BUZËQESHJA E FATIT

BUZËQESHJA E FATIT
Nga Memisha Gjonzenelaj



Ishte ditë e shtunë. Kishte ca kohë që kisha filluar të punoja edhe të shtunave. Por këtë të shtunë kishim vendosur të shkonim për piknik nga liqeni me familjen. 
Nga ora 6 e mëngjesit, bie zilja e celularit, në ekran doli emri i bosit, e hapa telefonin. Ai pasi më kërkoi të falur për shqetësimin me tha:
-Të lutem shumë, po munde, eja në punë. Kemi një punë urgjente, të lutem edhe një herë eja, për të tjerat mos u shqetëso, të tjerat i rregulloj unë. 
Si do t’ia bëja? Ne kishim bërë edhe përgatitjet. Fola me gruan.
-Nuk e di - më thotë e revoltuar. - Ne jemi bërë gati për piknik. 
Pa mbaruar ajo fjalën telefoni ra përsëri. Ishte prapë bosi. E hapa telefonin bashkë me altoparlantin që të dëgjonte edhe gruaja.
-Të lutem, Memo, po të presim. Kanë ardhur edhe nga qyteti, vetëm ty po të presim. 
Shko – më tha gruaja shumë e mërzitur.
Okey, - i them  bosit - po bëhem gati dhe po vijë.
U vesha, piva një gotë me qumësht mora trokun e punës dhe u nisa. 
Kur mbërrita, i gjeta të gjithë duke më pritur. Bosi sa më pa, erdhi dhe më dha dorën.
Shumë të faleminderit që erdhe - më tha.    
Shkova në dhomë dhe u vesha. Bosi jonë ishte grek dhe me të punonim tre vet; njëri ishte polak një ishte bullgar dhe un shqiptar. Me gjithë bosin bëheshim katër, të katër ishim specialistë të mirë. Kur dola jashtë, bosi më tha:
-Do shkojmë të punojmë te posta, prandaj shpejtë të nisemi se na presin.
Unë mora trokun  ndërsa ata morën dy vinça të mëdhenj, nga 15 ton secili. Troku im i kishte të gjitha veglat që duheshin për çdo punë. Kishte motosaldatriçe me 300 amper, gjerenator që prodhonte energji elektrike 220 dhe110 volt, kishte dy bombola, një me acetilen dhe një me oksigjen, anës kishte dollapë ku vendoseshin veglat, pra troku ishte si një ofiçinë e vogël. 
Mbërritëm tek posta që po ndërtonim, ajo do shkonte 6 kate. Detyra jonë ishte të ngrinim skeletin metalik  dhe kur të mbaronim ne, ajo vishej shpesh me tulla ose materiale të tjera. 
Kur u bëra gati për punë erdhi inspektori dhe më kërkoi dokumentin, (ose lejen) që unë kisha të drejtë të punoja në lartësi njëkohësisht dhe të saldoja. I nxora dhe ia dhashë. Ai i pa me kujdes, diku në një bllok shkroi diçka dhe më tha:
=Me krahë të lehtë. Të lutem ki shumë kujdes, jo vetëm që je në lartësi por, saldimi duhet shumë cilësor. Edhe një herë punë të mbarë! -  dhe u largua. 
Objekti  ishte në anë të rrugës, ishte mundësia që të mbyllim edhe rrugën kryesore. Unë duhet të futesha në një kosh metalik dhe vinçi do të më çonte ku do të vendosnim traun i cili peshonte afro 12 ton. Mora të gjitha mjetet që më duheshin, rripa sigurimi, litar për të dubluar sigurimin, maskë, elektroda kapele për mbrojtje. Kur i bëra të gjitha gati, i dhashë komandë vinçit të më ngrinte dhe te më çonte tek vendi ku do të punoja. Puna ishte afro 30 m lartë. Atje kapja koshin me ganxha që të mos lëvizte dhe prisja deri sa të binte vinçi traun. Vinçi e solli traun, mu deshën 20 minuta ta vendosja në qendër. I fola shokut se gjithçka ishte në rregull, ai më tha se ishte shumë mirë. Fillova saldimin dhe bllokuam rrugën që për çdo problem të ishim të sigurt. Në këtë kohë filloi era. Kishte shumë mundësi të binte dhe shi, duhet të shpejtoja. Doja dhe 10 minuta kur filloi shiu. Hodha shpejtë një plasmas të mbuloja tegelat. Në këtë kohë më bië zilja e celularit. As më shkonte në mendje ta hapja dhe vazhdova deri sa mbarova saldimin. Duke salduar mendoja se kush mund të më ketë telefonuar por, ishte e kotë nuk e gjeja dot. Sado që unë edhe në Shqipëri me këtë punë isha marrë prapë kujdesi, cilësia dhe plot gjëra të tjera kurrë nuk duhet t’i harroja. 
