TË PAPRITURAT E NJË UDHËTIMI, ISTOG - PEJË

TË PAPRITURAT E NJË UDHËTIMI, ISTOG - PEJË
Esse



Mëngjes i të dielës në Istog, në Kosovë. Freski mali, në mes të vjeshtës së parë, 2019. Buzëqesha me vete, kur po rregulloja kravatën, sepse përvoja dhe njohuritë gjeografike më ndihmuan të jem i kujdesshëm, që të marr xhaketën. Qyteti ende në gjumë. Rrugët ishin bosh, asnjë kalimtar, ndërsa për lokale kafeje, as që bëhej fjalë. “Ky qytet paska marrë huqet e Europës dhe banorët bëjnë jetë nate”, - bëra shaka, por nuk më dëgjoi njeri. 
Pasi e përshëndeta të parin person që takova, e pyeta se ku mund të gjej taksi për të udhëtuar drejt Pejës, pasi siç mora vesh, të dielave autobusi urban nuk punon. Të them të drejtën, ende nuk më dilte inati, nga një pakujdesi e vogël në dukje. Çudi!– Përsërita për të disatën herë, pa gjetur përgjigjen e duhur. -Njerëzit nuk paskan nevojë të udhëtojnë të dielave? A thua të jenë të gjithë zyrtarë? Kështu po i bluaja mendimet dhe po grindesha me vete, në këtë mëngjes të freskët Istogu.
Pas gjysmë ore pritje, tek këmbët e mia ndaloi një makinë e vogël me ngjyrë të kuqe. 
- Hajde Profesor hip në makinë! Besoj se do të shkosh në Pejë!
Hipa në makinë, dhe nuk i kushtova vëmendje thirrjes, “Profesor”, duke menduar, se shoferi e pati të lehtë të gjejë një emër, duke u nisur nga të qenit jabanxhi dhe, nga veshja si për takime akademike. Gjithsesi më erdhi mirë, që ai nuk veproi si të tjerët, që më thonë gjysh, apo zotëri.
Për të hapur bisedën, fillova të ankohem, pse të dielave nuk punon linja e autobusëve, duke renditur pasojat e këtij gjykimi, që nuk përfill interesat e udhëtarëve dhe hallexhinjve, gjithmonë sipas mendimit tim. Unë kam miq në Pejë, të cilëve mund t’i bëj një telefon dhe vijnë e më marrin, sepse do të udhëtoj drejt Shqipërisë dhe kohën nuk e komandoj dot. Po a mund t’i thërras për kaq copë rruge? Hë, si thua ti? - Shoferi më dëgjonte dhe me buzën në gaz, miratonte lumin e fjalëve të mia. Pasi unë ndalova një çast, sikur prisja përgjigje, ai më pyeti: 
- Ç’ kemi nga Durrësi? – Ishte një pyetje, sa për të ndërruar bisedën. 
- Si gjithmonë vapë dhe plazh, pavarësisht se është mesi i shtatorit, - u përgjigja shpejt, duke kthyer kokën ta shikoj më mirë në fytyrë këtë shofer, që, si me kursim, po më jep të njohur. Nuk më kujtohej fare, që mund ta kisha takuar kund. Shtypa “butonin” e kujtesës dhe po kërkoja në internetin e saj. “Vallë ku e kam takuar këtë njeri….?”, - thosha me vete. Mbase ndonjë nxënës Kosove, i shpërngulur nga lufta njëzet vjet më parë, si shumë të tjerë dhe ardhur në shkollën “Bajram Curri”, në zonën e Plazhit në Durrës, ku unë isha drejtor! Apo ndonjë vullnetar i luftës së Kosovës, që vinin dhe shkonin tek hotel “Drenica”, buzë detit në Plazh, që ishte bërë qendër, ku  grumbulloheshin dhe niseshin për në luftë. E pa mundur! Këtu e dhjetë vjet më parë, unë kam takuar një pjesë të tyre, kur erdhën të përkujtojnë dhe festojnë dhjetë-vjetorin e fillimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës, por këtë njeri jo, jo! Nuk më kujtohet, diku tjetër mund ta kam takuar. Mbase…, mbase…, mbase….! - Vrisja mendjen dhe nuk po i bija në të. Kujtesa nuk po më ndihmonte. Ai më shikonte në pasqyrë dhe po kënaqej me përpjekjet e mia të kota, ndaj vazhdoi: 
- Mbiemrin ta mbaj mend, Tarelli ta thonë, por emrin e kam harruar tani për tani. – Përsëri një gjysmë njohje, mendova. 
- Eu bre burrë! Ti po më njeh dhe unë jo! S’besoj se jam aq plak…..! -I thashë duke qeshur, por me habi të shtuar.
- Mos e lodh veten, që nuk po më sjell në kujtesë! Janë më shumë se njëzet vjet të shkuar, kur unë isha djalë i ri dhe ndihmoja për sistemimin e bashkatdhetarëve të mi, të ardhur nga Kosova, në ato vite lufte me Serbin. Unë me disa shokë, të gjithë shqiptarë të Kosovës, jemi takuar tek shkolla “Bajram Curri” në Plazh, pasi na duhej të rregullonim edhe nxënësit tanë, që mos rrinin rrugëve. Mbaj mend, se në mjediset e shkollës janë zhvilluar disa takime, madje edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Ju ishit i pranishëm dhe na ndihmuat shumë, pasi i kërkonit vetë nxënësit, për t’i afruar në shkollë. Ne na vinte mirë që gjetëm një njeri të përkushtuar për fëmijët tanë, që kishin përjetuar tmerret e luftës dhe të braktisjes së shtëpisë dhe truallit stërgjyshor. Sot po gjej rastin t’u falënderoj.
