DUKE PARË PORTRETIN E JOZEF RADIT

Thanas L. Gjika
DUKE PARË PORTRETIN E JOZEF RADIT
(Shkrim i plotësuar)
Duke parë në face book-un e Jozef Lazër Rditit portretin e tij, portret në ngjyrë bonxi, më shfaqen si në film shumë vuajtje të këtij qytetari që lindi në internim dhe mbeti në Savër deri në moshën 33 vjeçare, kur ishte burrë i martuar me tre femijë. Në këtë fytyrë ndjej bekimin që mori nëna e tij, pas daljes nga burgu më 1956, kur shkoi gjunjazi e iu lut Shën Anout te kodra e Laçit për t'i dhënë një djalë, që të mos shuhej familja Radi. Dhe Zoti ia dëgjoi lutjen e ia polotësoi kërkesën duke i dhënë dy djem: Jozefin dhe Luçianin, si dhe një vajzë, Adrianën.


Këta fëmijë me shokët e tyre të internimit pyresnin shpesh veten dhe Zotin: “A nuk i kryen prindërit tanë dënimet e tyre nëpër burgje? Pse nuk na lenë të rrojmë dhe ne si qytetarë të lirë? Pse nuk na lenë të marrim shkollimin e duhur? Ç' i kemi bërë ne qeverisë?
Në portretin e bronxët të Jozefit, ashtu si në portretet e babait te tij Lazrit, të vëllait e motrës, erërat e nxehta e të thata të verës dhe ato të ftohtat plot lagështirë të dimrit të Myzeqesë, kanë lënë gjurmët e tyre. Ua reshkën ballin ashtu si gjithë bashkëvuajtësve të tjerë, por as erërat as fortunat politike nuk ua mposhtën shpirtin dhe mendjen. Ato ua kalitën e ua kthyen shpirtin dhe fytyrën në fytyra monumentale.
Jozefi i ndënji më pranë babait dhe e ndihmoi për t'i krijuar kushte pune si gjatë internimit dhe mbas tij. Frut i kësaj ndihme të përkushtuar janë botimi i veprës seriale në 17 volume i krijimtarisë së Lazër Radit, një korpus madhor i një të përndjekuri që ia kushtoi energjitë e veta krijuese emancipimit dhe formimit moral të popullit shqiptar.
Ky potret në ngjyrë bronxi dhe ajo “cigarja” (krahu i syzeve mbajtur si cigare gjatë punës në kompjuter) e varur te buzët, që më kujton cigaren e Petro Markos, dëshmojnë për përbuzjen ndaj vuajtjeve edhe durimin këmbëngulës në punën krijuese.
Sa të matur u treguan të përndjekurit tanë të ndërgjegjes mbas ndërrimit të rregjimit, kur diktatura komuniste pranoi kapitullimin e saj. Ata, ashtu si ka thënë Jozefi në një intervistë, nuk kërkuan hakmarrje me burgime e pushkatime si e kishin pësuar prej regjimit diktatorial, ata bënë “një hakmarrje intelektuale”. Kjo lloj hakmarrje buronte nga formimi i tyre human dhe fryma fetare që zotëronte ndërgjegjet e tyre. Pikërisht humanizmi dhe besimi fetar u diktonte, vijon Jozefi që të mos vrisnin, se vrasjet do të sillnin vrasje të tjera, se hakun duhej ta merrnin duke i treguar popullit me vepra letrare dënimet dhe vuajtjet e padrejta. Se populli nuk është budalla që t'ju urrejë si dikur, kur e impononte regjimi diktatorial. Kur të njohë populli vuajtjet e padrejta çnjerëzore, do të bindet se të përndjekurve u ishin mohuar të drejtat më elementare njerëzore dhe ai do ta urrejë diktaturën e do të bashkohet me ju për ta dënuar atë sistem të padrejtë. Kjo do të jetë hakmarrja e shenjtë e të përndjekurve të ndërgjegjes në të mirë të të gjithë popullit.