E mbarova të gjithë punën. Ndieja një kënaqësi të veçantë. Erdhi vinçi, me kapi koshin dhe më uli në tokë. Zbrita dhe shkova në dhomë, u ndërrova dhe dola. Bosi po më priste dhe më tha:
-Memo,  eja shkojmë të hamë tek ai restoranti aty.
-Jo, të lutem, më presin në shtëpi – iu përgjigja unë ftesës së tij. 
Ai nxori nga xhepi 300 dollarë.
-Okey  - më tha - merri këto para dhe shkoni hani një drekë nga unë. 
Mora trokun dhe drejtë e në shtëpi. Futa trokun në garazh dhe hyra në shtëpi. Të gjithë po më prisnin të mërzitur. Sa u futa brenda u thashë:
-Vishuni se do shkojmë të hamë jashtë. Bosi na i ka paguar të gjitha.   
Pasi mbaruam drekën u kthyem në shtëpi. E ndieja veten shumë të lodhur, puna kishte qenë shumë e tensionuar, gjithë javën kisha punuar mbi 12 orë në ditë, e kisha të nevojshme të pushoja. U shtriva në kolltuk dhe hapa televizorin kur më kishte zënë gjumi. Më zgjoi zilja e telefonit. E mora telefonin në dorë dhe hodha sytë nga ora. Kisha fjetur rreth një orë, por prapë doja gjumë. 
-Alo - u përgjigja. 
Numri ishte i panjohur.
-O të keqen e shqipes që me flet.
Unë prapë:
Alo! 
Sa më ka marrë malli të dëgjoj një fjalë shqip.
O po kush je të lutem, më sqaro ndryshe do mbyllë telefonin, nuk po të njoh.
-Të lutem më ndihmo. Të lutem më ndihmo, kamë shumë nevojë të flas me ty. As un nuk të njoh ty prandaj, të lutem më lër një takim që të mund të flasim.
Me gjithë qejf - i them. 
Nesër në orën 10 në këtë adresë, e ke kollaj? - me tha.
-Po - i thashë unë. -  Në atë orë nesër jam aty. 
Të nesërmen u thashë në shtëpi se do të shkoja të takoja një shqiptar. Nuk ishte larg, nga unë, adresa, kështu që shkova shpejtë. E gjeta numrin, ishte një shtëpi dy katëshe, shumë e bukur. Tek dera ishte një djalë. Unë shkova drejt tij dhe e përshëndeta.

 Tungjatjeta shqipe! - i them.
Ai u habit në moment, pastaj e mori veten.
Si më njohe? – më tha. 
-Shqiptarët e njohin njëri- tjetrin. - i them unë.
I dhashë dorën dhe e qafova. Atij iu mbushën sytë me lot.
-O të faleminderit! – më tha. - Sa më kishte marrë malli të flisja shqip dhe të takoja shqiptar. 
Ai ishte një djalë simpatik, me trup mesatar të lidhur, në të parë dukej si sportist, sy gështenjë edhe flokët gështenjë.
-Eja brenda. - më tha dhe më tërhoqi nga dora. - Oh sa më ke gëzuar – tha. - Edhe një herë shumë të faleminderit.
Në çast qëndroi para një dere, trokiti lehtë dhe e hapi. Dëgjova një zë nga brenda që tha:
Urdhëroni!
Shtymë derën dhe hymë brenda. 
=Ky është kujdestari dhe prindi im. - tha djali në anglishtë. Ai u ngrit në këmbë kur dëgjoi fjalët e djalit po buzëqeshte. Djali vazhdoi - Ndërsa ky është një shqiptar që tani e njoha. Unë shkova drejtë, i dhashë dorën dhe u prezantova.
Më quajnë Memo.
Ai më shtrëngoi dorën, më tha:
Toni. 
Sa e shikoje atë burrë të detyronte respekt. I gjatë, me trup të drejtë me pak mjekër, flokët biond por kishin filluar t’i thinjeshin, me një shikim që dukej sikur të lexonte. Dhoma e tij ishte e mbushur kudo me libra. Mbi tavolinën që punonte kishte disa libra voluminozë dhe shumë fletore tek të cilat shkruante. Dukej që kisha para një burrë i cili ndoshta ishte shkencëtar. Kurrë nuk kisha parë më parë diçka të tillë. Sa e pashë më bëri  shumë përshtypje.   
Kur u ndamë i mora leje që të dilnim dhe të pinim një kafe jashtë. Ai ndenji pak, u mendua dhe tha prerë:
Vetëm dy orë. - dhe u ul në karrige. Nxori nga xhepi 100 dollarë dhe i tha:
-Merri, bir, se të duhen. - Ai i mori, i futi në xhep dhe dolëm. Shkuam tek një kafe që ishte diku aty afër. U ulëm morëm kafetë dhe pa i vënë në buzë, shoku më tha:
Më fal, më quajnë Bujar. - dhe më dha dorën.
