Dy herë jetën do jetosh...

       Viron Kona


Dy herë jetën do jetosh...

Kur nis e shkruan për jetën,
ajo të shfaqet si në film,
mos u ikë gjërave po shkruaji,
do t`ndihesh vërtet më mirë.

Shkruaj për vitet e fëmijërisë,
çapkënllëqet të vinë pranë,
aventurat e  rinisë,
lumturia e vërtetë janë.

Shkruaj ndjenjat e dashurisë,
kur vajzës (djalit) i the: të dua, 
shkruaj çdo grimcë të asaj kohe, 
si vendose, nuk më thua?

Shkruaj për vitet e burrërrisë,
për jetën e qetë a të vështirë,
Hidhi në letër, më beso,  
do t`shohësh veten n`pasqyrë. 

Shkruaj dhe për pleqërinë ,
ka dhe ajo emocion e gaz,  
kur mbesa t`përqafon fort,
kur nipi t`hidhet n`qafë.

Comments

Popular posts from this blog

KANGJELA E MALLIT TË PARË

Topografia e fshatit Pozheran

TË PAPRITURAT E NJË UDHËTIMI, ISTOG - PEJË