Posts

Showing posts from April, 2019

Kujtime në përvjetorin e 80-të të Nderit të Kombit tonë, Vaçe Zela

Kujtime në përvjetorin e 80-të të Nderit të Kombit tonë, Vaçe Zela Alfred Papuçiu Mëngjezi i 7 prillit ka qënë gjithmonë i bukur dhe me diell në Bazel, qytet i Zvicrës në kufi me Gjermaninë dhe Francën. Tek kutia e postës në “Burgfelderstrasse 11, 4055, Basel,  Suisse” vinin letra dhe kartolina të shumta të tjera nga miq e dashamirës bashkëkombas dhe të huaj që përgëzonin Vaçen tonë kombëtare, me rastin e përvjetorit të lindjes së saj. Mbrinin edhe gazeta ku shkruhej për të. Bashkëshorti i saj fisnik, Pjetër Rodiqi dhe e bija Irma ja tregonin Vaçes dhe ajo e përmalluar lëshonte disa lotë nga sytë e saj të ëmbël. Telefonat dhe mesazhet këto ditë nuk kishin rreshtur, jo vetëm nga Zvicra, por edhe nga Shqipëria, Kosova dhe nga Diaspora. Zilja e telefonit sapo mbaronte një urim, binte përsëri. Ashtu dua ta kujtoj edhe tani atë artiste të shquar, mikeshë e jona dhe e mijra bashkëatdhetarëve në Zvicër e gjetiu. Ishtë e qeshur si gjithmonë, e urtë, tepër e urtë dhe nuk ishtë më «