TI JE KRIJESA IME DASHURI...

TI JE KRIJESA IME DASHURI...

 Iliriana Sulkuqi

(Të linda prej fryme.

Të rrita me bulëza vese.

Të përkëdhela me mollëzat e gishtrinjve,

ku biorryma përçohet në palcë të shpirtit

për të mjekuar dhimbjet...)


Të krijova nga mendja ime

Dashuri,

ashtu si stilisti modelin e tij,

për t'u prekur vetëm nga ëndrra,

për t’u zgjuar vetëm nga zgjimi yt

ende pa m’u  hapur sytë…



Ti je krijesa ime,

Dashuri,

më e bukura e të gjitha kohërave

që nga Adami dhe Eva

deri mbrëmë, tani

a para shtatë brezave,

për t’u bërë Nusja me bedena

rreth kështjellës  së botës,

pa tragjedi si te Romeo e Xhulieta,

pa  gjakmarrje fisesh,

pa ngjyra racizmi,

pa xhelozi  

që ta trembin  puthjen

prej trupi…


Të pikturova me konture të padukshme

me penelin e stinëve.

Shqisat t’i shihja e t’i ndjeja veç unë,

me ndihmën e Perëndive,

duke këputur litarët e shiut

që më pengonin vizionin e afërsive…



Të këndova në heshtje

derisa kordat e zërit

kallo më zunë

e tingujt

u arratisën galaksive…


Të botova si libër të hapur

në shtypshkronjën e zemrës,

ku molekulat e gjakut

rradhisin fjalët,  

ku mushkëritë  

filtrojnë ca pikëpyetje si kërrabëza,

ku në çdo faqe

nënshkruaj për ty

pa m’u tharë ende boja…



Të gdhenda me mendjen time si skulpturë

e të urdhërova,

si Mikelanxhoja “Davidin”-

FOLMË,

t’u bekoftë Fjala,

FOLMË!

Comments

  1. Një dëshmi e mrekullueshme që duhet t’i tregoj të gjithëve, isha 25 vjeç kur u martova dhe provova gjithçka të mundshme për të rritur një fëmijë, por asgjë nuk funksionoi, mjeku im tha që nuk mund të mbetem shtatzënë, isha kaq zemërthyer atëherë takova një shoqja ime e mirë, afrodita ajo më tha për Dr White, unë kurrë nuk kam besuar në gjëra të tilla, por sepse kisha vërtet nevojë për një zgjidhje, i shkrova atij dhe i shpjegova gjithçka, ai bëri punën pasi bëra gjithçka që më udhëzoi, pastaj më pyeti të shkoj për një mesazh 3 javë pasi ai bëri punën, duke shkuar në spital mjeku tha se jam 2 javë shtatzënë, dhe tani kam djalin tim të bukur, dhe jetoj aq i lumtur me familjen time, të gjitha falë Dr White, kontaktoni atë nëse keni ndonjë problem për të zgjidhur :. Email: wightmagicmaster@gmail.com
    +2348032246310

    ReplyDelete
  2. Kam lexuar për doktor Ellen dhe gjithashtu kontaktova me të për të më ndihmuar të ktheja të dashurin tim të martohej me mua gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe jam kthyer këtu për të postuar rreth tij. Doktor Ellen do t'ju ndihmojë të zgjidhni problemin tuaj, pavarësisht se çfarë po kaloni. Postimi për një magjistar është shumë i çuditshëm për mua, sepse kurrë nuk e besoja se do të mund të them se u ndihmova nga një magjistar për të rikthyer tek unë ish të dashurin pas 7 vitesh pa kontakt. Lexova për magjinë e tij vudu nga faqet e tjera të internetit dhe e kontaktova për të më ndihmuar dhe në më pak se 48 orë më thirri ish i dashuri im dhe isha i lumtur që ai dëshironte të më kthehej. U takuam të premten dhe ai më propozoi,... Ishte unaza më e bukur. Ju lutemi të gjithëve këtu, kontaktoni doktorin për të zgjidhur problemin tuaj për ju dhe për t'ju bërë të lumtur me marrëdhënien tuaj që po ju lëndon. Dashuria është ndjenja më e mirë e përjetuar ndonjëherë. Dërgojeni me email në (ellenspellcaster@gmail.com) ose në WhatsApp +2348106541486

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Topografia e fshatit Pozheran

KANGJELA E MALLIT TË PARË

TË PAPRITURAT E NJË UDHËTIMI, ISTOG - PEJË