29  Maj 1918 “Posta e Shqypnisë” shkruan: “Populli i Nikaj-Mërturit është tuj diftue interes të madhe për ndërtim të shkollës e për të çuem të fëmijëve për me u dhanë msim, shëje kto të gjitha që na napin uzdajë se aj popull i vojtun keq vetëm prej pamsimit,  mas tashit ka me mujt me shti në punë për dobi të vet e t’atdheut njato veti të jashtëzakonshme që e stolisin...”.
Në këtë ditë Bekimi, sipas gazetës, morën pjesë  shumë njerëz të përmendur e popuj. Në ceremoni  morën  pjesë edhe   Bajraktari   i   Nikajt   Sokol Basha,   Vojvoda   i Nikprendajt Beg   Selimi,   Myftar  Aliaj   i Nikprendajt, komandari i Bezirkut e i Ekspoziturës në Bunjaj, zotni major Verubis,   trupi   i   oficerëve   etj.   Bekimin   e   dhanë françeskani    i    Palçit    P.    Loro    Mileta    dhe    për ndihmëtarë françeskajt  P. Pjetër Gjinin, famullitarin e Currajt e P. Engjëll  Vjerdha,  famullitarin  e  vendit.  Megjithëse  në një  zonë    largët, jehona e hapjes së kësaj shkolle qe e madhe, aq sa shkruhet edhe në shtypin e kohës. Edhe pjesëmarrja e gjerë në këtë ditë të Bekueme, jo vetëm e banorëve të zonës, por edhe e klerikëve e autoriteteve të prefekturës, përforcojnë atë që thamë më sipër. “Në këtë shkollë të re për tash nji herë ka me u kënë dhanë msim nja 50 fëmijëve. Ma vonë, mandej asht ba mendim me çilë edhe një internat ku kanë me kinë bashkue gjithënjata fëmi që tuj pas shpijat larg fort prej shkolle, nuk kanë si me shkue e me ardhë” 44. Shkresa dt.16.06.1917 e nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit Luigj Gurakuqi që emëron At Nikollë Kolajn mësues, mendoj se ligjëron zyrtarisht hapjen e shkollës në Gjonpepaj.
Disa nga nxënësit e parë janë: Martin Prel Gjonpalaj, Kolë Cun Palnikaj, Zef Mark Gjonpali, Sokol Prel Marticanaj, Dodë Prela, Zef Sadri Marvataj, Mark Lulash Perpali, Pal Ukë Marvataj, Kolë Pal Gjeloshgjokaj, Ndue Pjetër Gjonpali, Pal Kol Bushati, Ndue Qerim Neçaj, Çun Gjelosh Pervataj,Vuksan P.Perpali, Mark Z.Bushati, Kadri Ceca, Zmal Q. Dedaj, Mark Nd. Perpali, Mark S. Hajdarkolaj, Stak P. Gjonpali, Qerim Nura, Bafti Ndue Zhivani etj.
Në vitin shkollor 1970-71, kur kam qenë mësues në Gjonpepaj, shumë prej tyre jetonin e më kanë pohuar hapjen e shkollës në këtë vit. Mbështetur në trashëgiminë gojore e kujtimet që ruanin nga të ish-nxënës të kësaj shkolle e bashkëmoshatarë të tyre në Nikaj e Mërtur, nuk vihet në dyshim viti 1917, por deklarohet me bindje nga të gjithë.
Rritjen e dëshirës e interesit për të mësuar në shkollën e Gjonpepajve e tregon edhe shtimi i numrit të nxënësve në atë kohë që arriti deri në 50-të. Kjo shtroi nevojën edhe për një mësues tjetër. Shkresa dt. 5.06.1918 sigluar nga autoritetet përkatëse emëron për mësues në këtë shkollë A. Vjerdhën. 45
Nuk ka asnjë të dhënë për hapjen e internatit për të cilën u fol më lart, por hapja e kësaj shkollë ngjante si dita e parë e pranverës.
Shteti i asaj kohe pati akorduar edhe një fond për blerjen e tokës dhe ndërtimin e shkollës. Kjo shprehet qartë në shkresën e datës 16.06.1917 që e përmendëm më lart të nënshkruar nga Luigj Gurakuqi “Komanda M.e.R të XIX, TU  ka pëlqyem edhe të blemit e vendit afër kishës  për Kr.
900 serm, si dhe të ngritunit e një ndërtese shkollore tue dhënë nje kredit 3000 kr”. 11) Hapja e shkollës së parë pati këto veçori:
• U hap në kushte të vështira ekonomiko-politiko- shoqërore.
• Varfëri e tejskajshme. Baza materiale e pakët (pak libra e defterë, rrasa guri e të tjera mjete rrethanore) të siguruara më vështirësi.
• Përkrahja e patriotëve vendas e figurave të ndritura të arsimit, veçanërisht e Luigj Gurakuqit, Mati Logorecit, Gaspër Beltojës, Ndue Palucës etj.
• Shkollën e mundësoi ekzistenca e lokalit dhe prifti patriot me kulturë të gjerë që dinte mirë shqipen.
• Funksionimi i kësaj shkolle nuk ka arsye të vihet në
dyshim, pasi mësohej shkrim, këndim, aritmetikë, histori, dhéshkronjë,     gjimnastikë,     punëdore,     këngë     e vizatim, por edhe fe. Feja nuk është arsye për ta mohuar si shkollë, pasi edhe Evropa e vendet e tjera e kanë pasur një lëndë të tillë, bile disa edhe sot.
• U shfrytëzuan edhe disa liri e të drejta që dha pushtuesi austro-hungarez për arsimin shqip, pa përjashtuar edhe qëllimet gjeostrategjike etj.
• Shtrati për hapjen e kësaj shkolle ishte përgatitur nga zhvillimet pararendëse që i kemi përmendur më sipër.
• Përveç nxënësve të rregullt, një pjesë e mirë e frymëzuesve e nismëtareve për hapjen e shkollës sipas mundësive, mësuan çdo ditë apo me shkëputje.
• Në këtë vit shtohet ndjeshëm hapja e shkollave shqipe edhe    krahina    tjera    Shqipërisë.
(Në  pranverë   të 1917 hapet shkollë edhe në Theth të Shalës). Në 100 vjetorin e kësaj ngjarje të madhe, më 2 Qershor 2017, në qendër të Nikaj-Mërturit u organizua një festë e madhe me një pjesëmarrje të gjerë jo vetëm nga Tropoja, por edhe Autoritete të pushtetit lokal qendror. Shkolla u nderua me dekoratën “Naim Frashëri”.












Në të njëjtat themele të kësaj kishe, në mjediset e simotrës së saj të shëmbur në vitin 1967, u hap shkolla e parë shqipe në Tropojë (1917).














Shkolla Gjonpepaj ndërtuar në vitin 1918. Pamje anësore - foto ilustruese e vitit 1961.
_________________
1. AQSh, F195, D1, fq.6, V 1917
2. Po aty, sipas ref.20
3. AQSh, F195, D3, fq.64, V 1917
4. AQSh, F195, D4, fq.39, V 1917, dt.5.05.
5. Po aty
6. Po aty (sipas ref. 23)
7. Po aty ( sipas ref.23)
8. Po aty
9. AQSh, F195, D3, fq.201, V 1917, dt.16.06.
10. AQSh, F195, D3, fq.270, V 1918

11. AQSH, F195, D3, fq.201, V 1917.

Comments

Popular posts from this blog

KANGJELA E MALLIT TË PARË

Topografia e fshatit Pozheran

TË PAPRITURAT E NJË UDHËTIMI, ISTOG - PEJË