Posts

Showing posts from November, 2017

Kujtime si e njoha Kolonel Xhemal Laçin (1912-1994)

Kujtime si e njoha Kolonel Xhemal Laçin (1912-1994) Kjo intervistë me Tomë Mrijajn është pjesë e monografisë kushtuar Xhemal Laçit, dhe ishte këmbëngulja ime që kjo të ishte pjesë e librit. (Autorja:Leonora La çi ) Si e njoha ushtarakun e karrieres Kolonel Xhemal Laçin? Ishte një ditë e ngrohtë vere në New York. 15 korriku i vitit 1978, ishte ditë gëzimi për familjen time të re, rrethin familjar, dhe posaçërisht për mua, që martohesha. Unë kisha vetëm dy muaj, që isha larguar nga vendlindja e dashur Kosova. Atë natë të gëzueshme, isha i tretur në mendime, sepse më mungonte familja ime në këtë gëzim të madh. Këtu kisha si njerëz më të afërm të rrethit tim, motrën me dhëndrrin dhe fëmijët e tyre të vegjel.   Në atë kohë ishte një numër shumë i vogël bashkëatdhetarësh nga vendilindja ime, që ishin të pranishëm në natën e shënuar të jetës time. Tani mua më takonte roli i dyfishtë, të pres tek dera, sipas zakonit dhe traditës të hershëm shqiptare. Unë i vetëm, në mungesë të familj

GJONPEPAJ - SHKOLLA E PARË SHQIPE NË TROPOJË

FRROK VUKAJ - Studiues GJONPEPAJ - SHKOLLA E PARË SHQIPE NË TROPOJË NË KUADËR TË 100-VJETORIT Më hollësi do të gjeni në librin tim "Rrugëtim arsimdashës i Tropojës", Tiranë 2015 Frymëzuar edhe nga   ngjarjet   e kohës,   në   Nikaj-Mërtur,   me   kërkesën     e     atdhetarëve     vendas,     Sokol     Basha, Tunxh Miftari, Bek Selimi, Syl Martini, Murrec Sadria, Ukë Çuni, Fetë Sadiku, Myftar Alia, Çun Kola, Met Sokoli, Mark Alia,   Marash Uka etj.. qysh nëvitet1915e1916 (madje edhe shumë kohë më parë) organizohej mësim në mjediset e kishave ku direkt   apo   indirekt   mësonin   edhe   disa   prej frymëzuesve   e nismëtarëve. Largësia e madhe nga qendrat administrative dhe mungesa e mjeteve të komunikimit, ka sjellë mungesë dokumentacioni e kjo nuk na lejon t’i quajmë shkolla në kuptimin klasik, megjithëse ishin të tilla. Në zonat e pushtuara nga austro-hungarezët që shtriheshin nga Veriu deri në lumin Vjosë e pjesën e sipërme të Shkumbinit, iu