...njeriu dhe...


...njeriu dhe...
Astrit Lulushi

Njeriu, që nga koha kur fillon të kuptojë, ndiqet nga kundërthënie e paradokse; ai mendon se një ditë do të vdesë, por sillet sikur nuk do të vdesë kurrë; kur e sheh veten si qenie shpirtërore, ai është vërtetë i pavdekshëm, por nëse e mendon veten si materie, ai në fakt sheh vetëm gjysmën e vetvetes.
Njeriu provon kaq shumë gabime, kaq shumë pakënaqësi dhe kaq shumë dështimeve, dhe nuk është i gatshëm të pranojë përgjegjësitë e veta të jetës, e cila mbart me vete nevojën e vetë-analizës, vetë-korrigjimit dhe vetë-përmirësimit. Pa këto gjëra ai qëndron në dy këmbë, ecën në kohë, por nuk shkon gjëkundi.
Megjithatë, njeriu mund të bëjë çdo gjë. Fjalët ‘lehtësi’ e ‘vështirësi’ sikur janë krijuar nga një shtytje e brendshme e mistershme (gjuha), dhe duken si shpikje për ta zmbrapsur e thyer atë. Sepse natyra a kushdoqoftë krijuesi, kurrë nuk kërkojnë të pamundurën nga njeriu, as nuk i japin atij barrë që s’mund ta mbajë. Por atij i duhet të bëjë përpjekje të vetëdijshme për të përmirësuar veten.
Njeriu është një shpirt i mishëruar (frymë e futur në trup). Para mishërimit ai (shpirti) ekzistonte i bashkuar me format fillestare të ideve rreth së vërtetës, mirësisë dhe bukurisë; duke u ndarë prej tyre, shpirti mishërohet, duke e ruajtur dëshirën për t'u kthyer; idea e para-ekzistencës, e intuitës së paqartë të njeriut për një botë tjetër, lind pikërisht nga kjo dëshirë e shpirtit për t’u mishëruar në botën fizike dhe kthimit të tij përsëri në botën shpirtërore pas daljes nga trupi ose pas vdekjes.

Comments

Popular posts from this blog

Topografia e fshatit Pozheran

NDËRSA SODIT

Trinomi i ullinjve në Piqeras.(Ulliri i Lotëve , Ulliri i Qishës , Ulliri i Cilos.)