Në këtë rrugë humane dhe emancipuese ecën Lazër Radi me Jozefin, Arshi Pipa, Sami Repishti, Martin Camaj, Atë Zef Pëllumbi, Jusuf Vrioni, Visar Zhiti, Jorgo Bllaci, Vehbi dhe Elida Skënderi, Zydi Morava, Lek dhe Leonard Pervizi, Eugjen Merlika, Genc dhe Mërgim Korça, Reshat Kripa, Fritz Radovani, Idriz Luzajn, Robert Martikon, Petro Marko dhe i biri Jamarbër (Madu-ja), bijtë e bijat e familjeve Markagjoni, Kupi, Mirakaj, etj, Janë pikërisht këta ish-të përndjekur, të cilët me qërdrimin e tyre burrnor gjatë vuajtjeve nën diktaturë dhe me veprën e tyre letrare e publicistike, bëjnë pjesë në ajkën e inteligjencës shqiptare të këtyre 75 vjetëve të fundit të shoqërisë shqiptare. Vepra e tyre realiste letrare, publicistike dhe memuaristike ka krijuar rrymën e shëndoshë në kulturën tonë letrare dhe politike, së cilës i përket e ardhmja. Dhe që kjo kulturë të japë frutet e duhura, ajo duhet të njihet dhe përvetesohet prej gjithë shqiptarëve, duhet të shkrihet në kulturën tonë mbarëkombëtare dhe jo të mbahet e izoluar si u mbat gjatë të quajturit tranzicion, që nuk është tjetër veçse një neodiktaturë, ku populli vijon të vuajë nga uria e papunësia dhe i ka dyert e hapura vetëm për të marrë rrugët e mërgimit e të shpërnguljes.
Avokati Spartak Ngjela ka të drejtë kur thotë se bijtë e këtyre të përndjekurvre, që kanë kryer shkollat e larta në botën Perëndimore, bëjnë pjesë në ekselencën e re intelektuale shqiptare, dhe janë të gatshëm ta qeverisin Shqipërinë për ta shpënë me dinjitet në Bashkimin Europian.
Kush ka pasur rast të lexojë shkrimet e Jozefit te revista e tij internetike “Radiandradi” ndjen forcën krijuese të këtij talenti. Kush ka dërguar për publikim shkrime tek kjo revistë, është prekur nga ngritja e nivelit të shkrimeve të veta përmes ilustrimeve të goditura dhe faqosjes profesionale e me gusto artistike që u është bërë shkrimeve prej publikuesit, artistit Jozef Radi.
I u lutem të gjithë bijve dhe nipërve të ish-shërbëtorëve të diktaturës, të atyre që nuk i patën lyer, por dhe të atyre që i lyen duart me gjak shqiptari të pafajshëm, që të lexojnë veprat e këtyre të përndjekurve për t'u kthjelluar si u kthellova unë (një studiues i letërsisë në Akademinë e Shkencave dhe pedagog i jashtën i U.T.) pasi njoha jetën plot vuajtje çnjerëzore dhe veprat letrare e publicistike të këtyre bijve të shquar të popullit tonë. Njohja me të vërtetën që trasmetojnë këto vepra ndihmojnë për të dalë nga izolimi që ka krijuar klasa sunduese me anën e medias së saj.
Një margaritar në mes të këtyre veprave është dhe sinteza e Jozef Radit e vitit 2017 me titull Jepini guxim enverizmit tuaj!
Një lexues i droguar prej mashtrimeve të Enver Hoxhës dhe klanit të tij, që na mbushën mendjen se ai ishte marksist i shquar që e kishte vendin pas Stalinit midis klasikëve të Marksizmit, po ta lexojë pa vëmendje sintezën e Jozef Radit mund t'i duket si shprehje e urrejtjes së shkaktuar nga vuajtjet e shumta nëpër kampet e diktaturës. Por kjo vepër nuk është aspak rezultat i urrejtjes së grumbulluar prej autorit gjatë viteve plot vuajtje në kampet e internimit. Ajo është një sintezë shkencore që ngërthen ide e konkluzione, që duhej të ishin shkruar prej studiuesve tanë që punojnë në institucionet shkencore të Akademisë së Shkencave, por që qeveritë e sotme nuk i lejojnë të merren seriozisht me analiza shkencore për të zbërthyer dobësitë e enverizmit që na u shit për marksizëm i kulluar. Ja shkrimi:
Jepini guxim enverizmit tuaj!
Reflektim nga Jozef Radi
