Posts

MENDIMET QË MË SUGJESTIONOJNË…

V i k t o r    N a s i               Athinë, tetor 2019 MENDIMET QË MË SUGJESTIONOJNË…                 ( Gjatë leximit të vëllimin poetik  “Perandoria e Zogjve“  të poetit  Bardhyl Maliqi) Poezi mund të lexosh, por ka rëndësi të kuptosh se ç’fshihet pas vargjeve që të mund të vësh në dukje se ç’thotë poeti. Jo plotësisht, por në një farë mënyre hyn në laboratorin krijues të tij. Një punë e tillë nuk është aq e lehtë dhe kërkon përqëndrim, vëmëndje në fjalët, në figurat, në detajet, në simbolet. Çdokush nga ne shikon p.sh. një tuf zogjsh që fluturojnë duke krijuar gjatë fluturimit figura të ndryshme. Poeti jo vetëm shikon por dhe vëzhgon, krijon imazhe dhe na bën dhe ne të përqëndrohemi më shumë, të fantazojmë, por në radhë të parë ,të shijojmë skenën që paraqet poeti duke na transmetuar me fjalë ato që shikon,vëzhgon, percepton, ndjen, mendon dhe shijon ai. Poemat e vëllimit “Perandoria e Zogjve” janë tërheqëse, lexohen me kënaqësi, janë një komunikim i ngrohtë e kuptimplotë i poetit me …

CILËSORJA E ZHVLERËSON DHE E ZHBËEN MESATAREN

Thanas L. Gjika
CILËSORJA E ZHVLERËSON DHE E ZHBËEN MESATAREN
Në shoqërinë njerëzore dukuria / dukuritë që shquhen për vlera cilësore kanë ndikuar dhe ndikojnë mbi dukurinë / dukuritë me nivel mesatar (mediokër). Që në kohët e lashta, para krijimit të shteteve dhe administratve qeveritare, fiset e krahinat e ndryshme drejtoheshin prej individësh që shquheshin për zgjuarësi të veçantë. Pikërisht individët e shquar për nga zgjuarësia kanë ndikuar mbi pjesëtarët e tjerë të fisit, shoqërisë dhe të kombit për mbarëvajtjen e punëve dhe zgjidhjen e problemeve.  Përcaktimi i një personi si “plak i mençur / kryeplak” i fisit, i fshatit ose i krahinës nuk bëhej sipas dëshirës së një njeriu të pasur a me pushtet, por prej shumicës së banorëve burra pasi ai të kishte dhënë prova zgjuarësie mbi të tjerët për zgjidhje problemesh në biseda e tubime të fisit, fshatit e krahinës. Disa pleq të tillë, sipas kanunit zgjidheshin si “gjyqtarë”. Ata thirreshin në tubime për të zgjidhur problemet e ndryshme që …

TI JE KRIJESA IME DASHURI...

TI JE KRIJESA IME DASHURI...
 Iliriana Sulkuqi
(Të linda prej fryme.
Të rrita me bulëza vese.
Të përkëdhela me mollëzat e gishtrinjve,
ku biorryma përçohet në palcë të shpirtit
për të mjekuar dhimbjet...)

Të krijova nga mendja ime
Dashuri,
ashtu si stilisti modelin e tij,
për t'u prekur vetëm nga ëndrra,
për t’u zgjuar vetëm nga zgjimi yt
ende pa m’u  hapur sytë…


Ti je krijesa ime,
Dashuri,
më e bukura e të gjitha kohërave
që nga Adami dhe Eva
deri mbrëmë, tani
a para shtatë brezave,
për t’u bërë Nusja me bedena
rreth kështjellës  së botës,
pa tragjedi si te Romeo e Xhulieta,
pa  gjakmarrje fisesh,
pa ngjyra racizmi,
pa xhelozi  
që ta trembin  puthjen
prej trupi…

Të pikturova me konture të padukshme
me penelin e stinëve.
Shqisat t’i shihja e t’i ndjeja veç unë,
me ndihmën e Perëndive,
duke këputur litarët e shiut

DUKE PARË PORTRETIN E JOZEF RADIT

Thanas L. Gjika DUKE PARË PORTRETIN E JOZEF RADIT (Shkrim i plotësuar) Duke parë në face book-un e Jozef Lazër Rditit portretin e tij, portret në ngjyrë bonxi, më shfaqen si në film shumë vuajtje të këtij qytetari që lindi në internim dhe mbeti në Savër deri në moshën 33 vjeçare, kur ishte burrë i martuar me tre femijë. Në këtë fytyrë ndjej bekimin që mori nëna e tij, pas daljes nga burgu më 1956, kur shkoi gjunjazi e iu lut Shën Anout te kodra e Laçit për t'i dhënë një djalë, që të mos shuhej familja Radi. Dhe Zoti ia dëgjoi lutjen e ia polotësoi kërkesën duke i dhënë dy djem: Jozefin dhe Luçianin, si dhe një vajzë, Adrianën.

Këta fëmijë me shokët e tyre të internimit pyresnin shpesh veten dhe Zotin: “A nuk i kryen prindërit tanë dënimet e tyre nëpër burgje? Pse nuk na lenë të rrojmë dhe ne si qytetarë të lirë? Pse nuk na lenë të marrim shkollimin e duhur? Ç' i kemi bërë ne qeverisë? Në portretin e bronxët të Jozefit, ashtu si në portretet e babait te tij Lazrit, të vëllait e motr…

ETYDE

Viron Kona 
            ETYDE Deti
Më rrëmbeu në prehër deti i kaltër, më ledhatoi ëmbël me valëzat e  tija, s`doja të ndahesha  asnjë çast prej tij, nëse do  të ikja, të gjithin  “do ta pija!”
Pranverë
Nga bulevardi vinin valë të qeshurash,  ecnin grupe - grupe vajza dhe djem, ngrinin zërat dhe  qeshnin pas çdo fjale,  pranvera çelte lule e lidhte kokrra në pemë.
Atje...                
I ndjej brenda vetes këngët e pyllit, erën që përkëdhelë lule, shkurre e drurë,  cicërimat e zogjve që  diç i thonë njëri-tjetrit , atje mes tyre dua të ngre një fole edhe unë.

Mirësi
 Mirësia është fjalë urtë dhe e pa bujë,  ajo shprehet thjesht dhe me ëmbëlsi: -Ju lutem, uluni në vendin tim zonjë! -Lutem, kaloni përpara meje, zotëri!

Xixëllonjë
Respektoje një xixëllonjë se jetën nuk e çon dëm, kur natën fluturon, një dritëz edhe ajo e bënë. 

Kur dola në pension