-Mua më quajnë Memo. Emrin e plotë e kam Memisha por, këtu më thonë Memo të gjithë -- pastaj e pyeta - Më fal, mos doje të haje, se mos ke uri?
-Oh jo Memo. – më tha. - Edhe kafja është shumë. Unë dua të bëjmë muhabet se më ka marrë malli.
-Epo mund të fillosh tani edhe duke pirë kafenë. -i thashë. - Mund të flasësh për vete, por më mirë të prezantohemi. Siç të thashë jam nga Vlora, ose më mirë nga Skela e Vlorës. I martuar me dy fëmijë. Kam disa vite në Çikago. Në Shqipëri kam punuar saldator dhe montator, kam marrë pjesë në shumë vepra, si hidrocentrali në Ulzë, në ujësjellësin Durrës-Tiranë, në Azotik, në gazsjellësin Azotik-Divjakë, në Ballsh, në sodën kaustike,  në PVC-në Vlorë, në Metalurgjik në Elbasan dhe shumë të tjera. Edhe këtu po këtë profesion punoj, saldator montator me liçenzë. Më fal se fola shumë. Tani është radha jote.
-Po -  tha ai. - Jam nga Fieri, kam mbaruar shkollën e mesme, jam 30 vjeç. Pagova lekë që shkova në Itali, atje takova një fierak dhe ai me tha të shkojmë në polici dhe të kërkojmë strehim politik dhe ashtu bëmë. Shkuam në kuesturë, ata na dërguan në një kamp me anë n e një fondacioni i cili merrej me emigracionin. Erdha në Çikago. Unë nuk kisha njeri, nuk njihja asnjë, fondacioni u interesua na bëri katër veta bashkë dhe na dhanë një apartament, na dhanë para dhe ushqime dhe kur do të niseshim ai i fondacionit bëri një thirrje në altoparlant. Aty kishte shumë njerëz dhe tha: “Kanë ardhur disa emigrantë nga Evropa, ka dëshirë ndonjë të ndihmojë?”. Në këtë kohë mu afrua njëri dhe më kapi për dore e më tha: “Ti do të vish me mua.”. Unë nuk kuptova asgjë. Erdhi një përkthyes që dinte italisht dhe më tha se ai kishte dëshirë që të shkoja me të. “Po.” i thashë unë, atëherë ai foli me përgjegjësin pastaj, përgjegjësi foli me mua.
Ky zotëria do të të marrë ty në shtëpinë e tij. Ky është një njeri i rëndësishëm dhe i ka të gjitha kushtet të të mbajë shumë mirë ty.  Ai thotë se do të mbaj gjashtë muaj, pas gjashtë muajsh do të të rregullojmë përsëri, prandaj mos u shqetëso. 
Zotëria firmosi nja dy letra, më kapi për dore dhe më shpuri në shtëpinë e tij. Sapo shkuam tek shtëpia e tij më tha: “Emrin e kam Toni Smith, kjo është shtëpia ku unë jetoj vetëm, tani do bëhemi dy. Ti do rrish këtu gjashtë muaj, ndihmat që do të japë shteti do t’i përdorim vetëm për ushqim, çfarë të teprojë do t’i marrësh me vete kur të ikësh se do të kesh shumë nevojë. Këtu në shtëpinë time nuk vjen njeri, veç ndonjëherë vijnë nja dy nipër, zihen me nënat dhe vijnë këtu, rrinë tre ose katër ditë dhe pastaj ikin. Programin do ta gjesh në mëngjes të ngjitur tek dera. Të lutem, të jesh korrekt në zbatimin e tij.”
Më tregoi dhomën, ishte e shkëlqyer edhe banjën e kishte brenda, afër murit ishte një krevat i madh, në mes një tavolinë me dy karrige, anash një komplet kolltukësh, mbi to rafte me libra, pra e përkryer, gjithçka në vendin e saj. Shkova dhe u shtriva. Menjëherë me kapi gjumi, isha tej mase i shqetësuar dhe i lodhur. Në mëngjes, kur u ngrita, shkova tek dera, atje gjeta gjithë programin e javës të ndarë në shtatë ditët e javës. Hyra në banjë, tre peshqirë të ndryshëm të varur. Ai kishte blerë çdo gjë që më duhej; makinë rroje, shkumë, alkool, brisqe, pra gjithçka ishte aty.
