MENDIMET QË MË SUGJESTIONOJNË…

V i k t o r    N a s i               Athinë, tetor 2019
MENDIMET QË MË SUGJESTIONOJNË…
                ( Gjatë leximit të vëllimin poetik  “Perandoria e Zogjve“  të poetit  Bardhyl Maliqi)
          
Poezi mund të lexosh, por ka rëndësi të kuptosh se ç’fshihet pas vargjeve që të mund të vësh në dukje se ç’thotë poeti. Jo plotësisht, por në një farë mënyre hyn në laboratorin krijues të tij. Një punë e tillë nuk është aq e lehtë dhe kërkon përqëndrim, vëmëndje në fjalët, në figurat, në detajet, në simbolet. Çdokush nga ne shikon p.sh. një tuf zogjsh që fluturojnë duke krijuar gjatë fluturimit figura të ndryshme. Poeti jo vetëm shikon por dhe vëzhgon, krijon imazhe dhe na bën dhe ne të përqëndrohemi më shumë, të fantazojmë, por në radhë të parë ,të shijojmë skenën që paraqet poeti duke na transmetuar me fjalë ato që shikon,vëzhgon, percepton, ndjen, mendon dhe shijon ai. Poemat e vëllimit “Perandoria e Zogjve” janë tërheqëse, lexohen me kënaqësi, janë një komunikim i ngrohtë e kuptimplotë i poetit me lexuesin.
Poezia që hap vëllimin poetik të B.Maliqit,që i jep atij titullin “Perandoria e Zogjve”përmban pothuaj tematikën e vëllimit, tematikë, e cila mbështetet në triptikun e shumënjëhur: jeta,dashuria dhe vdekja. Poemat dhe poezitë pasqyrojnë shpirtin e poetit,bisedën e tij me jetën dhe dashurinë, përballimin e tij me vdekjen dhe kohën. Poemat e vëllimit përshkohen nga triptiku i përmëndur më sipër dhe them pa rezervë se kompozimi i tij është realizuar në mënyrë të përsosur artistike, estetike, stilistike dhe filozofike.
Poezia “Perandoria e zogjve”që hap vëllimin është ndërtuar në formën e bisedës së poetit me vajzën. Është kjo një gjetje e goditur sa artistike dhe stilistike dhe shënon ashtu si edhe në poemat e vëllimit risinë që sjell në poezinë e tij poeti Bardhyl Maliqi, por edhe në poezinë e sotme shqipe. Duke lexuar poezinë lexuesi e kupton menjëherë se poeti Bardhyl Maliqi e njeh në mënyrë të përkryer psokollogjinë e moshës fëminore. Poeti nuk shtjellon një përrallë, siç bëjmë zakonisht me fëmijët, por shtjellon realitetin në perandorinë e zogjve në trajtën e një fabule duke e paralelizuar me botën e njerëzve me një gjuhë të pasur e të thjeshtë, që i jep krahë fantazisë së fëmijës për të kuptuar sa më mirë ato që shpreh poeti. Ai ka gjetur dhe zgjedhur mënyrën e tij për të theksuar idenë se me ndryshimin e sistemit erdhi liria e fjalës,e drejta për t’u shprehur hapur ashtu siç mendon për realitetin, për botën, për njerzit, pa kufizime dhe korniza:”Eh, erdhi dita bija ime, të hyjmë dhe ne në perandorinë qiellore të zogjve. ..Erdhi dita......
I çliruar nga ankthi i pritjes, ngopet me frymë, preket, mallëngjehet, dehet. Poezitë “Cila je ti?, “Quksja”,”Amarda”,Vejusha”,”Mimoza” janë poezi kryesisht lirike, që synojnë të zbulojnë të bukurën, janë një himn për dashurinë dhe për jetën. Ato janë një sfidë për etikën, moralin e një kohe që i vinte njerzit në korniza shabllone. Morali i kthyer në tabu, u hiqte njerëzve të drejtën të kërkonin të bukurën, dashurinë, ta jetonin jetën. Poeti flet me guxim qytetar për dashurinë pa rënë në vulgarizëm.Vërtet vargjet shprehin një mendim, theksojnë një ide, por poeti B Maliqi e kompozon poezinë në mënyrë të tillë, që të krijohen para lexuesit skena të gjalla të dashurisë, të kapshme, të prekshme që ai të emocionohet,të përjetojë, të tronditet nga dallgëzimi i ndjenjave, realizuar aq bukur me figuracionin dhe fjalorin e pasur:
        “Të mundesha të lëvizja vëndit, të vija të ulesha në sedilen tënde,
         Të të shkopsitja bluzën, të soditja i etur bukuritë e fshehura të vajzërisë së çmëndur.
          Dhe të të puthja buzët ëndshëm,gjer në dhimbje,por pa e lënduar krenarinë tënde”.[Cila je ti]
 Dashuria nuk pyet për moshë, ajo është pjesë e domosdoshme e jetës, është burimi i saj.Vërtetë të rinjtë kanë zjarrin dhe gjallërinë e moshës,për ajo është hare, gëzim, lumturi:
“Ideali i tij i flijimit për të bukurën është shumë më njerzori i të gjithëve. 
“Në se është vërtet farkëtar ai vërtet dashuron në mënyrë përveçuese
ashtu siç dashuron zjarrinë kudhër,flakërimin e hekurit të skuqur.{Quksja}

