Posts

Një libër historiko-shkencor me fakte tronditëse

Prof.Dr.Eshref Ymeri Një libër historiko-shkencor me fakte tronditëse                   Libri i fundit i shkrimtares dhe i publicistes së shquar Vilhelme Vrana Haxhiraj, me titull “Tradhtia e Madhe ndaj Kombit”, është një vepër historiko-shkencore me përmbajtje rrëqethëse që botohet në kuadrin e zbulimit të të vërtetave tragjike nga periudha e sundimit të kriminelit gjakatar Enver Hoxha. Ky libër, krahas librave të tjerë që kanë botuar intelektualë të njohur me prejardhje nga shtresa e nderuar e të përndjekurve politikë, është një tjetër dëshmi e terrorit komunist që Enver Hoxha, si argat me damkë i shovinizmit serbosllav, vendosi në vendin tonë që gjatë viteve të luftës dhe që erdhi dhe e bëri edhe më barbar, edhe më të egër gjatë viteve të pasluftës, deri në ndërrimin e sistemit në dhjetor të viteve ’90. Autorja, si pjesë e shtresës së të përndjekurve politikë, i ka hequr mbi kurriz paso...

Fshati shqiptar, perla e braktisur e Ballkanit

Image
Shumica e njerëzve kanë shkuar në qytete me shpresën e një jete më të mirë. Por disa qëndrojnë në fshat me shpresën se do të ketë një zhvillim të qëndrueshëm rural. Kohët e fundit shqiptarët kanë filluar të kthejnë sytë e tyre në fshat si një mënyrë jetese. Observatori Ballkanik ka publikuar një fotoreportazh të realizuarnga Ivo Dençev. Ai ka vizituar zonën e Pukës në Shqipëri. Bukuritë janë mbresëlënëse. Por fshatrat në Shqipëri vazhdojnë të jenë shumë të varfra dhe me më pak banorë. Këtu janë disa nga fotografitë e realizuara nga fotoreporteri.