Shumë shpejt u ambientova, aq sa shpesh Toni buzëqeshte. Të gjitha ishin të shkruara, buka, mësimi, pushimi, kuzhina etj. Ai nuk më linte të gatuaja, por më vonë kur e pa që isha i kujdesshëm dhe i pastër më lejoi që më të shumtën e gjërave t’i bëja unë. Edhe sot kështu vazhdojmë. Në orët e mësimit të gjuhës ishte shumë i prerë. Por, nuk ka si të mos them me shpirt: Zoti e bekoftë!
-Okey, - i thashë unë – tani unë do të pyes  si e gjete  telefonin tim, telefonin tend ma dha Toni, ai kur po shkonte  rrugës  pa një trok të parkuar  në të dy anët kishte reklamuar se çfarë pune bënte, atje  Toni lexoj kompania VLORA bën këto punë  poshtë kishte dy numra telefoni të shtëpisë dhe celulari në kabinë një flamur të vogël po të bukur Shqiptar. Tani para se të largohem ma dha dje, dhe sa ma dha unë të fola. Të kuptova, tani me dëgjo ,   flas që ti të jesh i përgatitur. Kur të ikësh nga Toni, në fillim do të gjejë punë dhe shtëpi, do ta kesh pak vështirë por, mos u mërzit, ti je djalë i shkathët dhe ne do të na kesh gjithmonë afër. Me mua mund të takohesh vetëm të dielave, në raste urgjente kur të duash. - Pashë orën. – Kemi akoma edhe njëzet minuta, mirë është të kthehemi.
Po. – tha Bujari.
Tek dera gjetëm Tonin, ai pa orën dhe qeshi.
Korrekt – më tha – po filloja të merakosesha.
Më futi brenda. 
Faleminderit për korrektesën – më tha.
Gjithmonë kështu do jemi – iu përgjigja unë.
I dhashë dorën dhe ika.
Mbërrita në shtëpi, po më prisnin dhe ishin bërë merak. Sa hyra brenda gruaja mu drejtua: 
Hë – më tha ajo – si t’u duk? 
Ishte djalë shumë i mirë – i thashë. – Ndonjë ditë do ta sjell edhe në shtëpi.
Mora gruan dhe fëmijët e dolëm nga parku afër liqenit. Gjithçka ishte e bukur atje, dora e njeriut këtu bënë mrekulli.
Të hënën që në mëngjes, në punë.
Por java iku dhe e diela erdhi shpejt. Në orën tetë në mëngjes i fola Tonit, e përshëndeta dhe e pyeta:
A mund të vijë aty nga ora dhjetë?
Ai u vonua pak pastaj më tha:
Eja fiks.
Në orën dhjetë isha tek dera, kur u hap dera ai prapë qeshi.
-Urdhëro – më tha. Më çoi në një dhomë tjetër. Ajo ishte afërsisht 5 me 4, në gjithë muret ishin varur piktura të shtrenjta, ndërsa dollapët me libra të trashë dhe të vjetër, në mes ishin dy kolltukë antik shumë të bukur. – Ulu, të lutem. – më tha. – Çfarë pijë doni?
Të lutem, asgjë – iu përgjigja.
=Kam birrë të zezë shumë të mirë, apo do konjak ose ëisky? Okey, një gotë konjak, është shumë i mirë, ma kanë dërguar nga Franca? Të pimë të dy, kam kënaqësi, okey? 
Kur kisha pirë gjysmën e gotës, Toni më pa drejt në sy dhe më tha:
Ke folur me Bujarin, se ai pas një jave do të largohet nga unë?
-Mos u shqetëso – iu përgjigja. – Kam rregulluar çdo gjë. I kam gjetur punë dhe shtëpi por edhe shokë që të mos mërzitet me të qeshur. Me vete mendova “Sa njeri i mrekullueshëm, zoti e pastë kujdes gjithmonë Tonin”. Edhe qiranë do ta paguajnë së bashku, mos u shqetëso unë do t’i rri afër. Edhe në punë do të shkojë me një shok, do punojnë ndërtim, nuk është punë e rëndë. Do shikojmë si do reagojë, me të parë e me të bërë, unë nuk do bie në sy, por do jem gjithmonë afër tij. Të lutem mos u shqetëso. Bujari është djalë i pjekur. Hajde gëzuar Toni!
Gëzuar Memo!
E pashë në sy. Ishte gati të qante. 
Dhe të faleminderit shumë për ndihmën e paçmuar që i ke dhënë patriotit tim. Tani na takon ne të bëjmë detyrën. Zoti qoftë gjithmonë me ty Toni.
Kishim mbushur gotën e dytë. Konjaku ishtë shumë i mirë. Tek dera u duk Bujari dhe tha se i kishin ardhur dy nipërit.
Futi brenda, çoji tek dhoma lart.
Këtë radhë nuk kishim faj – i tha njëri prej tyre.
Po – tha Toni, - e di. Ikni lart.
Ata shkuan me kokën poshtë.
Vetëm tre ditë – iu tha Toni kur ata ishin në të ikur. 