- Po ti tani je bërë goxha burrë, burrë i vërtetë! – S’paskam faj vërtet, - ngushëllova veten. - Kanë kaluar aq vjet pa u parë. Nuk më the si quhesh?. 
– Më quajnë Dardan, Dardan Gjocaj. Jam nga këtu, nga Istogu dhe pa më lënë shteg ta pyes më tej, ai vazhdoi: - Po ju profesor, ç’ u solli këtyre anëve të Kosovës, apo punë historie, pasi ju ndjekim nëpër faqet e gazetave edhe këtu në Kosovë? Istogun e kemi të bukur, besoj e pe vetë. 
- Në Kosovë, në Prizren, Deçan, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Prekaz, Skënderaj dhe këtu në Istog, kam ardhur shpesh. Këtu isha i ftuar të marr pjesë në një veprimtari letrare, më mirë në një konkurs poezie, organizuar nga Klubi letrar “Podguri”. Konkursi u zhvillua dje, të shtunën, tek lokal “Freskia”– Meqë  mu zgjidh gjuha, vazhdova: - Ishte parashikuar që edhe sot të dielën, këtu në Istog, të kishte një veprimtari të bukur  mbarëkombëtare, “Festa e Plisit”, e cila ka disa vjet që festohet me madhështi. Nuk e di pse u ndalua. Edhe unë kisha për të mbajtur fjalën time, krahas shumë të tjerëve të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare. Në çantë kam edhe plisin e bardhë, sepse nuk shkon të jem pa plis në kokë.
Biseda u vazhdua në Pejë, në një kafe pranë stacionit të autobusëve, ku u njoha më mirë me jetën dhe veprimtarinë e Dardanit, duke i thënë shpesh Dardan i Dardanisë. Kështu më pëlqeu dhe më pëlqen ta thërras, pas kësaj rinjohje. 
Dardani më thotë: – Mendoj, se është më lehtë të udhëtosh nga Prishtina se nga Prizreni, pasi linja është më e sigurt dhe më e lehtë. Atje do të prisni gjatë, sepse nuk i dihet mjeteve të rastit, ndërsa nga Prishtina, ka autobus që niset drejt Tiranës dhe Durrësit. E njoh mirë atë linjë. – Në çast nxori telefonin dhe dikë pyeti, se në ç’ orë ka nisje për Durrës? E dëgjova që përsëriti: fiks në ora 11.00! – Bukur mirë! – M’ u drejtua mua. - Tani shpejt tek autobusi që shkon për Prishtinë, sepse pas 10-minutash niset.
Ashtu bëmë. Hymë në stacion, për të cilin i thashë: - Durrësi, por dhe Tirana e ka lakmi një stacion të tillë, sepse është një terminal i vërtetë, ku secili autobus ka vendin e vet të parkimit dhe të nisjes, përfshi edhe sallën e madhe të udhëtarëve. Dardani më tregoi shoferët, pronarë të autobusit, që ishin pinjollë të familjes së madhe “Berdyna”, mbiemër shumë i njohur për mua. Dardani bëri njohjen tonë, duke i thënë miqve të tij: - Në Prishtinë, profesorit do t’i gjeni autobusin që shkon drejt për në Durrës, jo për në Tiranë.
Shoferët, kur dëgjuan se do të shkoja në Durrës, më thanë, se janë nipat e Muhamet Berdynës, i cli ka qenë drejtor shkolle në Shijak. Më erdhi mirë që përsëri gjeta miq të tjerë, ndaj u thashë:
- Me Muhametin, drejtor i hershëm i gjimnazit të Shijakut, kam qenë koleg, pasi vite të shkuar edhe unë kam punuar mësues në zonën e Shijakut. Ai ka qenë burrë shumë serioz dhe i ndershëm, me trup të gjatë e të drejtë si shtizë flamuri. 
– Ashtu qëndron edhe sot që është i moshuar. Ai, tashmë prej vitesh jeton këtu në Kosovë, ka shtëpinë e tij të madhe….,  - dhe më treguan një fotografi nga celulari. 
U ndamë me Dardanin, duke shkëmbyer numrat e telefonit, për t’u takuar, kur ai të vijë në Durrës, ku, siç më tha, vjen shpesh, por edhe unë kur të jem në Istog, ku kam më se 12-vjet që jam i pranishëm nëpër veprimtari të ndryshme arsimore, letrare, madje edhe konferenca shkencore.
Thonë, se rastësia është mbret i jetës. E besoj plotësisht, mjafton ky udhëtim dhe kjo rinjohje pas një kohe të gjatë, duke përsëritur filozofinë e Abraham Linkolnit, që përmblidhet në këto pak fjalë: 
“O njerëz! Unë nuk ia kam lejuar kurrë vetes, që të mendoj se jam burri më i mirë i këtij vëndi… Unë nuk them se i kam pasur nën mbikëqyrje ngjarjet; unë pranoj zemërhapur, se ngjarjet kanë pasur mbikëqyrje mbi mua». 
 Udhëtimi Prishtinë-Durrës, vazhdoi bukur mirë. Në ora 16.30, isha në Durrës.