Në poezinë”Amarda”pa deklarata, pa moralizime, por me një duf shpirtërordhe realizëm shpalosen mendimet për dashurinë dhe për jetën duke fshikulluar moralin e vjetër:
    “Por ti mos e dëgjo refrenin e bretkosave, ato veç kuisjen e moçaleve recitojnë për natë,
      Fryt i pasionit është vështrimi yt, tek shfleton fytyrën time si një libër poetik.”
Në poezinë “Vejusha” poeti i argumenton gruas së ve, që nuk merr guxim të shikojë përpara në jetë:
      “Mos u trëmb... Jeta s’është veç një kurth që çdo çast, ja vlen ta jetosh.
        S’ka gjë më të ndershme se ajo që të prek, s’ka gjë më të moralshme se ajo që të rinon,
        S’ka gjë më të bukur se ajo që të ripërtërin”.
Cikli i poezisë që përmëndëm më lart, përmban arritje artistike që kanë të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre. Titujt e poezive mbështeten në një fakt, i cili kthehet në simbol. Poeti kapet pas një karakteristike të femrës {Quksja} pas emrit” Amarda”,” Mimoza “ose gjëndjes familjare “Vejusha”. Ato poezi nuk janë thjesht të bukura, por mund të them se janë perla të poezisë shqiptare, që na sjellin ndër mënd poetë të shquar shqiptqrë, por edher të huaj. Tek poezia “Amarda”, poeti shtron një pyetje së cilës i përgjigjet poetikisht:
         “A ka një mënyrë si ta jetosh kohën e humbur,akrepat e orës pa i kthyer pas?”
Me emrin e mbretëreshës ilire poeti B Maliqi pa poza e deklarata,por me shpërthimin e dufit epiko-lirik, tregon se nga e kemi prejardhjen, cilët jemi dhe ku shkojmë. Koha shihet në shtrirje dhe në vazhdimësi, ashtu siç ndodh në realitet, sepse koha rrjedh si uji dhe nuk kthehet pas:
        “Amarda.....Ti je hyjnesha ime ilire, apo vajza gjimnaziste,
           ..që kohët ka zënë rob në kurthet e hireve?”  
Pyetjet retorike si mjet letrar dhe stilistik janë të pranishme brënda poezive dhe poemave të vëllimit “Perandoria e zogjve”. Poeti synon të tërheqë vëmëndjen e lexuesit, e bën atë të ndjekë rrjedhën e mendimit poetik, por edhe të bjerë në mendime e të punojë fantazia e tij.
Në poemat “Një lis me degë na u rrëzua..”dhe “Farëzat e grurit”kushtuar babait dhe nënës, poeti, duke përdorur emra vëndesh në Konispol, flet me mall, dhimbje, dashuri e humanizëm për prindërit, por edhe për vëndlindjen, temë aq e preferuar e çdo poeti qysh në fillimet e poezisë së tij. Por poeti B. Maliqi mallin për vëndlindjen nuk e paraqet duke kujtuar me nostalgji ndonjë çapkënllëk nga koha e fëmijërisë, por duke bërë portretizimin e prindërve. Kemi të bëjmë me një këndvështrim të veçantë, origjinal që shënon shkallën më të lartë të pjekurisë së poezisë së poetit B Maliqi. Me fjalë të shpirtit dhe të zëmrës, me detaje të zgjedhura që arrijnë deri në simbole bëhet përmendorja e babait dhe e nënës, duke kaluar nga e veçanta në të përgjthshmen. Ai i cilëson prindërit shëmbëlltyra që do t’u ndodhen kurdoherë pranë fëmijve për t’u dhënë këshilla, të shmangin gabimet dhe t’i bëjnë ballë jetës pa u tërhequr nga asnjë pengesë e vështirësi që do t’u vërë përpara koha.
  “Një thënie kam kujtuar gjithmonë për nderin tënd:   Fytyrat e bukura na qetësojnë shpirtin,
    Dhe ti ishe i bukur, veçanërisht i bukur.  Mëndjet e bukura na kthjellojnë trurin,
    Dhe ti kishe mëndje të bukur, etalon përurtësi,  se ti ishe pronar i dy magjive të kësaj bote
