Posts

Showing posts from March, 2018

JASHAR BUNGURI GJENERAL I BUJQËSISË SHQIPTARE

Image
JASHAR BUNGURI GJENERAL I BUJQËSISË SHQIPTARE Shënime për Jashar Bungurin, dibranin që u qëndroi betejave të jetës së tij   me pushkë, penë, dije, gërshërën e krasitësit dhe briskun e shartuesit... Një pyetje për Bashkinë e Peshkopisë: A është “qytetar nderi” Jashar Bunguri? Nga Abdurahim Ashiku (Sipas kujtimeve të djalit të tij Fitim Bunguri) E kam të fiksuar portretin e tij në zyrën e kryeagronomit të rrethit të Dibrës në solemnitetin e specialistit dhe të njeriut. Isha asokohe agronom i mesëm në lokalitetin e Qendrës. Zyrat i kishim në nëndhesen e Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Një kat më lartë, në krah të majtë kur ngjisje shkallët, ishin zyrat e seksionit të bujqësisë; zyra e shefit asokohe Idriz Lala, zyra e ekonomistëve, ajo e krye zooteknikut dhe kryeveterinerit e në qosh, majtas zyra e kryeagronomit. Ajo që më kishte bërë përshtypje ishte bukurshkrimi i tij dhe paraqitja e evidencave, përmbledhje që i çonim ne agronomët e lokaliteteve dhe raportet   që përgati

Përurim i suksesshëm i veprave të Iliaz Bobajt

Image
ILIAZ BOBAJ FIGURË E SHQUAR E LETRAVE SHQIPE SOT Përurim i suksesshëm i veprave të Iliaz Bobajt  Nga Tahir Bezhani Shkas i takimit të shumë krijuesve e dashamirëve të artit letrarë,dje në Tiranë, nga shumë vende të Shqipërisë, e disa qyteteve të Kosovës,ishte përurimi i tre veprave të krijuesit nga diaspora,z. Iliaz Bobaj,i cili ka shumë vite që jeton,punon e vepron në Patra të Greqisë. Me 24. mars 2018,ky krijues i shquar e përkthyes me talent të rrallë, nga gjuha shqip -greqisht dhe anasjelltas, ne sallën e UNESCOS, te Muzeut Historik në Tiranë, përuroi tri vepra të rëndësishme dhe të mirëpritura nga te pranishmit dhe lexuesit anekënd vendit tonë. Këtë radhë u përuruan këto vepra: Antologji poetike: Kavafis,Seferis,Elitis e Rikos, përkthim nga gjuha greke në shqipe. Antologji e Tregimit Satirik Botërorë,”Nuk rroj dot pa grindje”,me autorë të mëdhenj të satirës botërore,(përkthim),si dhe; “Shkolla e diplomacisë”,fabula,vepër e autorit. Gjithë aktiviteti ishte o

Frank Shkreli dhe figura e tij

Image
NGA THANAS L. GJIKA   TRASH Ë GIMIA DHE NOSTALGJIA ENVERISTE – PENGESA KRYESORE P ËR ECJEN E NGADALSHME TË SHQIPËRISË (Portret biografi kushtuar gazetarit Frank Shkreli) Radio Zëri i Amerikës, në vitet kur Shqipëria nuk kishte marrëdhënie diplomatike me SHBA-të, luante rolin e ambasadës amerikane për të ndihmuar popullin shqiptar duke transmetuar lajme, komente dhe artikuj mbi ngjarjet kryesore të politikës amerikane, botërore dhe asaj shqiptare, duke i treguar ato ashtu si kishin ndodhur. Në këtë mision kanë shërbyer një sërë burrash e djemsh shqiptarë si, Jozef Paskali, Talat Karagjozi e Xhevat Kallajxhi, Ilia (Louis) Prifti, spikerja Lulu Vrioni (mbesë e Mit'hat Frashërit), Ruzhdi Daca, Gasper Kiçi, Bardhyl Pogoni, Dr. Elez Biberaj, Frank Shkreli, Idriz Lamaj, etj. Puna në këtë institucion, ku shumica e materialeve lexoheshin e transmetoheshin drejtpërdrejt nga mikrofoni, kërkonte një përqendrim të lartë për të mos bërë gabime, sepse nuk kishte mundësi korrigjimi,