Kadri Tarelli
Durrës më: 18, të vjeshtës së parë, 2019  

Comments

  1. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
    *nëse doni të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    ReplyDelete
  2. Kam lexuar për doktor Ellen dhe gjithashtu kontaktova me të për të më ndihmuar të ktheja të dashurin tim të martohej me mua gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe jam kthyer këtu për të postuar rreth tij. Doktor Ellen do t'ju ndihmojë të zgjidhni problemin tuaj, pavarësisht se çfarë po kaloni. Postimi për një magjistar është shumë i çuditshëm për mua, sepse kurrë nuk e besoja se do të mund të them se u ndihmova nga një magjistar për të rikthyer tek unë ish të dashurin pas 7 vitesh pa kontakt. Lexova për magjinë e tij vudu nga faqet e tjera të internetit dhe e kontaktova për të më ndihmuar dhe në më pak se 48 orë më thirri ish i dashuri im dhe isha i lumtur që ai dëshironte të më kthehej. U takuam të premten dhe ai më propozoi,... Ishte unaza më e bukur. Ju lutemi të gjithëve këtu, kontaktoni doktorin për të zgjidhur problemin tuaj për ju dhe për t'ju bërë të lumtur me marrëdhënien tuaj që po ju lëndon. Dashuria është ndjenja më e mirë e përjetuar ndonjëherë. Dërgojeni me email në (ellenspellcaster@gmail.com) ose në WhatsApp +2348106541486

    ReplyDelete
  3. Ekziston një njeri i madh bimor i quajtur DR WALE i cili mund të kurojë virusin e hepatitit B dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse me përdorimin e bimëve natyrore për të kuruar problemet e virusit të hepatitit B. Ai është nga Afrika dhe është një mjek i shkëlqyeshëm dhe gjithashtu mund t'ju shërojë nëse keni problemin dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse dhe këtu është kontakti. WhatsApp +2347054019402 KURE HERPES,KURE KANCERI,KURE HIV/AIDS,KURE HPV. DR WALE gjithashtu mund t'ju ndihmojë të rivendosni martesën tuaj dhe ta bëni shtëpinë tuaj të shkatërruar përsëri të lumtur. mund të kontaktoni DR WALE përmes WhatsApp/Viber: +2347054019402 ose Email: drwalespellhome@gmail.com

    ReplyDelete
  4. Unë pothuajse e mora jetën time për shkak të burrit tim që më la dhe ndaloi së marrja e thirrjeve të mia. Ai tha se nuk më do më, unë u përpoqa ta lutem, por ai nuk do të më përgjigjet derisa të bënim një luftë dhe të shpërthehemi për gjashtë muaj, pasi atëherë e kuptoj se nuk mund të largohem pa të. Unë u përpoqa gjithçka e mundshme për ta rikthyer atë, por dështoj. Derisa hasa në këtë njeri të quajtur Dr Wale Online, unë kontaktova me të dhe i thashë gjithçka që ka ndodhur midis meje dhe burrit tim para se të ndahej. Ai më pyeti jo shumë frikë se gjithçka do të jetë mirë përsëri. Ai më tha të paguaj për sendet që do të përdorte në përgatitjen e magjisë së dashurisë për mua dhe unë pagova dhe ndiqja të gjitha këshillat dhe udhëzimet që ai më dha. Pasi më ndihmoi të hedh një magji dashurie dhe ja burri im u kthye brenda një jave. Duke më lypur për falje, unë u befasova aq shumë sa Caster Spell si Dr Wale ende ekziston. Nëse dikush këtu ka nevojë për ndihmë, me gjithë sinqeritetin, kontaktoni Dr Wale sot përmes WhatsApp/Viber: +2347054019402 ose Email: drwalespellhome@gmail.com
    Në të vërtetë ju jeni më i mirë Dr Wale faleminderit që e bëtë shtëpinë time një shtëpi të lumtur përsëri. Unë kurrë nuk mund të ndalem së foluri për ju zotëri. E tij është me të vërtetë një njeri i shkëlqyeshëm që mund ta kontaktoni atë për zgjidhje për çdo lloj problemesh si
    (një) magji e lotarisë
    (dy) ish mbrapa
    (tre) Të mbetet shtatzënë
    (katër) Kurë për çdo lloj sëmundjeje, sëmundje dhe infeksioni
    Dhe shumë të tjerë kontaktojnë këtë njeri të madh sot dhe marrin tuajin
    Problemet zgjidhen 100%

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Topografia e fshatit Pozheran

KANGJELA E MALLIT TË PARË