Është debat i hershëm e i lodhshëm ideja e një komunizmi shqiptar. Unë do të përpiqem të mbroj mendimin tim se Shqipëria s’ka qenë asnjiherë komuniste... Në të keqen më të madhe që komunizmi i shkaktoi botës ishte dhe mbeti një ideal utopik për një botë më të mirë e më të drejtë! Një eksperiment ku ideja e përmbysjes së një kohe nuk solli kohra aspak më të mira, përkundrazi. Ishin perandoritë që e sollën, me idenë se mund ta sundonin botën dhe e krijuan si precedent, e që në fund të fundit u shprishën, së bashku me atë lavdi të rreme që i krijuan vetes. Pikërisht në lavdinë e një perandorie komuniste, shtetet e vogla u iluduan me idenë se: edhe pika e shiut mund t’i diktonte detit fuqinë e saj!! Këtu bën pjesë edhe Shqipëria, që komunizmin e saj të rrejshëm e pati të lidhur ma fatin e një Lufte Botërore, ku gjigandët në lojën e tyre me fatet e popujve bënë nji truk fantastik: kapitalizmi krijoi një komunizëm shqiptar fasadë, që e përdori më pas si vëlla të fuqive komuniste që bëhesh rrogoz për të shpëtuar popullin nga uria, e më pas i binte me shqelm “çanakut me dhallë” mbasi e kishte gjetur “tasin e bollgurit” te shteti komunist i rradhës… Për fatin e saj tragjik, në Shqipëri s’ka pasë asnjiherë komunizëm. Nëse ka ekzistuar ndonjë syth a bisk i asaj që rëndom quhet komunizëm, ajo u zhduk qysh në lindje të saj; kurse emri i vërtetë i këtij spektakli që zgjat prej 75 vitesh (47 vite lëvdatash e 28 vite sharjesh) nuk mund të quhet ndryshe veçse enverizëm. Enverizmi, është një fenomen okult, ku asgjëja kërcënoi diçkanë, jo si vetvete, po si fenomen i sponsorizur dhe afatgjatë: ku mashtrimi mbyt të vërtetën dhe errësira kërkon ta bindë ditën se ajo është drita…
Për ta grabitur deri në qelizë, e për ta rrënuar deri në strukturat genetike këtë popull, u krijua ky projekt afatgjatë që ende sot është në këmbë e mund të quhet enverizëm.
Enverizmi s’ka ideal, s’ka kulturë, s’respekton asnjë traditë, s’respekton asnji koncept të jetës, siç është prona, liria, drejtësia, morali… Ai ka në themel urrejtjen, kur e lodh urrejtja ndaj atyre që i përcakton armiq, shpik dhe riciklon urrejtjen me vetveten...
Enverizmi ... në triumfin e vet historik s’jeton dot pa banditë e banditizëm, pse vetëm si i tillë ai mbetet funksional në shoqërinë rurale, klanore e primitive.
Enverizmi i mbështjellë me banditizëm krijon një sinkron të mrekullueshëm mes vedi, duke urryer shoqërinë e emancipuar, inteligjencën e rafinuar, luftëtarët e së vërtetës, duke shthurur arsimin perëndimor dhe duke urryer traditën, ai urren edhe vetë qytetërimin të cilit gjeografikisht i përkasin.
Enverizmi ka një mision të vetëm: Pushtetin! Asnjë element tjetër nuk i intereson, aq më pak elemente të tilla, si Kombi, Zhvillimi, Ligji…
Enverizmi mbasi ia përgatitën marrjen e pushtetit, u shfaq përmes idesh iluzive si “drejtësia shoqërore”, “barazia e gjinore”, “armiku i klasës”, “luga e florinjtë”, etj, që të përkthyer në kohën moderne quhen “reformë ekonomike”, “vetingje”, “drejtësi sociale”, “Rilindje” etj…
Enverizmi e shtyn shoqërinë si pa u ndjerë drejt humnerës. Në stade të këtij udhëtimi drejt teposhtës është gjithnjë në kërkim të riciklimeve të reja të vetvetes (së keqes historike) ku të garantohet shpëtimi i krejt trajtave të hershme të kësaj amalgame përçude, tashmë të konsoliduar përmes pushtetit, parasë, mashtrimeve dhe abuzimeve…
.


