Posts

Showing posts from November, 2018

VEPRA “LUFTA E VIGANEVE TE LUMIT TE VLORES” E AUTORIT ISUF LUZAJ, S’KA NEVOJE TE KOMENTOHET, MJAFTON TË LEXOHET NGA KUSHDO…

ZYBA HYSEN HYSA: VEPRA “LUFTA E VIGANEVE TE LUMIT TE VLORES” E AUTORIT ISUF LUZAJ, S’KA NEVOJE TE KOMENTOHET, MJAFTON TË LEXOHET NGA KUSHDO…  Luftrat shekullore të popullit tonë kanë qënë të udhëhequra nga dëshira për liri dhe pavarësi, për atë liri dhe pavarësi që ua fali vetë Zoti qysh kur i vendosi në trojet e tyre që siç e përshkruan Isuf luzaj: “ 35000 vjet para Krishtit sipas rezeve të karbonit 14 erdhën nga ishujt e Sumatrës me një udhëtim 4000 vjeçarë Ilirothrakët që u ndanë në fisë Maqedon, Epirot Etrusk dhe u vendosën në shprehjen gjeografike të sotme: Italia qendrore, Alpet, Dinarik, Vardari, Maqedoni e sotme, Thraqi deri në Athinë dhe të gjithë bregedetin Jon dhe Adriatik…”,  por në të gjitha luftrat, pasi humbi lirinë me pushtimin osman, është shfrytëzuar kjo ndjenjë e zjarrtë nga të huajt, për të dëbuar një pushtues dhe për të istaluar një tjetër. “Lodhja e popujve t'Evropës nga Lufta, degjenermi moral i popujve të saj, kriza ekonomike e shteteve t'Evropës

HIMARIOTËT NË REGJIMENTIN MAQEDONO - ILIR TË MBRETËRISË SË NAPOLIT 1734 – 1861 (1)

HIMARIOTËT NË REGJIMENTIN MAQEDONO - ILIR TË MBRETËRISË SË NAPOLIT 1734 – 1861 (1) Nga Lutfi ALIA Arbereshi  Papàs Andrea Filia, më 12 qershor 1764, në relacionin dërguar Rev. Papàs Paolo Parrino, rektori i Seminarit Albanezo – Grek të Palermos, krahas informacioneve për gjendjen e albanezëve të përqëndruar në Kapitanata të Pulias, tregon dhe për mobilizimin e albanezëve në rradhët e Regjimentit Maqedon të Mbretërisë së Napolit. Doreshkrimi i murgut Filia, i ruajtur në arkivin e Famullisë Shën Nikolla të Mezzojusos (Cartella n III, Carpetta n° 1 - Fascicolo n° 3), është transkriptuar dhe botuar nga Giuseppina dhe Pietro Di Marco.  (1) Arbëreshi Papàs Paolo Parrino, ishte bashkëpuntori i themeluesit të seminarit P. Giorgio Guzzetta. Parrino kishte shkruar një vepër, që mbeti e pabotuar: “Di perpetua Ecclesiae Albanenses concessione cum Romanem”, e cila ndodhet e arkivuar në seminarin Albanezo – Grek të Siçilisë. Papàs Parrino vdiq me 5 maj 1765. (2) Papàs Andrea Filia pasi