Mbeta vetëm unë me Tonin.
Toni, - i them – këtë shtëpi të bukur e ke blerë?
Ai qeshi.
Jo, - tha – ma ka dhënë shteti.
Kujt ke qejf t’ia lësh? – e pyeta me të qeshur.
-Askujt. – mu përgjigj. – Do t’ia kthej prapë shtetit, dhe shteti do t’ia japë një tjetri që do t’i japë shoqërisë si po i jap unë, ndofta edhe më shumë.
Më fal, nuk duhet të bëja këtë pyetje por, pija bëri punën e saj.
Jo Memo, nuk ke bërë asnjë gabim, mos u shqetëso.
Edhe një herë ngrita sytë nga qielli dhe mendova “o Zot të falënderoj që më bashkove me një njeri të shkëlqyer”.

Pas një javë Bujari u largua nga Toni. 
Dhe pas ca kohësh të dy shkuam tek Toni.
Zëri i Bujarit më pruri në vete.
Çfarë do të pish? – ma tha.
Asgjë – iu përgjigja.
-Jo – tha Toni, do pimë të dy por dhe Bujari se dhe ai e ka qejf ndonjë shishe birrë.
Epo mirë – rashë dakord unë.
Që kur kishte ikur Bujari nga shtëpia po bëheshin pak kohe. Tek Toni dukej sikur diçka mungonte. Toni e kuptonte por nuk thoshte gjë.
Bujari solli pijet.
Eja Bujar – i tha Toni, - ulu me ne.
Ai u ul si me turp. Në dorë mbante një shishe birrë. Toni mori gotën në dorë dhe tha:
-Bujar, gëzuar, miku im. E kalove me sukses provën. Tani kam bindje se puna që bëmë unë dhe Memua nuk do shkoj kot.
Ta gëzosh Bujar – i thashë edhe unë.
Toni ndenji një çast dhe po më shikonte në sy, pastaj vazhdoi.
-Bujar, këtë kohë, që ke qenë larg meje, nuk më ke dhënë asnjë rast për vërejtje. Të faleminderit shumë. Tani le të flas Memua.
-Bujar – vazhdova unë, - Toni të ka regjistruar në një shkollë për infermierë. Atje ka dhe për një vit edhe për dy vjet. Ne mendojmë që të shkosh për dy vjet. Për të gjitha problemet që do hasësh, ne do na kesh gjithmonë pranë. 
Bujari po qante. 
=Hë, si mendon? Na thuaj diçka. – i tha Toni.
-Gjithmonë e kam ëndërruar shkollën, ju po ma bëni realitet – dhe u ngrit në këmbë. Shkoidrejt Tonit por duke qenë se dhe unë isha ngjitur me të ai na hodhi krahët me dashuri duke lotuar. - Nuk gjej dot fjalë për t’ju falënderuar, por mund t’ju them vetëm, ua shpërbleftë Zoti. - Edhe një herë Bujari u kthye nga Toni – Thank you very much my father. 
Mua mu mbushën sytë me lot. Sa bukur e mbylli Bujari, i doli zot situatës. 
Mbaruam me urimet dhe Toni me tha se Bujari do qëndronte tek ai atë natë. Të dy më përcollën deri tek dera. Do ikja për në shtëpi por, për një çast mbeta si i ngrirë nga gjithë ajo ç’ka ndodhi e thashë me vete: “Patjetër duhet të besojmë tek vetja por edhe tek të tjerët, se ja si i erdhi mrekullia Bujarit. I lumtë.”
U nisa shumë i gëzuar për në shtëpi. Rrugës i bëra pyetje vetes në do vazhdonte deri në fund mrekullia...
Pas një jave Bujari filloi shkollën dy vjeçare për infermieri. Ai ishte shumë i dhënë pas saj. Mezi e takova pas dhjetë ditësh megjithëse flisnim shpesh në telefon.
Kaluan tetë muaj. Një ditë Bujari më kërkoi të takoheshim në darkë në një kafene.
Ai po më priste. Në fillim u shqetësova. Kishte ndryshuar por, kisha dhe kohë pa e parë. Ky Bujar më dukej më i sigurt në lëvizje dhe nuk nxitohej të fliste ose të kthente përgjigje por dhe ishte rritur. Sa më pa kur po shkoja më tha me të qeshur:
-E di se çfarë do më thuash, që kam ndryshuar por të lutem mos e vërri mendjen vëlla. Po të them se vërtetë kam ndryshuar. 
Inshallah, për mirë - i thashë.
Po, po, gjithmonë për mirë.
Morëm nga një birrë. Unë si gjithmonë doja të paguaja, por ai nuk më la.
Jo vëlla, - tha – unë kam arsye, kështu që mos ngul këmbë.
