RE NË PANTALLONA
RE NË PANTALLONA nga libri pesë poema PROLOG Mendimin tuaj, ëndërrues në trurin e zbutur, si një lake i dhjamur mbi një kanape pis do ta vë në lojë pas straçios së përgjakur të zemrës: thumbues, i pacipë do ta tall pangopësisht. S’ka në shpirtin tim asnjë fije floku, të bardhë as edhe butësi pleqërie ! Duke mrekulluar universin me zërin tim të fortë, unë eci – i bukur, njëzet e dy vjeç plot. Ju delikatë ! dashurinë e shtrini mbi violina. I trashi e shtrin mbi timbale. Por, vetëm ju, s’dini të shpalosni si unë, që të ketë buzë dhe vetëm buzë! Ejani, të mësosoni- nga sallonin veshur me batistë, nëpunëse e denjë e ligës engjëllore ju që shfleto...