AHMET OSJA- KJO “DALLGË” ATLLANTIKU

AHMET OSJA- KJO  “DALLGË” ATLLANTIKU
-Njeriu që të bën për vehte në takimin e parë-


A e njihni Ahmet Osjen?- pyes në Dobraç, në Mes, Koplik e  “Kafenë e madhe” në zemër të Shkodrës sonë. Heshtje e habitje!… A  e njihni Ahmet Osjen?-pyes në Tiranë, Vlorë e Vrinë dhe Tetovë. A e njihni Ametin tonë? -pyes në Prishtinë e Shkup.  Të gjithë heshtin dhe më vështrojnë habitshëm. Më vështrojnë si UFO. Sikur më thonë: “Ç’është kjo pyetje?…A je i marrë apo bën vetë?!...”
  Unë  sërish  vijoj pyetjen time dhe ndihem çuditërisht mirë. Sepse pyes për Ahmet Osjen e mirënjohur. Ndaj të gjithë  më “tregojnë me gisht”, dhe flasin për mua falë Ahmetit. “Qënka i marrë ky i ardhuri nga Amerika. Më të marrë burrë kurrë nuk  kena pa qysh kur ra diktatura e proletariatit…” Në një moment më duket sikur kam “vjedhur” lavdinë e Ahmet Osjes dhe si “Qyrku” i Nastradinit e kam veshur enkas në këtë vit të 80- vjetorit të kalorësit të bujqësisë shqiptare.  “Kaptova” male dhe lugina, lumenj dhe oqeane si “Konstadini” i Kadaresë tek Doruntina vetëm e vetëm të bëja një pyetje kaq të thjeshtë: “ A e njihni Ahmet Osjen”? Dhe kudo dhe gjithëandej njerëzit e mirë të Shqipërisë sime, më shohin habitshëm dhe dhimbshëm: “Qënka i roitur ky. Nuk e njojtka Ahmetin e Shkodrës dhe Dobraçit…I mjeri. Ç’të  bënka emigrimi. Të marrka mend e fiqir… Gjynah…”
  Nën pëshpërimat e të panjohurve që nuk pohojnë dot nëse e njohin apo jo Ahmetin tonë, pushoj për të pirë një kafe në Bushat e  si “i marrë” që më thonë , dal nga kafja dhe vrapoj nëpër fushat e Bushatit. Dua të gjej dikë të më thotë një fjalë dhe të më ofrojë miqësi mua “ikanakut” të ardhur nga Minesota e Amerikës.  Ngastrat e tokës së atjeshme, sikur janë shkrirë sërish në parcela pa gjerdhe kallamboqi gjigand dhe me ngjyrën e artë të kallirit të misrit, sikur shkruajnë në mes të fushës: “Ahmet Osja – ky njeri i pasionit dhe punës”. Pastaj një fermer nga Bushati  me humor të ëmbël shkodran si Majakovski më thotë rrëzë veshit: Kur themi Ahmet nënkuptojmë misër/ Kur themi kallamboq nënkuptojmë Osja”!
Zgjohem  befas nga ëndrra dhe le  vrapin tek biblioteka ime. Aty kam në arshivë çdo gjë, intervista, botime, koleksione, foto, enciklopedi... Midis tyre edhe Ahmet Osja. Lufter Xhuveli e Hasan Halili sikur “zgjohen” e më thonë: “merru me  ne labët, pastaj me shkodranët”, por unë “vrapin” e ndal tek Ahmet Osja. Është kudo dhe gjithandej. I thjeshtë, i saktë, i qartë e i prerë. Po aq i qeshur, e po aq serioz, po aq i rreptë e po aq miqësor, po aq i përpiktë e po aq shakator shkodran…Ahmeti ynë. Kërkuesi pasionant dhe ligjëruesi  i papushimtë, ish-ministri “këmbëkryq” dhe euriditi i pakufi që tejkalon Lindjen dhe Perëndimin. Ahmeti ynë që koha sipas universales së vet kërkon ta “mplakë” dhe ai duke qeshur flakëron si topa bore në Razëm “rrudhat” e viteve…
  Aty mes  arshivës sime sikur më thotë: “Pse nuk më le  të qetë o Shefqet Meko? Ike dhe prap vjen? Më lerë të qetë, ke 20 vjet që nuk më flet. Ç’tu kujtua kaq papritur? Më lerë, të të le…” 
Ke të drejtë   mësuesi ynë. Nuk e dinim se të kishim harruar, nuk e dinim se po kapton 8 dekada jete. As  unë vetë nuk nuk e di se po u “kacavirrem” të 60-ve dhe kjo me duket si një shaka, tamam si “shakatë e kripura të Duçes…” Unë 60-të?! Ti 80-të?!.. Jo. Diçka është gabim, diçka jo e  saktë. Jo. Këto janë numura, Ti je ide dhe frymëzim. Numurat i “hipin” njëri-tjetrit duke u bërë të frikshëm me ngurtësinë e tyre, idetë “përqafojnë” njëra-tjetrën ledhatueshëm e hijshëm vallzojnë me yjet edhe kur “përleshen” mes vedit…  Të të them se 3 vjet më parë isha në Boston dhe festuam 75-vjetët e Fuat Sinicës në 14 shkurtin “dashnorëve” ? A e njeh? Të të thëm se dy vjet më parë kisha këtu në Minneapolis një Ahmet nga Dibra që më kujtoi Ahmetin nga Shkodra? Emanku jot ka po atë pasion të flaktë që ke Ti, por jo për misra kallinj dhe euridizëm si ti, por për poezi, filozofi, shtetformim, ligje e rend.  