Qoftë për hajër – i thashë. – më thuaj. 
Po i vinte turp.
Mos ki turp vëlla se po më bënë merak.
-E di si është puna? – foli Bujari. – unë jam në shkollë me një vajzë nga Berati dhe ne e pëlqejmë njëri-tjetrin dhe unë doja të ta thosha ty të parit e pastaj Tonit.
-Mirë – i thashë. – E di që të vjen turp nga Toni, por jam i bindur se ai do të gëzohet po aq sa edhe unë. 
E përqafova si një vëlla të vogël, e urova me gjithë zemër.
-Bravo Bujar, të lumtë. Zoti do të ndihmojë se e ke filluar shumë bukur dhe fillimi i mbarë është gjysma e punës. Tani pije birrën dhe shpejt tek Toni e tregoja ashtu si ma tregove dhe mua. 
Ai iku tek Toni kurse unë u nisa për në shtëpi shumë i gëzuar.
Kaloi viti i parë, Bujarin e shikoja shumë rrallë, por flisnin shpesh në telefon. Ai merrej me shkollën dhe me të dashurën të cilën ma kishte prezantuar edhe mua. Ishte një vajzë shumë e mirë, e urtë, simpatike, me trup ishin afërsisht njësoj, kur të shikonte te sytë dukej  qe i vinte turp  hiqte vështrimin. Shpesh i ftoja të hanim bashkë ose të pinim ndonjë birrë. 
Një natë më vjen një telefonat nga nipi i Tonit i cili më tha se Toni ishte në spital.
Si është puna? – e pyes.
Kur po dilte nga shtëpia, një djalë e goditi me motor. 
Të lutem më jep adresën e spitalit. – i them.
Spitali nuk ishte shumë larg nga shtëpia ime kështu që shkova shpjet. Ai sapo doli nga salla e operacionit. Kishin ardhur shumë shokë të tij. Ata binin në sy dukeshin që ishin high class.
Unë u ula në një qoshe dhe po prisja kur, erdhi Bujari me të dashurën. Ai i kishte sytë me lot.
Si është? – më pyeti sa më pa.
Mos u nxito – i thashë – do marrim vesh.
Në këtë kohë dy nga shokët e Tonit shkuan brenda dhe pas dhjetë minutash dolën të gëzuar.
-Gjithçka kaloi mirë. Pas një ore mund ta shohim. Bujari më tha se do të rrinte aty gjithë natën dhe në mëngjes do të vinte Sofika (kështu e quanin të dashurën e tij) ta zëvendësonte.
Unë ndenja pothuaj dy orë sa u takova me Tonin dhe pastaj ika, në mëngjes duhet të isha në punë.
Toni ndenji në spital rreth pesëmbëdhjetë ditë. Asnjë ditë nuk ndenji vetëm, paradite rrinte Sofia dhe pas dite Bujari. Ata ishin specialistë, nuk linin asnjë ta prekte me dorë se kishin frikë nga ndonjë infeksion. Ditën që do dilte nga spitali shkova dhe unë. Dy tre vetura prisnin tek dera. Toni hipi në makinën e Bujarit. Të gjithë e dinin se kush ishte Bujari dhe e shikonin me shumë respekt për atë që bëri ai për Tonin. 
Shkuam në shtëpi tek Toni. Atë e kishte marrë malli dhe mbushi sytë me lot kur na pa. Bujari shkoi dhe nxorri shishen e konjakut që ia kishin dërguar nga Franca. Na mbushi të gjithëve nga një gotë. Toni e shikonte dhe buzëqeshte.
Çfarë do pish? – pyeti Bujari, Tonin.
Eja këtu – i tha Toni.
Pse? – pyeti Bujari si me frikë se mos kishte bërë ndonjë gabim dhe u afrua.
Toni e kapi për qafe, atëherë edhe Bujari e rroku fortë për qafe dhe e shtrëngoi gjithë dashuri. Të gjithë duartrokitëm dhe thirrëm “Bravo! Bravo!”.
Ndenjëm deri vonë dhe në fund ikëm me një kënaqësi të veçantë.
Bujari dhe Sofika e mbaruan shkollën. Ata u emëruan në të njëjtin spital (patjetër me ndihmën e Tonit). Kërkuan edhe për një shtëpi. Në fund blenë dhe një shtëpi, ata të dy kishin rrogë shumë të mirë, kështu që nuk patën problem ta merrnin. Brenda një kohe të shkurtër edhe e mobiluan shumë mirë, dukej shumë e bukur. Shtëpia kishte dy dhomë gjumi, që të dyja me banje brenda, ishin të mëdha, edhe kuzhina ishte e madhe, edhe dhoma e bukës. Në një anë ishte dhoma e ndenjes, në mes një tavolinë e rrumbullakët dhe anash një komplet kolltukësh e në mur një televizor i madh, dhuratë nga Toni. Tani mbetej vetëm martesa që u caktua në një ditë të bukur maji.


