KUR DORA JONË TË KTHEHET PREJ PLUHURIT


Niko Kacalidhës
Gurët... Pa gurët do shkelnim në baltë.
Gurët u bënë ishuj të tokës
dhe shkallë për të na ngjitur te drurët.
Fortësia e tyre është e domozdoshme,
fortësia e tyre zbutet kur shkon te drurët.
Drurët nxjerrin pendlat e zogjëve
dhe zogjtë janë qenia jonë që ka ikur nga balta e tokës
dhe zogjtë zbresin ndonjëherë në duart tona
si tik-taku i qiejve
dhe gishtrinjtë na bëhen pluhur
dhe gur mbi gur ikën shtjella e tij.
... tre, dy, një... erdhi çasti dhe zogu iku,
me kocka guri me pendla druri
dhe do kthehet kur dora jonë të kthehet prej pluhurit
në emër të gurit, të drurit dhe shpirtit të zogut të lirë.
Patra 22 prill 2015

Comments

Popular posts from this blog

Shkrimtari Viron Kona rrëfen fëmijërinë e tij

Në gjurmët e një romani të pabotuar

Frank Shkreli dhe figura e tij