Konferenca e Yaltes 1945 – Churchill – Roosevelt – Stalin

Enverizmi ishte diktaturë. Enverizmi ishte diktaturë e egër. Enverizmi ishte diktatura më e egër e kontinentit tonë.
Enverizmi ishte modeli eksperimental, në kufijtë e qytetërimit më të madh të të gjitha kohrave: Europës. Kështu, që është e pamundur që Europa të mos e ketë dëshiruar enverizmin, të mos e ketë lejuar e përkrahur ajo vetë këtë të keqe që ndrydh dhe eksporton viktima. Ky eksperiment tragjik i ka mbetur qysh nga dy Konferencat e saj të famshme, përndryshe s’ka si e s’ka pse, korifej të shpirtit të kësaj toke, të lëshonin aq thekshëm gjamat e dhimbjes kundrejt saj.
Enverizmi, është një makinë që në teposhtë e vet s’harxhon më benzinë, veç ecën në afoglio vetëm me frena, deri ku të mundet, pastaj me të shtyrë…
Tashti shtroj disa pyetje të rëndomta, për të cilat s’besoj se nevojiten përgjigje


Apoetoza e Diktatures – projekt nga Lek Pervizi

Për çfarë komunizmi mund të flitet në Shqipëri kur grupi komunist i Shkodrës dhe Zef Mala, ideatori e frymëzuesi i kësaj së majte shqiptare që sapo lindte, u zhbi me themel; kur dokumentet e vona dëshmojnë se partinë komuniste e themeluan englezët, dhe ua dhanë në mirëbesim serbëve… Tjerat pastaj merreni me mend vetë…
Për çfarë komunizmi mund të flitet kur krerët e asaj që quhet doktrinë komuniste figura idealiste si Tajar Zavalani, Zef Mala, Sejfullah Malëshova, Anastas Lulo, Ymer Dishnica, Koço Tashko, Liri Belishova, Sadik Premtja, Xhavit Qesja e qindra të tjerë pësojnë makabritetete të papara për idealet dhe jetët e tyre…
Për çfarë komunizmi mund të flitet, kur nji pjesë e mirë e drejtuesve politikë të fillimit si Nexhmije Hoxha, Nako Spiru, Kahreman Ylli, Bedri Spahiu, Spiro Moisiu e plot emra të tjerë, figurojnë me letra në partinë fashiste… dhe s’ka pasur kurrë ndonjë përgënjeshtrim prej tyre.
Po çfarë komunisti mund të ishte: Haxhi Lleshi, Myslym Peza, Mehmet Shehu, Kajo Karafili, Bedri Spahiu, Koçi Xoxe, Mestan Ujaniku, Arianit Çela, Nevzat Haznadari, e plot të tjerë, të cilët do t’i kishte zili çdo kaçak e bandit me emër i kësaj bote
Për çfarë komunizmi shqiptar mund të flitet kur Partia komuniste e Jugosllavisë - motra e madhe e Luftës -, u quajt tradhëtare idealesh; kur Rusia - atdheu i madh i sovjetëve, u quajt i padenjë për komunizmin shqiptar; kur Kina e Maos dhe e një miliard njerzve, u quajt shqiptarisht bashkpunëtore e kapitalizmit…!! Për çfarë komunizmi mund të flitet… e më pas të thuhet: Rroftë komunizmi shqiptar?!
Për çfarë komunizmi mund të flitet tek ne kur më 1990, të parët që do të flisnin për emancipimin e shoqërisë shqiptare e do ta diskutonin me aq pasion kohën e re të ndryshimeve do të ishin Ramiz Alia – zëvendësi (ose zëdhënësi) i enverizmit; Ylli Popa – mjeku i enverizmit, Luan Omari – juristi i enverizmit, Dritero Agolli – poet i enverizmit… po edhe shkrimtarët e enverizmit, regjizorët e enverizmit, ambasadorët e enverizmit, rinia enveriste e me rradhë… ku gjithkund shihej e qepura e trashë e direktivës së moslëshimit të pushtetit…
Prandaj gjykoj se Shqipëria as ka pasur e as mund të ketë komunizëm…
Komunizmi do të ishte një luks tejet i madh për të… Shqipëria mjerisht e tragjikisht ka pasur e ka vetëm enverizëm. Edhe postdiktatura s’është asgjë tjetër pasneveritse dhe enveriste: dikur mision për mbajtjen e pushtetit, sot detyrë e vetme për transferimin i gjithçkaje që ishte e popullit shqiptar, mbledhur prej banditizmit, dhe shkruarja përmes ligjesh e vendimesh gjyqsore të blera ndër persona banditeskë që kanë në shpirt diktaturën, privilegjet e veta dhe nënshtrimin e popullit ndaj enverizmit…
Në mbyllje mund të them se s’ka gjë më të gabuar se përdorimi i fjalëve komunizëm e komunist ndër shqiptarë! Është më i thjeshtë: enverizëm dhe enverist, pa harruar kurrë se brenda këtij koncepti janë të gjithëpërfshira e të gjithëpushtetshme shprehjet bandit e banditizëm… Bashkëjetesa e të cilave do të ishte krejt jetëshkurtër, sikur kjo botë të mos ishte sa diktuese aq edhe spektatore në të keqen e shkaktuar këtij populli, mbetur pa busull…
* * *
Leximi i të tilla veprave ndihmon çdo lexues të ndershëm që të kthjellohet dhe çlirohet prej drogës komuniste që ka marrë në familje dhe në shkollë. Ky proces kthjellimi dhe çlirimi do t'i ndihmojë që t'i afrohen kulturës së vërtetë qytetare, që nuk merret me sharje e fyerje personash, as me mbrojtjen e gabimeve e krimeve që u kryen gjatë diktaturës, por me ndërtimin e një strategjie për mbarëvajtjen e çeshtjes kombëtare për krijimin e një kulture, të një letërsie kombëtare dhe të një shteti kombëtar shqiptar. Nuk është qytetari dhe as atdhetarizëm të paraqitesh sot si i përndjekur kur ke qenë një shërbëtor e propagandist i regjimit diktatorial.
Pa u kthjelluar e çliruar nga enverizmi nuk mund t'i afrohemi Europës së bashkuar e jo më të hyjmë brenda saj.