DASMA

Ftesën e parë të dy shkuan dhe ia dhanë Tonit, e cila shoqërohej dhe nga ftesat për të motrat dhe për dy nipërit. Toni i falënderoi dhe për të parën herë u ngrit e i përcolli deri tek dera, gjë të cilën nuk e kishte bërë kurrë. 
Në dasmë nuk qenë më shumë tetëdhjetë veta, por gjithçka ishte organizuar shumë mirë. Tavolina kryesore ishte në ballë, në anë të saj ishte një tavolinë e mbushur plot me lloj-lloj lulesh të freskëta dhe në mes kishte një emër TONI SMITH... Në anë ishte tavolina e çiftit, por jo shumë larg Tonit.
Toni erdhi me të motrat. Të gjithë të ftuarit u ngritën në këmbë dhe duartrokitën. Tek dera i priti çifti dhe i shoqëroi deri tek tavolina e tyre. Në çast ushtoi muzika shqiptare. Disa çifte donin të dilnin të kërcenin por u ndaluan se dasmën do ta hapte Toni në shenjë respekti dhe si i vetmi amerikan pjesëmarrës në dasmë. Un  shkova tek mikrofoni, pasi përshëndeta të pranishmit, urova çiftin dhe pastaj pushova pak. Ngrita kokën dhe hodha shikimin tek Toni, i buzëqesha dhe vazhdova.
-Është një nder i madh për mua dhe për këtë falënderoj Zotin, i cili më dha mundësi që të njoh një njeri të mrekullueshëm, një shkencëtar të dëgjuar, i cili i ka dhënë shoqërisë shumë libra me vlerë të madhe shkencore dhe tani që ka kohë që ka dalë ne pension ai vazhdon të shkruaj dhe të botoj. Te Toni unë pashë njeriun dhe Amerikanin e thjeshtë, njeriun e dashur, mësuesin e palodhur dhe patjetër prindin e shkëlqyer. Toni do mbetet në shpirtin dhe zemrën time si personi më i veçantë që kam njohur në jetën time. Nëse ne jemi mbledhur sot këtu ky është kontributi i paçmuar që ka dhënë Toni duke mbështetur Bujarin. Unë dhe Bujari do t’i jemi borxhlinj për jetë Tonit. Ai do të mbetet gjithmonë në mendjen dhe zemrën time. Zoti e bekoftë Tonin. 
Unë  u drejtova nga tavolina e Tonit dhe u përkula me respekt.
Gjithë salla u ngrit në këmbë duke duartrokitur derisa Toni u ngrit dhe shkoi tek mikrofoni duke qeshur. U shkëmbye me mua por un nuk e lash të kalonte por e kapa fort për qafe.  Unë fola shqip por, Bujari ia përktheu perfekt Tonit. 
Toni mori mikrofonin dhe tha:
-Miqtë e mi të rinj por patjetër dhe pak të vjetër. Është fat për mua që jam sot në këtë ambient të mrekullueshëm. E dëgjova Memon me shumë vëmendje, e falënderoj. Por ai bëri një gabim, për, mendimin tim. Ai foli shumë se çfarë kam bërë unë për ju por, nuk e zuri fare me gojë se çfarë keni bërë ju për mua. Ju nuk e dini dhe nuk mund ta dini, vetëm unë e di. Ju më dhatë një jetë të dytë, që më parë nuk e njihja. Unë merresha që në mëngjes e deri në darkë vonë me shkrime dhe studime. Ditët e mia ishin njësoj. Ardhja e Bujarit në shtëpinë time ishte si një dritë në mes të errësirës. Shpesh ngrija kokën nga librat dhe shkoja tek dhoma ku mësonte Bujari. Gëzohesha shumë e pastaj kthehesha gjithë qejf tel tavolina ime. Shkoja dhe në kuzhinë e shikoja mos mungonte gjë e pastaj prapë i kthehesha punës. Kjo gjë filloi të më bëhej shprehi. Shpesh mbrëmjeve ose ndonjë të diele, dilja me Bujarin dhe shëtisnim nga liqeni. Ktheheshim në shtëpi të qeshur dhe të çlodhur. Deri ditën që Bujari iku nga unë çdo gjë ishte në rregull. Pas ikjes së tij u mërzita. Bujari ishte një djalë shumë i mirë, një student i përkryer, ai në gjashtë muaj mësoi gjuhën si amerikan, ishte punëtor korrekt. Unë hodha një shkëndijë në fillim por tani shikoni sa flakë e madhe që është bërë. Bujari ishte shkëndija, kurse flaka jeni ju të gjithë. Kur e mora në aeroport ai ishte një djalë i lodhur, i uritur, i papërqendruar. Kokën e mbante ulur si me turp. Tani shikojeni dhëndrin! I qeshur, i gëzuar, i sigurt dhe me besim tek vetja. Jam i bindur se Shqipëria ka plot djem si Bujari por mua më pëlqen ky që kam. – dhe drejtoi gishtin nga Bujari. – Çifti të trashëgohet!
