Kujtime si e njoha Kolonel Xhemal Laçin (1912-1994)
Kujtime si e njoha Kolonel Xhemal Laçin (1912-1994) Kjo intervistë me Tomë Mrijajn është pjesë e monografisë kushtuar Xhemal Laçit, dhe ishte këmbëngulja ime që kjo të ishte pjesë e librit. (Autorja:Leonora La çi ) Si e njoha ushtarakun e karrieres Kolonel Xhemal Laçin? Ishte një ditë e ngrohtë vere në New York. 15 korriku i vitit 1978, ishte ditë gëzimi për familjen time të re, rrethin familjar, dhe posaçërisht për mua, që martohesha. Unë kisha vetëm dy muaj, që isha larguar nga vendlindja e dashur Kosova. Atë natë të gëzueshme, isha i tretur në mendime, sepse më mungonte familja ime në këtë gëzim të madh. Këtu kisha si njerëz më të afërm të rrethit tim, motrën me dhëndrrin dhe fëmijët e tyre të vegjel. Në atë kohë ishte një numër shumë i vogël bashkëatdhetarësh nga vendilindja ime, që ishin të pranishëm në natën e shënuar të jetës time. Tani mua më takonte roli i dyfishtë, të pres tek dera, sipas zakonit dhe traditës të hershëm shqiptare. Unë i vetëm, në mungesë të fa...