TABAKAJA
VAZHDIMI I TREGIMIT - Jam mirë në këmbë hirësi... - Nuk e besoja se do dilje kundër meje, hoxhë efendi, - foli Syrja beu duke ngritur kokën. - Unë s'jam kundër asnjërit, Syrja bej, po jam me bashkimin e kombit, nëse ju jeni kundër këtij bashkimi, s'jam unë fajtor për këtë, fajtor jeni ju! - Ty do të shpallim tradhëtar! - Ndërhyri konsulli. - Unë ndruhem mos më shpallë populli im taradhëtar, për të huajt jam thjesht një kundërshtar, s'kam pse lidh besë me ata që s’kanë besë... - Më vjen keq, por derisa të shpallet pavarësia, ju do të mbaheni të izoluar, por meqë jeni hoxhë dhe bën figurë të keqe burgosja juaj, do të liroj me kusht që kurrë të mos zbresësh në Vlorë dhe mos të dëgjoj më fjalë lart e poshtë. Ti shiko punët e perëndisë, punët e shtetit i shikojnë të pasurit. - Mendoj se këtu po gaboni, hirësi, punët e shtetit i shikojnë të mençurit, të pasurit shkojnë nga fitohet paraja... - Merreni! - Urdhëroi ai xhandarët, - dhe ndiqeni nga pas derisa...