Reportazh nga Kukësi; Panairi i librit e do kujtime tjera….
Sheshi Kukesit,Panairi i librit.
Ditë më parë,mora njoftimin nga disa miq e shokë,nga qyteti mikpritës,Kukës, por edhe nga Gjakova,se do hapet Panairi i librit nën kujdesin e kryetarit te Bashkisë,z. Bashkim Shehu.
Dorën në zemër,asnjëherë nuk kisha marrë pjesë në panaire librash. Më ngacmoj dëshira që të marr pjesë këtë herë,të shikoj se si “duket” brenda tendave ajo bukuri ku libri rri i hapur para shikuesve te panairit e atyre që dëshirojnë ta kenë pronë,me çmime të zbritura,por edhe çmime të pranuara kur mendon se çfarë do një botim libri..
Me këto mendime,paraqita pjesëmarrjen time,përmes poetes gjakovare, Mevlyde Mejzini-Saraqi, një grua e angazhuar në shumë lloje aktivitetesh në Gjakovë,Tirane e kudo. Mikja gjakovare më komunikoi se “tavolina është e siguruar për ty dhe pjesëmarrës tjerë nga Gjakova,kush të dojë pjesëmarrjen….”
Pamje nga Panairi i Librit,Kukës,15.prill,2018
Një vizite miqësore nga mikja,poete Mevlyde Mezini-Saraqi
Sa isha i gëzuar, po aq isha futur në mendime tjera organizative, ani se nuk ishte punë e imja, duke pyetur në heshtje veten,” vallë, ku është ai Klub letrarë,”Gjon. Nikollë Kazazi” i Gjakovës dhe bumi i tij në jetën kulturore te Gjakovës e jo vetëm mbi gjysmë shekulli?!…. Disi, jam mësuar të jam kudo si pjesë e tij, si “zë i madh” kudo trojeve tona. Nuk pranohet heshtja e atyre që udhëheqin këtë Klub viteve të fundit,nuk pranohet një pasivitet kaq i thellë,kur dihet se sa shumë ka dhënë Gjakova në kulturën letrare e jo vetëm,pa dashur të hyj në numërime të sukseseve… Por,fol sa të duash me heshtjen,ky është realiteti,dashtë e pa dashtë. Nuk ishte ky qëndrim,apo meditim vetëm i imi,kishte përsiatje edhe nga prof. Muhamet Rogova,etje. pjesëmarrës. Në Kukës nuk isha vetëm unë. Në emër të Shoqatës “Jakova”nga Gjakova,qenë tre veta si përfaqësues,në krye me profesor Muhamet Rogoven. Në këtë kuptim, ia vlen të shikon secili veten në pasqyrën e vet, dhe të shikon kahen e ecjes së tij…. Nuk i prekë ma thellë problemet e tyre,le t’i zgjidhin vet….

Muhamet Gashi,një mik bujar,dashamire i fjalës se shkruar
I cili më shoqëroi tërë kohen ditën e panairit.
MADHËSHTIA E PANAIRIT DHE MIKËPRITJA E QYTETARËVE TE KUKSIT.
Pasi vendosa librat e mi në tavolinën e caktuar nga organizatori,z. Aqifi nga Durësi,dhe bëra hapjen e tyre,shikoja rreth e rrotull se me sa elegancë e mrekulli i rregullonin ata që kishin përvojë në pjesëmarrje panairesh. Ishin aty botues nga Tirana si “Faik Konica”,botues të ndryshëm me shumë tituj librash. Pasditen e së shtunës,pasi iki një vapë shpatit të Gjallicës,frekuenca e qytetareve ishte e shtuar,me plot kureshtje lexonin titujt librave në tavolina, nën tendat e bardha. Një ecje në qetësi brenda tendave,një komunikim me aq kulturë,më bëri të mendoj se “a mos jam në bibliotekë të qytetit” e jo në Panair libri, në qendër të qytetit. Duke kuptuar realitetin e hidhur,se me xhepat të zbrazët nuk plotësohet dëshira karshi librit si pasuri,për ta pasur pronë në bibliotekën personale,por megjithatë,pati ca shitje edhe në këto orë të mbrëmjes.
