Një cikël me poezi mikste

Një cikël me poezi mikste

Nga  Përparim  Hysi


1.Iku gazi

Iku gazi,  iku kënga
Nga një hall që kam përbrënda.
S'jam i qetë dhe s'kam gëzim
Ç'të ka gjetur,Pëparim?

Përkohësisht, jam si robot
Edhe frymë sikur marr kot.
Me këdo  siku dua sherr
Gati dajos,t'i them:derr!

Nëse pyesni:-Ç'kam kështu?
Pse rënkoj dhe bëj bubu?
Do lë vendin dhe do ik
Larg e larg: në AMERIKË!

             Fier, 5 nëntor 2000

2,Ndarja me bibliotekën

E prisha"kontratën" me bibliotekën time
Libra, më falni që po ju lë!
Zemra më bëhet copë e thërrime
Jam kthyer i tëri,si"film pa zë"!

Vërtet i fala tek LULZIM OMARI
Ke parë që,përbrenda, s'më linte  nakari
Të vete e t'ia "vjedh" si  Silvestër  BONARI !!!  *

* personazh i Anatol Frans (ia dhuroi bibliotekën të mbesës dhe natën ia"vidhte".)
                                         Fier,2 nëntor 2000

3.Më zu e"e keqja"
Mua më zu e"keqja" dhe po mblidhen grusht
Se m'u qep"dreqja" dhe pak më vjen turp.
Pupu sa e bukur! Si e bërë me dorë!
Aq jam bërë turbull, sa  po digjem horë.

Nëse ke"sëmundje", të shëron në vend
Është  si "spicere", gati po më çmend
Një lemëz më zë, më griu grriq-grriq!
Në"dreqja" më lë, më gjeni në"kryq".

                  FLORIDA,14 shtator 2003

4.Kineze e bukur

Kineze e bukur me sy si bajame
Ç'm'i ngul ashtu sytë?
Më ngre kineze në alarme
Sikur nga unë do"tapitë?".

Më përshëndet mua"haj" anglisht"
Ta kthej,por vetëm kaq!
Buzëqeshë pastaj  ngrohtësisht
Unë po krejt si hutaq!

Vazhdove fjalën me"no problem"
Dhe ike e more kthesën
Unë rri  si hu,bërë ujem
Anglishte ma"pordhe audiencën".

          FLORIDA,12 shtator 2003

5.Në shpirtin tim

Në shpirtin tim,sado në moshë të vonë,
Ende nuk është tharë gjelbërimi.
Nëse një sy, zë  e më"provokon"
"Sherrit" nuk i shmanget Përparimi.

Ende jam i gatshëm të bëj"sherr"
Çdo sfidë nga një sy e  sfidoj
Si të bëj hasha atë buzësheqer
Ta lë që t'më "skuqi" me bojë?

Nisem për"luftë" dhe hiç nuk pyes
Sikur shpirtin t'ia kem falur shejtanit?!
Nuk pyes në"plagosem" apo"vdes"
Plak që lë kokrrën e namit.

                Florida,12 shtator 2003.

6. E di

E di që ke"fituar" tituj e ndere
Rreh gjoksin si të jesh "kokë e madhe"
Të gjitha i fitove me servilosje e"vjedhje"
Në atë kohë aq barbare.

Kapërdiseshe si maçoku në thekër
Sa gjoksin e bëre vrimë
Hiqeshe dinak si një dhelpër
Dhe bëje sikur nuk e vije re mninë.

Lavdinë hiç nuk e ke merituar
Veç ke ditur të marrësh"kthesat"
Kur sistemi që të"vlerësonte", është rrëzuar
Mbete neveritës si vjedhësat. 

              Fier,7 mars 1991

7."Kontratë" me vdekjen

Mos hajde pa më"lajmëruar"
Vdekje, moj, a më dëgjon?
Se ende kam shumë pa botuar
Dhe nuk ke përse nxiton.

Le të nënshkruajmë bashkë një"kontratë"
Si "xhetëlmenë" të biem në ujdi.
Nuk them që ta shtysh shumë gjatë
Por ja që "nuk jam gati" tani !

Të sos unë pakëz"punët e mia"
Shkrimet  që  kam, t'i nxjerr në dritë!
Pastaj, moj  vdekje, thuaj:-Tash je imja!
Më merr dhe më mos prit.

                                 Tiranë,6   tetor 2019

Comments

Popular posts from this blog

Topografia e fshatit Pozheran

KANGJELA E MALLIT TË PARË

GJONPEPAJ - SHKOLLA E PARË SHQIPE NË TROPOJË