BUZËQESHJA E FATIT
BUZËQESHJA E FATIT Nga Memisha Gjonzenelaj Ishte ditë e shtunë. Kishte ca kohë që kisha filluar të punoja edhe të shtunave. Por këtë të shtunë kishim vendosur të shkonim për piknik nga liqeni me familjen. Nga ora 6 e mëngjesit, bie zilja e celularit, në ekran doli emri i bosit, e hapa telefonin. Ai pasi më kërkoi të falur për shqetësimin me tha: -Të lutem shumë, po munde, eja në punë. Kemi një punë urgjente, të lutem edhe një herë eja, për të tjerat mos u shqetëso, të tjerat i rregulloj unë. Si do t’ia bëja? Ne kishim bërë edhe përgatitjet. Fola me gruan. -Nuk e di - më thotë e revoltuar. - Ne jemi bërë gati për piknik. Pa mbaruar ajo fjalën telefoni ra përsëri. Ishte prapë bosi. E hapa telefonin bashkë me altoparlantin që të dëgjonte edhe gruaja. -Të lutem, Memo, po të presim. Kanë ardhur edhe nga qyteti, vetëm ty po të presim. Shko – më tha gruaja shumë e mërzitur. Okey, - i them bosit - po bëhem gati dhe po vijë. U vesh...