Pamje e bukur nga Kukësi.
Jo vetëm pamje e bukur për sy,por një pastërti e nivelit të lartë.
Duke u nisur nga fakti se në Kukës kisha miq letrarë,me të cilët qe “lidhur” Gjakova me një bashkëpunim të dukshëm disavjeçarë,shpesh leja tavolinën dhe dilja për kafe dhe doja t’i takoja miqtë letrarë. Jo shumë larg tendës,në një kafe vërej prozatorin e shquar,Petrit Palushin me të cilin e lamë që të nesërmen të pikmë kafe se bashku. Njëkohësisht, edhe Lulëzim Hajdari, një poet e prozatorë i mirënjohur, u gëzuar kur na takoi. Kaluam disa çaste shkëmbim bisedash duke pirë kafe ditën e dytë të panairit. Ajo që më ngelet gjatë në kujtesë,ishte momenti i takimit për herë të parë me Muhamet Gashin nga ky qytet,të cilin e njihja vetëm përmes fb. ku rregullisht i bëjmë njeri tjetrit komente e përshëndetje. Ky burrë nuk u largua nga unë tërë ditën, duke më shoqëruar herë pas here në kafe,e besa edhe me lutje dreke në hotel ose në shtëpi. I jam mirënjohës dhe i falënderohem shumë për korrektësinë dhe bujarinë e tij !
PASTERTIA E QYTETIT,KULLA E EKSODIT,PAMJET E BUKURA….
Sheshi e Kukësit dukej si një qendër e ndonjë qyteti Evropian. Ishte i pastër, gjithandej të varura bukur njoftimet për Panairin, por edhe për ditën e Eksodit, te datës 16.prilll, 2018. Në këtë eveniment nuk munda të jam prezent për arsye objektive….
Porosia(amaneti) që nuk do koment,shkruar në trupin e Kullës se Eksodit.
Përballë Gjallica, një nuse e bukur me tendencë blerimi,ne maje ndo cukël e bardhe, i jepte një pamje të bukur qytetit me gjithë rrethinë. Liqeni, në përmendim të qytetit, si një oazë e ndarë,i qetë, shkëlqente, syrit i jepte gjallëri. Në mes,ajo Kullë historike e EKSODIT, gjithsesi ta tërheq vëmendjen e një kohe të rendë historike,EKSODIN vitit 1999.
Kjo pamje të zgjon emocione deri te lotimi i shpirtit,por edhe të vetëdijeson për krenarinë kombëtare,sepse kosovarët patën ku e fusin kokën, kur i nënshtroi dhuna e paparë serbe,patën vëllanë e vëllezërit, me të cilët ndau kafshatën e gojës për të mbijetuar, dhe mbijetoi. Në këtë Kullë, ka një shkrim që të tërheq vërejtën, që ta prekë shpirtin ditë e natë, troket në vetëdijen secilit qytetarë për të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen e vendit tonë se çfarë duam të bëjmë, të gjithë së bashku…..Porosia e shkrimit :
“Mos harroni të kaluarën, për një të ardhme të sigurt drejtë bashkimit kombëtarë. Kukës,16.04.2009”.(kur është ndërtuar Kulla). Nuk kam lexuar porosi, amanet më të fortë se këtë, në shpatullat e Kullës në Kukës, karshi dy këmbëve të zbathura e të stërlodhura rrugës së përgjakshme për mbijetesë. Faleminderit Kukës!
Me Petrit Palushin e miq tjerë,nga një kafe.
Pra,nuk ishte Panairi si panair ,e vetmja shije që pata, por ndjeva edhe shumë e shumë kënaqësi tjera në këtë qytet të vogël por me zemër e bujari të madhe. Të paçim gjithmonë me nderë Kukës!
Comments
Post a Comment