                              Bukurisë dhe Mënçurisë!”
Poema për nënën është një elegji shumë e bukur dhe e goditur që vështirë t’i gjesh shoqe në poezinë shqipe. Mbase kjo është arszeja e përfshirjes së kësaj poezie nëper antologjitë ballkanike për nënat. Poeti e portretizon nënën nëpërmjet përsëritjes së foljes “kërkoj” me një ritëm dhe tonalitet muzikor nëpërmjet kontrasteve, antitezave të fuqishme brënda vargut që na kujtojnë antitezat Noliane.
  “Ti kërkoje drejtësi në një lalore zigzake, ti kërkoje butësi në një botë brutale,
    Ti korkoje mirësi mes mizerjes së madhe, ti kërkoje shenjtëri mes shëmtirës fatale,
    Ndaj u përballe, luftove, por u sfilite më kot, se në këtë botë ku mbretëron gënjeshtra e madhe
    Ti nënë ,shpirtbukura ime s’rezistove dot!”
Ndërtimi i poezisë ”Letër në Had”, “Do të vij” dhe “Rekuem për Muço Muhon” të bëjnë përshtypje, sepse që në titujt theksohet këndi i veçantë i kapjes së detajeve dhe nëpërmjet një figuracioni të pasur portretizohen miqtë e poetit. Për njërin shkruan një letër në Had, në poezinë “Do të vij”, është shpirti. Lulëzimi që flet edhe autoportretizohet duke shprehur dëshirën të kthehet. Në poezinë “Rekuiem për Muço Muhon” flitet që në titull me emrin e mikut të dashur. Poetikisht flitet në poezitë e mësipërme si u ndanë nga jeta tre miqtë e tij. Në “Letër në Had”atmosfera e krijuar nga vargjet është e rëndë,e përzishme, kudo sundon e zeza.      
“Në qafën e Likojanit” tingëllojnë zilet e zisë dhe karakolli i Nartës tymos në vetmi. 
  Shpirti shkrumbon nën thundrën e dëborës     dhe nxin nën flokun e saj të zi.”
Krijohet një tabllo e gjallë, konkrete që thekson gjëndjen shpirtërore të poetit.Në poezinë “Do të vij”,shpirti i Lulëzimit,q ë ndërroi jetë papritur bisedon me poetin:
  “Do të vij të paktën sa t’ju them disave se jeta është e shkurtër, gjithçka kalon si blic vetëtime.
  “Vallë a ja vlen gjithë kohën të mprehësh thikat për të rrjepur lëkurën e të tjerëve?
   “Sa iluzive është qënia njerëzore, sa e gënjeshtër hapsira e mendimit makut.”
Vitet e periudhës së tranzicionit janë për vëndin vitet më të vështira. Lulëzimi nuk pajtohej me realitetin dhe shpirti i tij vuan se liria nuk solli paqen dhe mirësinë. Shpirti i shqetësuar i Lulëzimit e shton indinjatën poetit për një realitet të paëndërruar, me mëri, me urrejtje, me çmënduri. Në “Rekuiem për Muço Muhon, vihet në dukje si u nda nga jeta miku i tij, në ç’rrethana. Me vdekjen e tij u tregon të gjithëve se :
  “Ti ike or mik në shtegun pa kthim në një botë pëshpëritrjesh e murmurimash pa fund 
    Për të treguar se jeta është e rrezikuar prej së keqes që gjëndet si akrepi gjithëkund”
Në shumë poetë ndeshim poezi që u kushtohen miqve që kanë ndërruar jetë në mënyra të ndryshme.Në poezitë e B Maliqit për humbjen e tre miqve gjejmë diçka tepër të veçantë. Dhimbja shprehet në tre mënyra të ndryshme, një përsëritje fjalësh dhe figurash, duke skalitur portretin dhe karakterin e secilit,me anët pozitive por edhe dobësitë dhe të metat.Vargjet shprehin dallgëzimin shpirtëror, shpalosin përpara lexuesit me ndjenjë dhe emocion realitetin e ashpër, jetën që i vinte njerëzit në rrezike të papritura. Një vizitë e poetit në Butrintin e lashtë i dha frymëzimin dhe i ndezi fantazinë për të thurur poemën me titullin poetik dhe