Comments

  1. Një dëshmi e mrekullueshme që duhet t’i tregoj të gjithëve, isha 25 vjeç kur u martova dhe provova gjithçka të mundshme për të rritur një fëmijë, por asgjë nuk funksionoi, mjeku im tha që nuk mund të mbetem shtatzënë, isha kaq zemërthyer atëherë takova një shoqja ime e mirë, afrodita ajo më tha për Dr White, unë kurrë nuk kam besuar në gjëra të tilla, por sepse kisha vërtet nevojë për një zgjidhje, i shkrova atij dhe i shpjegova gjithçka, ai bëri punën pasi bëra gjithçka që më udhëzoi, pastaj më pyeti të shkoj për një mesazh 3 javë pasi ai bëri punën, duke shkuar në spital mjeku tha se jam 2 javë shtatzënë, dhe tani kam djalin tim të bukur, dhe jetoj aq i lumtur me familjen time, të gjitha falë Dr White, kontaktoni atë nëse keni ndonjë problem për të zgjidhur :. Email: wightmagicmaster@gmail.com
    +2348032246310

    ReplyDelete
  2. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
    *nëse doni të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    ReplyDelete
  3. Kam lexuar për doktor Ellen dhe gjithashtu kontaktova me të për të më ndihmuar të ktheja të dashurin tim të martohej me mua gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe jam kthyer këtu për të postuar rreth tij. Doktor Ellen do t'ju ndihmojë të zgjidhni problemin tuaj, pavarësisht se çfarë po kaloni. Postimi për një magjistar është shumë i çuditshëm për mua, sepse kurrë nuk e besoja se do të mund të them se u ndihmova nga një magjistar për të rikthyer tek unë ish të dashurin pas 7 vitesh pa kontakt. Lexova për magjinë e tij vudu nga faqet e tjera të internetit dhe e kontaktova për të më ndihmuar dhe në më pak se 48 orë më thirri ish i dashuri im dhe isha i lumtur që ai dëshironte të më kthehej. U takuam të premten dhe ai më propozoi,... Ishte unaza më e bukur. Ju lutemi të gjithëve këtu, kontaktoni doktorin për të zgjidhur problemin tuaj për ju dhe për t'ju bërë të lumtur me marrëdhënien tuaj që po ju lëndon. Dashuria është ndjenja më e mirë e përjetuar ndonjëherë. Dërgojeni me email në (ellenspellcaster@gmail.com) ose në WhatsApp +2348106541486

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Topografia e fshatit Pozheran

KANGJELA E MALLIT TË PARË

TË PAPRITURAT E NJË UDHËTIMI, ISTOG - PEJË