Posts

Showing posts from February, 2018

Ç'TË BËJMË ME MAJAKOVSKIN

VITORIO   STRADA   ( Vittorio Strada ) Ç'TË BËJMË ME MAJAKOVSKIN ese Ç'të bëjmë me Vladimir Majakovskin? Me Majakovskin që për antonomazi është "poeti i revolucionit"? I një revolucioni të ashtuquajtur i ''Tetorit" i cili në fillim u ngrit në qiell nga të shumtit, nga Majakovski edhe më me zjarr se kushdo tjetër, kurrë sot është stigmatizuar nga shumica dhe a nuk ishte i tillë ai që në fillim për cilindo që s'ishte verbuar nga shkëlqimi i një "bote të re" imagjinare? Pyetja "Ç'të bëjmë me Majakovskin" si dhe me këngëtarë të tjerë të ringjalljes së kuqe, është e pashmangshme tani që kolosi i ndërtuar në terrenin e asaj përmbysjeje të padëgjuar është në rrënim, provë kjo e pasigurisë së materialeve dhe e gabimeve të projektit. Veç kësaj, nuk bëhet fjalë aspak për një pyetje pa vend, po të kujtojmë deklaratën e bujshme të futuristëve ( më 1912 ), e firmosur që atëherë nga i riu Vladimir i cili urdhëronte që " të hid

AGIM VINCA FIGURË SHUMËDIMENSIONALE E KULTURËS SË GJITHMBARSHME SHQIPTARE

AGIM VINCA FIGURË SHUMËDIMENSIONALE E KULTURËS SË GJITHMBARSHME SHQIPTARE Prof. Ass. Dr. Besim Muhadri Hyrje Agim Vinca është një nga figurat kyçe të fushës së studimit të letërsisë shqiptare dhe një zë i veçantë në fushën e poezisë dhe publicistikës. Kontributi i tij është vlerësuar lart, ndërkaq shkrimet e tij janë quajtur shprehje e vetëdijes më të lartë kritike dhe historiko-letrare, të cilat i shërbejnë ringritjes së institucionit të kritikës dhe ringritjes sonë të përgjithshme. I lindur në Veleshtë të Strugës, ku edhe i bëri hapat e parë letrarë, Agim Vinca si krijues dhe studiues do të afirmohet dhe të kontribuojë në Prishtinë, duke u bërë jo vetëm poet i rëndësishëm dhe studiues i njohur i letërsisë shqipe, por edhe një pedagog i përkushtuar i kësaj letërsie në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës dhe një zë i fuqishëm i mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë. Agim Vinca poet Agim Vinca me krijimtari letrare, përkatësisht