ngacmues “Ankthi i statujave”. Poeti nuk është një vizitor i thjeshtë, i cili entusiazmohet me bukurinë e statujave,me mjeshtërinë e skulptorit etj.Atë diçka e shqetëson, shikon dhe ndjen atë që nuk shikon dhe ndjen çdo vizitor. Statujat gjallërohen, fillojnë të flasin, u imponohen hisorianëve dhe arkeologëve. Zakonisht poezitë dhe poemat për lashtësinë, për statujat, kanë rrezikun e hermetizmit. Me dorë të sigurtë, me mjeshtëri artistike, me këndvështrim origjinal, poeti B Maliqi ka krijuar një poemë me arkitekturë të pasur dhe para lexuesit parakalon historia duke shtjelluar poetikisht mendimin se kujtesa historike e kombit është e fortë dhe nuk shuhet: nuk harojmë prejardhjen, të kaluarën, jetojmë krenarë të sotmen dhe jemi optimistë për të ardhmen.   Në të tre ciklet e para të vëllimit poeti na zbulon të bukurën, mediton për dashurinë, për jetën dhe për vdekjen, për komunizmin, në ciklin”Bisedë me vehten dhe të tjerë”, paraqet testamentin e tij estetik, artistik dhe filozofik, analizon situatën politik-shoqërore e kulturore të periudhës së tranzicionit duke vënë në dukje se:
  “Pasaportë e vërtetë e njeriut nuk është një kartë me bojë e firmë nga gjëndja civile ,por fytyra e virtytit dhe vesit në rrugë,në punët njerëzore,shoqëri e familje”.
Poeti B Maliqi mediton, filozofon, bën analizën sociale të shoqërisë. Shpesh e ngrë tonin të tërheqë vëmëndjen e lexuesit që të bëjë kujdes, t’u shmanget veseve, tiparëve negative. Njeriu ndryshon me vështirësi, sepse ndërgjegja mbetet prapa zhvillimit të shkencës dhe të teknollogjisë.Mentalitetii vjetër nuk ndryshon aq lehtë në ditët e sotme, veset i tërheqin me lehtësi njerëzit duke i kthyer në viktima. I ngrihet himn humanizmit, sjelljes së qytetëruar, dashurisë për njeriun kundër përçarjes, zilisë, mërisë, cinizmit, hipokrizisë, urrejtjes: 
   “Jo! Në pamje të parë s’ka ndodhur asgjë, rendje për në punë,fjalë, të voglat besdisje...
     Po kohën gjymtojmë ,prehjes i vëmë kurthe, kur ndaj njëri-tjetrit ngrejmë male mërie.
    Ah! Kemi frikë se ju jeni viktima,viktima të lirisë,aq të keqoërdorur pa e ditur ç’do të thotë liri.
   Liria është burgu indërgjegjes së molepsur, që pastrimin s’e njeh,që vyrtitin e fshin”..,
Në poemën meditative “Sahatet e artë kaherë janë ndryshkur”, poeti shpreh mendimin e tij për etikën, për krijimin =, për artin. I shqetësuar dhe i indinjuar flet për rolin e inteligjencës në periudhën e tranzicionit, për gjëndjen dhe rolin e saj në shoqërinë në shoqërinë e sotme. Shpërthen kundër mediokritetit dhe servilizmit.
   “E kundërta e rritjes është ngelja në vënd, e kundërta e ndryshimit – uniformiteti,
     Pra mund të vendosni të rroni ç’do ditë, me mënyra të tjera ta vërtitni planetin”.
Nga njëra poemë kalojmë tek tjetra, jo thjesht për të ruajtur radhën, por se ato janë plotësimi i njëra-tjetrës.  Poema “Nata”është një pasqyrë e realitetit duke vënë në qëndër rolin e intelektualit:
  “....nëpër labirinthe të pamundura në subkonshiencën tonë ne torturojmë mendimet,
  Shpresat ,iluzionet, ankthet, zhgënjimet. Na lodhën dilemat e shumta të lidhura,
   Si në një montazh filmik me njër – tjetrën.”
Vëndin e ka mbuluar nata, thekson poeti, çdo gjë ka ndryshuar formë dhe frika rend kudo duke mbajtur nëpër jaka çizmesh pistoleta dhe thika të gjata:
