Posts

Ramë Bllaca , Dielli që vulosi vijimësinë shqiptare në Kosovë!

Ramë Bllaca  , Dielli që vulosi vijimësinë shqiptare në Kosovë! Hero kombëtar me të cilin,sot e atëherë,nuk mund të identifikohet asnjë deputet tjetër në trojet tona etnike. (1879 – 1937)   Shembull atdhetarie, që na mësoi se jeta pa liri, nuk ka kuptim as vlerë!  Shtatlartë e shpatullgjerë dhe me pamje impozante pellazge-ilirike , vepra e paharruar e të cilit, u kthye në mit dhe mbeti përjetësisht legjendë e denjë për mbamëndje të gjithmonshme historike. Burrë trim i cili, kur dielli i kombit po mbytej në pellgun e trishtë të zvetënimit nga vërshimi i dritëhijeve të pushtuesit serb që rrezikonte ekzistencën e popullit të tij dhe kërcënonte me shuarje vazhdimësinë shqiptare në këto troje, u ngrit i vetëm, si feniksi nga hiri, për mbrojtjen e autoktonisë së etërve dhe gjyshërve të rënë edhe ata për këtë vend. U doli pa frikë përpara, u dëshmoi se këto troje kanë zot dhe tha me vendosmëri-Jo...