Ç'TË BËJMË ME MAJAKOVSKIN
VITORIO STRADA ( Vittorio Strada ) Ç'TË BËJMË ME MAJAKOVSKIN ese Ç'të bëjmë me Vladimir Majakovskin? Me Majakovskin që për antonomazi është "poeti i revolucionit"? I një revolucioni të ashtuquajtur i ''Tetorit" i cili në fillim u ngrit në qiell nga të shumtit, nga Majakovski edhe më me zjarr se kushdo tjetër, kurrë sot është stigmatizuar nga shumica dhe a nuk ishte i tillë ai që në fillim për cilindo që s'ishte verbuar nga shkëlqimi i një "bote të re" imagjinare? Pyetja "Ç'të bëjmë me Majakovskin" si dhe me këngëtarë të tjerë të ringjalljes së kuqe, është e pashmangshme tani që kolosi i ndërtuar në terrenin e asaj përmbysjeje të padëgjuar është në rrënim, provë kjo e pasigurisë së materialeve dhe e gabimeve të projektit. Veç kësaj, nuk bëhet fjalë aspak për një pyetje pa vend, po të kujtojmë deklaratën e bujshme të futuristëve ( më 1912 ), e firmosur që atëherë nga i riu Vladimir i cili urdhëronte që " të hid...