Shkoi dhe i dha dorën më parë Sofikës e pastaj Bujarit. Toni shkoi të ulej i shoqëruar me duartrokitje. Ai qëndroi rreth dy orë e pastaj u ngrit për të ikur. Muzika pushoi. Bujari dhe Sofia shkuan edhe një herë e i futën në mes miqtë për t’i shoqëruar duke dalë. Të tjerët i shoqëruan me duartrokitje. Duke ikur Toni i tha Bujarit:
-Dëgjo Bujar, ke një muaj kohë të bësh pushime. Pas një muaji të kam regjistruar në universitet për mjekësi, prandaj ke kohë plotë.
Bujari u hutua pastaj iu hodh në qafë Tonit.
-Të faleminderit për gjithçka që po bënë për mua. – dhe sytë iu mbushën me lot. 

***
Kaluan kohë. Bujari u bë me djalë dhe emrin ia vuri Tonin. Kjo gjë i pëlqeu shumë Tonit. Bujari mbaroi katër vite dhe duhet të vazhdonte për degën që i pëlqente. Gjithmonë kishte afër Tonin. Sa dilte nga shkolla, shkonte në shtëpi për të ngrënë, puthte fort djalin dhe shkonte tek Toni që e priste. Pastaj uleshin secili në dhomën e tij. Dhoma e Bujarit ishtë rregulluar. Në çdo anë që të shikoje syri të kaptë vetëm libra. Studionte ditë për ditë deri në orët e vona. Të dielave që të katërt shpesh shkonin nga parku buzë liqenit. Toni kishte shumë qejf të luante me Toninin e vogël i cili dhe ai e donte shumë. Pastaj e mbyllnin duke ngrënë në ndonjë restorant të mirë... 
Një ditë Toni e mori në telefon Bujarin.
Po munde eja pak më shpejt, afërsisht në orën gjashtë. Mos u shqetëso është për mirë.
Në orën gjashtë fiks, Bujari ishte tek vendi ku po e priste Toni. Ai ishte veshur bukur si asnjëherë tjetër. Toni e kapi për dore dhe e çoi në një sallë të madhe e cila ishte e mbushur me amerikanë. Të gjithë ishin veshur pothuajse njësoj. 
Një tavolinë e gjatë ku ishin ulur pesë veta. Njëri prej tyre, pikërisht ai që ishte ulur në mes, kur pa Tonin u ngrit në këmbë. Pasi përshëndeti pjesëmarrësit tha:
Ju lutem, ftoj këtu shkencëtarin zotin Toni Smith.
Gjithë salla duartrokiti dhe u ngrit në këmbë. 
Toni shkoi atje dhe përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe në veçanti jurinë.
Atëherë kryetari mori fjalën dhe tha:
Për kontribute të veçanta, çmimin e parë e merr Toni Smith.
Kur mbaroi ceremonia Toni dhe Bujari po ecnin pak larg të tjerëve.
Ishte një restorant i mirë. Bujari e kapi Tonin për krahu dhe i tha:
Eja, Toni. Shkojmë tek restoranti të festojmë, se sot është një ditë e veçantë.
Okey – tha Toni. 
Hynë brenda dhe u ulën. Kamerieri erdhi shpejt. Mbaruan me porosinë. Një djalë solli birrat. Bujari mbushi gotat dhe e ngriti.
Toni gëzuar! Faleminderit Zotit që të kam, të të jap shëndet dhe gëzime.
Të faleminderit bir. – i tha Toni dhe tokën gotat. 
Toni hodhi sytë në një pikë dhe nuk po i lëvizte. Bujari po e shikonte. I foli por ai nuk ktheu përgjigje, ishte futur në mendime dhe nuk fliste. Pas pak u përgjigj.
-Kjo pjesë jete që bëre këtu biri im ishte për mua një shuplakë e fortë. Shiko ku je ti tani,dhe ku jam unë. Ti bir ke shtëpi, ke grua, ke djalë dhe të dy studiojmë bashkë. Po unë çfarë kam?! Unë po e shikoja i shqetësuar, Ai vazhdoj po bir tha”{“ un i dhashë gjithçka shoqërisë sa keq  po HARROVA VETEN  TIME...        

      FUND

Comments

Popular posts from this blog

Topografia e fshatit Pozheran

KANGJELA E MALLIT TË PARË

TË PAPRITURAT E NJË UDHËTIMI, ISTOG - PEJË