Miku i bujqësisë  shqiptare. Ti je një themeltar i së mirës, pasionit,  dritës e shpresës për të gjithë ata që në një mënyrë apo  tjetër e kanë lidhur jetën me bujqësinë shqiptare. E dime se “të tjerët”  janë përpjekur të na shohin përherë si “dorë e dytë”e shoqërisë. Mëkat i tyre, jo i joni. Ne kemi bërë tonën aq sa mundëm dhe vetëm me  “vektorin” e së mirës për atë vend dhe ata njerëz. Në këtë urugan të së mirës ku një shumicë dërmuese vinte nga “shkolla e Dakës”, ti ke qënë një “dallgë” Atllantiku, i pa epshëm, i pa komromentueshëm, i  pushteshëm në idetë e tua. Dhe shumica jonë të deshte dhe të do jo thjesht si një talent, punëdashës, rrëfimtar e kërkues, por mbi të gjitha si njeri që të bëje mik me kafen e parë…
Dua të tregoj plot, por dua t’u le radhë të tjerëve që edhe i ke pasur më afër,  ke punuar më shumë dhe u ke kushtuar më shumë kohë. Ata kanë për të treguar më shumë dhe më bukur se unë. Sidoqoftë let të  kujtojmë së bashku ca moment pikante:
Kur unë  fillova në  Radio Tirana emisionin radiofonik bujqësor  “Shi dhe diell”,  ti erdhe dhe më përqafove duke më thënë në mënyrë lakonike: “ Ide fantaksitike!”
Kur me mbështetjen e projekteve amerikane filluam  të botom gazetën “Fermeri shqiptar” dhe revistën “Agrobiznes po  aq entiziast erdhe dhe më the: “Kjo është e ardhmja. Vazhdo!”
Kur   bashkë më kolegët e mi themeluam shoqatën e parë të pavarur to Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë (SHGSHB) erdhe nga Shkodra dhe sërish  më the: “Ky është fillimi. Mos u tërhiq”.
   Kur sapo kishim themeluar Qëndrën  Kërkimorë për Zhvillmin Rural (QKZHR)- Research Center for  Rural Developmet (RCRD) e në bordin drejtues kishim Sabah Senën, Gjok Uldedën dhe Ilir Peqinin  po aq lakonisht u shprehe : “Vështroni nga perëndimi”!
    Kur përmes QKZHR-së, që ca “kaçakë” të sotëm kanë  frikë tia përmendin themeluesit e vërtetë në deklaratat publike, ne organizuam më 1998, pas gjëmës të ’97-ës “Forumin e Parë të ish-Ministrave  të Bujqësisë dhe Ushqimit” Ahmet Osja erdhi nga Shkodra dhe bujarisht tha: “Si mund t’u ndihmoj? Vetëm hapni gojën. Kjo është ide e ndritshme”. Kështu më the dhe ne e bëmë realitet.Ishte një forum i përpjekjeve të shkëlqyera  të paqtimit shqiptar për të vështruar vetëm përpara, duke mos harruar të shkuarën… Aty në atë Forum folëm aq shumë për të ardhmen e zhvillimin, ku na erdhi edhe Pandeli Majko, ish-kryeministri ende i pa thinjur i asaj kohe…Ti i dashur Ahmet ishe aty ku lindëte një ide, një projekt, një ëndërr, jo për ta “vjerdhur”, apo “mjelur”, por për të afruar më të mirën e mundëshme brenda mundësisve dhe kapaciteteve të tua intelektuale. Ky ishte karakteri jot që  vitet e trazuara të tranzicionit nuk e bënë dot “cfurk”, por mbete Ahmet Osja. Faleminderit. Sa shumë mund të “tjerrim” në kujtimet tona. Por unë jam vetëm një, me Ahmet Osjen kanë lidhje  qindra e mijra anë e kënd Shqipërisë, Kosovës e Globit.
      Unë   tashmë jam një “ikanak” nga Shqipëria e dashur. Ti ngele aty si Razma jonë e bardhë e Taraboshi  i lartë. Për mua kaq larg kam qejf të të krahasoj me një “dallgë” Atllantiku që gjithmonë shkumëzon   e sikur bëhesh “folezë” për pulëbardhat e zgalemët…
      A e njihni Ahmet Osjen?- pyes oqeanin dhe dallgët e mëdha shkumëzojnë duke “shkruar” në det dhe në  qiell emrin tënd:
 Ahmet Osja, Gëzur Ditlindjen e 80-të!
Shefqet  Meko
Ikanak në Amerikë
Minneapolis, MN, SHBA

PS: Autori në respekt të kontributit real të  Ahmet Osjes, qëllimisht përmend vetëm emrin e “sebepçiut” duke lënë mënjanë çdo titull apo gradë akademike të merituar, duke besuar se emri Ahmet Osja  është origjinali “i panoterueshëm” që nuk ja ndryshojnë vlerën reale titujt apo dekoratat presidenciale. Sepse Ahmet Osja është vlerë shqiptare që nuk pëson “inflacion” në  asnjë lloj kirze.

Comments

  1. Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
    * Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
    * Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
    Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

KANGJELA E MALLIT TË PARË

Topografia e fshatit Pozheran

TË PAPRITURAT E NJË UDHËTIMI, ISTOG - PEJË