  “Nëpër natë kalon dhe ti, intelektual i mjerë, ZhanVal Zhan i kohëve moderne. Nëpër imagjinatë,kalon                    fantazma jote mbi kalin e bardhë.Ti shpirtit i jep kuptim metaforik, jetës—rilindje.”   
I dhëmb shpirti poetit për realitetin e turbullt në tërë vëndin,për veçanërisht në qytetin e Sarandës pas rënies së sistemit monist. E ka pushtuar shqetësimi, është i revoltuar, sepse Liria që priste është me krahë të plagosur. Mbizotëron rrëmuja, paligjëshmëria dhe çmënduria. Është një kohë e trazuar që të trishton, të plogështon, kohë kur lufta për ekzistencë nuk pyet për asgjë. Poeti nuk pajtohet me gjëndjen, bën kritikë të ashpër duke theksuar edhe rolin e poetit në situatën e krijuar:
  “Poetët e dinë mirë se mëritë janë stinë e përzishme, haluçinacione vrastare, makthe raskapitëse,
    Por ato kurrsesi nuk mund të jenë të përherëshme, se thelbi i njeriut është mirësia dashuria e paqja”.
Qyteti i Sarandës konturohet bukur në vargjet e poemës. Poeti flet,për lulet karakteristike të qytetit,për bukovilet,flet për pulëbardhat, për shëtitoren buzë detit, për vajzat e bukura e çapkëne, për njerëzit e qytetit :
  “Ky qytet udhëkryq, ku njerëzit shtyhen me bërryla dhe errërat rrihen me kamzhik,
më mban të mbërthyer  dhe s’më lë të ik, se ai ka magjinë prej agonisë të lindë ,ky qytet, me mbretërinë e zgjimit tek dera!”
Vëllimi me poema “Perandoria e zogjve”shënon një rritje cilësore të poezisë së poetit B.Maliqi.dhe pjekurinë e plotë artistike, ideore dhe estetike. Duke qënë edhe pikolog ka privilegjin që dukuritë natyrore dhe sociale, njerëzit dhe shoqërinë t’i vërejë nga një vështrim i veçantë. Ai ka aftësinë të hap portat e shpirtit njerëzor, të përdorë çelsin e duhur për të depërtuar në brëndësi të problemeve që shqetësojnë në kohën e sotme njerzit kudo në botë, në planetin tonë që kërcënohet nga shumë anë e drejtime ku liria dhe demokracia goditen gjithëandej. Si një pianist virtuoz poeti B.Maliqi u mëshon fjalëve ‘tastjerave’,për të dhënë me intesitetin përkatës, mendimet, meditimet, përshkrimet, analizat, vlerësimet. Jam i bindur se në vëllimin në fjalë spikat individualiteti i B Maliqit, stili personal dhe i veçantë që dallohet menjëherë nga natyrshmëria, thjeshtësia, harmonia, hijeshija dhe ekonomia e fjalës. Mendimi nga vargu në varg rrjedh natyrshëm, pa sforcim, pa fjalë të tepërta, vjen duke u dallgëzuar me intonacione të ndryshme. Poeti tregon, shpjegon, sqaron, ndriçon pamjet dhe skenat nëpërmjet figuracionit të goditur, i nxit lexuesit fantazinë, i shton kureshtjen, pret miratimin ose kundërshtimin e tij për çka shpreh dhe filozofon. Kur them më sipër se s’ka asnjë fjalë të tepërt, kam parasysh se çdo fjali dhe varg ka një madhësi të caktuar për të shprehur sa më bukur dhe sa më qartë mendimet dhe idetë. Kompozimi i poemave i përngjan një simfonie, me uljet dhe ngritjet, me forcën,gjallërinë, muzikalitetin, ritmin e brëndshëm, simetrinë e vargjeve. Duke lexuar me kujdes vëllimin “Perandoria e zogjve”vihet në dukje formimi artistik dhe estetik i një shkalle të lartë, përvoja e pasur studimore dhe kritike. Poeti B Maliqi sjell risi në poezi duke gërshetuar brënda së njëjtës poemë të gjitha llojet e vargjeve dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e teknikave poetike të poezisë shqipe .

