KANGJELA E MALLIT TË PARË
KANGJELA E MALLIT TË PARË Kujtimit të poetit Zef Serembe Strigari,Kalabri, maj 1874. Novelë nga Resmi Osmani 1.Kangjela e mallit të parë Dielli ishte ngritur mbi det në lindje. Nga dritarja vërshonin vrundujt e dritës së artë të ditës së re, me magjinë këndellëse e të hareshme të majit, që të grishte për të jetuar gëzueshëm së toku me dalldinë e hovshme të natyrës së ringjallur. Në vetminë e dhomës së heshtur, Zefi qëndroi para pasqyrës. Po kundronte veten: i gjatë, i hollë si lumak [1] , por shpatullgjerë, leshra të gështenjta, ndarë me nje vijë në mes , të krehura anash e të hedhura prapa, balli i lartë prej mentari, vetullat e trasha u bënin hije syve të menduar ëndërrimtarë, hunda e drejtë, goja e vogël me buzë të rrepta,mustaqe të plota, të spërdredhura. I hijshëm e burrëror. Psherëtiu. Kjo is