Me rastin e botimin të kritikës së dhjetë gjimnazistëve të shkollës "16 Tetori" Lusnjë para 45viteve, më 25janar 1974
Me rastin e botimin të kritikës së dhjetë gjimnazistëve të shkollës "16 Tetori" Lusnjë para 45 viteve, më 25 janar 1974 ___________________________________ FASLLI HALITI PJESË NGA DITARI I KONVALESHENCËS SIME IDEOLOGJIKE ( PRILL 1973 – PRILL 1977) Janar 1973 Gjatë muajit dhjetor 1972 u pëshpërit diçka për poemën time të botuar në tetor të vitit 1972 në gazetën “Zëri i Rinisë”. Flitej se do ta kritikonin. Thoshin se do të bëhej një mbledhje e rrethit letrar të Shtëpisë së Kulturës. Humoristi Gori P., qe i pari që më tha se poema ime po analizohej në Komitet të Partisë së Punës së rrethit për gabime ideopolitike. Gorit i kishte folur, lulishtari i qytetit të cilin e kishin thirr në Komitet të Partisë