                                                                                
                    

Comments

  1. Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp+17168691327

    ReplyDelete
  2. Një dëshmi e mrekullueshme që duhet t’i tregoj të gjithëve, isha 25 vjeç kur u martova dhe provova gjithçka të mundshme për të rritur një fëmijë, por asgjë nuk funksionoi, mjeku im tha që nuk mund të mbetem shtatzënë, isha kaq zemërthyer atëherë takova një shoqja ime e mirë, afrodita ajo më tha për Dr White, unë kurrë nuk kam besuar në gjëra të tilla, por sepse kisha vërtet nevojë për një zgjidhje, i shkrova atij dhe i shpjegova gjithçka, ai bëri punën pasi bëra gjithçka që më udhëzoi, pastaj më pyeti të shkoj për një mesazh 3 javë pasi ai bëri punën, duke shkuar në spital mjeku tha se jam 2 javë shtatzënë, dhe tani kam djalin tim të bukur, dhe jetoj aq i lumtur me familjen time, të gjitha falë Dr White, kontaktoni atë nëse keni ndonjë problem për të zgjidhur :. Email: wightmagicmaster@gmail.com
    +2348032246310

    ReplyDelete
  3. Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi që i ndihmonte njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa kontakt me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
    *Nëse doni të mbeteni me barrë.
    *Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
    WhatsApp: +2348032246310

    ReplyDelete
  4. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
    *nëse doni të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    ReplyDelete
  5. Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
    * Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
    * Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
    Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete
  6. Unë kurrë nuk kam besuar në gjërat në internet, por isha duke kërkuar dëshpërimisht një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për burrin tim pasi doktori im më tha që nuk mund të mbetem shtatzënë, u drejtova te Dr, Dawn acuna nga shoqja ime më e mirë që punon në të njëjtën zyrë. me mua, i shpjegova gjithcka Dr dawn acuna dhe ajo me premtoi se do me ndihmonte dhe ajo me dha disa instruksione te cilat i bera gjithcka perfekte pastaj shkova ne spital pas 3 jave dhe per habine time doktoresha me tha qe jam 1 jave shtatzene deri tani une keni një vajzë të bukur, falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë nëse keni ndonjë vështirësi,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të bashkoheni me burrin tuaj.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    *Nëse dëshironi magji për fat të mirë.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe etj
    Ajo është personi i përsosur për t'ju ndihmuar të më besoni. Kontaktoni me Whatsapp-in e saj: +2348032246310
    Email { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  7. Kam lexuar për doktor Ellen dhe gjithashtu kontaktova me të për të më ndihmuar të ktheja të dashurin tim të martohej me mua gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe jam kthyer këtu për të postuar rreth tij. Doktor Ellen do t'ju ndihmojë të zgjidhni problemin tuaj, pavarësisht se çfarë po kaloni. Postimi për një magjistar është shumë i çuditshëm për mua, sepse kurrë nuk e besoja se do të mund të them se u ndihmova nga një magjistar për të rikthyer tek unë ish të dashurin pas 7 vitesh pa kontakt. Lexova për magjinë e tij vudu nga faqet e tjera të internetit dhe e kontaktova për të më ndihmuar dhe në më pak se 48 orë më thirri ish i dashuri im dhe isha i lumtur që ai dëshironte të më kthehej. U takuam të premten dhe ai më propozoi,... Ishte unaza më e bukur. Ju lutemi të gjithëve këtu, kontaktoni doktorin për të zgjidhur problemin tuaj për ju dhe për t'ju bërë të lumtur me marrëdhënien tuaj që po ju lëndon. Dashuria është ndjenja më e mirë e përjetuar ndonjëherë. Dërgojeni me email në (ellenspellcaster@gmail.com) ose në WhatsApp +2348106541486

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Topografia e fshatit Pozheran

KANGJELA E MALLIT TË PARË

TË PAPRITURAT E NJË UDHËTIMI, ISTOG - PEJË