Letërsi e munguar
Letërsi e munguar MARGUERITE DURAS HIROSHIMA MON AMOUR (Hiroshima dashuria ime) Skenar letrar për film artistik Realizuar në film nga regjizori: ALEN RENE Fitues i Çmimit të Madh "Palma e artë" në Festivalin IX të Filmit Ndërkombëtar në Kanë 1959 Në rolet kryesore: Emmanuele Riva (Ajo), Eiji Okada (Ai), Stela Dasas, Bernad Freson, Pjer Barband. K ëpurdha e bombës atomike pasi shfaqet për pak çaste në ekran shndërrohet më pas në dy shpatulla të zhveshura. Njëra lëkurë verdhë dhe tjetra lëkurë bardhë. Pas kësaj dëgjohet zëri i një burri: Ai: - Ti nuk ke parë asgjë në Hiroshima. Një zë gruaje përgjigjet: Ajo: - Unë i kam parë të gjitha. Të gjitha. (Në ekran duket figura e shpatullave që përkëdhelen) Ai: - Ti nuk ke parë asgjë në Hiroshima. Ajo: - Edhe spitalet e mbushura plot i pashë. Jam shumë e sigu