Trinomi i ullinjve në Piqeras.(Ulliri i Lotëve , Ulliri i Qishës , Ulliri i Cilos.)

Trinomi i ullinjve në Piqeras.(Ulliri i Lotëve , Ulliri i Qishës , Ulliri i Cilos.)
Gjatë viteve të shkollës fillore , ku e kam pasqyruar edhe në biografinë time , pas mbarimit të mësimit kishim edhe studimin e detyruar , te cilin e bënim në shtëpi , por nën kontrollin e vëzhgimin e mësuesve , që bëhej edhe nga ata, edhe nga vetë nxënësit.
Njëherë , në klasën e katërt , nuk dija tabelën e shumëzimit me 9-të . Kjo do të më kushtonte me një dënim << brënda >> , nga mësuese Nedo Kondi , deri në orën katër të pasdites.Torturë më të madhe nuk do të kishte ! Që të kesh shtepinë dhjete metra larg nga shkolla dhe të jesh i dënuar të rrish brënda ?! Mirëpo kjo më vlejti shumë . Nga ana tjetër mamaja i thoshte mësueses të më linte në klasë ,se isha i dobët e nuk shkoja dot në Piqeras.
Por për fatin tim të mirë dhe rezultatet e larta , mësuesja nuk e dëgjoi mamanë.Kështu , tani disi më i rritur , në një cikël , më të lartë , ndjenim një krenari autoritare dhe të lavdërueshme për moshën.

Në klasën e pestë kishim mësues kujdestar Vasil Gjivoglin.Mësues që ,pa sforco ,por në mënyrë te natyrëshme , falë edhe cilësive dhe aftësive të tij , do të ngjizte akoma më shumë dashurinë për gjuhën e letërsinë.Këtë dashuri për gjuhën e letersinë , ne e kemi të gjithë si familje.Gjate katër viteve në këtë shkollë,mora shumë dije për jetën,falë mësuesve të aftë por edhe laboratorëve , kabineteve e detyrave të përditshme.Gjatë kater viteve në këtë shkollë,isha dhe anëtar i rrethit letrar të shkollës,pasi lëndët ekzotike nuk më pëlqenin shumë.Zhvillonim në natyrë edhe punët e ndryshme bujqësore me cikël të plotë,nga mbjellja deri në vjelje.Por përveç kabineteve të mësipërme , kishim edhe një kabinet tjetër ... një kabinet në natyrë.Ky ishte kabineti i letërsisë.Ku do të bënim orët letrare , ose referatin e ndonjë libri , shkonim përballë shkollës , tek një ulli , në një lëndinë të bukur, aty ku sot shkon rruga për në Sasaj.Do ta zhvillonim orën e mësimit pikërisht këtu.Kjo është një meritë e padiskutueshme e mësues Vasilit,i cili kështu demokratizonte orën e mësimit , e zhvishte nga kornizat klasike , nxënësit ishin më të çliruar ,flisnin më lirshëm dhe kështu ora e mësimit dilte me tërheqëse dhe më me rendiment.Dhe ne, ish-nxënesit e tij,do ta pagëzonim ate << ulli >> , si të paharruarin <<Ulliri i Cilos >> , ashtu si dikur piqerasiotët kishin pagëzuar <<Ullirin e Lotëve>> në Kujth ku percilleshin mërgimtarët dhe niseshin e ktheheshin tregëtarët Piqerasiot me varkat e tyre, që përshkonin gjithë mesdheun ,dhe <<Ullirin e Qishës >> , tek kisha e Shën Thanasit,ku burrat e mençur bënin kuvend.

Comments

  1. Kam lexuar për doktor Ellen dhe gjithashtu kontaktova me të për të më ndihmuar të ktheja të dashurin tim të martohej me mua gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe jam kthyer këtu për të postuar rreth tij. Doktor Ellen do t'ju ndihmojë të zgjidhni problemin tuaj, pavarësisht se çfarë po kaloni. Postimi për një magjistar është shumë i çuditshëm për mua, sepse kurrë nuk e besoja se do të mund të them se u ndihmova nga një magjistar për të rikthyer tek unë ish të dashurin pas 7 vitesh pa kontakt. Lexova për magjinë e tij vudu nga faqet e tjera të internetit dhe e kontaktova për të më ndihmuar dhe në më pak se 48 orë më thirri ish i dashuri im dhe isha i lumtur që ai dëshironte të më kthehej. U takuam të premten dhe ai më propozoi,... Ishte unaza më e bukur. Ju lutemi të gjithëve këtu, kontaktoni doktorin për të zgjidhur problemin tuaj për ju dhe për t'ju bërë të lumtur me marrëdhënien tuaj që po ju lëndon. Dashuria është ndjenja më e mirë e përjetuar ndonjëherë. Dërgojeni me email në (ellenspellcaster@gmail.com) ose në WhatsApp +2348106541486

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Topografia e fshatit Pozheran

KANGJELA E MALLIT TË PARË

TË PAPRITURAT E NJË UDHËTIMI, ISTOG - PEJË