NDËRSA SODIT

CV Kosta Nushi 
U lind në Velahovë të Sarandës më 5 prill 1962. Poet dhe muzikant me studime në Akademinë e Arteve të Tiranës, si dhe me studime të mëtejshme kompozimi në Athinë. Ka botuar poezi, kritika, artikuj dhe intervista në gazeta e revista të Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë e Rusisë.Është pedagog në një shkollë të mesme muzike në Athinë.
Është promovuar e dekoruar në Athinë, në Vidin e Pleven të Bullgarisë, si dhe në Stamboll në fushën e krijimtarisë letrare, por dhe në atë muzikore. Ka botuar 3 vëllime poetike në greqisht, si dhe 1 vëlliim të përkthyer që qarkullon në Bullgari. Ka përkthyer në greqisht disa poetë shiptarë, midis të cilëve edhe  poetin e Klubit të Krijuesve Jonianë, Bardhyl Maliqi me “Perandorinë e zogjve”.
Poezi të ndryshme të Kostës janë botuar në antologji të ndryshme ballkanike dhe europiane. 
NDËRSA SODIT
Ndërsa sodit gjithë yjet e mesnatës
Mendon se jemi totalisht mikroskopikë,
Të vegjël. Të parëndësishëm mes rutinës
Në ciklin jetësor, por sa një pikë.

Ty medito për yjet e panumërt e gjigandë, 
Që ndrisin, por nuk shikojnë dot si ti.
Lëvizin, por në humbëtirë s’kanë duar fare
Dhe s’dinë ata të shkretët fjalën “Dashuri”!
NE DO TË VIJMË SI PRANVERA
Si erdhën këto ditë të përçudnuara
Me amokun e stërgjatur si shtrati i Prokrustit,
Me qetësinëe ditëve që rivalizojnë netët.
Dhe ngjan toka kaq e ndjerë,
Sa të vjen keq të shkelësh mbi barin e thatë.

Kanë ikur të gjithë nëpër vende të tjera
Dhe të vjen çudi pse s’ikën edhe vargmalet,
Brezat me lisa, shtëpitë dhe bustet.
Përse s‘kanë ikur edhe ata për pak kohë,
Si ne që bëjmë sikur kemi ikur
E kthehemi herë pas here, sikur lozim kukafshehti
Sa edhe ky lumi ikën jashtë shtetit,
Ose bën sikur ikën se në fakt
Është akoma këtu, sikur s’ka ikur asnjë herë.
Ashtu edhe era vjen përpak e fryn
Shtiret sikur ikën, 
sepse do të vijë përsëri te na sjelli
lajme të pakuptueshme nga e përtejmja.

Ne ikëm kur me në  fund, na e dhanë çdo gjë
Si gushti që i ka të gjitha ikëm ne
E do të vijmë përsëri si pranvera,
Si pranvera jetësore, 
e etur për dashuri!

TË PARËT TANË
“Gjaku i arvanitasve së toku me gjakun helen
U derdhën dhe skuqën dhenë.
Kur u bashkuan në të vdekur vallë,
Si s’do bashkohen në të gjallë?!”  
(këngë tradicionale greke)

Të parët tanë ishin të prët që u ngulën
Në luginat pantatonike të Emos.
Të parët tanë,
Të mençurit e të patremburit
U shtrinë bregdetit polifonik
Njëjtësuar me ison e pafund të gjithësisë,
Në vendet më të bukura të botës,
Ata stërgjyshërit tanë legjendarë,
Ne i ndjejmë nëpër deje,
Në zanafillë që nga Zeusi
E që nga Prometeu,
Gjaku i të parëve na thërret,
Që nga Skënderbeu shpirtvigan,
E gjer te Rriga Ferreu![1]
Kur ne ndonjëherë “vritemi e theremi”,
Stërgjyshërit tanë trishtohen pa masë.
Ndonjë ditë do të dalin nga varret
Si Konstandini në legjendë
Do të na mbledhin tok e do na shajnë
Me termin e lashtë “Idiotë!”Mblidhni mentë!
Gjithnjë ua kemi thënë:
-Kujdes Atdhenë!”
AFËRDITA NË BREGDET
Qetësi në plazhet e Himarës,
Derisa të lëshojë stuhitë Eoli,
Poseidoni ngriti dallgët si i marri
Dhe përmes dallgësh Afërdita doli.

E pashë se si u drodh e lebetitur
Me gjinjtë që i stërhidheshin si fruta.
E zhveshi Poseidoni-vagabond i detit
Dhe Perëndesha, flakë nga dielli e turpi!

Doli te bregi. Por e marrtë e mira
Ç’farë lloj hyjneshe, ç’Afërditë do t’ishte
Po s’kishte naze e peripecira,
Pa qenë të paktën gjysmë lakuriqe?!



[1]Rigas Feraios 1757 - 24 qershor 1798 ishte një shkrimtar grek, mendimtar politik dhe revolucionar, aktiv në Iluminizmin modern grek, u kujtua si një hero kombëtar, viktimë e kryengritjes ballkanike kundër Perandorisë Osmane dhe pionier i Luftës Greke të Pavarësisë.

Comments

  1. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
    *nëse doni të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

KANGJELA E MALLIT TË PARË

Topografia e fshatit Pozheran

TË PAPRITURAT E NJË UDHËTIMI, ISTOG - PEJË