ILIAZ BOBAJ FIGURË E SHQUAR E LETRAVE SHQIPE SOT
Shkas i takimit të shumë krijuesve e dashamirëve të artit letrarë,dje në Tiranë, nga shumë vende të Shqipërisë, e disa qyteteve të Kosovës,ishte përurimi i tre veprave të krijuesit nga diaspora,z. Iliaz Bobaj,i cili ka shumë vite që jeton,punon e vepron në Patra të Greqisë.
Me 24. mars 2018,ky krijues i shquar e përkthyes me talent të rrallë, nga gjuha shqip -greqisht dhe anasjelltas, ne sallën e UNESCOS, te Muzeut Historik në Tiranë, përuroi tri vepra të rëndësishme dhe të mirëpritura nga te pranishmit dhe lexuesit anekënd vendit tonë. Këtë radhë u përuruan këto vepra:
- Antologji poetike: Kavafis,Seferis,Elitis e Rikos, përkthim nga gjuha greke në shqipe.
- Antologji e Tregimit Satirik Botërorë,”Nuk rroj dot pa grindje”,me autorë të mëdhenj të satirës botërore,(përkthim),si dhe;
- “Shkolla e diplomacisë”,fabula,vepër e autorit.
Gjithë aktiviteti ishte organizuar nga Qendra Kulturore “Nacional” në bashkëpunim me “Anna-Tours Compani”me shoqatën “Emigranti” nga Patra e “Korça” Greqi. Modelimin e këtij evenimenti kulturore e udhëhoqi poeti i mirënjohur e drejtuesi i gazetës “Nacional” zoti Muje Buçpapaj,i cili foli edhe për rëndësinë e veprave dhe për autorin e tyre,si një personalitet i rrallë i letrave shqipe sot.

Për veprat e krijuesit Iliaz Bobaj,me fjalë mjaft të zgjedhura folën shumë personalitete e krijues në këtë manifestim,por ato më “zyrtaret” ishte fjala e Profesor Martin Mato,Pandeli Koçi,poeti e kritiku letrarë Qazim Shehu,poeti nga Durrësi,Nikolla Spathari,të cilët me fjalën e tyre mjaft koncize e të mprehtë, zgjuan kureshtjen e të pranishmëve në sallën magjepse të përurimeve me niveleve të tilla te Muzeu Historik në Tiranë. Të gjithë folësit që morën fjalën të flasin për veprat e zotit Iliaz Bobaj, shprehen mendimet e tyre pozitive,duke vlerësuar lartë gjithë krijimtarinë e autorit,e në veçanti,rrolin e tij si përkthyes nga Greqishtja në Shqip,ku me punën e palodhshme,ka pasuruar letërsinë tone,duke përzgjedhur penat më të njohura të poezisë greke, poet Nobelista,që i kanë dhënë shumë letërsisë botërore. Por,nuk u la anash pa përmendur edhe përkthimet nga gjuha shqipe në atë Greqishte, kështu,duke bërë të mundur që edhe penat shqiptare të “flasin” në gjuhët e botës së qytetëruar.

Nikolla Spathari,majtas,me mikun e tij nga Durrësi.
Migena Arllati,profesoreshë nga Gjakova,duke folur për veprat e Iliaz Bobajt.
Në sallën magjepse të Muzeut Historik në Tiranë,ishte e pranishme edhe artistja e madhe shqiptare,ikona e filmit dhe e skenës shqipe,z. Margarita Xhepa,e cila,ani se në moshë të shtyrë,e magjepsur nga interesimi dhe kultura dominuese në sallë,mori fjalën duke përdorur fjalë tejet të zgjedhura për autorin e librave,zotin Bobaj.
Iliaz Bobaj,duke falënderuar artisten e madhe shqiptare,zonjën Margarita Xhepa,për fjalët e ngrohta e respektin për autorin.
Në fund lexoj një poezi nga Ali Podrimja i madh,recitim i cili preku të pranishmit në sallë me fuqinë artit të saj recitues dhe me forcën poetike të poezisë së Podrimja.
Si zakonisht në çdo lloj përurimi,fjala e autori,e z. Bobaj ishte përfundimtarja e takimit të djeshëm në Tiranë,i cili, i ndikuar nga rrethanat e përurimit,interesimi,kultura,fjalët e thëna e shume gjera tjera të mirësisë,falënderoj masën me fjalët me të bukura,me një tonë nostalgjik,duke e ndjerë e ndarë gjithë gëzimin me të pranishmit.
“Më dhatë gjitha lulet botës,më falët gjitha fjalët e zemrës,më mbushët zemrën kënaqësi për të cilat do u mbetem borxh gjithmonë”- u tha të pranishmëve Iliaz Bobaj. Pasuan duartrokitje të gjata e me shume respekt.
Ne mes Kurtit e Bezhanit,Teuta Pango.
Pamje nga përurimi në Tiranë.
Për “mjaltin në fund”,shërbeu,zonja Teuta Pango,e cila me talentin e saj,nga repertuari i pasur prej një këngëtareje me nam,në kërkesë të shumicës, interpretoj këngë, duke emituar ta madhen Vaqe Zelen e ndjerë. Me interpretimin e saj,të pranishmëve ua mbushi sytë me lot……
Comments
Post a Comment